Nimf moj Nimf !
ne shqip thuhet qe, nese dy njerez flasin ne te njejtin moment, perdoret shprehja "folem me nje goje" pra duhemi fort (keshtu me kujtohet mua se ekziston si shprehje).
E them kete se jam prej dy-tre ditesh ne qytetin e korcarit (ai eshte tejet i zene... nuk mund ta takoj dot), dhe sot pasdite, nuk kisha c'beja dhe shkova ne nje kinema (ARENBERG), dhe... ripashe "Climates" !! vertet koincidence !!
Zgjodha disa paragrafe te postimit tend, sepse ndaj plotesisht ate opinion (per me teper qe ishte hera e dyte qe e shihja filmin): Ashtu eshte, regjizori Bilge Ceylan filmon fundin e nje mardhenieje. Klimat jane nje alegori per te thene qe fundi i nje relacioni kalon permes klimash te ndryshme, here ben ngrohte, here ftohte, per tu ftohur perfundimisht...
Ka dhe nje skene qe me beri pershtypje, kete heren e dyte . Eshte po aty nga fundi, ku te ka pelqyer de ty. Behari shkon me ne fund ne dhomen e hotelit te ish te dashurit (burrit ??) te saj dhe ne fakt... e ze gjumi ! pra gjithshka ka mbaruar....
Por dhe kur thua se vete karakteret (personazhet) nuk jane te sigurt ne ato qe thone, ke shume te drejte. Nga fundi, ne nje moment, te dy e marrin fjalen per te thene dicka, dhe... nuk arrijne te nxjerrin fjaline nga goja... Dhe perfundimisht nuk flasin...
Per ta mbyllur me "Climates", duhet me pas parasysh qe filmi eshte i xhiruar i gjithi ne HD (Hight definition) pra me camera dixhitale, dhe prap se prap, ka po aq magji kinematografike sa nje film i xhiruar ne kamera filmi artistik. Mjeshteri e madhe ne xhirim !! Plane te mahnitshme (sidomos plani fiks gati 10 minutesh i kacafytjes se Isait dhe dashnores se tij ). Por qe nuk bie ne manierizem, ne snobizem (flas gjithmone per menyren e te filmuarit).
Me duhet ta mbyll ketu. Do te shkruaj prap. Por thjesht per te thene qe, me shume te drejte edhe korcari mendon se ate qe ka bere nga ana artistike Lynch ne filin e fundit (INLAND EMPIRE) eshte dicka qe e distancon tejet tejet lart nga pothuaj te gjithe regjizoret aktuale. Pra PO, Lynch eshte i cmendur, ashtu them dhe une, per te bere nje gje te tille.
Po , e kam para hedwig and the angry inch, film qe ka dale ne 2001 . Flm i mre,po jo ndonje eveniment nderplanetar kinematografiklol
shkruhemi
Une e pashe perseri Climates sot dhe dua te shtoj edhe dicka tjeter qe nuk e di a e vure re. Titrat, te pakten ne anglisht, jane fjali te plota qe shprehin mendime te prera. Kjo eshte disi mashtruese sepse kur degjon filmin kupton qe personazhet flasin shume lirshem, pa sforcime, aspak me fjali te prera, ndonjehere nderpresin njeri tjetrin, flasin mbi njeri tjetrin, perdorin pasthirrma, theksojne ndonje fjale duke e perseritur e shembuj te tille. Kuptoj qe ne cdo film me titra ka mangesi perkthimi perfekt qe si ne rastin e ketij filmi demton karakterin apo atmosferen qe regjizori ka ndermend te sjelle.
Sa erdha nga shfaqja e filmit te fundit te Cronenberg: Eastern Promises
Pervec disa skenave, per mua ishte nje zhgenjim sidomos duke pas parasysh konsideraten per regjizorin. Ky film niset me idete humaniste te karakterit te Naomi Watts qe rrethana jobindese e ngaterrojne me mafian ruse ne Londer. Cronenberg rremon siperfaqesisht mbi kriminalitetin apo edhe kulturen ruse te mafias nepermjet nje loje te rendomte te karaktereve. I vetmi qe me pelqeu ishte 'papa' pra babai i mafias...loja e tij te impononte autoritet dhe nga gjestet dhe mimika eshte i vetmi qe ta mbush mendjen per identitetin e tij rus. Ploti kishte disa mangesi sa ne nje pike me erdhi inat qe Kronenburg nuk ishte munduar ti shpjegonte apo ti fshihte.
Filmi ishte komplet i parashikueshem dhe mezi e perfundova. Disa skena as nuk mi hante stomaku...Cronenberg eshte monster ne violencen qe perdor (gje qe e prisja nga ai ne fakt.) Po pervec 'shock element' nuk provova emocion tjeter.
Autor, ja kalofsh mire aty edhe detyroje korcarin te dali per nje birre...i duhet nje pushim edhe sikur per ndonje mini-frymezim
Pershendetje,
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nimf : 28-09-2007 mė 00:02
Nimfo, jam kthy ne shtepi. Filmi i ri i Cronenberg-ut ketu del veēse fiks mė 7 nentor, pra gati pas nja nje muaji e gjysme
Kam pare disa filma te tjere, por do ti komentoj pak me vone; s'kam kohe per momentin...
paēim
eshte film i mire THE BOURNE ULTIMATUM, por e kane qelbur fare amerikanet me filmat me aksion. Ke frike te shohesh nje film te ketij zhanri, se te duket vetja sikur ke 5 vjeē, pra filmi te merr per nje torollak qe mahnitesh nga budallalleku me i vogel. Ndersa THE BOURNE ULTIMATUM i bėn nder kesaj gjinie kinematografike. Me ne fund ! Ufff !
Nese e ke fjalen per filmin gjerman qe mori vjet Oscar si filmi me i mire ne gjuhe te huaj (ne fregjishte njihet si "La vie des autres", nuk e ke idene se sa sukses komercial (publik) ka patur ky film ne Europe. Besoj se dhe ne USAka patur sukses (ne dvd e ke parė ? ), sidmos tek ai publik qe e mban veten per nje ēike inteligjent, apo intelektual.
Fakti qe mori ate OSCAR konfirmon se ne fakt, filmi eshte eshte film tipik hollywoodian, ne sensin "film me skenar tullė", "film me dramatrugji te forte", ose thene shkurt, film letraresk ! Ose thene edhe mė shkurt, filmat qe urrej mė teper !
Pse ?
Sepse me sa duket, une nuk jam pertac, dhe kur dua te mesoj nje ngjarje, nje histori (a story), blej nje liber dhe e lexoj. Historite, ngjarjet e jetes mesohen permes literatures, letersise, romaneve, dhe keshtu njeriu i jep vehtes mundesine ta imagjinoje ngjarjen te misheruar ne personazhe qe eshte i lire t'i imagjinoje si te doje (mundesi qe ta jep literatura, letersia, pasi shprehet me germa, me fjale, dhe JO me imazhe realė).
Por si duket, ne shek. e XXI njerzit vazhdojne te jene pertacė, nuk lexojne, dhe i bien shkurt : shikojne nje film, "per te mesuar nje histori" dhe thone: "Ngjarje e forte !". Me kupto, NUK jam kunder historive origjinale ne kinematografi, por filmi qe permend eshte tipik i tille, film dramatrugjik, dhe jo rastesiht eshte shume hollywood-ian ne menyren e tij te te shprehurit. Por jam koshient se "fajin" nuk e ka ngjarja qe rrefen, por menyra se si e rrefen filmi ate ngjarje dhe rendesise qe i jepet ngjarjes ne film, duke injoruar totalisht mizaskenen (qe eshte, e perseris, tipike hollywood-iane), ose siē e quan ti, konformiste dhe qe kuptohet, e ben edhe filmin konformist ( regjia, dmth mizaskena eshte super konformiste, dhe kjo e ben filmin te parashikueshem, konformist).
Nga ē'kam kuptuar, por dhe sipas "germimeve" qe kam bere ne internet, tema e filmit eshte tradhtia bashkeshortore. Personazhi kryesor i filmit qenkėrka ajo brunia, qe qan here pas here perpara ekranit te TV (dhe qe ne fund takon te shoqin dhe femijen e saj jo-legjitim (kopil), ne nje dhome hoteli anonim. Ajo gjate gjithe filmit shikon ne TV nje serial televiziv, ku personazh kryesor eshte Laura Dern (bjondja), dhe qe ne serialin televiziv luan rolin e nje aktoreje qe po ashtu tradheton burrin. Po e njejta aktore, pra Laura Dern, ne jeten e saj te vertete, po ashtu ben edhe ajo nje tradheti bashkeshortore.
Pra i bie qe historia e filmit te jete trefish e ngaterruar![]()
ah, ketu nuk jam dakort! E pelqej shume "happy together": eshte i kohes (vitet '90) kur WongKar Wai bente filma te mire dhe arrinte te filmonte kohen qe rrjedh. Edhe pse filma me estetikė deri diku ekstravagante (siē thua ti, "me kende te komplikuara qe filmon kamera"), prap se prap, filmat e viteve '90 te Wong KarWai-it jane te mrekullueshem. Pastaj, ai pak e nga pak ka rene ne manierizem, ne repeticion, perseritje te atyre qe ka thene, ne estetizim ekstrem. Sidomos pas viteve 2000, duke filluar me "In the mood for love" qe kur e ripashe para disa muajsh... me zhgenjeu disi... (shume estetike dhe pak jetė... !). Akoma dhe me keq "2046" qe i ngjan nje video-klipi 2 oresh, ndersa i fundit qe do nxjerre se shpejti dhe qe ishte ne Kanė (por jo ne konkurim), kritiket shkruajten se eshte nje tmerr fare... Per mua, Wong KarWai ka marre fund: c'ka patur per te thene i ka thene ... Arrivedreci !![]()
Dakort...ate doja te thoja kur u shpreha se filmi ishte me shume informatik. Edhe ketu u shfaq per nje kohe te gjate ne kinema dhe nuk mbaj mend filmin e fundit europian qe pati nje publicitet te tille. Eshte historia qe tregon filmi qe i 'habiti' aq shume sa i dhane edhe nje oscar. Po e le me kaq se rame ne perseritje.
Sa per Happy Together, mbase une duhet ti shikoja kronologjikisht keta filmat e WongKar Wai qe ti gjykoja drejt. Ke te drejte kur thua qe regjizori s'ka me gje per te thene dhe as per te filmuar, pasi mendoj 2046 arriti perfeksionimin e eksperimenteve filmike qe ben. Tony Leung, ne nje interviste pas 2046, thote qe ai dhe regjizori jane gati per nje drejtim tjeter...pra e kuptojne qe e kane konsumuar ate zhaner.
Nje pjese e mire e happy together mu duk si nje himn pirjes se cigares![]()
Mia Hansen Love ka 25 vjeē.
Mia Hansen Love ka luajtur ne dy filma, kur ka qene ne moshen 20 vjeēare.
Pastaj, ajo ishte gazetare (kritike kinemaje) ne revisten prestigjioze franceze "Cahiers du Cinéma"
Mia Hansen Love nuk ka studiuar per kinematografi.
Mia Hansen Love beri filmin e saj te pare, "Gjithshka falet ne kete bote" dhe e prezantoi ne Festivalin e Kanes, ne kategorine "15 regjizore" ku filmi u mireprit dhe u duartrokit shume entuziasshem.
Filmin (qe tregon historine e mardhenieve te nje vajze te re dhe te babait te saj, dikur i droguar) e pashe dje, dhe mendoj se ka lindur nje regjizore shume e talentuar ! SHUME SHUME e talentuar, biles !! Bej habi si ka mundur te realizoje nje film kaq te mire ne ate moshė !!! bravo bravo bravo !!!
![]()
autori, pėr mendimin tim ėshtė filmi mė i mirė qė kam parė kėtė vit. Njė mrekulli qė shpresoj tė funksionojė. Unė e ripashė mbrėmė, dhe mendoj qė gjithēka qėndron nė atė film, elipset, ngjyrat, dialogjet dhe aktrimi i personazheve, pastaj presenza e tre motrave Rousseau...tė lė pa mend kjo furi regjizoriale. Duket qė ka punuar me njė regjizor tė madh si Assayas, por dhe pėrgjegjėsitė kritike nė revistėn qė ti pėrmend.
Shtatori pati plot hyrje tė mira.
Ndonje regjizor i stermadh Assayas-i nuk eshte, por thuaj qe kjo goca eshte super e talentuar, e zgjuar, e... ē'te duash ti dhe une bashke ! S'ke ē'i heq e s'ke ē'i shton filmit te saj, siē thua dhe ti : nje furi e vertete regjizoriale !
Por me duket, mbi te gjitha, se magjia qendron tek perzgjedhja e aktoreve. Ndofta perzgjedhja me e mire e aktoreve amatore per kete vit, pa harruar aktorin qe luan "Armin"-in tek filmi kroat "ARMIN" !!
Mr. Brooks, THE MAN WHO HAS EVERYTHING HAS EVERYTHING TO HIDE
Director: Bruce A. Evans
Cast: Kevin Costner, Demi Moore, Dane Cook, William Hurt, Marg Helgenberger
Mr. Brooks eshte nje film triller i sjellenga regjizori Evans dhe i luajtur nga nje kast e mrekullueshme aktoresh ku bien ne sy Kevin Costner dhe Demi Moore. Nga vete nen titulli mund te kuptohen shume gjera, THE MAN WHO HAS EVERYTHING HAS EVERYTHING TO HIDE (Burri qe ka gjithē, fsheh gjithēka).
Ne kete film behet fjale per nje zoteri qe eshte biznesmen shume i fuqishem dhe eshte shpallur njeriu i vitit ne vendin ku jeton. Te gjithe njerezit e njohin si nje njeri te ndershem dhe te gjithe e respektojne per ate qe eshte. Por ato nuk njohin anen e erret te Mr.Brooks. Ai eshte nje vrases serial, qe vret gjithmone pa lene asnje gjurme dhe kerkohet pafundesisht nga policia. Pas nje shkeputje dy vjeēare nga vrasjet ai rikthehet serish, por kete radhe gjerat nuk jane si me pare....
Ēfare do te ndodhe....???
Shikojeni filmin dhe ekrani do iu mbertheje perpara tij, ne zbulimin e mistereve te shumta qe do te ndodhin gjate 2 oreshit te filmit.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Me ne fund filmi i fundit i Sokurovit, film te cilin e prezantoi ne Festivalin e kanes kete vit. (ne foton e me poshtme, nje portret i regjizorit rus).
Pa dyshim, Sokurovi eshte kineasti mė jashtė-normės nga kineastet e sotem : nje melankolik i hatashėm, po aq provokator dhe "reaksionar" sa Bodlaire-i, spiritualist dhe ironik ne te njejten kohe si askush (i vetmi regjizor ne bote qe ben nje film ku tregon Hitlerin duke dhjerė nė halé !- tek filmi "Moloch").
Keshtu qe te "pranosh" nje film te Sokurovit, duhet te pranosh principet e tij artistike dhe kinematografike, ne nje fare menyre.
"ALEXANDRA", filmi i tij i fundit, rrefen rrugėtimin e gjyses dhe viziten qe ajo i ben nipit te saj, oficer i Ushtrise ruse ne Ceēeni. Rolin e Alexandres, grua tek te 60-tat, e luan kengetarja e madhe e Operas ruse dhe e veja e Rostropoviēit, Galina Vishnevskaya.
Sokurovi nuk filmon luften, sepse sipas tij, Lufta nuk eshte aspak poetike per t'u filmuar, eshte nje tmerr i pa-shpjegueshem dhe pike. Keshtu qe Sokurovi filmon gjyshen 60 vjeēare ne kampin ushtarak, takimin e saj me nipin, takimin e saj me disa gra ēeēene ne fshatin afer etj etj. Dhe nuk jep asnje gjykim, as paragjykim.
Sokurovi, nxenes i Tarkovskit kur ka qene student, mendon se kinematografia nuk eshte art, por thjesht nje sharm, nje tentativė. Edhe filmi i tij deshmon per te njejten gjė: asnje gjykim politik ne film, asnje moralizim. Thjesht imazhe te mrekullueshme filmike, thjesht... nje sharm, por ... nje sharm marramendes !
![]()
Regjizores se re libaneze (por qe ka studiuar ne France per gazetari), i pata pelqyer qamet para dy vjetesh "Dans les champs de bataille" ("Ne sheshin e betejes", aka "In the Battlefields").
Ky film i ri i saj, i dyti, ("Nje burre i zhdukur" aka "Un homme perdu", aka "A lost Man") eshte po aq ambicioz sa i pari (artistikisht), por qe nuk arrin te kete magjine e nevojshme per t'u pranuar teresisht. Tejet kinefilik si film (imazhe origjinale, te ndejshme, te bera me shpirt), por... ne fund, filmi nuk ja dele mbanė te thote ate qe merr persiper (filmi rrefen takimin e nje fotografi francez me nje burre libanez, qe konsiderohet i zhdukur qe nga lufta e Libanit ne vitet '80, dhe aventurat e tyre erotiko-profesionale (prej fotografi). Seksualiteti i botes arabe, raporti me Oksidentin, frika e seksit mashkull nga seksi femer dhe anasjelltas, jane aq shume tema qe regjizorja merr persiper te trajtoje sa....... ;(
![]()
Titulli i filmit qe sapo pashe eshte loje fjalesh : "Vellai im eshte djale i vetem" !
Kur je djale i vetem, nuk ke vėlla ! E pra, personazhi kryesor i ketij filmi te ri italian eshte aq origjinal, sa nuk ja gjen shokun, eshte unik, eshte .. i vetem !
Sot kam pare melodramėn mė te bukur qe mund te kem pare ne kinema, qe prej "Million Dollar Baby" te Clint Eastwood-it, ne 2004-en ! No comment !
ps: filmi rrefen jeten e dy vellezeve italiane ne vitet '60-70 dhe angazhimin e tyre ne dy drejtime krejt te kunderta: njeri ne partine neofashiste dhe tjetri ne ate marksiste-leniniste !
![]()
![]()
Ripashe dje "ALEXANDRA", filmin rus de Sokurovit. Kisha pershtypjen se nuk kisha qene aq ne forme heren e pare, per te shijuar krejt subtilitetin e artit te tij, dhe nuk e kisha gabim.
Periudhen e formalizmit te dikurshem Sokurovi e ka kaluar plotesisht, dhe "Alexandra" eshte nje film plot imazhe kinematografike te kulluara (te pastra) si rralle ndonje film kete vit ! Per asnje moment filmi nuk eshte letraresk, por thjesht kinematografik. Qė ne imazhet e para e ndjen se eshte filmuar nga nje kinemast i madh, plot talent. Ka diēka te ngjashme me filmin e fundit te David Lynch-it, jo per nga tema e filmit, as nga montazhi, por nga menyra e te konceptuarit te filmit si bashkesi imazhesh sinjifikativė.
Per mendimin tim, Palma e Vertete e Festivalit te Kanes kete vit do te duhej te quhej SOKUROV !
KRYEVEPER E KRYEVEPRAVE !
![]()
![]()
![]()
Njė film ku lufta ėshtė lėnė jashtė sekuencave (hors champ), por qė nė ēdo plan atė e ndjejmė nėpėrmjet tankeve, pluhurit, dritave tė njė reparti ushtarak, helikopterėve dhe ushtarėve qė kanė frikė. Frika, kjo ėshtė njė formė filmike mrekullueshme tek Sokourovi, pasi ajo ka njė pėrmbajtje, ku planet janė tė zgjedhura me imtėsi. Asgjė nuk ėshtė formale nė kėtė film edhe pse nė njė shikim tė parė mund tė ngjasojė, por po tė krahasosh sekuencat dhe pėrmbajtjen e tyre, me ideologjinė qė ato pėrcjellin, arrijmė tė shohim njė film tė hollė qė flet me anėn e imazheve por qė spektatori ka njė vend tė rėndėsishėm, qoftė dhe pėr tė gjykuar atė qė ndodh, por qė s'ndodh nė tė vėrtetė.
Autori, nuk e dija qė Sokourovi paska qėnė formal nė filmat e tij (ndoshta ngaqė nuk e njoh mirė veprėn e tij), unė njė kinema formale quaj mė shumė filmin eksperimental, edhe pse ka pėrmbajtje nė shumė raste.
ah filmat e fundit gjermanė: gjithe e mė te mire !! Nje valė e re tejet interesante vjen nga ky vend, me filma origjinalė, sensibėl, te sinqerte, pa bujė.
"Deshirat" eshte nje nga ata. Qe merr persiper te rrefeje se ē'jane deshirat tona, ndjenjat tona, fundja ē'eshte dashuria. permes nje historie tejet te thjeshte, te nje cifti ne nje cep te humbur te Gjermanise. Mė tepeper se drame sentimentale, behet fjale per nje rrefim filozofik. I mrekullueshem !!
![]()
![]()
ps: ndonje gjermanofolės, a mund te me ndihmoje si perkthehet ne shqip, ekzaktesisht fjala SEHNSUCHT ? faleminderit !
Quajta formalizem nje fare manierizmi ne disa filma te dikurshem te Sokurovit. Nuk di nese ekziston fjala "manierizem" ne shqip...
Me ka mrekullu "Alexandra"; te shohim kete jave ēdo kete shkruajtur (nese do shkruaje) ndonje gje "Les Cahiers du cinéma". Per mua, ai film eshte nje Palme e Arte e vertete !! Por dhe "Desir(s)" me ka pelqy SHUME SHUME !! besoj se do shkosh ta shikosh.
Plakushi 83 vjeēar Sidney Lumet (nje nga regjizorėt mė nė zė Hollywood-iane te viteve '70-80) na ka bere filmin e tij te fundit "Before the Devil Knows You're Dead".
Peoples e kish pare, me tha qe s'e'shte keq si film, ndaj shkova e pashe, dhe mire bera.
Sa per filmin, ne sensin e realizimit artistik, asgje e jashtezakonshme. Sidney Lumet vazhdon te insistoje, sikurse nje pjese e mire e regjizoreve cilesore te hollywood-it dhe qe e mbajne veten per inteligjente, se mund te bejne filma te cilet jane edhe cilesore, por edhe qe prekin publikun e gjere. Kot e kane, se kinematografia e sotme nuk eshte ajo e viteve 50-60, pra dua te them qe sot, nje film ose eshte komercial, ose eshte film artistik (se sa ja del mbanė, eshte pune tjeter ė ??). "Before the Devil Knows You're Dead" eshte para se gjithash film komercial, edhe pse i realizuar nga nje regjizor qe perpiqet, qofte dhe ne 83 pranverat e tij, te beje diēka origjinale. Por "origjinaliteti" i ka shkuar kot, se per nga forma, filmi eshte kopje e "Rashomoon", kryevepres se Kurosawa-s, realizuar ne vitet '50. Pra, asgje e re... Nejse...
Mbetet permbajtja e filmit. Per kete, kesaj rradhe ja vlen me fol.
Filmi shfaq perpara syve te spektatorit nje Amerike te lodhur, ku njeriu, siē thote shprehja popullore shqiptare, "per parą, vret edhe babėn e vet".
Pra, ne kete pike kane mberritur amerikanėt, ose te pakten kete na shfaq perpara syve, keto vitet e fundit, Hollywod-i, ne filmat e tij. E them kete, sepse edhe Scosese, ne filmin e tij te fundit "The departed" (fitues i OSCAR 2007), na rrefente nje Amerike te gangsterizuar, mafioze, te lodhur, ku gati-gati nuk merret vesh kush eshte hajduti e kush eshte polici.
Edhe pse "Before the Devil Knows You're Dead" nuk trajton temen e mafias, prap nuk eshte larg nga ajo. Problem parash eshte prap se prap muhabeti.
Ne qender te filmit jane personazhe (karaktere, do thosh nimf !) te futur deri ne gryke ne borxhe, dhe te gatshem "te vrasin edhe baben e vet per parą". Kjo thohet shpesh tani ne Shqiperi, por une them se, duke pare kete film, ne Shqiperi i kane punet nje ēike me mire se ne USA, ku me sa duket, vendin e ka marre lumi, po nuk po del njeri per te nxjerre kadavren e te mbyturit. Dhe po ta nxirrte, do qelbte dynjane... !
Te pakten keto po na rrefen keto kohet e fundit Hollywood-i, permes filmave te tij (ata qe e konsiderojne veten deri diku cilesorė). Ky film qe pashe vertet qe tregon njerez te mbytur ne borxhe (sikunder ekonomia amerikane, me borxhlija e planetit), dhe qe jane PA ASNJE RRUGEDALJE (ose, kane si rrugedalje ate te krimit !)
Lind pyetja, se per kė punon Hollywood-i. Dhe une mendoj se nuk eshte vetem pune parash, pune lekėsh, sepse edhe pas atyre parash, fshihet nje idelologji. Keshtu qe, me mendjen time them se Hollywood-i (qe njihet si keshtjelle e majte, pra demokrate, dhe shume anti-republikane, dmth anti-Bush !), pra them se Hollywood-i punon per ... Amerikėn, por per nje Amerike demokrate, me se shumti te moderuar, dhe jo histerike, ultra-liberale, arrogante (siē eshte ajo e ketyre 8 viteve te fundit, drejtuar nga nje **** kandari si gomari Georges Bush).
Nuk di nese nimf qe jeton ne USA, apo dikush tjeter e ka pare filmin ne fjale.
peoples, ē'mendon per sa me lart ?
![]()
Ruaj Lidhjet