Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,236

    Masakra e Vlorės, arrestohet nė Madrid, Spanjė, Sokol Rama

    Bashkė me njė komshi plagoset edhe i nipi. Zhduken dy autorėt


    Masakėr te Pusi i Mezinit, vritet i forti Shpėtim Muka

    Vlore / Qemal Biraku

    Kanė lėvizur gjatė gjithė ditės tė maskuar me kapele dhe syze dielli tė errėta. Askujt nė lagjen Pusi i Mezinit nuk i shkonte ndėrmend, se nė mesditė do tė bėheshin dėshmitarė tė njė masakre.

    Me automatikun me fishek nė gojė, pranė dritares sė Mercedesit, dy tė rinjtė qė kishin si objektiv njė vrasje tė menduar nė detaje nuk kanė lėvizur nga lagjja deri nė orėn 15:00, pikėrisht kur edhe Shpėtim Muka do tė dilte nga shtėpia e tij. Ky ishte edhe shėnjestrat e tyre, tė cilėn nuk do ta humbitnin, qoftė edhe duke shėnuar dy viktima tė tjera pėrveē tij. Trupi i bėrė shoshė, i njė njeriut tė njohur si mjaft problematik pėr policinė e Vlorės, do tė qėndronte pėr dy orė nė vendngjarje, derisa policia tė kryente tė gjitha veprimet. Sipas pistės sė parė tė hetuar nga policia, kjo vrasje ka lidhje me ekzekutimin e Leonora Ramės, pasi Muka ėshtė edhe daja i vrasėsit tė saj.

    Ekzekutimi
    I veshur me rroba ushtarake, Shpėtim Muka ka dalė nga banesa e tij nė lagjen Pusi i Mezinit, rreth orės 15:00. Ka pėrshkuar rreth 8 metra dhe ėshtė ulur nė pragun e njė ndėrtese pėrballė shtėpisė sė tij. Brenda pak sekondash, ai ėshtė gjendur nėn shoqėrinė e Ervin Shehut, 24 vjeē, banor i lagjes dhe nipit tė tij, Ervis Zahaj, 19 vjeē. E ndėrkohė qė mes tre shokėve ka nisur muhabeti, asnjė nuk e ka pasur mendjen te Mercedesi i ri qė u ka kaluar pėrpara. Sapo automjeti ka pėrshkuar disa dhjetėra metra ėshtė kthyer sėrish, nė atė mėnyrė qė dritarja e pasagjerit kėtė radhė tė ishte nga ana e tre personave tė ulur nė pragun e gurtė. Kėtė radhė me njė shpejtėsi tė madhe, Mercedesi ka ardhur nė drejtim tė tyre, ka frenuar zhurmshėm dhe njė grykė automatiku ka vjellė zjarr mbi ta. Menjėherė Shpėtim Muka dhe Ervin Shehu janė shtrirė pėrdhe tė larė nė gjak, ndėrkohė qė Ervis Zahaj ka pasur mundėsi tė vrapojė nė drejtim tė shtėpisė. Por “killerat” nuk janė tė treguar tė pavėmendshėm dhe kanė hapur zjarr edhe ndaj 19-vjeēarit. Fatmirėsisht, ai vetėm sa ėshtė plagosur nė kofshėn e djathtė dhe ka mundur tė futet brenda nė shtėpi. Brenda pak sekondave, Mercedesi i zi ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė.

    Hetimet
    Megjithėse furgonėt e policisė, qė mbėrritėn shumė shpejt nė vendngjarje, transportuan Shehun dhe Zahajn drejt spitalit, Shehu nuk ka arritur tė mbijetonte nga dy plumbat qė kishte marrė, njėri nė kokė dhe njėri nė gjoks. Trupi i Shpėtim Mukės ka qėndruar pėrreth dy orė nė vendngjarje, derisa janė kryer tė gjitha veprimet hetimore. Ekspertėt e Mjekėsisė Ligjore kanė numėruar 12 plumba nė trupin e 41-vjeēarit. Sipas burimeve policore, pėrtokė kishte shumė pak gėzhoja, pasi pjesa mė e madhe e tyre kishin rėnė brenda nė automjet. E ndėrkohė qė nė vendngjarje vazhdonin veprimet, nė radiot e policisė ka qarkulluar lajmi se automjeti i vrasėsve ėshtė gjetur. Njė gjurmė vaji, e cila ka rrjedhur nga dėmtimi i stotokartit, (nė momentin kur ėshtė marrė kthesa me shpejtėsi pėr t’u kthyer tė objektivi), ka tradhtuar dy bashkėpunėtorėt nė kėtė masakėr. Burimet nga policia janė tė bindur se pikėrisht dy ka qenė numri i tyre, mbasi nė automjetin e braktisur pranė fshatit Bestrovė janė gjetur dy pistoleta, dy kapele, dy palė syze, dy palė doreza dhe njė automatik. Por, ekspertėt e Kriminalistikės janė gjithashtu tė bindur, se pėrveē dy ekzekutorėve ka edhe persona tė tjerė tė implikuar nė ngjarje, tė cilėt sė pari kanė sinjalizuar pėr daljen nga shtėpia e Mukės, si dhe sė dyti kanė kryer transportimin e dy vrasėsve, pasi kanė braktisur makinėn nė Bestrovė. Brenda njė kohe rekord, nga Tirana ka mbėrritur edhe njė helikopter me 10 trupa tė RENEA-s, tė cilėt kanė nisur gjurmimin e autorėve, por pa mundur t’i kapin.

    Motivet
    Pėrcaktimi i pistės sė parė pėr hetimin e kėsaj ngjarjeje nuk ka qenė aspak i vėshtirė pėr policinė. Shpėtim Muka ishte daja i Armando Zahajt. Djaloshi 16-vjeēar, mė 11 nėntor vrau oficeren Leonora Rama, nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e tė vėllait nė Spanjė, ku sipas tij i implikuar ishte djali i Leonorės. (Pra, Muka ishte njėkohėsisht edhe daja i tė riut tė vrarė nė Spanjė). Madje edhe Ervis Zahaj, i plagosur, ishte vėllai i Armandos, djali qė ekzekutoi oficeren. Kjo pistė, duke marrė nė konsideratė edhe numrin e viktimave, ngriti nė kėmbė tė gjithė policinė e Vlorės, duke marrė njerėz nė pyetje dhe mbrojtje njėkohėsisht. Por tė dhėnat qė arritėn tė grumbullonin ishin shumė tė pakta. Pėrveē kėsaj piste, policia nuk la pa hetuar edhe dy pista tė tjera. E para, sipas policisė mund tė ketė lidhje me konfliktet e panumėrta tė Shpėtim Mukės gjatė viteve. Atij i janė vrarė edhe tre vėllezėr vite me parė. E dyta mund tė ketė lidhje me kėrcėnimet qė u ka bėrė Shpėtim Muka tri familjeve vlonjate, tė cilat dyshohen se janė tė pėrfshira nė vrasjen e nipit tė tij nė Spanjė, Slejdi Zanaj. Megjithatė, deri tani, policia ende nuk ka arritur tė dalė me njė komunikatė zyrtare nė lidhje me motivin e masakrės sė djeshme nė “Pusin e Mezinit”.


    2 persona
    mendohet qė tė kenė marrė pjesė direkt nė ekzekutimin e Shpėtim Mukės nė lagjen Pusi i Mezinit, ndėrkohė qė persona tė tjerė kanė ndihmuar nė survejimin e viktimės dhe transportin e vrasėsve mė pas
    12 plumba
    janė numėruar nga policia nė trupin e Shpėtim Mukės, pas breshėrisė sė derdhur nga Mercedesi i zi. Ndėrkohė qė i vrari tjetėr Shehu, kishte njė plumb nė kokė dhe njė nė gjoks
    2 pistoleta
    janė gjendur nė Mercedesin qė kishin braktisur autorėt e vrasjes, bashkė me njė automatik, dy palė doreza, dy palė syze, dy kapele dhe njė numėr tė konsiderueshėm fishekėsh


    Ekzekutimi i oficeres Leonora Rama

    Mesditėn e 11 nėntorit, Leonora Rama, 47 vjeēe, qėllohet pėr vdekje me 6 plumba pistolete, teksa po ecte nė qendėr tė Vlorės me tė bijėn dhe njė kushėrirėn e saj. Oficerja e marinės ishte ndjekur nė tė gjitha lėvizjet qė kishte kryer atė tė shtunė nga autori i krimit, 16-vjeēari Armando Zanaj. Adoleshenti kishte vėnė njė maskė nė kokė e syze pėr tė mos u dalluar nga fytyra dhe kur i ėshtė afruar kalimtarėve ka qėlluar Ramėn. Ai ėshtė larguar, pasi ka zbrazur mbi gruan tė gjithė plumbat, nė sy tė vajzės sė viktimės dhe dėshmitarėve tė shumtė tė krimit. Policia e Vlorės arriti tė zbulonte nė kohė shumė tė shkurtėr se autori ishte vėllai i njė tė riu tė vrarė nė Barcelonė. Si ekzekutor i Slejdi Zanajt dyshohej Sokoli, djali i Leonora Ramės dhe sipas hetuesve, vrasja e gruas ndodhi pėr hakmarrje. Vetė adoleshenti, i arrestuar 5 orė pas vrasjes ka pranuar vrasjen pėr tė marrė gjakun e tė vėllait.


    Kush ishte Shpėtim Muka

    Shpėtim Muka, 41 vjeē, ishte njė personazh i njohur nė lagjen “11 Janari”, ose siē njihet ndryshe “Pusi i Mezinit”. I martuar dhe baba i tre fėmijėve, Shpėtim Muka ka qenė “mysafir” me dhjetėra herė nė qelitė e paraburgimit tė Vlorės. Sipas skedarėve tė kėtij institucioni, ai ka qenė shpesh herė i dyshuari kryesor pėr disa vrasje tė ndodhura nė Vlorė, por qė asnjėherė nuk janė zbardhur. Gjithashtu, ai ka qenė edhe person i pėrfshirė nė mjaft konflikte. Disa vite mė parė, atij i janė vrarė tre vėllezėr, ndėrkohė qė pak kohė mė parė nė Spanjė i ekzekutohet edhe nipi. Madje, pas kėsaj vrasje, policia bėn tė ditur se ai kishte kėrcėnuar pėr hakmarrje tri familje vlonjate, qė mund tė kishin gisht nė kėtė ekzekutim.



    Ekzekutimi nė Barcelonė, shpallet nė kėrkim i dyshuari, bllokohen dy makinat e krimit

    “Vrasjet nė Vlorė pas sherrit nė Spanjė”
    Policia: Seriali filloi pas atentatit pėr drogėn nė Barcelonė


    Ekzekutimi i njė shqiptari nė Barcelonė tė Spanjės dyshohet tė jetė shkaku i vrasjeve qė kanė ndodhur sė fundi nė Vlorė.

    Pasi kanė verifikuar me imtėsi zinxhirin e ngjarjeve, hetuesit e policisė kanė zbuluar edhe motivin pėr tė cilin dyshohet se ka filluar konflikti. Burime zyrtare tė policisė thanė se rreth njė muaj mė parė nė kryeqytetin spanjoll ėshtė vrarė njė shqiptar nga Vlora. Ky person rezulton tė jetė i afėrm me njėrin prej personave tė vrarė dje nė qytetin e Vlorės. Motivi i dyshuar i krimit tė ndodhur njė muaj mė parė mendohet se ka qenė rivaliteti mes disa shqiptarėve pėr tė dominuar zonat ku ushtrohet veprimtari e paligjshme. Sipas burimeve zyrtare tė policisė shqiptare, tė cilat i referohen kontakteve me policinė spanjolle, njė grup shqiptarėsh u pėrplasėn rreth njė muaj mė parė nė Barcelonė pėr njė rast tė trafikimit tė drogės. Njė person mbeti i vrarė pėr shkak tė kėtij konflikti, ndėrsa vetėm pak ditė mė vonė nė Vlorė ndodhi vrasja e oficeres, qė sipas policisė ishte hakmarrje pėr ekzekutimin qė kishte ndodhur nė Spanjė. Burimet zyrtare nga policia dhe Ministria e Brendshme thanė se autorėt e ngjarjes nė Barcelonė dhe Vlorė janė skeduar nga policia spanjolle, pasi dyshohet se janė marrė me veprimtari tė paligjshme nė fushėn e trafikut tė lėndėve narkotike. “Vrasja e ndodhur nė Barcelonė tė Spanjės rreth njė muaj mė parė dyshohet se ka pasur si motiv rivalitetin ose ndėrhyrjen nė zonat e kontrolluara tė trafikut”, janė shprehur burimet zyrtare nga policia shqiptare. Sipas tyre, nė bashkėpunim me policinė spanjolle po punohet pėr pėrcaktimin e saktė tė rolit qė kanė pasur nė ngjarje shqiptarėt me qėndrim nė Barcelonė. Policia nuk preferoi tė japė tė dhėna rreth personit tė dyshuar pėr trafik, por tha se ai ėshtė shpallur nė kėrkim nga Interpoli dhe se pas vrasjes sė ndodhur nė Barcelonė i janė bllokuar dy makina, njė “BMW” e bardhė dhe njė “Peugeot” blu.

    Konflikti
    Mediat spanjolle i kanė kushtuar njė hapėsirė tė konsiderueshme vrasjes sė oficeres sė Marinės, Leonora Rama nė Vlorė. Sipas gazetės “ABC” tė Barcelonės, djali i oficeres mė 26 tetor 2006 kishte vrarė njė shqiptar me qėndrim nė Spanjė. Ngjarja kishte ndodhur nė rrugėn B 140 nė kryeqytetin spanjoll, ku policia tha se ka pasur shkėmbim zjarri mes disa shqiptarėve tė skeduar nė disa veprimtari tė dyshimta. Policia spanjolle u ka thėnė mediave se shkak i vrasjes sė shqiptarit dyshohej se ishin konfliktet e lindura nga shpėrndarja e lėndėve narkotike brenda Spanjės. Gazeta “ABC” e Barcelonės nuk sqaron cila palė kishte qenė e pėrfshirė nė trafikun e drogės, por ajo thotė se vrasja qė ndodhi mė 26 tetor sipas hetuesve ka pasur si motiv konfliktet e lindura pėr shkak tė aktivitetit nė fushėn e trafikimit tė drogės dhe shfrytėzimit tė prostitucionit. Gazeta spanjolle ka thėnė se policia e Barcelonės ka nisur drejt Shqipėrisė njė dosje, nė tė cilėn kėrkohet informacion pėr mė shumė se tetė persona. Kėto tė dhėna sipas gazetės kėrkohen me qėllim hetimin e plotė tė vrasjes sė njė shqiptari nga Vlora mė 26 tetor 2006 nė kryeqytetin spanjoll. Policia shqiptare ka konfirmuar se po shkėmben informacione intensive me homologėt spanjollė, me qėllim pėrcaktimin e saktė tė personave qė janė implikuar nė veprimtari tė paligjshme, si dhe rolin e tė dyshuarve nė serialin e ekzekutimeve qė ka filluar nė Barcelonė dhe ėshtė zhvendosur mė pas nė qytetin e Vlorės. tr.so.


    1 muaj
    mė parė njė shqiptar nga Vlora ėshtė vrarė nga bashkėkombas tė tij nė kryeqytetin spanjoll. Policia tha se vrasja kishte pėr motiv trafiqet
    2 makina
    janė bllokuar nga policia njėrit prej personave tė implikuar nė vrasjen e shqiptarit nė Spanjė. I dyshuari ėshtė shpallur nė kėrkim nga Interpoli


    Alibia, Sokol Rama nė policinė e Barcelonės

    Dje paradite, Sokol Rama ėshtė paraqitur nė policinė e Barcelonės. Sipas ligjeve vendase gjykata ka vendosur detyrim paraqitje, pasi ai ėshtė njė ndėr tė dyshuarit e vrasjes sė Slajdi Zahajt. Pikėrisht dje, gjatė kohės qė breshėritė e automatikut i merrnin jetėn dajės dhe plagosnin vėllain e viktimės sė Spanjės, Rama ėshtė paraqitur nė policinė e Barcelonės, duke faktuar kėshtu edhe alibinė e tij, qė nuk ka gisht nė vrasjen e Shpėtim Mukės, siē mund tė dyshohej pas ekzekutimit tė sė ėmės.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,236
    Kėrkim ndėrkombėtar pėr Sokol Ramėn

    TIRANĖ- Pas ekzekutimit tė Shpėtim Mukės e Ervin Shehut mesditėn e 30 nėntorit, pėrveē dėshmisė sė tė mbijetuarit, policia e Vlorės ka nė dorė edhe njė tjetėr provė tė rėndėsishme. Sipas grupit hetimor nė qytetin bregdetar, nė makinėn e braktisur nga tė dyshuarit si ekzekutorė ėshtė gjetur edhe njė kapele, e brenda saj flokėt e njėrit prej tre pjesėmarrėsve nė atentat. Drejtuesit e policisė lokale thanė dje pėr “Shekullin” se fijet e flokut janė dėrguar pėr analizėn e ADN-sė, qė ka pėrcaktuar autorė tė vrasjeve nė shumė raste, dhe pėrgjigja e ekspertėve nuk do tė vonojė. Po ashtu, postblloqet e shumtė tė policisė nė rrugėt e qytetit kanė nėn kontroll tė gjitha hyrjet e daljet, me qėllim kapjen e autorit. “Krehjet” nė mjaft zona, pas informacioneve tė marra nė rrugė operative, mendohet ta shpien policinė nė strehėn e tė dyshuarve pėr vrasjen e bujshme tė tre ditėve mė parė. Shefi i komisariatit tė Vlorės, Milahim Pira, pohon se policia do tė jetė shumė shpejt nė vendin e duhur. “Masa e parė qė u mor ishte shpallja nė kėrkim e Sokol Ramės, ndėrsa tanimė fotoja e tij disponohet nga pikat e kalimit kufitar si dhe nga policitė e tė gjitha qarqeve. Tė dhėnat operative ia kemi dėrguar edhe Interpol Tiranės dhe pritet qė tė shpallet edhe kėrkim ndėrkombėtar”,- u shpreh Pira, shef i komisariatit tė Vlorės. Ndėrkohė, nė qytetin ku brenda njė muaji ndodhėn tri vrasje tė bujshme ka pėrqendrim tė Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, kurse Reparti Special i RENEA-s ėshtė nė gatishmėri, nė pritje tė njė lėvizjeje tė mundshme.

    ***

    Ekspertėt kriminalistė janė treguar tė vėmendshėm nė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, ku kanė administruar tė gjitha objektet e gjetura nė tė. Mė pas ata kanė bėrė kontroll tė imtė nė automjetin e braktisur nė afėrsi tė zonės sė Bunavisė, qė mendohet se i pėrket tė dyshuarve si atentatorė, ku edhe kanė gjetur njė tjetėr provė tė rėndėsishme. “Pas dėshmisė sė pakontestueshme tė tė plagosurit Edvin Zanaj, se ekzekutori i dajės dhe fqinjit tė tij ishte Sokol Rama, ne kemi nė dorė tashmė edhe njė tjetėr provė materiale, flokėt e gjetur nė kapelen e 24- vjeēarit”, -deklaroi shefi i komisariatit tė Policisė sė Vlorės, Milahim Pira. Sipas tij, dėshmia e Zanajt ėshtė njė ndihmė e madhe pėr policinė, pasi ky i fundit e ka njohur saktėsisht atentatorin, tė cilin dikur e ka pasur mik, pasi ishte me fytyrė tė zbuluar, e vetėm nė kokė kishte kapele. Dėshmia e tij, pėrputhej me provėn qė inspektorėt gjetėn nė makinėn e braktisur nė rrugėn Vlorė-Bunavi. Fillimisht, dėshmia e Edvin Zanajt ėshtė marrė me rezerva, por pas verifikimit tė saj me sendet e gjetura nė makinėn e krimit, grupi hetimor e quajti dėshminė e tij tė pakontestueshme. Kjo solli shpalljen e kėrkimit tė sforcuar nga prokuroria tė tė dyshuarit Sokol Rama, qė mendohet tė kėtė hyrė ilegalisht nė Shqipėri rreth 15 nėntorit.

    ***

    “Po punojmė pėr kapjen e tė dyshuarit si autor i kėsaj vraseje. Fotoja e Sokol Ramės ndodhet nė duart e tė gjitha policive lokale. Disponojmė tė dhėna operative tė rėndėsishme qė nuk i publikojmė pėr arsye tė ruajtjes sė fshehtėsisė sė operacionit”, -vijoi pėr “Shekullin” komisari i Vlorės, Pira. Nė njė nga kėto bėn pjesė edhe hyrja e Ramės nė mėnyrė ilegale nė Shqipėri, pak ditė pas vrasjes sė tė ėmės, Leonorės. Policia vendore zotėron edhe tė tjera informacione tė rėndėsishme qė mund tė ēojnė nė zbulimin e vendndodhjes sė Sokol Ramės dhe bashkėpunėtorėve tė tij, por pėr arsye tė konspiracionit tė procesit tė kėrkimit uniformat blu nuk shprehen pėr kėto tė dhėna. Tė dhėnat operative dhe informacionet i janė dėrguar edhe Interpolit, i cili pritet tė shpallė nė kėrkim ndėrkombėtar tė dyshuarin, pėr t’i prerė rrugėn e njė largimi tė mundshėm klandestin jashtė Shqipėrisė. Nėpėrmjet Interpol Tiranės, policia vlonjate ka kėrkuar informacion edhe nga kolegėt spanjollė dhe janė nė pritje tė ndonjė tė dhėne, por tani pėr tani nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje. Policia e Shtetit ėshtė e gjitha nė kėmbė pas ngjarjes serialit tė vrasjeve nė qytetin e Vlorės. Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Fierit janė vėnė nė dispozicion tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Vlorė, ndėrsa nė pritje tė informacionit tė sigurt pėr vendndodhjen e tė kėrkuarit Sokol Rama, Forcat Speciale tė RENEA-s qė deri tani nuk janė bėrė pjesė e operacionit, janė nė gatishmėri pėr lėvizje tė menjėhershme.


    KRONOLOGJIA



    27 shtator 2006

    Vrasja e dyfishtė ka ndodhur nė Barcelonė. Sokol Rama mendohet tė jetė ekzekutori i Slejdi Zanit, Elidon Nelajt dhe plagosjes sė Edmond Rushitajt. Policia e Qarkut Vlorė u njoftua nga kolegėt spanjollė pėr atė qė kishte ndodhur. Rama u kap fillimisht nga autoritetet spanjolle pėr vrasjen e dyfishtė, por mė pas, pėr mungesė provash u la nėn masėn e detyrim paraqitjes.



    11 nėntor 2006

    Nė afėrsi tė godinės sė bashkisė sė Vlorės, mbeti e vrarė 47-vjeēarja Leonora Rama. Armando Zanaj u dyshua dhe rezultoi tė ishte autori i kėsaj vrasjeje. Zanaj u ndalua rreth 3 orė mė pas dhe pranoi se ishte ai vrasėsi i oficeres sė marinės. Policia e Vlorės tha se adoleshenti e kishte qėlluar viktimėn me 4 plumba tė njė pistolete tip TT


    30 nėntor 2006

    Kanė mbetur tė vrarė pranė shtėpisė sė tyre nė vendin e quajtur Pusi i Mezinit, 41- vjeēari Shpėtim Muka dhe Edvin Shehu, ndėrsa u plagos Edvin Zanaj, vėllai i ekzekutorit tė Leonora Ramės. Policia ka shkuar nė vendngjarje dhe u vu nė ndjekje tė automjetit tip “Benz” tė vjedhur, i cili u gjet i braktisur nė rrugėn Vlorė-Bunavi. I dyshuar pėr kėtė ngjarje ėshtė Sokol Rama

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,236
    “Si u vranė dy shqiptarėt nė Barcelonė”

    Agjentėt e “Civil Guard”, tė cilėt kanė investiguar vrasjen e shqiptarėve nė shtatorin e vitit tė kaluar nė Barberą tė Vallčs nė Barcelonė, e kanė njohur 16-vjeēarin, vėllanė e njė prej emigrantėve tė vrarė nga Sokol R. Sipas gazetės spanjolle “El Pais”, agjentėt kanė konfirmuar se 45-vjeēarja Leonora Rama ėshtė qėlluar me pesė plumba nė sytė e vajzės sė saj 15-vjeēare. Sipas “El Pais”, dyshohet se autori i vrasjes ėshtė Arming Zanaj, vėllai i Elvis Zanaj, njė nga emigrantėt e vdekur nė Barberą tė Vallčs. Ndėrkohė, sipas versionit tė disa personave, ai e ka vrarė gruan 45-vjeēare sepse ajo ishte nėna e Sokol Ramės, njė nga tė dyshuarit pėr vdekjen e vėllait tė tij. Sokol Rama tashmė ėshtė identifikuar nga agjentėt e “Civil Guard” nė Barcelonė. Ndėrsa dy tė vrarėt, Elvis Zanaj, 24 vjeē dhe Nico Delaj, 30 vjeē, sipas gazetės ishin tė pėrfshirė trafik ndėrkombėtar tė lėndės narkotike. Sipas burimeve nga “Civil Guard”, mėsohet se po hetojnė pėr tė vėrtetuar kėtė informacion. Ndėrkohė, dėshmitarėt qė kanė qenė tė pranishėm nė historinė e vitit tė kaluar nė Barcelonė, ku janė vrarė dy emigrantėt, pohojnė se autorėt e vrasjes kanė qenė me njė makinė tė bardhė dhe i kanė qėlluar nė orėn 14:00, nė njė distancė tė afėrt.

    Tirana Observer

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    127
    Qekur paska policia shqiptare ne dispozicion ADN te shtetasve?
    Me se do i krahasojne ate tre fijet e flokut?
    Mos jane perralla te tipit CSI?
    A ka ndonje ligh ne Shqiperi per ADN e shtetasve?

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,236
    Sokol Rama arrestohet nė Madrid

    Vrasja e Shpetim Mukes

    Policia spanjolle zbulon bazėn e tė kėrkuarit shqiptar nė Madrid. Arrestohet sė bashku me mikun e tij 23-vjeēar
    Rama, "strumbullari" i zinxhirit hakmarrės qė i mori jetėn nėnės sė tij, Leonora dhe Shpėtim Mukės


    SPANJĖ- Protagonisti i zinxhirit hakmarrės qė filloi nė Barcelonė tė Spanjės dhe u zhvendos me disa atentate nė Vlorė ėshtė arrestuar dy ditė mė parė nė Madrid. Lajmi pėr arrestimin e Sokol Ramės dhe mikut tė tij 23-vjeēar, Elis H. ėshtė publikuar nė agjencitė e lajmeve spanjolle, tė cilat citojnė si burim informacioni Ministrinė e Brendshme. Hetimet pėr Sokol Ramėn dhe shqiptarin tjetėr tė ndaluar filluan nė shtator tė vitit tė kaluar, kur dy shqiptarė u akuzuan pėr atentatin me armė nė Barbera of Valle's nė Barcelonė. Rama dhe 23-vjeēari tjetėr shqiptar akuzohen nga drejtėsia spanjolle pėr vrasjen e Slejdi Zanajt dhe Niko D.si dhe plagosjen e Edmond Rushitit, krim ky qė kishte si motiv luftėn pėr kontrollin e zonave tė prostitucionit nė Barcelonė.

    ***

    Sipas mediave spanjolle, Sokol Rama, ėshtė ndaluar mė 27 mars nė Madrid, sė bashku me njė tjetėr shqiptar 23-vjeēar, Elis H. Ata akuzohen se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė vrarė nė Barcelonė Slejdi Zanin dhe Niko. D. Duke iu referuar hetimeve tė policisė spanjolle, Rojet Civile zbuluan se dy tė rinjtė shqiptarė fshiheshin nė njė banesė nė Madrid, ēka edhe inicioi njė operacion policor tė quajtur "Niko". Hetuesit verifikuan se dy tė rinjtė kishin marrė masa tė mėdha sigurie, pėrfshirė kėtu edhe disa pajisje zbulimi dhe kėrkimi qė u gjendėn nė vendstrehimin e tyre nė kryeqytetin spanjoll.Pas operacionit tė realizuar nga grupe speciale tė Rojes Civile spanjolle, nė shtėpinė e tė arrestuarve u gjet njė pistoletė e kalibrit 38, shumė fishekė, para dhe dokumente false shqiptare.

    ***

    Dy tė ndaluarit mė 27 mars nė Madrid, Sokol Rama dhe miku i tij shqiptar numėrojnė njė sėrė ngjarjesh tė mėparshme kriminale tė ndodhura nė Shqipėri. Rreth 15 ditė pas vrasjes sė ndodhur nė Barcelonė, nė qytetin e tyre tė lindjes nė Vlorė, u ekzekutua nėna e Sokol Ramės, Leonora. Oficerja e Marinės u vra nė qendėr tė qytetit, ndėrkohė qė autori i kėtij krimi, Armando Zanaj, u shpreh se e kreu krimin pėr tė marrė hakun e vėllait tė vrarė nė Spanjė. Kur Sokol Rama mėsoi vrasjen e sė ėmės, dyshohet se urdhėroi vrasjen e xhaxhait tė Slejdi Zanajt, Shpėtim Mukės dhe plagosjen e nipit tė tij, Edvin Zanaj. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo spanjolle nuk kanė mundur tė sigurojnė prova tė mjaftueshme pėr tė implikuar Sokol Ramėn direk nė atentatin ndaj Shpėtim Mukės, por dyshohet se ai ėshtė urdhėruesi i krimit. Ndėrkaq, pas ekzekutimit tė ndodhur mė 30 nėntor nė Vlorė, policia e kėtij qyteti shpalli nė kėrkim Sokol Ramėn. Edhe pse nė dukje u bashkėpunua me Interpolin, vendstrehimi i Sokol Ramės nuk u zbulua deri mė 27 mars, kur ai u arrestua nė njė apartament tė mirėsurvejuar nė kryeqytetin spanjoll, Madrid.Pėrgatiti: a.bogdani

    KRONOLOGJIA

    27 shtator 2006

    Vrasja e dyfishtė ka ndodhur nė Barcelonė. Sokol Rama mendohet tė jetė ekzekutori i Slejdi Zanit, Elidon Nelajt dhe plagosjes sė Edmond Rushitajt. Policia e Qarkut Vlorė u njoftua nga kolegėt spanjollė pėr atė qė kishte ndodhur. Rama u kap fillimisht nga autoritetet spanjolle pėr vrasjen e dyfishtė, por mė pas, pėr mungesė provash u la nėn masėn e detyrim paraqitjes

    11 nėntor 2006

    Nė afėrsi tė godinės sė bashkisė sė Vlorės, mbeti e vrarė 47-vjeēarja Leonora Rama. Armando Zanaj u dyshua dhe rezultoi tė ishte autori i kėsaj vrasjeje. Zanaj u ndalua rreth 3 orė mė pas dhe pranoi se ishte ai vrasėsi i oficeres sė marinės. Policia e Vlorės tha se adoleshenti e kishte qėlluar viktimėn me 4 plumba tė njė pistolete tip TT

    30 nėntor 2006

    Kanė mbetur tė vrarė pranė shtėpisė sė tyre nė vendin e quajtur Pusi i Mezinit, 41- vjeēari Shpėtim Muka dhe Edvin Shehu, ndėrsa u plagos Ervin Zanajt, vėllai i ekzekutorit tė Leonora Ramės. Polica ka shkuar nė vendngjarje dhe u vu nė ndjekje tė automjetit tip "Benz" tė vjedhur, i cili u gjet i braktisur nė rrugėn Vlorė-Bunavi. I dyshuar pėr kėtė ngjarje ėshtė Sokol Rama

    Shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. El Clįsico: Real Madrid 2 - 6 Barcelona
    By no name in forum Futbolli
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:30
  2. El Clįsico: FC Barcelona vs Real Madrid CF
    By Davius in forum Futbolli
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 05:56
  3. Real vs Barēa
    By Davius in forum Futbolli
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 03:57
  4. Real Madrid vs FC Barcelona
    By Davius in forum Futbolli
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 09:21
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    By Brari in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •