![]() |
|
|||||||
| Regjistrimi | Pyetėsori | Donacione | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Muzika | Chat 24/7 | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Tema e shtypit tė ditės Reagimet tuaja mbi lajmet mė tė fundit nga trojet shqiptare. Mund tė postoni njė artikull tė caktuar dhe tė bėni komentin tuaj mbi ēėshtjen nė fjalė. Lini vėnd pėr anėtarėt e tjerė tė shprehin mendimin e tyre pėr ēėshtjen nė fjalė. |
![]() |
|
|
Funksionet e Temės |
|
|
#21 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 28-11-2006
Vendndodhja: Ne Selanik te Greqise
Postime: 1,943
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Eh c'me kujtohet thenia, Vezet e tiganisura, zocka! Mua as me duhet se c'kahu i perket dhe c'marifete fshihen pas veprimit te nje personi me pushtet a diplomaci. Dihet lufta e brylave, dihen rogozet e nenrogozet, por dihen ama dhe vete njerezit ne thelbin e karakterit, formimit dhe personalitetit te tyre. Pra asnje lloj varianti nuk perjashtohet ne rastin ne fjale. Ne kete mes biografite e personit nuk i vine ne ndihme askujt, sepse kujtojne nje kohe te shkuar ku jeta e njeriut varej dhe nga biografia e sojit. Askush s'eshte i imunizuar nga e keqja, i majte, i djathte, qendrist apo cfare pozicioni tjeter qofte, sikurse askush s'eshte i mbrojtur nga kurthet e kundershtarit.
Kryesorja per mua eshte qendrimi ligjor qe duhet te mbaje shteti, per te treguar se demokracine e predikuar s'mund ta perdore sipas oreksit dhe interesave te pangopura te disa njerezve vertet te pangopur per kolltuk e pasuri. |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#22 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 23-04-2002
Postime: 13,879
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
AKTUALITET
Shkarkohet diplomati i arrestuar Agim Haxhiu, ish-gazetari i TemA-s, Gazetės Shqiptare dhe ATSH-sė Policia turke dyshohet se ka vėnė nė pranga njė zyrtar tė lartė i ambasadės Shqiptare nė Shkup, pėr trafikim droge. Agim Haxhiu me detyrė zėvendėssekretar i ambasadės dyshohet se ėshtė kapur me njė sasi prej 65 kilogram heroinė nė Turqi. Arrestimit mėsohet tė jetė kryer nga policia e Stambollit mė datė 2 maj, kur Haxhiu ndodhej nė njė makinė me targa diplomatike nė Stamboll, ku dyshohet se ėshtė gjetur dhe sasia e drogės. Policia e Shtetit ka bėrė tė ditur se nuk disponon informacione nė lidhje me arrestimin e diplomatit. Autoritetet shtetėrore ende se kanė konfirmuar arrestimin, por Ministria e Jashtme, me anė tė njė deklarate pėr shtyp lėshuar ditėn e sotme ka bėrė tė ditur se diplomati ėshtė liruara nga detyra. Ministria e Punėve tė Jashtme bėn tė ditur se Agim Haxhiu, ish-Sekretar i dytė pranė Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Maqedoni, me motivin pėr braktisje tė pajustifikueshme tė detyrės qė nga data 1 maj deri me datė 6 maj 2009, ėshtė liruar nga detyra me urdhėr tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme. Ky vendim si dhe heqja e ēdo privilegji dhe imuniteti diplomatik ėshtė bėrė e ditur edhe zyrtarisht edhe palės maqedonase, si vend ku ishte i akredituar Haxhiu thuhej nė deklaratėn e Ministrisė sė Jashtme lėshuar sot nė mesditė. Haxhiu ka punuar prej vitesh nė profesionin e gazetarit, pėr disa media, si gazetat Tema e Gazeta Shqiptare, para se tė kalonte mė pas nė ATSH nė nė 2006 edhe nė shėrbimin diplomatik, sipas njė procedure normale emėrimi nga ministri i atėhershėm, Besnik Mustafaj. ... 55 |
|
|
|
|
|
#23 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 01-08-2002
Vendndodhja: N.Y.
Postime: 653
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Kane kapur Agimin?! Mos! Me siguri do ta kete futur Saliu. Germoni tani , germoni te gjeni ndonje pike lidhje me Saliun. Mos eshte gje shok me Shkelzenin apo kunata e tij ka miqesi me Argiten? Nxitoni pra se nuk ka shume kohe . Zgjedhjet jane afer.......
|
|
|
|
|
|
#24 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Shkarkohet diplomati shqiptar i kapur me drogė nė Turqi
Nga Express mė 07.05.2009 nė ora 16:18 (Updated) Ministria e Jashtme e Shqipėrisė me anė tė njė deklarate pėr shtyp sot bėri tė ditur se ka larguar nga detyra diplomatin Agim Haxhiu, i cili u kap nė Turqi me njė sasi droge. Ministria e Punėve tė Jashtme bėn tė ditur se Agim Haxhiu, ish-Sekretar i dytė pranė Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Maqedoni, me motivin pėr braktisje tė pajustifikueshme tė detyrės qė nga data 1 maj deri me datė 6 maj 2009, ėshtė liruar nga detyra me urdhėr tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme. Ky vendim si dhe heqja e ēdo privilegji dhe imuniteti diplomatik ėshtė bėrė e ditur edhe zyrtarisht edhe palės maqedonase, si vend ku ishte i akredituar Haxhiu thuhej nė deklaratėn e Ministrisė sė Jashtme lėshuar sot nė mesditė. Arrestimit mėsohet tė jetė kryer nga policia e Stambollit mė datė 2 maj, kur Haxhiu ndodhej nė njė makinė me targa diplomatike nė Stamboll, ku dyshohet se ėshtė gjetur dhe sasia e drogės. Policia e Shtetit ka bėrė tė ditur se nuk disponon informacione nė lidhje me arrestimin e diplomatit. I pyetur nga agjencia NOA, zėdhėnėsi i Policisė sė Shtetit, Klodian Branko deklaroi sot se policia nuk ka dijeni pėr arrestimin e kėtij diplomati. /INA/ Sekretari i ambasadės me 65 kg drogė Sekretari i dytė i ambasadės shqiptare nė Maqedoni, Agim Haxhia u kap me drogė nga shėrbimet antidrogė tė policisė turke derisa po transportonte drogėn me makinėn diplomatike nga Maqedonia nė Turqi. Diplomati shqiptar u ndalua nga shėrbimet e antidrogės tė policisė turke nė territorin e Turqisė dhe se nė makinėn e tij u gjetėn 65 kilogram drogė tė llojit heroinė e pastėr. Droga ishte nisur nga Maqedonia, duke kaluar nėpėrmjet Bullgarisė dhe mė pas nė Turqi. Arrestimi i diplomatit shqiptar ishte bėrė mė 2 maj, ndėrsa lajmi ėshtė publikuar dje dhe sot pėr mediat turke dhe shqiptare. Agim Haxhia kohė mė parė ishte emėruar sekretar i dytė nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Shkup, ndėrsa karriera e tij diplomatike fillon tre vjet mė parė, ndėrsa mė parė punonte si gazetar nė Agjencinė shtetėrore tė lajmeve ATSH. Ky ėshtė rasti i dytė qė diplomacia shqiptare ėshtė tronditur nga skandali i pėrfshirjes sė punonjėsve tė saj nė trafikun me lėndė narkotike. Disa muaj mė parė njė zyrtar i ambasadės shqiptare nė Itali u pėrfshi nė trafikimin e drogės. /INA/
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
|
|
#25 |
|
Shpirt Shqiptari
Anėtarėsuar: 16-04-2002
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 12,282
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pushimi nga puna i diplomatit nuk mjafton. Ai duhet te ekstradohet ne Tirane, duhet ti behet gjyqi dhe duhet denuar me nje gjyq publik nga gjykata shqiptare, ne menyre qe te behet shembull per te gjithe ata qe guxojne te perdorin imunitetin e shtetit shqiptar per trafiqe te tilla kriminale.
Qeveria ka bere nje pune te shkelqyer ne luften kunder krimit te organizuar ne keto 4 vjet, por ngelet ende shume pune per tu bere ne mandatin e dyte. Nje Shqiperi ku sundon autoriteti i ligjit demokratik eshte parakushti i vetem per anetaresimin evropian, dhe Shqiperia "narko-shtet" eshte pengesa me e madhe jo vetem per aspiratat evropiane te shqiptareve por edhe per vete ekzistencen e shtetit shqiptar. Albo |
|
|
|
|
|
#26 | ||
|
-_-
Anėtarėsuar: 29-08-2008
Postime: 736
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Citim:
Po fol re burr thuaj jam me PD dhe ka plas fushata dhe ketej pse na lodh kot :P Nejse ju urojme fushate te mbare .Tung ^^^
__________________
Kodi PHP:
|
||
|
|
|
|
|
#27 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 09-07-2007
Postime: 1,669
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Skandali, arrestohet me 65 kg heroinė sekretari i ambasadės shqiptare nė Maqedoni Nga Bledar Lumani Skandali, arrestohet me 65 kg heroinė sekretari i ambasadės shqiptare nė Maqedoni Si tė mos mjaftonin skandalet e shumta qė kanė pėrfshirė qeverinė, dje kėsaj tė fundit i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr i tillė. Agim Haxhiu, sekretar i ambasadės sonė nė Maqedoni, ėshtė arrestuar nė Turqi me plot 65 kilogramė heroinė. Arrestimi i tij ėshtė kryer mė datėn 2 maj, por lajmi ėshtė bėrė publik nga autoritetet turke vetėm gjatė ditės sė djeshme. Policia e Shtetit bėri tė ditur se nuk ka dijeni pėr operacionin e arrestimit tė Haxhiut, teksa ky i fundit mendohet se ėshtė pjesė e njė grupi tė gjerė tė trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike. Agim Haxhiu qė prej tre vjetėsh ėshtė pėrfshirė nė radhėt e shėrbimit diplomatik, ndėrkohė qė mė parė ka punuar si gazetar nė Agjencinė Shtetėrore tė Lajmeve, ATSH. Vetėm pak muaj mė parė, njė tjetėr ambasadė shqiptare, ajo nė Itali, u pėrfshi nga njė skandal i ngjashėm, teksa shoferi i ambasadės sonė u arrestua me njė kilogram heroinė. Edhe pse arrestimi i sekretarit tė dytė nė ambasadėn tonė nė Maqedoni, Agim Haxhiu, ėshtė kryer pesė ditė mė parė, autoritetet turke e kanė bėrė publik atė vetėm gjatė ditės sė djeshme. Kanė qenė shėrbimet e Antidrogės sė policisė turke dhe ato tė Shėrbimeve Sekrete, tė cilat kanė kryer prangosjen e Haxhiut. Mėsohet se arrestimi i tij ėshtė kryer, pasi nė makinėn me tė cilėn udhėtonte iu gjetėn 65 kilogramė heroinė e pastėr. Nė momentin e arrestimit, sekretari i ambasadės sonė nė Maqedoni ka qenė duke udhėtuar me makinėn e ambasadės, me targa diplomatike. Ky i fundit kishte kaluar me makinėn e ambasadės nga Maqedonia pėrmes Bullgarisė, pėr tė pėrfunduar mė pas nė Turqi, ku dhe do tė dorėzonte sasinė e drogės, gjė tė cilėn nuk ka arritur dot ta kryejė, pasi ėshtė arrestuar. Mendohet qė Haxhiu tė jetė pjesė e njė grupi tė gjerė tė trafikut ndėrkombėtar tė trafikut tė lėndėve narkotike dhe ka luajtur rolin e korrierit. Kjo, duke parė dhe lehtėsinė e tij pėr tė lėvizur me automjetin dhe pasaportėn e tij diplomatike. Mėsohet se autoritetet turke kanė pasur mė parė informacione pėr pėrfshirjen e Haxhiut nė trafikun e drogės dhe pėr kėtė arsye e kanė mbajtur nėn vėzhgim atė, duke e arrestuar me sasinė e konsiderueshme prej 65 kilogramėsh heroinė. Sakaq, Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana bėnė tė ditur se nuk kanė qenė nė dijeni tė operacionit pėr arrestimin e diplomatit Haxhiu. Kjo, duke qenė se linja e trafikut, nė tė cilėn ishte pėrfshirė Agim Haxhiu, nuk e pėrfshinte Shqipėrinė. Agim Haxhiu nuk bėn pjesė nė listėn e diplomatėve tė karrierės, pasi ai ėshtė pėrfshirė nė radhėt e shėrbimit diplomatik rreth tre vite mė parė, ndėrsa para kėsaj kohe punonte si gazetar nė Agjencinė Shtetėrore tė Lajmeve, ATSH. Vetėm pak muaj mė parė, njė tjetėr skandal i ngjashėm ndodhi me ambasadėn tonė nė Itali, ku shoferi i ambasadės u arrestua me njė kilogram heroinė, tė cilėn po e transportonte me anė tė automjetit tė punės. Ministria e Jashtme: Haxhiu kishte braktisur detyrėn qė prej njė jave MPJ thotė se ka ikur qė mė datė 1 maj, qė ėshtė ditė pushimi, po ashtu datat 2 dhe 3 kanė qenė e shtunė dhe e diel. Emėrimi i Haxhiut, nėn kujdesin e kryeministrit Ministria e Punėve tė Jashtme nė mėnyrė skandaloze ka reaguar vetėm pas publikimit tė lajmit se njė punonjės i saj ėshtė arrestuar me njė sasi tė madhe droge nė makinėn me targa diplomatike. Por qėndrimi nuk ka qenė aspak serioz. Ministria nuk ka kėrkuar ndjesė pėr njollosjen e rėndė tė imazhit tė njė vendi qė ėshtė anėtar i NATO-s, por ka deklaruar thjesht se Haxhiu ėshtė larguar prej disa ditėsh nga puna dhe ata kanė vendosur ta lirojnė nga detyra. Pėr drogėn, asnjė fjalė. Pėr pėrdorimin e makinės sė ambasadės, asgjė. Pėr emėrimin e tij, heshtje. Pėr faktin qė prej ditėsh ai ndodhet nė qeli dhe kėtė ministria e dinte, absolutisht asgjė. Por, duke luajtur me datat e asaj qė ministria e quan braktisje tė detyrės, dita e arrestimit tė zyrtarit shqiptar ėshtė quajtur si ditė jozyrtare pune pėr Haxhiun. Duket se nė kohė tė lirė zyrtari shqiptar merrej me trafiqe. Kjo edhe pėr shkak se data 1 ka qenė pushim zyrtar, po ashtu data 2 dhe 3 qė respektivisht kanė qenė e shtunė dhe e diel. Ministria e Punėve tė Jashtme bėn tė ditur se z. Agim Haxhiu, ish-sekretar i dytė pranė Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Maqedoni, me motivin pėr braktisje tė pajustifikueshme tė detyrės qė nga data 1 maj deri me datė 6 maj 2009, ėshtė liruar nga detyra me urdhėr tė ministrit tė Punėve tė Jashtme. Ky vendim, si dhe heqja e ēdo privilegji dhe imuniteti diplomatik i ėshtė bėrė e ditur zyrtarisht edhe palės maqedonase, si vend ku ishte i akredituar z. Haxhiu. Turqit na njoftuan vetėm dje pėr Haxhiun, pasi ua kėrkuam ne Njoftimi zyrtar i Ministrisė sė Jashtme Ministria e Punėve tė Jashtme, duke iu referuar informacionit tė dėrguar nga Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Ankara, bėn tė ditur se nė vijim tė njoftimit telefonik lidhur me humbjen e lidhjeve dhe vendndodhjes sė shtetasit Agim Haxhiu, ish-Sekretar i Dytė pranė Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup, dhe mundėsinė e udhėtimit tė tij drejt Turqisė, nėpėrmjet Oficerit tė Kontaktit tė Policisė sė Shtetit, tė akredituar pranė Pėrfaqėsisė sonė nė Ankara, u interesuam pranė organeve kompetente tė policisė turke. Objekti i interesimit ishte sigurimi i ēdo lloj informacioni tė nevojshėm lidhur me hyrjen eventuale nė territorin e Turqisė tė shtetasit nė fjalė, vendndodhjen e tij, si dhe me ndonjė aksident tė mundshėm. Ky interesim nisi dhe u pėrcoll fillimisht si shqetėsim i familjarėve tė z. Haxhiu edhe tė Pėrfaqėsisė sonė nė Shkup, pasi qė prej datės 1 maj ishin humbur kontaktet me tė. Nė vijim tė kėrkesės sė palės sonė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė turke informoi Oficerin tonė tė Kontaktit se shtetasi nė fjalė rezultonte tė ishte futur nė territorin turk me automjet, nėpėrmjet kufirit tokėsor me Bullgarinė, me datė 1 maj 2009, dhe deri nė atė moment nuk kishte tė dhėna pėr ndonjė aksident apo rast tė ngjashėm lidhur me shtetasin Haxhiu. Pėr tė mundėsuar lokalizimin e vendndodhjes sė tij u kėrkua dhe numri i telefonit qė mendohej se kishte nė pėrdorim shtetasi Haxhiu. Pas pohimit verbal pėr hyrjen nė Turqi tė shtetasit shqiptar, Departamenti i Kufirit dhe i tė Huajve pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė turke, mė 6 maj 2009, njoftoi, edhe zyrtarisht me shkrim, Oficerin tonė tė Kontaktit pėr datėn e hyrjes nė Turqi tė kėtij shtetasi, data 1 maj 2009. Pas disa komunikimesh, mes Pėrfaqėsisė sonė dhe Autoriteteve policore turke, vetėm sot pasdite, mė datė 7 maj 2009, ora 17:43, Policia e Stambollit pėrcolli me faks njoftimin pėr ndalimin e shtetasit Agim Haxhiu, me akuzėn pėr tregtim tė lėndėve narkotike. Deri tani, sipas njoftimit ne fjalė, rezulton se shtetasi Agim Haxhiu ėshtė ndaluar nė segmentin rrugor Stamboll-Edirne nga organet kompetente turke mė datė 2 maj 2009 pėr tregtim tė lėndėve narkotike dhe aktualisht ndodhet nė Burgun Maltepe nė Stamboll. Vendndodhja konfirmohet edhe nga Konsullata jonė e Pėrgjithshme nė Stamboll. Me t`u njohur zyrtarisht me kėtė informacion, Ministria e Punėve tė Jashtme e konsideron tė nevojshme tė theksojė se shtetasi Agim Haxhiu nuk gėzon asnjė privilegj dhe imunitet diplomatik dhe do tė procedohet sipas legjislacionit nė fuqi nė Republikėn e Turqisė, si dhe konform konventave ndėrkombėtare. Si u fsheh lajmi pėr arrestimin e Haxhiut Lajmi pėr arrestimin e sekretarit tė dytė tė ambasadės sonė nė Maqedoni ėshtė zbuluar vetėm nga mediet. Strukturat tona shtetėrore nuk kanė publikuar asgjė deri nė momentin kur njė skandal i tillė ėshtė bėrė i ditur pėr opinionin publik. Fshehja e njė lajmi kaq tė rėndė implikon rėndė dhe strukturat shtetėrore qė kanė pėr detyrė informimin e qytetarėve pėr ēdo ngjarje. Adresat elektronike tė ēdo gazetari gėlojnė nga dhjetėra njoftime tė Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Punėve tė Jashtme pėr ēdo detaj tė aktivitetit tė tyre. Policia e Shtetit njofton pėr arrestime tė ēdo tė riu qė posedon dhe disa gramė drogė. Por, pėr arrestimin e zyrtarit tė lartė shqiptar, na ėshtė dashur tė mėsojmė nga mediet e huaja. Siē pothuajse ndodh zakonisht pėr ngjarje tė tilla. Ajo qė duhet theksuar ėshtė se njė zyrtar kaq i lartė nuk ka vepruar i vetėm nė kėtė linjė trafiku. Bashkėpunėtorėt e tij sigurisht duhet tė jenė njerėz qė kanė gjithashtu imunitet diplomatik. Kjo pėr shkak se edhe emėrimi i Haxhiut nė atė ambasadė ka qenė i dirigjuar me kujdes. Njė gazetar me nivel nėn mesatar, Haxhiu ishte njė nga militantėt e shumtė partiakė qė hynė nė shėrbimin diplomatik pas ardhjes sė Partisė Demokratike nė pushtet. Tashmė, kjo qeveri nuk ka se ēfarė u shpjegon qytetarėve tė vet. Kėtė detyrė e ka marrė media, me shpresėn se do arrijė tė zbulojė tė paktėn majėn e ajsbergut tė kushedi sa skandaleve tė tjera qė na fshihen nga strukturat qeveritare. Heqja e vizave dhe siguria e pasaportave diplomatike Ka kohė qė mazhoranca flet pėr heqjen e vizave, ēka nėnkupton lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė. Edhe pse njė gjė e tillė ishte premtuar se do bėhej sivjet, kryeministri, Sali Berisha, thotė se do e bėjė realitet heqjen e vizave mandatin qė vjen. Por, ēka ndodhur ndėrkohė. Procesi i pajisjes me letra identiteti ėshtė nė kaos; njė sondazh i bėrė prej disa kohėsh tregon se shumica e shqiptarėve do iknin nga vendi pėr tė jetuar diku tjetėr. Sigurisht qė ky nuk ėshtė njė lajm i mirė pėr vendet e BE, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, edhe ata qė e kanė tė lehtė tė lėvizin nėpėr botė, pikėrisht diplomatėt tanė, lėvizin me bagazhe tė mbushura me drogė. Sinjali ėshtė tepėr negativ pėr vendin tonė nė pritje tė diskutimeve pėr heqjen e vizave. E vetmja qė po mban ende flamurin e heqjes sė vizave ėshtė Italia, e cila po e bėn kėtė pėr tė shpėrlarė gojėn si detyrim ndaj disa projekteve energjitike, katastrofike pėr ambientin, qė synon tė realizojė nė Shqipėri. Nipi i Selmanllarit, mikut tė Shkėlzen Berishės, u kap me drogė nė makinėn e ambasadės sonė nė Itali Rasti i sekretarit tė ambasadės shqiptare nė Maqedoni nuk ėshtė i pari. Para disa kohėsh shoferi i ambasadės sonė nė Romė u arrestua me drogė. Nipi i mikut tė ngushtė tė djalit tė kryeministrit, Sali Berisha, ishte emėruar nė kėtė detyrė duke shkelur gjithė kriteret. Por me detyrė tė qartė, trafikun e drogės. Ngjarja shkaktoi njė furtunė nė medien shqiptare, por ajo qė nuk e vuri ujin nė zjarr ishte qeveria shqiptare, e cila si gjithmonė sulmoi mediet qė e denoncuan. Gazeta TemA risjell njė redaksionale tė botuar nė atė kohė pėr skandalin nė fjalė. Duhet theksuar se Rrahman Selmanllari, miku i ngushtė i Shkėlzen Berishės, ka tė punėsuar nė Ministri tė Jashtme dhe tė shoqen, duke pėrforcuar kėshtu idenė e njė rrjeti tė trafikut. Arsen Selmanllari, i kapur me njė kilogram drogė nė makinėn me targa diplomatike tė shtetit shqiptar, rezulton nga hetimet tona tė jetė njė nip i njė biznesmeni qė ka njė kafe nė Bllok, tė quajtur Fiesta. Ky person ėshtė po ashtu njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės, madje vėllai i tij jo-biologjik. Por, ndėrsa ne po hetonim pėr mėnyrėn se si ėshtė rekrutuar ky shofer nė shėrbimin diplomatik, ia behu deklarata e fortė e Bogdanit, e cila thotė: Sot, nė fletushkėn e tij personale njė tender-lėpirės dhe gjobėvėnės i njohur si ushtari i mirė i Ruēit, boton trillimin e radhės, sipas tė cilit shoferi i kapur nga autoritetet italiane me drogė, qenka sugjeruar nga familjarė tė Berishės. Asnjė familjar apo i afėrt i kryeministrit nuk ka sugjeruar apo propozuar ndonjėherė kėtė person apo persona tė tjerė pėr punėsim nėpėr ambasada. Me trillimet dhe mashtrimet e tij tė pėrditshme, ai vetėm vjell mbi vete vrerin, se me kėtė qeveri nuk pret dot mė gjoba dhe nuk fiton tenderė me shpifjet dhe trillimet qė boton nė fletushkėn e tij. Reagimi ishte shumė interesant, se ėshtė shkruar direkt nga Berisha dhe ka njė tėrbim tė paparė pėr njė gjė qė ėshtė shumė publike. Rrahmani, pronar i kafe Fiestės, ėshtė vėrtet mik i ngushtė i Shkėlzen Berishės dhe kėtė Sali Berisha nuk mund ta mohojė. Ajo qė ai ka tė drejtė, ėshtė nėse shoferi ka pėrdorur autoritetin e Rrahmanit pėr tu emėruar nė shėrbimin diplomatik apo autoritetin e Shkėlzenit. Ne besojmė atė qė thotė zoti Berisha, edhe pse shumė i nxehur dhe jashtė kontrollit, kur pėrpiqet tė japė dhe pėrgjigje shumė tė thjeshta. Ne jemi tė gatshėm tė besojmė se ai qė ka ndikuar nė emėrim, nuk ėshtė Shkėlzeni, djali i tij, por emėrimi ėshtė bėrė falė autoritetit dhe ndikimit qė ka nė Ministrinė e Jashtme shoku i tij. Dhe pėr kėtė pastaj duhet tė pyesim se kush ėshtė ky biznesmen qė ka aq shumė fuqi, sa tė emėrojė njė shofer nė shėrbimin diplomatik. Po ashtu, kemi rast tė shikojmė, nėse emėrimi ėshtė politik, pėr shkak tė kontributeve tė tij personale, nepotik, pėr shkak tė lidhjeve tė tij familjare apo i merituar, pėr shkak tė cilėsive tė veēanta tė kėtij punonjėsi tė diplomacisė sonė. Zoti Berisha ėshtė i lirė tė na i shpjegojė kėto qetėsisht, pa u nxehur, pa e humbur logjikėn dhe pa na kėrcėnuar. Ne, pėr fat, e njohim dhe atė, dhe Shkėlzenin, dhe pronarin e Fiestės, dhe nuk kemi ndonjė mėdyshje ēka ndodhur. Nuk njihnim vetėm kėtė shoferin, por kėtė e njohėm si trafikant droge. Nėse Berisha mendon se mund tė na trembė duke na mbyllur gojėn, duke na futur nė konflikt me kartelet e mbetura tė drogės nė Tiranė, i ka bėrė llogaritė gabim. Edhe pse skemi makinė tė blinduar, siē ka patur ai, dhe pse nuk kemi miq, siē ka patur ai, qė tė na dhurojnė njė tė tillė, ne kemi me vete tė vėrtetėn qė na mbron shumė herė mė shumė se mjetet me tė cilat mbrohen trafikantėt nga njėri-tjetri. Dhe e vėrteta ėshtė nė mes tė diellit. Trafikanti ėshtė njeri i afėrt i njė biznesmeni, shoku mė i ngushtė i djalit tė tij. Mund tė mos ketė asnjė ndikim djali i tij nė kėtė emėrim, por pyetja mė e rėndė ėshtė: Ku e gjeti fuqinė shoku i djalit tė tij pėr tė bėrė emėrime tė tilla? Pėr kėtė i lutemi tė pėrgjigjet qetėsisht, se tėrbimi me tė cilin pėrgjigjet, e bėn shumė pak tė besueshėm. I kėrkojmė tė jetė i qetė, se nuk ėshtė kapur me drogė shoferi i gazetės TemA, por shoferi i shtetit shqiptar, me targat simbol tė shtetit shqiptar, nė krye tė tė cilit ėshtė zoti Berisha. |
|
|
|
|
|
|
#28 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
![]() Si u zbulua trafikanti i drogės, Agim Haxhiu Ende nuk ka asnjė informacion tjetėr nė lidhje me pėrfshirjen e personave tė tjerė nė kėtė skandal ose pėr identitetin e pronarėve tė 65 kilogramėve heroinė. Tiranė-Afera e diplomatit Haxhiu ka shqetėsuar opinionin e gjerė shqiptar, por edhe krerėt mė tė lartė tė shtetit, tė cilėt bėnė shkarkimin e menjėhershėm tė tij. Dyshimi:"Zhdukja" e sekretarit tė dytė tė ambasadės shqiptare nė Maqedoni ėshtė zbuluar vetėm pas ankesės sė familjes sė tij se nuk kishin asnjė komunikim. Familjarėt kanė telefonuar nė ministri duke kėrkuar ndihmė pėr tė gjetur njeriun e tyre duke thėnė se ai ishte nisur nė drejtim tė Turqisė. "Nėpėrmjet Oficerit tė Kontaktit tė Policisė sė Shtetit, tė akredituar pranė Pėrfaqėsisė sonė nė Ankara, u interesuam pranė organeve kompetente tė policisė turke. Objekti i interesimit ishte sigurimi i ēdo lloj informacioni tė nevojshėm lidhur me hyrjen eventuale nė territorin e Turqisė tė shtetasit nė fjalė, vendndodhjen e tij, si dhe me ndonjė aksident tė mundshėm. Ky interesim nisi dhe u pėrcoll fillimisht si shqetėsim i familjarėve tė z.Haxhiu edhe tė Pėrfaqėsisė sonė nė Shkup, pasi qė prej datės 1 maj ishin humbur kontaktet me tė",- thanė burimet zyrtare tė Ministrisė sė Jashtme. Sipas tyre, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė turke informoi Oficerin shqiptar tė Kontaktit se shtetasi nė fjalė rezultonte tė ishte futur nė territorin turk me automjet, nėpėrmjet kufirit tokėsor me Bullgarinė, me datė 1 maj 2009, dhe deri nė atė moment nuk kishte tė dhėna pėr ndonjė aksident apo rast tė ngjashėm lidhur me shtetasin Haxhiu. Pėr tė mundėsuar lokalizimin e vendndodhjes sė tij u kėrkua dhe numri i telefonit qė mendohej se kishte nė pėrdorim shtetasi Haxhiu. "Pas pohimit verbal pėr hyrjen nė Turqi tė shtetasit shqiptar, Departamenti i Kufirit dhe i tė Huajve pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė turke, mė 6 maj 2009, njoftoi, edhe zyrtarisht me shkrim, Oficerin tonė tė Kontaktit pėr datėn e hyrjes nė Turqi tė kėtij shtetasi, data 1 maj 2009. Pas disa komunikimesh, mes Pėrfaqėsisė sonė dhe Autoriteteve policore turke, vetėm sot pasdite, mė datė 7 maj 2009, ora 17:43, Policia e Stambollit pėrcolli me faks njoftimin pėr ndalimin e shtetasit Agim Haxhiu, me akuzėn pėr tregtim tė lėndėve narkotike",- thanė burimet zyrtare tė ministrisė. Mė pas ato shpjeguan se sekretari i dytė i ambasadės shqiptare nė Maqedoni, Agim Haxhiu, ėshtė ndaluar nė segmentin rrugor Stamboll-Edirne nga organet kompetente turke mė datė 2 maj 2009 pėr tregtim tė lėndėve narkotike dhe aktualisht ndodhet nė Burgun Maltepe nė Stamboll. Vendndodhja konfirmohet edhe nga Konsullata jonė e Pėrgjithshme nė Stamboll. Ministria e Punėve tė Jashtme ka theksuar se Agim Haxhiu nuk gėzon asnjė privilegj dhe imunitet diplomatik dhe do tė procedohet sipas legjislacionit ne fuqi nė Republikėn e Turqisė, si dhe konform konventave ndėrkombėtare. Hetimet Menjėherė pas kėsaj, policia turke ka njoftuar autoritetet shqiptare, tė cilat kanė preferuar qė tė mbajnė tė fshehtė tė gjithė ngjarjen. Por ditėn e djeshme lajmi ėshtė bėrė publik duke e detyruar Ministrinė e Jashtme qė tė lėshojė njė deklaratė justifikuese duke thėnė se Agim Haxhia ishte larguar nga vendi i punės pa njoftuar dhe ishte shkarkuar nga detyra. Burimet e policisė turke kanė pohuar dje se Agim Haxhia ėshtė pėrpjekur qė tė fshihet pas imunitetit diplomatik por kjo nuk ka funksionuar. Ndėrkohė, policia shqiptare ka pohuar se ajo nuk ka lidhje me operacionin dhe se nuk ėshtė njoftuar nga policia turke pėr arrestimin. Ende nuk ka asnjė informacion tjetėr nė lidhje me pėrfshirjen e personave tė tjerė nė kėtė skandal ose pėr identitetin e pronarėve tė 65 kilogramėve heroinė. Agim Haxhia nuk ėshtė pjesė e diplomatėve tė karrierės. Ai ėshtė pėrfshirė nė radhėt e shėrbimit diplomatik shqiptar vetėm tre vjet mė parė.
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
|
|
#29 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 09-07-2007
Postime: 1,669
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ne 97 Berisha pajisi me pasaporte diplomatike gjithe doren e krimineleve qe ti shpetonin drejtesise, kryesisht garden e tij tropojane. Kaq diplomate qene keta sa shkuan neper shtete me tuta sporti.
Tani qe erdhi ne qeveri i veshi me kollare po po ajo dore eshte. Dru me pre me pasaporte diplomatike trafikojne droge. Imagjinoni qeverine boomit ekonomik, te Natos e te Durres Kukesit cfare kanibalesh jane e cfare primitivesh jane. Le te dalin prap papagajte e Salise, Bumci, Guxholli, Basha, Nishani, Xhaferri, e te na numerojne sukseset e fanarit ndricues te kapitalizmit skllavopronar te Berishes Fare e keqe qe paska qene more. |
|
|
|
|
|
#30 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 10-08-2008
Postime: 1,084
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
juan 02,
Tepėr fjalė tė rėnda,shumė urrejtje e asnjė fakt..si zakonisht juan, Je bėrė pėr ta kjajt hallin mor lum zotnija... Pėr cilen farė flet ti ? Mbase edhe mund ta urren kėtė farėn tonė,tė shiptarėve.... |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#31 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 20-03-2008
Vendndodhja: athine
Postime: 58
![]() ![]() ![]() |
Citim:
hahahahaha............. ajo shprehja "shkuan neper shtete me tuta sporti" ma hoqi trurin fare . une kam nje propozim qe te behesh te pakten deputet duhet te jesh 3 breza nga qyteti ,na myti katunaria duhet te ndrrohen 3 breza politikanesh qe te shohim pak drite ,KURAJO CUNA .
__________________
M'KA IK ZARI |
|
|
|
|
|
|
#32 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 09-07-2007
Postime: 1,669
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Ca fakti do me ti mo. Te kapet doplomati shtetit tend me 65 kile kokaine seshte fakt? Une jam shqiptar dhe fjalet e renda i kam per ate pjese qe po na shet trojet, interesat tona kombetare, po na felliq pa kufi ne bote, po na ben te na qeshin etj Ky eshte bari i keq ajo fara keqe qe sdua une. Understand? |
|
|
|
|
|
|
#33 | |
|
Ekuiliber shpirteror
Anėtarėsuar: 29-07-2006
Postime: 708
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Ne fakt ajo qe thashe eshte me shume ironike sepse nuk ka parti qe mbeshtet veprimtari te tilla kjo eshte defacto. Persa i perket ketij lajmi, eshte turp per te gjithe ne shqiptaret te mesojme se nje patrioti yne ne rang perfaqesuesi diplo-matik te jete aktivizuar ne veprimtari te tille. Shteti , qeveria, organet e drejtesise qe tashme po marrin fytyren perendimore, ngelet te japin nje denim shembullor per kete tipin qe te mesojne te tjeret, se, ku po shkon Shqiperia dhe shqiptaret, ku perkasin, si denohen ata qe duan te pengojne ecjen perpara drejt botes se perparuar. .... dhe pak ne anen njerezore te ceshtjes : "narkotike". Pak e kane provuar te shohin femijen e tyre te shuhet dita dites nga heroina, pak e kane provuar cdo te thote te shohesh femijen tend, krijesen tende ta marre perpara syve vdekja ngadale-ngadale dhe ti si prind nuk ke sec ben vecse te shesesh c'ke e c'nuk ke per ta patur edhe nje dite me shume te gjalle femijen tend, kuptimin e jetes sende. Por... keto jane te dores se dyte per keta persona ndaj nuk ia vlen t'u besh moral te kesaj natyre, keshtuqe ngelet vetem shteti te vere dore mbi narko-shitesit. Respekt per brezin e ri, qe te kemi breza te tjere!- kaq desha te them ne fund.
__________________
Heeeee - Mbushe nje! Po une? - yep. Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 08-05-2009 mė 08:47. |
|
|
|
|
|
|
#34 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 10-08-2008
Postime: 1,084
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Askush me nji troh mend n`kok nuk ashtė kah e mbronė kėtė pis e pisllėk,tė merremi vesh. Pėr mue e shumė tė tjerė,kjo ndodhi nuk ashtė aspak e pa pritun.Ka edhe shumė gjana tjera qė unė e ti e shumė tjerė nuk i dijmė,ose bahemi se nuk i shohim... Por,Juan duhet thane e verteta e plotė: -Ēfarė faji personal ose si kryeministėr ka tropojani Sali Berisha(farė e jonė ėshtė) qe me voten tande ashtė kryeministėr pėr gjithė nji administratė shteti, qė ma do mendja se e din,nuk ashte rekrutue e gjitha nė kėto 4 vjet ? -Ēka mund tė presish tjetėr nga Qeveria pėrveē kėsaj qė edhe ka ndodhė:-shkarkim,marrje imuniteti dhe dorėzim te njejtit para organeve te drejtėsisė.Kjo ėshtė nė tagėr tė Qeverisė.Nuk besoj se je partizan i pushkatimeve pa gjyq si dikur nė kėso rastesh..! -Akuza tė randa kėto pėr shitje,flliqje pa kufi,pėrqeshje etj.,... Juan, Kjo farė (e jona),pėr kėto pak vite,me ate gjysmė pushteti qė ka, na uli shkallen e kriminalitetit nė suaza tė tolerueshme,shparatalloi trafiqet dhe bandat e tyre,futi Shqipėrinė nė NATO,fitoi tė drejten e kandidimit pėr nė UE,priti e pėrcolli miqė e dashamirė nga gjithė bota,asistoi me sukses pavarėsimin e Kosovės,po ndėrton rrugė, shkolla e spitale nė katėr anet e vendit,ka ulur varfėrinė ndjeshem,po ulė barren fiskale pėr ekonomi dhe shumė shpejtė do ta fus Shqipėrinė edhe nė Unionin Evropian si gjitha kombet tjera. Kjo farė e mirė ose e keqe,kėto ka bėrė.... Nuk duhet djegė jorgani pėr nji plesht..Juan |
|
|
|
|
|
|
#35 | |
|
Konservatore
Anėtarėsuar: 17-04-2002
Postime: 2,956
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Edhe ne kete teme te rende mundesh ta gjesh nje pjese komike. Eshte ky reagimi i vrullshem i Llapit, te cilit i kane dhene pergjigje Dydrinas dhe Brari, pergjigje te cilat duket e kane lene Llapin pa tekst. Llapi, nuk mbulohet dielli me shoshe, shiko! ![]() Dydrinas, ata dardhashkundesit ate pune kane te shkundin dardhat, puna eshte kush i ka bere dardhat te rriten dhe ia ka ushqyer terrenin qe ato te piqen e te bien pikerisht ne kete kohe. Me c'mendje zgjidhen njerezit, kur dihet se c'kane ne prejardhjen e tyre? |
|
|
|
|
|
|
#36 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 06-05-2003
Postime: 2,200
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Mos eshte more qata drog qe u vodh ne ministrin e punve te mbrendeshme te kosoves se per nga sasia kogja njejte qenka.
Para ca ditesh ne qendren kryesore te policis ne pik te dites u vodhen hiq me pak se nja 60kg drog dhe mall tjeter qe ruhej si deshmi per koupcionin ne organet shtetrore. Pra drog ne shqiperi e drog ne kosove, kush thot qe nuk jemi nje popull gabon. Ne kosove deri me tani askush nuk u denua per kete skandal qe ndodhi aty ku me se paku e pritnim pra ne organet qe do te duhej ta ndjekun hajnin,por ne kete rast e ben vet,dhe vehten askush nuk e denon. Definitivisht ky popull eshte i denuar nga politikuajt qe diten i rjepin e naten i qajn,pra si ne shqiperi po ashtu edhe ne kosove politikajt i kemi ashtu siq i don armiku,dallimi eshte vetem se ne shqiperi berisha po mundohet te bej diqka por eshte i vetmuar ne ket drejtim,kurse ne kosove qeveria vetem sa po regruton hajna te rinje qe ne te ardhmen te bejnhajni me spektakulare te mundeshme. |
|
|
|
|
|
#37 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 09-07-2007
Postime: 1,669
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Po dy gjera te vogla po ti shkruj qe te perligj keto qe thua. 1 A seshte e rende ti shesesh toke Fazllicit kur se lejon ligji? 2.A seshte felliqje pa kufi kur meret me droge korpusi doplomatik? 3. A sa qesh bota kur shofin si me budallalikun ma te madh qe lehen ne nje vend 4500 ton barut dhe vriten gjithato vete? Sa per faren e keqe nuk e shof vetem ne Tropoje o zotni ka gjithkund ne Shqiperi e une shyqyr zotit skam komplekse krahinore. Shendet e pune te mbare |
|
|
|
|
|
|
#38 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 10-08-2007
Postime: 3,251
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
A e gjtėm se kush e ka vėnė kėtė nė atė post? PD apo PS?
Se kjo ėshtė kryesorja |
|
|
|
|
|
#39 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 09-07-2007
Postime: 1,669
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Si ta ha mendja ty qyfyre kush e con ne ate post te birin e Ajet Haxhise.
Fshati qe duket sdo kallauz. |
|
|
|
|
|
#40 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 23-04-2002
Postime: 13,879
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
drenicak..
i ke ra pikes.. patjeter ajo drog eshte.. ja kan paketu kti magarit te ajetit. hmmm.. po bej ca hamendje.. mendoj qe eshte nje loje e bukur ne serine e lojrave qe kupola mafioze po ben per te marre dhe karriken e berishes..se gjith tjerat i ka .. eshte nje nga filmat mjeshterore sikurse gerdeci.. sikurse xhindi etj etj qe priten ti zhvilloj me sukses sigurimi i ps-se.. kam then moti se lpk e pdk po dhe tjera forca politike ne kosove jan totalisht vegla te selise roz ne tirane.. rasti me kte djalin e ajet haxhise.. eshte padyshim nje loje e sofistikuar.. qe vartesit e edvin enverit ne prishtin (pra kup qose demaq thaqo limo halit e milaimat e ca tjere qe jan te fshehte..sepse klos meto mejsdan nexho ramiz-edvin pandushi e kan instaluar shikun e tyre ne prishtine.. me urgjenc fill mbas hyrjes se natos) kan luajtur per llogari te edvinit..si nje gerdec kunder lul bashes e berishes.. edvini i eshte qepur lul bashes dhe o do ta fus ne burg o do ti sajoje kesi kurthesh ose ka per ti bere atentat.. nuk te fal kelishi i enverit..edvin edveri.. kam bindje qe grupi i caktuar nga edvini ne mareveshje me kupolen e pdk ne prishtin.. kan studiuar mire se cilin diplomat te berishes do ta fusin ne kte loje.. dhe kan gjet djalin e ajet haxhiut.. ish oficer sigurimi i enver hoxhes qe merrej me ceshtjet kosovare.. meqe dhe vet ajeti ishte drenicak.. por qe pas 91 shit u cfaq krah berishes ne mitingun e pd-s ne tropoje.. miting qe ppsh e sabotoj me an te jaho salive e haklajve te ketij plakut enverist.. .. babait te atyre vrasesve qe strehoen tash ne skandinavi.. pra ky gomari ..i biri i ajetit patjeter qe do jet mik me shum nga shtabi lpk-ist.. fale njohjeve te te jatit kur punonte ne sigurim e qe mbante lidhje me lpk-ne enveriste ne kosov e diaspore.. pikerisht ketu kan gjetur organizatoret rastin.. mundet qe i biri ajetit u beson lpk-istave si miq te vjeter te te jatit dhe ata do i jen ofruar ne ndonji menyre.. e ja kan rras kte drogen e vjedhur ne magazet e qeverris thaqi ne prishtin.. dhe aty ka fillu filmi besoj..ose ja kan cu ne shkup me an te albinave..e ningjave qe i kan me tonelat si ne kosov si ne ilirid.. kam dyshim se bardhyl mahmuti do jet i implikuar..vet ose me an te veglave te veta.. ajeti vdiq thon nga nje gjendje psiqike jo normale.. mundet dhe ky i biri te jet pak skicofren dhe kete do ta ken shfrytezuar mjeshtrit me porosi te edvinit.. nuk eshte e rastit qe familje e kerkon nje burr vetem se ka 1 ose 2 dit pa u lajmeruar.. pra dicka eshte ketu.. nejse..po llapi mund te na ndihmoj me te dhena se.. keto do dalin nji dit qarte.. perfundimi.. nuk eshte e lehte te mbash pa pushtet mafien miljardere enveriste.. me shum se 2-3 vjet.. kete nuk e kupton ish antari i ppsh-se.. saliu.. sepse kte parti e ka njohur shum tangent.. po koha do ta mesoj se me ke ka te beje.. po do jet von kur te mesoje .. po te ish me shum i mencur nuk ja kishin bere gerdecin.. prit cdo i organizojne kurthe tjera.. e kam then..se ata bejne te g 999-tat.. prisni se do degjoni tjera marifete.. bravo mafia.. .. |
|
|
|
![]() |
| Funksionet e Temės | |
|
|
Tema tė Ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i Temės | Forum | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa | Pride | Tema e shtypit tė ditės | 53 | 30-11-2007 17:18 |
| Spiunė tė Sigurimit, punonjės tė Ambasadės Amerikane | CEZARND | Problematika shqiptare | 12 | 21-04-2007 18:41 |
| Mbresa nga Koha e Plumbit | Brari | Historia shqiptare | 0 | 31-03-2007 04:16 |
| Si e shpėrthyem nė '90 portėn e ambasadės italiane | ALBA | Emigracioni | 3 | 19-06-2005 10:06 |
| Fier- Vlorė, kapen 32 kg heroinė | Genti^Itali | Tema e shtypit tė ditės | 2 | 24-09-2004 10:44 |