Rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj: Ministria tė gjejė njė zgjidhje
Studentėt, lot nė fakultete: Po na ndryshojnė degėn
Qindra studentė tė rinj kėrkojnė tė mos ēregjistrohen
Sapo ēelet dera e sekretarisė, turma tė rinjsh drejtohen me nxitim drejt saj. Mė pas prindėrit. Tė irrituar ata i hakėrrehen sekretares. "Zonjė, unė nuk dua tė ndryshoj degė. Jam shumė mirė nė degėn ku kam fituar, pse duhet tė shkoj te kjo tjetra". Nga ana tjetėr, njė zė i shpejtė shpjegon: Ky ėshtė urdhri i ministrisė, duhet tė marrėsh dokumentet qė kėtu e tė shkosh nė degėn tjetėr ku tė ka dalė emri...Rregulli kėrkon qė studentėt tė ēregjistrohen nė degėn e parė qė kanė fituar dhe tė shkojnė nė tė dytėn, kundra dėshirės sė tyre. Pėr t‘i dhėnė njė zgjidhje problemit, rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj, tha se Ministria e Arsimit duhet tė ndėrhyjė sa mė parė.
Njė kaos i vėrtetė dje nė Fakultetin e Histori-Filologjisė, ku asistuam nė njė proces regjistrimi tė studentėve tė rinj. Por jo vetėm aty, por nė tė gjitha sekretaritė mėsimore tė Universitetit tė Tiranės, siē na informojnė burimet. Janė me qindra studentė qė derdhin lot pėr tė mos ndryshuar degėn e studimit. Zemėratės sė tyre i shtohet edhe arroganca dhe nervozizmi i prindėrve dhe tė afėrme. Problemi ėshtė i thjeshtė nė dukje, por i madh pėr nga natyra, pasi s‘ka marrė ndonjė pėrgjigje nga Ministria e Arsimit. Nė bazė tė mekanizmave qė ka caktuar ky dikaster pėr pėrzgjedhjen e studentėve janė dy regjistrime; ai paraprak dhe pėrfundimtar. Studentėt fitues tė shkollave tė larta u regjistruan javėn e kaluar. Por njė pjesė e mirė e tyre, mbi 2000, duhet t‘i tėrheqin dosjet nga fakultetet ku janė regjistruar dhe tė shkojnė nė njė tjetėr, ku iu ka dalė sėrish emri si fitues.
Ministria e Arsimit bėri tė ditur, pėrmes zyrės sė shtypit se Qendra e Pėrpunimit Informatik kreu shpėrndarjen e dytė tė kandidatėve pėr arsim tė lartė me sistemin Meritė-Preferencė, duke marrė parasysh pikėt dhe kėrkesat e secilit. Nga kjo rezulton se 2.422 kandidatė ngrihen nė njė preferencė mė tė lartė. Kėshtu me ose pa dėshirė, ata duhet tė kryejnė ēregjistrimin, sepse ky ėshtė rregull.
Ndaj njė kandidat qė ka renditur si preferencė tė 6-tė degėn e anglishtes, dhe ėshtė regjistruar nė raundin e parė, duhet tė ēregjistrohet nėse i ka dalė emri si fitues, tashmė qė ėshtė bėrė shpėrndarja e dytė e pikėve. Pra me pikėt qė ka marrė ai duhet tė shkojė nė preferencėn e tij tė pestė qė ėshtė frėngjishtja. Pėr kėtė duhet tė ēregjistrohet nga dega e parė dhe tė shkojė tek e dyta edhe nė rast se tashmė ndihet mirė me fitoren nė anglisht.
Ky ėshtė problemi qė shqetėsonte dje qindra tė rinj tė ngjashėm me rastin e lartpėrmendur si shembull.
Ata i kanė bėrė kėrkesė Ministrisė sė Arsimit qė tė mos iu ndryshojė degėn kundra vullnetit tė tyre. Tė pyetur pėr renditjen e preferencave nė formularin A2, ata thonė se kjo nuk duhet tė jetė kusht, pasi kanė pikėt e nevojshme dhe duhet tė zgjedhin se ku duhet tė studiojnė dhe jo t‘ua caktojė me pahir Ministria e Arsimit.
I njohur me kėtė shqetėsim, rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se "Ministria e Arsimit duhet tė gjejė njė zgjidhje pėr kėta studentė". Ata janė ndėr mė tė mirėt e universiteteve dhe nuk duhet tė kushtėzohen pėr degėn ku do tė studiojnė. Sipas Rrokajt ėshtė e drejta e tyre tė studiojnė nė njė degė tė caktuar, kur e kanė numrin e duhur tė pikėve dhe Ministria e Arsimit nuk mund tė dėrgojė nė shkollė tė rinjtė nė mėnyrė urdhėrore.
Dje ishte dita e parė e regjistrimeve, ku nė fakultetet e Tiranės kanė kryer regjistrim vetėm studentėt qė fituan pėr herė tė parė, ndėrsa ata qė duhet tė ndryshojnė degė nuk kanė pranuar. Pritet qė ditėn e hėnė, dikasteri i Arsimit tė sqarojnė tė rinjtė, por edhe sekretaritė pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Gazeta Shqip
Ruaj Lidhjet