Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,320
    Ke te drejte ALBA, dhe ne fakt nuk eshte fare habi po ta mendosh pasi ne kulturen tone gjarpri ka nje vend te rendesishem.
    Ne fakt, gjarpri nuk simbolizon aspak djallezine, simbolizon zgjuarsine, urtesine, ishte ai qe i hapi syte Eves, por nga pikpamja fetare dituria eshte mekat, prandaj i dhene cilesi djallezore.
    Per shqiponjen po si e the ti, shkathtesine guximin, forcen. Shqiponja simbolizon qellin, gjarpri token.

  2. #22
    Religjion = Politikė Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,682
    Trupi i shqiponjes kokat e dragoit (kulshedres), dhe dragoit apo kulshedrat tek ne shqiptaret jan gjarperinje ose bolla qe behen dragoj (kulshedra).

    Sa per djallezine e gjarperit, kjo eshte mitologji semite e jo shqiptare. Tek ne shqiptaret gjarpri ka tjeter domethenje ... nuk po hy ne detaje, por tek neve gjarpri eshte i mire e jo i keq .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 19-01-2008 mė 13:54
    Oculus non vidit, nec auris audivit

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mic Sokoli-simboli i trimerise dhe kreshnikerise tek Shqiptaret.

    Mic Sokoli(1839-1881)

    U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) mė 1839 nė njė familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga ēaush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate tė gjatė.Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste ēaush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij atėher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjetė Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjetė Bukoshit ne gryken e Kaēanikut.Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasniēes kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj.
    Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,atėher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,atėher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare.

    Mic Sokoli n'dy tagana
    rruga e mar i ka than nana
    te luftosh bir per shqipni
    nkoft nevoja me ty vi
    mos le t'huj ti ktu me hi
    Mic Sokoli ni fjal po e flet
    po i thot nanes ti mir mbeē
    Pa u fari malsia krejt
    nuk hyn ktu as krajl as mbret

    Sylejman Krasniqi shkroi romanin e paperseritshem "Mic Sokoli" i cili u nderua me ēmimin e Republikes,ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri Gjoksin topit te armikut,pikture e cila u nderua me shumė ēmime.Emrin e Mic Sokolite mbajn shoqeri artistike,shkolla te nryshme etj etj.Ai vdiē pė tė mos u harruar kurrė.Pėrjet kujtimi per Mic Sokoli do na ngrohė zemrat,to na rris urrejtjen dhe dashurine per atdheun.Nder shekuj do permendet emri e vepra e tij,dhe do te shuhet vetem ateher kur edhe drita e diellit do shuhet pergjithmon.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    KUSARĖT DHE DETARĖT SHQIPTARĖ

    Skėnderbeu kaloi nėpėr Ulqin

    Duke poseduar njė marinė tė zhvilluar, nė gusht tė vitit 1461, Skėnderbeu shkoi me ushtri nė Itali, nė qytetin Apuli, qė t`i ndihmonte birit tė Alfonsit V Ferdinandit, tė cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalėt e vet. Rrugės pėr nė Apuli, Skėnderbeu kaloi nga Shėngjini nėpėr Ulqin, e Raguzė, ku u prit solemnisht.

    Dr. Bahri Brisku

    Skėnderbeu dhe kusarėt nė histori dhe nė legjenda

    Strategu i njohur shqiptar vazhdimisht ėshtė kujdesur pėr zhvillimin e detarisė tregtare dhe luftarake. Lidhur me kėtė periudhė, gjatė sundimit tė tij, kanė mbetur shumė tė dhėna historike dhe legjendare, tė cilat edhe pse deri tani janė dėshmi tė pakta, ēojnė peshė tė posaēme nė trashėgiminė tonė. Osmanėt, kur vėrsuleshin tė shkelin Shqipėrinė, sulmonin edhe nga deti, andaj, anijet dhe marina pėr mbrojtjen e vendit ishin tė domosdoshėm. Kėshtu, nė kohėn e sundimit tė Skėnderbeut, detaria shqiptare pėsoi njė renesansė qoftė nė sasi dhe nė cilėsi.
    Ndėrkaq, duke poseduar njė marinė tė zhvilluar, nė gusht tė vitit 1461, Skėnderbeu shkoi me ushtri nė Itali, nė qytetin Apuli, qė t`i ndihmonte birit tė Alfonsit V Ferdinandit, tė cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalėt e vet. Rrugės pėr nė Apuli, Skėnderbeu kaloi nga Shėngjini nėpėr Ulqin, e Raguzė, ku u prit solemnisht. Aty arriti mė 24 gusht. Qeveria raguzjane e njoftoi Skėnderbeun lidhur me pėrmbajtjen e mesazhit qė ishte dashur t`ia dėrgonte Ferdinandit dhe i kėrkuan ndjesė qė nuk ishin nė gjendje t`ia jepnin njė fushė, tė cilėn ua kishte kėrkuar mė parė Skėnderbeu raguzjanėve.
    Skėnderbeu qėndroi nė Itali disa muaj dhe nė Raguzė u kthye pėrsėri mė 31 janar tė vitit 1462. Kėtė ditė qeveria raguzjane ia huazoi Skėnderbeut njė barkė qė tė zbarkonte kuajt nga anijet e tija.

    Tragjedia e kusarit Hysen Rizit

    Nė njė pėrleshje tė pėrgjakshme u vranė qė tė gjithė, s`mbeti gjallė asnjė nga ekuipazhet e dy anijeve. Prej asaj kohe na ka mbetur edhe njė kėngė, nga e cila po shėnojmė dy vargje:

    "More Krillo, more francez.
    S`paske njohur Hysen Reiz!"

    Pleqtė tregojnė se Haxhi Aliu ishte njė hero deti, ujk i gjallė, qė nuk i trembej as kohės sė keqe, as pėrleshjeve me piratėt e shumtė, ēfarė kishte nė kohėn e tij nėpėr Mediteran. Legjenda e kishe zmadhuar ēdo veprim dhe trimėri tė tij. "Deti ishte shtėpi a ime-thotė Haxhi Aliu. Pragu i kėsaj shtėpie ėshtė toka. Dallgėt e detit i kam jastėk pėr kokė, ato do t`jenė dhe guri i varrit tim".
    Njė legjendė tjetėr qė tregohet pėr kėtė ujk tė detit ėshtė kjo: "Nji pirat turk me origjinė algjeriane nga Afrika i dėrgon nji letėr Haxhi Aliut. "Arrnaut, hiqmu nga sytė, hiqmu nga udhėt e detit! Unė jam ma i fortė se ti. Pėrndryshe, do t`a rjep lėkurėn tėnde dhe do ta bėj pergamen pėr tė shkrue nė te syret e kuranit. "
    Me tė marrė letrėn Haxhiu ju pėrgjegj kėshtu: …"Kafkėn tėnde unė do ta baj kokė pėr ēibukun tim. "
    Dhe u nis Haxhi Aliu, ngriti velat dhe u ndesh me piratin turk, u hodh nė anijen e tij dhe ia vrau ēdokėnd qė i duel pėrpara. Piratin, qė ia kėrkonte lėkurėn e zuri tė gjallė, ia preu veshin me gjithė vath; pastaj atė vath ia nguli nė hundė dhe ashtu e tėrhiqte rrėshanė nėpėr kuvertė tė anijes.

    Venediku rrethon Ulqinin

    " Njėherė rrethon armiku prej Venedikut Ulqinin me barkė pėr mi zaptu. Por nuk kanė mujt me hy mbrenda se populli ka luftu kundėr hasimit. Denamet edhe barkat kanė pase zanė vend nė det karshi Ulqinit. Kėshtu, e kanė ba Ulqinin muhasere edhe kanė prit disa ditė pėr me u zbarkue nė qytet e me marrė nėpėr kambė popullin e shkretė. "
    Gjeniu popullor me fantazinė e pasur, duke hartuar me shekuj veprime mitike, tė kreshnikėve shqiptarė, duke gėrshetuar legjendaren me realen, na thotė se ata me vrapimet e kuajve si rrufeja bėjnė qė tė dridhet toka, fluturojnė prej bjeshkės nė bjeshkė, kalojnė lumenj e dete:

    E ka ba nji piskam tė mdhe,/ Janė shemė kullat de` n`themele/ E ta trandun deti me hi mbrenda.
    Kanė gjimue malet, si pėr mot t`lig

    Ndėr krijime mitike, nė legjenda dhe pėrralla, nė raste tė shumta, armiku i popullit arrin nga deti. Andaj, kėtij jo vetėm qė i kundėrvihen trimat kreshnikė, por, atyre u kundėrvihen edhe bijat e tyre, qė zakonisht i gjejmė tė moshuara dhe tė maskuara nė rroba meshkujsh, qė marin rolin e zėvendėsimit tė djemve qė u mungonin disa baballarėve tė sėmurė. Kėtyre u kėrkonin vajzat e bukura dhe duele nė pleqėri. Nė vend tė tyre dilnin femrat dhe kėto heroina shqiptare triumfonin nė duelet me bajlozė tė detit, me harapė, me krajla dhe me zullumqarė tė tjerė qė dėshironin kėrkesa tė ndryshme tė pafrenuara, me qėllime diskriminuese.
    Vlera tė tilla janė: " Ēika e plakut Mehmet agės pret Harapin e detit", e cila trimėri kėndohet nė kėngėn.

    Kur asht dalė Bajlozi prej detit";/ Na ka dalė nji Bajloz prej detit,/ Shumė haraq, po naj lypte mretit.

    Tė tilla janė edhe: "Kumrija e Plakut qefanagė nė mejdan me Bajlozin e detit", "Fatimja e Bardhė i del nė mejdan Uroshit" e ndonjė tjetėr.
    Kallėzimi legjendar "Daja e shpėton nipin pi konopit" ėshtė njė rrėfim real, tė cilin na e tregon Feride Ishmi nga Ulqini, kjo ngjarje i kishte pas ndodhur babait tė saj, detarit veteran - Dulo Ishmit, me prejardhje nga Ishmi i Shqipėrisė. Ky ka qenė kapiten i anijes personale "Bukurija", me tė cilėn ka tregtuar dhe ka bartur mallra tė ndryshme nėpėr ujrat e Mesdheut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Legjendat mbi thesaret e fshehura

    Kusarėt shqiptarė njėrėn prej skeleve mė tė njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranė Ulqinit. Nė afėrsi tė tij detarėt kanė ndėrtuar njė krua, por nė kėtė luginė mė i njohur ėshtė Kroni i Zanave, reth tė cilit janė krijuar disa vlera mitike. Njėra prej legjendave tregon qė aty pranė kronit gjendej njė rrasė shumė e madhe. Sa herė qė vinin detarėt qė tė luten e tė kryejnė veprime rituale, uleshin nė atė rrasė gjigante. Njė natė ekuipazhi i njė anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atė rrasė dhe nga nėntoka e saj kanė nxjerrur njė kazan tė madh, i cili ka qenė pėrplot me para ari! Tė nesėrmėn njerėzit aty kanė gjetur njė dorėz kazani dhe disa napolona ari, qė kishin pas rėnė.

    Dr. Bahri Brisku

    Nė dokumentet e Arkivit Kombėtar tė Tiranės dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti qė janė botuar nė Vjetarin e Muzeut Detar nė Kotorr, nr.9, mė 1960, nga hulumtuesi Sllavko Mijushkoviq, pėrkitazi me aksionet e detarėve ulqinakė, dėshmohet se pėr veprimtarinė mbrojtėse dhe tė rrezikshme tė tyre, pėr aksionet strategjike nė det, ėshtė interesuar metropoli i Francės - Parisi, pėrkatėsisht shteti frėng, i cili ka kėrkuar prej pėrfaqėsuesve tė vet diplomatikė tė njoftojnė hollėsisht pėr ta.
    Marrėdhėniet ndėrmjet detarėve shqiptarė dhe atyre francezė (njė kohė) ishin ashpėrsuar pėr shkak se detarėt francezė kishin pas sulmuar njė anije tė ulqinakėve. Nga ajo kohė ndoshta ėshtė edhe kėnga e "Hysen Reizit", nga e cila po shėnojmė kėto vargje:

    "Mirė se na vjen more ap,/Hysen Reizin ku e lat?/ na ka met ke dy fenere,/E ka m`yt barka franceze."

    Edhe nė disa kėngė tjera pėrmenden detarėt francezė, tė cilėt i kanė bėrė dėm, plaēkitje dhe u kanė shkaktuar fatkeqėsi tragjike detarėve shqiptarė, tė cilėve mė vonė detarėt ulqinakė u hakmerren, saqė e tėrė kjo ishte bėrė ēėshtje e qeverisė.
    Kusarėt shqiptarė njėrėn prej skeleve mė tė njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranė Ulqinit. Nė afėrsi tė tij detarėt kanė ndėrtuar njė krua, por nė kėtė luginė mė i njohur ėshtė Kroni i Zanave reth tė cilit janė krijuar disa vlera mitike. Njėra prej legjendave tregon qė aty pranė kronit gjendej njė rrasė shumė e madhe. Saherė qė vinin detarėt qė tė luten e tė kryejnė veprime rituale, uleshin nė atė rrasė gjigande. Njė natė ekuipazhi i njė anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atė rrasė dhe nga nėntoka e saj kanė nxjerrur njė kazan tė madh, i cili ka qenė pėrplot me para ari! Tė nesėrmėn njerėzit aty kanė gjetur njė dorėz kazani dhe disa napolona ari, qė kishin pas rėnė.
    Mbi ekzistimin e pasurive pėrrallore tė Kusarėve te Cyrylat, afėr Durrėsit, jo vetėm qė ekzistojnė tė dhėna gojore, por edhe tė shkruara. Tė mira tė tilla materiale nė orendi dhe para ari sipas legjendės gjenden edhe Shpella e kusarit tė njohur Haxhi Alia, qė ndodhet nė Kara Burun nė afėrsi tė ishullit Suzanė (Vlorė). Njė kohė marrėdhėniet e kusarėve shqiptarė ishin shumė tė mira me kusarėt e Raguzės (Dubrovnikut). Kurdo qė e kishin ngusht kusarėt e Venedikut nga kusarėt tanė, ata ngritni nė direk flamurin e Raguzės dhe nė kėtė mėnyrė shpetonin nga plaēkitjet.
    Pėrpara kongresit tė Berlinit (1878) tėrė tregtin lundruese nė Liqenin e Shkodrės e bėnin shqiptarėt, kryesisht me anije qė i kishin zėnė rob! Por, nė historinė e detarisė nuk janė tė rralla tė dhėnat tė cilat dėshmojnė qė kusarėt e Perasti (Boka e Kotorrit) sulmonin dhe plaēkitnin anijet dhe qytetet shqiptare, tė cilėve vazhdimisht nga deti i vinin tė kėqijat armiqėsore.
    Rapsodi kėto i ka fiksuar nė krijimin:

    "Na ka dale njė bajloz prej detit, shumė haraē po i kerkon miletit!"

    Ndaj, shumė ngjarje tragjike qe i kane perjetuar nga armiqet qė na vinin nga ana e detit bėn qė shqiptarėt tė krijojnė mbrojtjen e vet, pra kusarinė.
    Nė njė periudhė tė gjatė historike, pėr shkaqe tė pozitės strategjike pjesa mė e madhe e arabėve tė brigjeve tė bregdetit mesdhetar, gjendej nėn thundrat e robėrisė, andaj detarėt shqiptarė i sillnin ata nė vendet e veta dhe i pėrdornin jo vetėm pėr punėt lundruese, por edhe pėr kryerjen e punėve bujqėsore, nė ullishtari etj. Disa detarė sillnin edhe femra zezake, tė cilat i vendosnin nė banesa tė posaēme dhe i pėrdornin si gra tė dyta. Kėto ishin gjellbėrse tė njohura, kėshtuqė gjellėrat e dasmave dhe tė tubimeve tjera kryesisht i pregaditnin zezaket.
    Harapeshat veē veprimtarisė amvisnore, shėrbenin edhe si argėtuese tė familjeve detare, duke i treguar atyre ndodhina nga jeta e tyre.
    Detarėt i blenin zezakėt nėpėr skele tė ndryshme tė Egjiptit, Libisė, Algjerit, Tunisit, Marokut, Irakut, Libanit etj. Gjykuar sipas kallzimeve, sjellja e detarėve shqiptarė ndaj zezakve ka qenė korrekte. Atyre i jepnin mbiemrat e vetė dhe i konsideronin si anėtarė tė familjes.
    Njė amvise detare me "naze" e urdhėron zezaken pėr me ja pregaditur peshkun:

    Gerre, Gerre, pipi-Gerre,
    Qit peshki detit n`fyltere;
    Fėrgo mirė e mos e diq!
    Po na vijnė sonte do miq.

    Nga se ishin ndarė nga familjet e tyre, zezaket soditeshin nga zonjat e detarėve me njė dozė mėsie. Edhe kjo ishte njė arsye mė tepėr qė respekti ndaj tyre tė jetė nė nivel tė fisnikėrisė njerėzore.

    Uniteti i brendshėm i kusarėve

    Nė kėto vlera rapsodi popullor ka kondenzuar njė dėshmi qė krahas me popujt tjerė edhe populli shqiptarė, nė valėt e trubullta tė detit, shkroi njė pjesė tė lavdishme tė historisė. Nė kėto krijime estetike vėhet nė dukje impulsi i masės popullore "kur dridhej toka edhe deti". Saherė qė e kėrkonte nevoja e mbrojtjes sė ineresave lokale dhe kombėtare, detarėt shqiptarė forconin unitetin e brėndshėm, pajto-heshin, miqasoheshin, lidhnin besė, qė do tė luftonin tė gjithė sė bashku pa hile kundėr armikut.
    Qėndresa e pamposhtur e fortifikatave, kalave, dhe kullave nė regjionin e Kotorrit, Risanit, Tivarit, Ulqinit, Apolonisė, Krujės, Durrėsit, Janinės, Butrintit dhe ndonjė tjetėr, personifikohet fuqishėm duke hedh nė pah etnopsikologjinė unike tė kėtij kombi:

    Nji kala n`anė t`detit,
    I doli karshi dauletit.
    Mori kullė n`breg t`detit
    Ē`po lufton asqert e mretit

    Ndėrsa, duke ngrit kushtrimin kėngėtari popullor kundėr armikut turk, i drejtohet popullit nėpėrmjet kullės:

    Mori kullė, e mjera kullė,
    Po vjen turku o me na marrė…

    Kėto vlera qė trajtojnė motive tė ndryshme tė detarisė u krijuan gjatė robrisė nėn turq, por gjenden edhe vlera paraturke, tė lashta si kėnga: "Ēe mora detin me sy".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kuq e zi

    E kuqja dhe e zeza janė dy ngjyra mė tė rėndėsishme dhe mė antagoniste tė baraspeshės universale. Por, njėkohėsisht, kėto janė edhe ngjyra karakteristike kombėtare tė ne shqiptarėve . Edhe pse nė raport tė ndėrsjellė, domethėnia e tyre simbolike shprehet si kundėrshti ekstreme, ato kanė njė rol relevant tek harmonia e veprimit tė pandėrprerė tė ligjit natyror tė tė kundėrtave.

    ▪ Pa dashur tė hyjmė nė fillet historike tė gjenezės sė pranimit tė "kuqes dhe tė zezės, si ngjyra tona identifikuese kombėtare, pėrmes kėtij artikulli, desha tė prezantoj njė domethėnie tė rėndėsishme tė simbolikės sė tyre metaforike tek mėsimet e vjetra okuliste dhe praktikat rituale tradicionale tė popujve tė ndryshėm tė lashtė.

    Ėshtė tejet me rėndėsi tė cekim se pėrzgjedhja e mu kėtyre ngjyrave, nuk ėshtė kombinacion i rastėsisė, sepse pėrmes veprimit tė ligjit tė tė kundėrtave, iniciohet reflektimi i fortė mbresėlėnės emocional tek masat. Andaj, ndoshta edhe jo rastėsisht, dikur nga tė urtit e tė parėve tanė, si ngjyrė simbolike e flamurit tonė kombėtar, janė pėrzgjedhur mu e kuqja dhe e zeza.

    Nė vazhdim tė shkojmė radhazi nė interpretimin simbolik tė ngjyrės sė kuqeshe tė zezė dhe domethėnien kundėrthėnėse qė ato kanė si raport nė mes veti.


    E KUQJA


    Sipas urtėsive tė lashta ezoterike, ngjyra e kuqe ėshtė njėra ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale okuliste. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė Diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjt, e viktimizimit, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
    Jo vetėm kaq!
    Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit (libido), e zemrės, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike.
    Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė, (Adamit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq.
    Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe e besnikėrisė. Atje, zakonisht nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat.
    Nė Romėn e lashtė, ngjyra e kuqe ka qenė ngjyrė e fisnikėve, gjeneralėve dhe shtresės elite.
    Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe i paraprinte tė gjitha riteve popullore, veēanėrisht atyre qė i kushtohen pranverės, fejesės, lindjes dhe pjellshmėrisė.
    Pėr fėmijėt e shėndosh thuhet se ėshtė i kuq si gjaku. E, nėse e ėndėrron tė kuqen , do tė thotė, fat nė dashuri.


    E ZEZA


    Nė krahasim me ngjyrėn e kuqe, e zeza ėshtė ngjyrė skajshmėrish e kundėrt.
    Zakonisht ėshtė negative dhe ka tė bėj meerrin, vdekjen, varfėrinė, kobin, kaosin...
    Ngjyra e zezė ėshtė ngjyra e Sotonės, e djajve, shtrigave dhe e demonėve. Gjithmonė kjo ngjyrė shprehet si manifestim i sė keēes. Nė letrat e fatit TAROT, ka domethėnien e vdekjes.
    Tek shumė popuj besohet se vezėt e zeza kanė fuqi magjike, ndėrsa pula me ngjyrė tė zezė parathotė varfėrinė. Nėse buqetėn e luleve e lidhim me fjongo tė zezė, kjo parathotė vdekjen. Nė hieroglifėt e lashta egjiptiane, pėllumbi i zi ka qenė simbol i femrės e cila gjatė tėrė jetės ka mbetur e ve. Ndėrsa kalorėsi i Apokalipsės (paralajmėruesi i shkatėrrimit tė botės), nė shkrimet e lashta tregohet se kalėron nė kali tė zezė. Sikurse tek shumė popuj tjerė, edhe te ne, shqiptarėt, ėshtė e pėrhapur besėtytnia se, nėse ju prehet rruga na macja e zezė, nuk do tė keni fat, ndėrsa romakėt e vjetėr ditėn e 'pa fat" nė kalendarėt e tyre e kanė shėnuar me ngjyrė tė zezė. Nė shkrimet biblike thuhet se Juda qė e tradhtoi Jezusin ėshtė i mbuluar me ngjyrė tė zezė, etj.
    Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk pėrdorej nė kontestin negativ. Ta zėmė, besohej se nėse me vete mbani dhėmbin e qenit tė zi, atėherė kur nuk do tė sulmoheni dhe as tė kafshoheni nga qentė tjerė. Ose, nė kulturat e pasura tradicionale tė shumė popujve, lidhja e shiritit tė zi ėshtė pėrdorur pėr largimin e zėnies sė frymės, dhembjes sė kokės dhe dhembjeve tė dhėmbėve.


    Dhe...ēka tė themi pėr fund?


    Ngjyrat 'kuq e zi", nė raport ndaj njėra-tjetrės, qėndrojnė si ekstreme, ndėrsa ndikimi i tyre kontradiktor, tek shumė urtėsi tė lashta, konsiderohet si barazhesh universale.
    Pasi qė ne shqiptarėt, 'kuq e zi"-nė e kemi nė flamur dhe kėto dy ngjyra i konsiderojmė si ngjyra tona kombėtare, atėherė, tė nderuar lexues, bėjeni ju vetė njė analizė krahasuese nė mes tė simbolikės figurative tė pėrshkruar, dhe realitetit tonė si popull gjatė historisė.
    Sa i pėrngjan fati i popullit tonė domethėnies metaforiket kėtyre dy ngjyrave antagoniste?
    Vėreni ngjashmėritė! Por, assesi nė kėtė analizė, mos e anashkaloni ligjin universal tė tė kundėrtave dhe natyrshmėrinė e veprimit tė tij, sepse mu kėtu qėndron fshehtėsia e forcės mbresėlėnėse tė veprimit tė tyre si bashkėsi antagoniste nė ndėrvetėdijen tonė si individuale ashtu edhe kolektive.

    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    292
    C'jane more keto gjera: C'do te thote kjo qe une si qorr bibe, dhe gjithe miopet e tjere s'jemi shqiptare? Shume legjende diskriminuese.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    By DYDRINAS in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-02-2013, 12:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    By Anton in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    By Iliriani in forum Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    By Ingenuous in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    By Faik in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •