Forumi Shqiptar

Shko Mbrapa   Forumi Shqiptar > Kultura > Kinematografia dhe televizioni
Regjistrimi PyetėsoriDonacione Lista e Anėtarėve Kalendari Muzika Chat 24/7 Shėnoji Forumet si tė Lexuar

Kinematografia dhe televizioni Kėtu mund tė lini pėrshtypjet tuaja mbi filmat qė pėlqeni mė shumė, qofshin kėta filma shqiptarė apo tė huaj. Gjithashtu mund tė postoni skupe dhe tė reja mbi artistėt dhe yjet e Hollywood-it.

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės
Vjetėr 02-10-2006, 14:37   #1
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
Festivali i 12-tė i filmit shqiptar: 2-9 tetor,2006

Tetori sjell ne Tirane, Festivalin i Filmit Shqiptar


Pas 6 vjetesh, i cilesuar si nje stacion shume i rendesishem politik per sa i takon kinematografise shqiptare, Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet ne Tirane ne datat 2-9 tetor. Filmat "Made in Albania", qe vitet e fundit jane me pikatore do te shfaqen para publikut, kritikes dhe artisteve, duke shenuar ballafaqimin e produksioneve filmike pergjate viteve te fundit

Filmat "Made in Albania", ata qe ne kohen e "xhaxhit" ishin thuajse menyra e vetme e argetimit te shqiptareve, prej kohesh jane me pikatore. Produksionet e filmave jane fare te paket, ndersa festivalet jane te munguar. Pas 6 vjetesh, i cilesuar si nje stacion shume i rendesishem politik per sa i takon kinematografise shqiptare, Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet ne Tirane ne datat 2-9 tetor. Duke shenuar keshtu, edicionin e 12-te te ketij festivali, i cili eshte nje tradite e trasheguar prej viteve te hershme te komunizmit. Ky festival, duke qene manifestim tradicional i vlerave te filmit shqiptar, feste e filmit, gjithcka qe kerkon te arrije ne kete moment kritik ku gjendet kinematografia shqiptare, eshte ballafaqimi i pervojave dhe i vlerave te prodhimit filmik shqiptar. Drejtori i Qendres Kombetare te Kinematografise, njekohesisht edhe president i festivalit shprehet: "Ky eshte nje moment shume i rendesishem, pasi me perfundimin e ketij festivali, ne do konstatojme se cfare ecen mire, ku calojme dhe si mund te veprojme qe te mos mbetemi perhere ne te njejtin vend dhe me te njejtat diskutime". Pergjate javes se festivalit, e cila do te ndryshoje edhe fytyren e trekendeshit Galeri-Milenium-Teater Kombetar ne saje te tapetit te kuq, do te shfaqen rreth 15 filma artistike, 20 filma dokumentare, 14 filma te animuar, si edhe 24 filma alternative. Kjo, pasi sikunder cdo festival filmi ne te gjithe boten konceptohet ne seksione, dhe ky i sivjetshmi eshte konceptuar te zhvillohet ne kater te tille. Keshtu, filmat konkurrues pasi kane dale nga nje seleksionim final, do te konkurrojne ne: seksionin e filmit artistik me metrazh te gjate, seksionin e filmit dokumentar, seksionin e filmit alternativ dhe seksionin e filmit te animuar. Ajo cka verehet eshte pjesemarrja jo e vogel e filmave kosovare, ku spikat "Kukumi" i Isa Qoses, i cili ka marre pjese dhe eshte vleresuar ne edicionin e kaluar te festivalit te Venecias. Ndersa do t'i mungoje kineasti Pirro Milkani ketij festivali, pasi filmi i tij, "Trishtimi i Zonjes Shnajder", eshte ende duke u montuar. Ajo cka eshte menduar ende pa nisur ky edicion i 12-te i festivalit, eshte ndryshimi i formules per edicionin e ardhshem, te cilin nje Zot e di se kur do te jete. Kjo, pasi sipas Ferrit: "Duhet te dalim nga lokaliteti, per te sjelle ne Shqiperi nje Festival Nderkombetar te Filmit". Ndersa ajo qe pritet me me shume padurim, eshte mbremja e madhe e ndarjes se cmimeve, te cilet nuk do te jene te pakte. Juria perbehet nga emra qe ende nuk jane bere publike, pasi sikunder shprehet Ferri: "Eshte shume e veshtire te kesh nje juri pa konflikt interesash, pasi pjesa me e madhe e kineasteve jane garues ne festival". Por eshte e sigurt ama, qe do te jene tri juri qe do te vleresojne arritjet me cilesore ne kete prurje kinematografike. Nje per filmin artistik, nje per dokumentarin dhe nje per alternativin dhe filmin e animuar. Cmimet qe do jepen jane: kupa e filmit artistik, e filmit artistik alternativ, e filmit me te mire dokumentar, e filmit vizatimor, kupa e regjisorit te karrieres, kupa e aktorit/aktores te karrieres, regjine me te mire, skenarin, rolin me te mire, protagonist/e, cmim special per rolin joprotagonist, fotografine, muziken, skenografine, kostumet, montazhin, masken. Po ashtu, nese do te dale e nevojshme, seciles prej jurive do u lihet e drejta te jape edhe nga nje cmim te vecante me emertimin "Cmimi i vecante i jurise".


Korrieri

Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-10-2006 mė 14:57.
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Sponsorizuesit e Forumit
Reklama
 
Vjetėr 02-10-2006, 14:43   #2
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
Filmat pjesemarres ne Festival:

Filmat artistike

Kosove:
1. "Anatema", Agim Sopi
2. "Etjet e Kosoves", Sunai Raca
3. "Kukumi", Isa Qosja

Shqiperi:
4. "Gjoleka, djali i Abazit", Dhimiter Anagnosti
5. "I dashur armik", Gjergj Xhuvani
6. "Letra e re", Edmond Budina
7. "Lule te kuqe, lule te zeza", Mevlan Shanaj
8. "Vera", Artan Minarolli (jashte konkurrimit)
9. "Nata pa hene", Artan Minarolli
10. "Parullat", Gjergj Xhuvani
11. "Syri magjik", Kujtim Cashku
12. "Tirana viti zero", Fatmir Koci
13. "Trishtimi i Zonjes Shnajder", Pirro Milkani (jashte konkurrimit)
14. "Yllka", Ylli Pepo



Dokumentaret

1. "Lira", Saimir Kumbaro
2. "Aleksandri i madh i shqiptareve", Namik Ajazi
3. "Fshati pa emer", Esat Musliu
4. "Braktisja e madhe", Petrit Ruka
5. "Diogjeni i qyteterimit shqiptar", Viktor Gjika
6. "E madhe gjema e mekatit", Ibrahim Mucaj
7. "Enciklopedi qe ecen ne kembe", Kujtim Gjonaj
8. "Omer Kaleshi", Esat Ibro
9. "Dialog per ikjen", AnilaVarfi
10. "Rruga Egnatia", Vladimir Prifti
11. "Midis Skilles dhe Karibes", Iris Elezi
12. "Njeriu qe kapercente shekujt", Donika Muci
13. "Mjeker e thinjur", Pluton Vasi
14. "Lumieret e Ballkanit", Ylli Pepo

Kosove:
1. "Ikona e loteve", Ilir Kabashi
2. "Harmonika, Burbuqe Berisha

Maqedoni:
1. "Nje jete per atdheun", Afet Miftari
2. "Oxhaku", Ajten Mehmeti
3. "Mora rrugen per manastir", Afet Miftari
4. "Larg hakmarrjes", Merita Cocoli



Filmat vizatimorė

1. "Korbi dhe dhelpra", Bujar Kapexhiu
2. "Ishulli", Rikarda Nova
3. "Kafene", Shaqir Veseli
4. "Koha e dashurise se akrepave", Bertrand Shijaku
5. "Kohet moderne", Artan Maku
6. "Les fauves", Stefan Taci
7. "Nente vjet e nente dite", Artur Dauti
8. "Princesha dhe hena", Ergys Faja
9. "Ura", Artur Muharremi
10. "Rituali", Albert Malltezi
11. "Kam nje kungulleshke", Gjin Varfi
12. "Metamorfoza", Artur Dauti
13. "Porta e luanit", Artan Maku
14. "Bese ujku", Gjin Varfi



Filmat alternative

Kosove:
1. "E di se kam pasur nje titull, por...", Arben Kastrati
2. "Antigona", Burim Mustafa
3. "Ikja", Gazmend Nela

Shqiperi:
4. "89 cent", Dhimiter Ismaili
5. "Bir", Ilir Hunci
6. "Edeni i braktisur", Eno Milkani
7. "Gaz", Bujar Alimani
8. "Klub", Erjon Kame
9. "Lulebore", Robert Budina
10. "Lulet e nje nate dimri", Ibrahim Muca
11. "Macet ne debore", Irvin Muca
12. "Nje dite e mrekullueshme", Ibrahim Muca
13. "Valsi i lumturise", Armando Bora
14. "Dasma tjeter", Namik Ajazi
15. "Ishte kohe per dashuri", Ylli Pepo
16. "Butrinti", Vladimir Prifti
17. "Tuneli", Ilir Butka
18. "Ditelindja e Katerines", Dionis Papadhimitri
19. "Nje eekend jashte sezonit", Ilir Harxhi
20. "50 leke", Borin Leka
21. "Vonesa", Valon Bajgora
22. "Lamtumire", Klajd Papadhimitri
23. "Nje pritje e mundimshme", Andi Haxhihyseni
24. "Cdo te thote", Pluton Vasi


Lista sipas Gazetės Korrieri

Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-10-2006 mė 15:43.
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 02-10-2006, 14:50   #3
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
RRĖNJĖT E MIJA JANĖ TEK ARBĖRIA
FILM DOKUMENTAR
Pjesėmarrės nė
Festivalin e 12-tė tė Filmit Shqiptar
(Tiranė -Tetor 2006)


REGJISOR: Lirio Nushi.

SKENARI: Meriman Brahaj & Lirio Nushi.

KOHĖZGJATJA: 30 minuta.

REALIZUAR: me porosi tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve Kosovė, Dep. DĒJ
nga L.N Company nė Athinė- Shtator 2004.

SPONSORIZUAR: nga M.K.R.S. Kosovė, Dep.DĒJ

PREZANTIMI: 05 TETOR 2006, Ora: 11:00, Teatri Kombėtar Tiranė, Salla NR.1

KONTAKT:
Web Administrator & Information
Orest Ljkardi

Regjisor
Lirio Nushi ,
Mob: 00355-Vodaphone Albania-2800861.
lirionushi@lirionushi.com

Filmi Dokumenatar “RRĖNJĖT E MIJA JANĖ TEK ARBĖRIA” vjen pėr herė tė parė nė Shqipėri, nė Tiranė, mbas pjesėmarrjes sė tij nė “Javėn Ndėrkombėtare tė Kulturės sė Arbrit” qė u zhvillua nė Kosovė nė Shtator tė vitit 2004 gjatė sė cilės ky film u dekorua atje me “Diplomė Nderi” nga M.K.R.S. Kosovė, Departamenti D.Ē.J. Ky film u realizua nė Athinė.

Filmi i kushtohet njė prej heronjve modern mė tė medhenj tė Diasporės Shqiptare, Aravnitit-Arbėror ARISTIDH KOLJA.

Nė kėtė film pėrshkruhet thjesht biografia e jetės sė tij, studimet e tij historiko-shkencore, folklorike dhe librat e shumtė studimorė e letrar, vepra tė cilat nė vetevete trondisin ēdo opinion tė deritanishėm mbi arvanitėt-arbėrorė tė Greqisė duke mbėrritur deri nė rrėnjėt tona tė lashta-pellazgėt. Vepra qė kėrkojnė dhe gjejnė origjinėn e mirfilltė shqiptare tė aravanitėve-arbėrorė tė Greqisė, tė cilat pėrbėjnė nė vetvete njė “revolucion tė madh” mbi tė vėrtetėn e tyre dhe qė nė njė farė mėnyrė kėrkojnė njė “pohim zyrtarė” tė egzistencės sė “kėtij populli tė harruar” i cili zė njė vend tė konsiderueshėm nė total tė popullsisė sė sotme greke por edhe nė jetėn e vendit tonė fqinjė Greqisė, me kryeministrat grek me origjinė arvanite-arbėrore, pjesėmarrjen e tyre nė Revolucionin Grek tė vitit 1821, prezencėn e tyre tė fuqishme nė ēdo drejtim, nė art, kulturė, folklor..., etj,.

Gjithashtu nė kėtė film dokumentar pėrshkruhet puna e tij e madhe deri nė ēastet e fundit tė jetės, pėrkrahja e tij e madhe pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės gjat luftės -1999, duke dalė pėrpara mediave greke, pėr njė Kosovė Republikė, duke trumbetuar se nėse ka njė popull qė afėrsi gjinore mė tė afėrt me greket-ata janė shqiptarėt, dhe duhet ti pėrkrahim nė kėto momente tė vėshtira, duke i bėrė kėshtu thirrje aleati opinionit publik grek. Pėrkrahja e tij e madhe tek shqiptarėt emigrantė qė jetojnė atje duke e bėrė atė vėrtetėsisht njė ambasador tė vėrtetė tė ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi.

Pėr tė gjitha kėto ai ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me “Medaljen e Artė Naim Frashėri” pas vdekjes, dhe qytetar nderi i njė prej qyteteve mė heroik tė Kosovės-Skėnderaj.

Pėrgjatė filmit pėrēohen mesazhe tė shumta dhe tė fuqishme, pozitive, duke i dhėnė njė ngarkesė dhe potencial tė lartė emocional filmit i cili pa dyshim do tė ngrej peshė zemrat e tė gjithė shqiptarėve.

Nė kėtė film janė pėrdorur materiale filmike-arkiva ku shumica e tyre janė tė regjistruara me teknologji jo profesionale dhe kjo nuk ka ndihmuar qė tė kemi njė pamje tė pėrkryer vizive, por nė njė film dokumentar ajo qė ka vlerė ėshtė dokumenti dhe jo cilėsia e tij.

Personazhet real nė njė film dokumentar, pa interpretim tė improvizuar, pra aktorė, e bėjnė zhanrin e filmit dokumentar interesant duke e veēaur atė dukshėm nga filmi artistik. Ky ėshtė njė dallim i madh qė i jep vlerė filmit dokumentar nė tėrėsi dhe e bėnė atė tė veēantė duke e plotėsuar edhe me pėrmbajtjen e tij e cila nuk ėshtė trajtuar asnjėherė deri tani nė kinematografinė shqiptare.

Nuk ka qenė pengesė qė si regji ėshtė realizuar pa pasur njė studim tė nivelit profesional pėr regji, pasi studimet dhjetė vjeēare tė miat nė terren pėr arvanitėt-arbėrorė duke shėtitur rreth 900 fshatra tė Greqisė ku flitet shqip, me materiale burimore, dhe mbi 50 zona tė arbėreshėve tė Italisė mė krijuan besimin se askush tjetėr pėrveē meje nuk do tė ishte i denjė tė nxirrte njė skenar tė pagabueshėm edhe nga pikpamja studimore e historike, e cila ėshtė mjaft e rėndėsishme dhe delikate nė kėtė rast duke i dhėnė kėshtu vlera reale filmit pa egzagjerime tė terpuara, aq mė tepėr qė nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė biografi tė thjeshtė tė heroit tė filmit. Gjithashtu shkencat kompjuterike Multimedia tė larta qė unė kam kryer nė Athinė mė lehtėsuan mjaft punėn nga pikpamja teknike, megjithėse nė rastin konkret me mua kanė bashkėpunuar dhe shumė persona tė tjerė tė cilėt pėrmenden nė titrat e filmit dhe unė i falenderoj, pasi ka qenė njė punė e lodhshme qė duhej kryer brenda 30 ditėve. Janė realizuar 25 orė xhirime pėr tė nxjerrė vetėm 30 minuta film.

Pėr mua ishte eksperienca e parė nė kėtė fushė dhe me mirnjohje tė madhe dua tė falenderoj organizatorėt e festivalit qė e pranuan filmin tim nė kėtė eveniment gjigant tė filmit shqiptarė duke e radhitur emrin tim pėrkrah kollosėve mė tė mėdhenj tė kinematografisė shqiptare dhe pres me ankth dhe pozitivisht ēdo lloj kritike qė do tė mė bėhet, edhe pozitivet edhe negativet.

Vetė bashkėshortja e tij me tė dy fėmijėt e Koljas pritet tė vijnė pėr tė qenė prezentė gjatė prezantimit tė filmit nė Tiranė, si edhe personalitete tė tjera tė larta nga Diaspora Shqiptare.

Katėr diploma, tė cilat mė janė akorduar jashtė Shqipėrisė, pėr punėt e mija ndėr tė cilat vlen tė pėrmend punėn pesėvjeēare tė realizimit tė diskut “Arbėreshe Songs” i cili nė vetvete ėshtė njė studim i madh muzikologjik, si edhe dy filmat e mi dokuemntarė: “Rrėnjėt e mija janė tek Arbėria” dhe “Arvanitėt-Arbėrorė njė popull i harruar”, mė lėnė tė shpresoj se nga ky festival nuk do tė iki pa u vlerėsuar.

Nėse Kolja do tė ishte nė kėtė sallė do tė thoshte: Nėntori qė po vjen nuk ėshtė si tė tjerėt, bėhuni gati, ai do tė jetė “Njė Nėntor i Tretė” pėr tė gjithė Shqiptarėt!

Lirio Nushi
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 02-10-2006, 14:58   #4
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
Anagnosti i thote "jo" Festivalit te Filmit

Ka kaluar fare pak kohe prej premieres se bujshme ne "Milenium", ku u shfaq per here te para "Gjoleka, djali i Abazit". I ngjizur prej kohesh, qe ne dhjetorin e ndryshimeve te vitit 1991, filmi me regji dhe skenar te Dhimiter Anagnostit, i cili vendos ngjarjet ne Vuno te Himares, ne ate pjese te jugut ne vitin 1926, ktheu pas 16 vjetesh tek publiku regjisorin Anagnosti. Por kjo s'do te thote qe te ekzistoje edhe deshira e kineastit per ta paraqitur filmin e tij ne festival. Vete kineasti mesohet te jete shprehur, se nuk do qe te marre pjese ne festival, por gjithsesi, filmi do te jete konkurrent. Dhe nese ndodh keshtu, ketij festivali duhet t'i mjaftoje shfaqja e filmit, pasi regjisori Anagnosti nuk do te jete prezent. I gjendur Ferri shprehet se filmi, i cili eshte financuar krejtesisht nga QKK-ja, duhet te jete ne festival dhe persa i takon anes ligjore nuk ka asnje pengese qe ky film te jete, pasi pronesia e tij nuk eshte e Anagnistit. Vijon duke thene se kontaktet jane te vazhdueshme, duke besuar se do te gjendet zgjidhja me e mire. Dhimiter Anagnosit eshte nje prej kineasteve me te mire te kinematografise sone, dhe ky eshte nje motiv me shume, qe kujdesi ndaj ketij rasti te jete maksimal. Kete e pohon edhe vet Ferri, duke mos lene pa permendur kontributin e tij ne kinematografine shqiptare


Korrieri
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 07-10-2006, 12:34   #5
Alda1
i/e regjistruar
 
Anėtarėsuar: 12-03-2006
Postime: 49
Alda1 i vlerėsuar mirė
festivali i filmit shqiptar

pas kaq vitesh perseri kete jave ne tirane u rikthye festivali i filmit shqiptar. nje feste dhe konkurs madheshtor ne fakt duke iu referuar menyres se organizimit. per here te pare artistet shqiptare kane ecur mbi tapetin e kuq, si aktoret hollivudiane ne kane. e meqe ne knae nuk besoj se do te kene mundesi te ecin ndonjehere, nje improvizim i asaj pamjeje iu arrit t'i behej tiranes ne rrugen drejt kinemase se vetme ne kryeqytet "Millenium". si e keni perjetuar kete aktivitet? a i keni ndjekur filmat gjate konkurrimit?
Alda1 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 08-10-2006, 13:17   #6
YaSmiN
i/e regjistruar
 
Maska e YaSmiN
 
Anėtarėsuar: 05-10-2004
Vendndodhja: DuKe Pire CoFfeE Ne StaRbuckS
Postime: 1,552
YaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėmYaSmiN i pazėvėndėsueshėm
Jo sepse e para nuk kam kohe degjoj vetem lajmet ketu.Edhe e dyta vetem kur vete ne Shqiperi me pushime ndonjehere shikoj ndonje film shqiptar.
YaSmiN nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 10-10-2006, 00:09   #7
Henri
E gjifa
 
Maska e Henri
 
Anėtarėsuar: 14-04-2002
Vendndodhja: Kanada
Postime: 1,090
Henri Henri Henri Henri Henri Henri
Oh paskam punuar ne dy nga keta filmat une

Ndonje lajm te fundit nga festivali? Si doli, kush fitoi, pse nuk shkoi Anagnosti? Po he o shqiptare, ne per thashetheme mbajme vendin e pare! (kjo e fundit mund te lexohet edhe ne vargje )
__________________
Perėndia nuk ėshtė mace...
Henri nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 10-10-2006, 01:31   #8
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
Historik mbi festivalet e filmit nė Shqipėri

Festivali i parė
U mbajt mė 5-11 Prill 1976. Konkurruan 5 filma artistikė. Ēmimin e filmit mė tė mirė e fitoi “Nė fillim tė verės” me regji tė Gėzim Ererbarės, ndėrsa kupa e fėstivalit i jepet Xhanfize Kekos. Vitori Ēeli fitoi nė gjininė e dokumentarėvė me prodhimin “Pėr Asdrenin”. Nga dy filmat vizatimorė qė ishin nė konkurrim, fitoi “Zana dhė Miri” mė regji tė Vlash Drobonikut dhe Tomi Vaso.



Festivali i dytė
Rėalizohėt nga data 16-23 prill 1977. Konkurruan 8 filma artistikė, 15 filma dokumentarė dhe dy filma vizatimorė. Fitues pėr filmin artistik ėshtė “Lulėkuqet mbi mure” me regji tė Dhimitėr Anagnostit, ndėrsa dokumentari fitues shpallet “Populli nė kėmbė, Partia nė ballė” me regji tė Endri Kekos.



Festivali i trėtė
Nga data 21-28 prill 1979 konkurruan 8 filma artistikė, 13 filma dokumentarė dhė 5 filma vizatimorė. Fitoi filmi “Gjėnėral Gramafoni” me regjisor Viktor Gjikėn. Kupa e festivalit i jepet regjisorit Viktor Gjika dhe skenaristit Vath Koreshi. Dokumentari fitues pėr festivalin e tretė ėshtė “Lumja ti moj Shqipėri” i Endri Kekos



Festivali i katėrt
U zhvillua nga data 20-26 prill tė vitit 1981. Nė kėtė edicion u bashkuan nė njė seksion filmi vizatimor me atė artistik. Konkurruan 12 filma artistikė, 6 vizatimorė dhė 25 filma dokumentarė nė njė seksion mė vete. Nė filmin artistik fitoi “Ballė pėr ballė” me regji tė Kujtim Ēashkut, “Koha e Partisė” me regji tė Viktor Gjikės dhe Esat Mysliut, fitoi pėr dokumentarin mė tė mirė. Sulejman Pitarka u nderua si aktori mė i mirė, ndėrsa kupėn e festivalit e mori Anisa Markarjan me rolin ėesaj nė filmin “Nė cdo stinė”.



Festivali i pestė
Edicioni i pestė u organizua nga data 19-23 prill 1983. Konkurruan 11 filma artistikė dhe 6 vizatimorė nė njė seksion dhe 18 filma dokumentarė konkurruan nė seksion mė vete.
Kupėn e festivalit tė pestė ė morri filmi “Njėriu i mirė” ė po kėshtu u nderuan me kupėn e festivalit regjisorėt realizuės Ibrahim Mucaj dhe Kristaq Mitro. Ēmimi i festivalit pėr rolin mė tė mirė ju dha Eva Alikaj pėr rolin ė Vėrės nė filmin “Njėriu i mirė” dhe Kastriot Ēaushit pėr rolin e tij tek “Qortimet e Vjeshtės”. Dokumentari “Kujtime nga Gjirokastra” me skenar dhe regji tė Dhimitėr Anagnostit fitoi pėr dokumentarėt, ndėrsa filmi “Dy gosti” i Gazmend Lekės tėk filmat vizatimorė.



Festivali i gjashtė
Pėr herė tė parė festivali u organizua nė muajin tetor. Nga 1-5 tetor 1985 konkurruan 14 filma artistikė, 26 dokumentarė dhė 16 filma vizatimorė. Filmi artistik fitues ėshtė “Dora e ngrohtė” me regji tė Kujtim Ēashkut. Timo Flloko dhe Rajmonda Bulku morrėn kupėn e festivalit si aktori dhe aktorja mė e mirė. Dokumentari fitues ishte “Ditėlindja Enverit”, e regjisorit Ylli Pepo.



Festivali i shtatė
U organizua nga data 13-18 prill tė vitit 1987. Konkurruan 12 filma artistikė. Kupėn e festivalit e fitoi filmi "Rrethimi i vogėl" me regji tė Saimir Kumbaros. Me kupa pėr interpretim u vlerėsuan Timo Flloko pėr rolin e kryetarit nė filmin "Rrethimi i vogėl", Marjeta Ljarja pėr rolin e Zanės nė filmin "Fillimi vėshtirė", Ndri}im Xhepa pėr rolin nė filmin "Hijė qė mbėtėn pas". U ndanė edhe ēmime tė dyta e tė treta pėr disa filma.



Festivali i tėtė
U zhvillua nga data 18-22 prill i vitit 1989. Konkurruan 14 filma artistikė, 16 vizatimorė dhė 27 filma dokumėntarė. Filmi fituės ishte “Pranvera s’erdhi vetėm” me regji tė Pirro Milkanit, ndėrsa Luiza Xhuvani dhe Ndriēim Xhepa morrėn kupėn e festivalit pėr rolet nė filmin “Flutura nė kabinėn time”. Marjeta Ljarjės ju dha kupa e festivalit pėr interpretimin e saj nė filmin “Rrethi i kujtesės”.



Festivali i nėntė
Edicioni i 9-tė u organizua nė 12-17 nėntor 1990. Konkurruan 16 filma artistikė. Filmi fitues ishte "Balada e Kurbinit” me regji tė Kujtim Ēashkut. Rajmonda Bulku fitoi kupėn e festivalit pėr interpretim tek filmi “Vitėt ė pritjės”, ndėrsa Bujar Lako si aktori mė i mirė nė realizimin e figurės sė Gjeneralit tek filmi “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”.



Festivali i dhjėtė
U organizua nga 10-13 maj 1995. Konkurruan 9 filma artistikė dhe 9 filma vizatimorė. Kupėn e festivalit e mori filmi “Zemra e nėnės” me regji tė Besnik Bishės, ndėrsa dokumėntari fituės ishte “Pėrjėtė mė Enverin” i Albert Mingės. Kupa e ka rrierės ju dha Kadri Roshit. Timo Flloko morri kupėn e festivalit pėr interpretimin mė tė mirė tek “Vdėkja ė kalit” tė rėgjisorit Saimir Kumbaros. Po kėshtu morri ēmim dhe Luiza Xhuvani pėr rolin e saj tek filmi “Dashuria ė fundit”.



Festivali i njėmbėdhjėtė
U organizua nga data 23-27 Prill tė vitit 2000. Konkurruan 11 filma artistikė, 14 tė vizatimorė dhe 26 filma dokumentarė. Ēmimin pėr filmin fitues e morri filmi “Kolonel Bunker” me regji tė Kujtim Ēashkut, ndėrsa dokumentari fitues u shpall “Intervista” eAnri Salės. Me kupėn e festivalit u nderuan Anila Bisha pėr rolin nė filmin “Bolero” tė Besnik Bishės dhe Ndriēim Xhepa pėr interpretimin nė filmin “Dasma e Sakos” me regji tė Vladimir Priftit.

Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 10-10-2006 mė 01:34.
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 10-10-2006, 01:55   #9
Fiori
Administratore
 
Maska e Fiori
 
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,830
Fiori e ka pezulluar reputacionin
Kineastėt: Nė Shqipėri nuk jetohet me filmin

Kineastėt e Shqipėrisė e Kosovės shprehen se ėshtė e pamundur ta pėrballosh jetėn financiarisht duke u marrė vetėm me filmin. Mungesa e kinemave, shpėrndarjes dhe pirateria, problemet e mėdha

U duket njė pyetje retorike. Pėr ta realiteti flet vetė. Pėrkundėr shkėlqimit tė Festivalit, njerėzit tė cilėve u kushtohet aktiviteti e kanė tė vėshtirė tė jetojnė vetėm me filmin. Kur i pyet kineastėt shqiptarė, qofshin ata tė Kosovės, apo tė Shqipėrisė, se a mund tė pėrballohet financiarisht jeta, vetėm duke u marrė me filmin, ata tė pėrgjigjen me njė “Jo” tė madhe. Filmi ėshtė si njė gropė thithėse, qė tėrheq nė errėsirėn e vet ē’tė mundė, nė kėtė rast sa mė shumė para e qė nuk kthen kurrė asnjė gjė pas. “Duhet harruar qė ato para tė kthehen sėrish pas”, - thotė regjisori Mevlan Shanaj, qė nė festival konkurron me filmin “Lule tė kuqe, lule tė zeza”. “Pėrderisa nė Shqipėri mungojnė kinematė dhe mungon distribuimi, pasi askush nuk e merr pėrsipėr njė gjė tė tillė, mbijetesa me anė tė filmit ėshtė e pamundur nė Shqipėri”, - thotė Shanaj. Kėtė ide e mbėshtet edhe regjisori Ibrahim Muēaj, konkurrent nė seksionin e filmit alternativ. “Pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, ku shfaqja e filmit nėpėr kinema nuk sjell fitime, i vetmi mbėshtetės financiar ėshtė shteti dhe qė tė mund tė jetojė, njė kineast duhet patjetėr tė merret me diēka tjetėr”, - thotė ai. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Dyjavėshi i shfaqjes nė kinema ėshtė e vėshtirė tė mbulojė shpenzimet e filmit. Aq mė tepėr qė numri i shikuesve tė filmit shqiptar ėshtė i vogėl. Kėtė e dėshmojnė statistikat e kinema “Millenium”, sipas sė cilave numri i spektatorėve tė filmave shqiptarė ėshtė 50% mė i ulėt se pėr filmat e huaj. E sa i pėrket shpėrndarjes, kjo industri ende nuk funksionon nė Shqipėri. Dhe regjisorit, apo producentit tė filmit, i duhet tė bėjė vetė pėrēapje pėr ta pėrfshirė filmin e vet nė ndonjė festival tė huaj, ku mund tė bėjnė edhe ndonjė “biznes” tė vogėl. Regjisori Artan Minarolli do kishte dashur tė bėnte diēka mė tė mirė se ajo ē’ka arritur me “Nata pa hėnė”. Ai thotė se ishte njė film me buxhet tė ulėt, edhe pse filmi ka kushtuar rreth 550 mijė euro. Edhe pse njė buxhet i “ulėt” ėshtė e vėshtirė qė tė mbulohet me shfaqjen nė kinema, me shitjen e ndonjė DVD-je, apo pjesėmarrjen nė festivale. Por problemi nuk qėndron vetėm kėtu. Regjisori Shanaj thotė se situata do vazhdojė tė jetė problematike, deri sa nė Shqipėri tė vazhdojė piratimi i filmave. Njė fenomen ky qė i ka dėmtuar shumė krijuesit shqiptarė. Por ndėrsa kineastėt shqiptarė arrijnė qė me anė tė projekteve tė tyre tė marrin diēka nga shteti, nė Kosovė situata ėshtė edhe mė e vėshtirė. Pjesa mė e madhe e filmave konkurrues nė FFSH janė me vetėfinancim, duke filluar qė nga “Anatema”, “E di se kam pasur njė titull mė tė mirė, por e kam harruar”, etj. Teksa i ėshtė dashur ta financojė vetė “Anatemėn”, regjisori Agim Sopi thotė se nė tė ardhmen do t’i duhet ta shohė filmin jo vetėm si njė krijim, por edhe si biznes. Regjisori Arben Kastrati, pėr tė realizuar filmin “E di se kam pasur njė titull mė tė mirė, por e kam harruar” i ėshtė dashur tė shesė shtėpinė dhe tė marrė kredi nė bankė. Ndėrkohė qė pėrfitimi i tij i vetėm ėshtė fakti qė filmi ėshtė pėlqyer dhe me shpresė tė zotit pret qė t’ia blejė tė drejtat e autorit ndonjė television lokal. Ndėrsa regjisori Sunai Raēa, thotė se “nuk bėj film pėr tė jetuar, por jetoj pėr tė bėrė film”.

Tė gjitha vetė
Regjisorė, skenaristė e producentė
Kohėt e fundit kanė nisur t’i bėjnė tė gjitha vetė, skenaristin, regjisorin, madje dhe producentin. Nuk ėshtė mė e rrallė qė nė titrat e njė filmi shqiptar regjisori tė shfaqet edhe si skenarist, mund tė pėrmendim rastin e Dhimitėr Anagnostit tek “Gjoleka, djali i Abazit”, apo Artan Minarolli tek “Nata pa hėnė”, Isa Qosja tek “Kukumi”, Agim Sopi tek “Anatema”, Fatmir Koēi tek “Tirana, viti 0”… Thuajse ėshtė kthyer nė modė. Por ndoshta nė gjė e tillė e zgjidh ēėshtjen e ndarjes sė parave mes realizuesve. I njėjti fenomen ndodh edhe pėr pozicionin e producentit. Arsyen pse mori pėrsipėr tė bėjė edhe rolin e producentit, Artan Minarolli e shpjegon me faktin qė ky “zanat” ende nuk ekziston nė Shqipėri. “Roli i regjisorit me atė tė producentit ėshtė tėrėsisht i ndryshėm dhe tek ne marrėdhėniet mes kėtyre tė dyve ende nuk kuptohen”, - thotė Minarolli, duke shtuar se andaj nuk ia ka besuar askujt filmin e tij. Ai thotė se nuk mungojnė rastet qė mes autorit tė filmit dhe producentit ka pasur pėrplasje, pasi producentėt janė tė interesuar vetėm pėr anėn financiare tė filmit.

“Gala”
Sot ēmimet e festivalit
Ndahen sot trofetė e edicionit tė 12-tė tė Festivalit tė Filmit Shqiptar. Nė njė mbrėmje “Gala”, nė ambientet e Teatrit Kombėtar do zhvillohet ceremonia e ndarjes sė kupave tė festivalit. Nė kėtė edicion konkurruan 12 filma artistikė, 20 dokumentarė, 14 filma alternativė dhe 24 tė animuar. Sot nė mbrėmje do zbulohet vlerėsimi i tre jurive tė pėrbėra nga Fatos Kongoli, Piro Milkani, Zeqir Hamidi, Elvira Diamanti, Gėzim Qendro, pėr filmin artistik. Virgjil Muēi, Maks Velo dhe Gazmend Leka pėr filmin alternativ dhe tė animuar dhe Kristaq Mitro, Mirela Oktrova dhe Mark Marku pėr dokumentarin. Kupa pėr filmin mė tė mirė shoqėrohet me njė vlerė financiare prej 600 mijė lekėsh, kupa pėr artistin e karrierės me 400 mijė lekė, ndėrsa fituesit e kategorive pėrkatėse me nga 200 mijė lekė.

Mungesa
Gjoleka, i vetėm
Nė ditėn e shtatė tė konkurrimit nė seksionin e filmave artistikė u shfaq ai kosovar “Anatema” me regjisor Agim Sopin dhe “Gjoleka, djali i Abazit” me regji tė Dhimitėr Anagnostit. Pėrpara shfaqjes sė “Gjolekės” asnjė nga realizuesit e aktorėt e filmit nuk parakaloi nė tapetin e kuq. E njėjta situatė edhe dje, gjatė rishfaqjes sė filmit nė orėt e paradites. Madje ashtu si e parashikonte edhe programi i festivalit, askush nuk erdhi nė orėn 13.00 pėr tė dalė pėrpara gazetarėve nė konferencėn e shtypit. Asnjė pėrgjigje pėr mospjesėmarrjen e Anagnostit nė festival.

I papėrfunduar
“Vera” e Minarollit nuk vjen nė Festival
Edhe pse u planifikua tė shfaqej nė ditėn e parafundit tė Festivalit tė Filmit, “Vera” e Artan Minarollit nuk e preku dje “Kinema “Millenium”. Mėsohet se Minarolli u tėrhoq nga shfaqja e filmit pasi “Vera” ėshtė ende i papėrfunduar dhe nuk i pėrmbush parametrat pėr tu pėrballur me publikun. Siē duket Minarolli do tė dalė njė herė e mirė nė premierė. Nė kėtė edicion festivali u fol shumė pėr pjesėmarrjen e filmave tė rij tė Minarollit dhe tė “Trishtimit tė zonjės Shnajder” me regji tė Pirro Milkanit. Duke qenė se nuk arritėn tė pėrfundonin nė kohė pėr festivalin, nė programin e aktivitetit, kėta dy filma do merrnin pjesė jashtė garės dhe do shfaqeshin pėr publikun ende tė papėrfunduar. Por ndėrsa Milkani e shfaqi mbrėmė “Trishtimin e Zonjės Shnajder”, duket se Minarolli do e sjellė “Verėn” e tij tė pėrfunduar nė premierė.


Alma Mile pėr Shekullin
Fiori nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 10-10-2006, 02:30   #10
bacchus
generally drunken
 
Maska e bacchus
 
Anėtarėsuar: 06-10-2006
Vendndodhja: mes vreshtave
Postime: 25
bacchus i vlerėsuar jo keq
dje pashe mbremjen gala te ndarjes se cmimeve ne tv klan. Si organizim spektakli linte shume per te deshiruar sidomos timo flloko si prezantues qe sja thoshte fare. "Kukumi" i fshiu cmimet po nuk e mora vesh pse filmi" Gjoleka i biri i Abazit" nuk ishte kandidat ne asnje nga kategorite. ata qe e kane pare me kane thene qe ishte film shume i bukur.
bacchus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 10-10-2006, 06:44   #11
ErionaV
AQSHF
 
Maska e ErionaV
 
Anėtarėsuar: 22-11-2005
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4
ErionaV i vlerėsuar jo keq
Meqe filmi "Gjoleka, biri i Abazit" me ne fund u perfshi ne konkurim, shpresoja shume te ishte te pakten i nominuar ne kategorine e filmit me te mire artistik. Por per cudine e te gjitheve ai ishte kandidat vetem per cmimin e kameres me te mire.

Urime per filmin "Lule te kuqe, lule te zeza" qe mori disa cmime. Por do te doja te fitonte edhe Yllka Mujo si aktorja me e mire per rolin e Lilianes, e meritonte.

I dergoj nje pershendetje mikut tim Artan Minarolli dhe Nates se tij pa Hene.
ErionaV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 19-10-2006, 01:26   #12
dodoni
Gezuar Kosoven e Pavarur
 
Maska e dodoni
 
Anėtarėsuar: 07-11-2002
Postime: 3,503
dodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėmdodoni i pazėvėndėsueshėm
Afrim Spahiu, fitues i ēmimit pėr fotografi nė Festivalin e Filmit Shqiptar

Filmat kosovarė me fotografi mė tė mirė

Krahasuar me filmat e realizuar nė Shqipėri, Spahiu thotė se filmat kosovarė janė mė pėrpara, sepse kineastėt kėtu i pėrcjellin trendet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet teknike nė kinematografinė botėrore

NAIME BEQIRAJ

Nė Festivalin e 12-tė tė Filmit Shqiptar, qė pėrfundoi javėn e kaluar nė Tiranė, kurse tash po reprizohet nė Prishtinė, fotografi Afrim Spahiu u shpėrblye pėr fotografinė nė filmin “Lule tė kuqe, lule tė zeza”, i regjisorit Mevlan Shanaj. “Fotografia e filmit ėshtė punė kolektive, sepse kam pasur bashkėpunim tė mirėfilltė me kolegėt e mi, tė cilėt mė ndihmuan. Edhe ata janė pjesė e kėtij shpėrblimi”, thotė Spahiu pėr “Lajmin”.
Filmit tė Shanajt, ai thotė sė i ėshtė qasur me njė trajtim tė veēantė edhe tė hapėsirės, tė kushteve tė thjeshta teknike dhe tė bashkėpunimit me regjisorin, i cili nė njė mėnyrė ia linte duart e lira.
Spahiu thotė se nė tetė vjetėt e fundit ka arritje tė mira nė filmat shqiptarė, sa i pėrket fotografisė. “Kėtė e them pėr pėrmasat e realizimit qė na takojnė, sepse nuk jemi nė nivelin e realizimit as estetik, as tė organizimit qė kanė filmi evropian dhe ai amerikan”.
Ndėr filmat e shfaqur sė fundi nė festivalin e Tiranės, ai i shquan ata kosovarė, tė realizuar mė ndryshe nga ata tė Shqipėrisė. “Dallohen edhe pėr cilėsinė e realizimit tė fotografisė, por edhe pėr cilėsinė e elementeve dhe tė efekteve speciale, konkretisht pėr mėnyrėn e trajtimit tė zėrit nė tėrėsi”. Sipas Spahiut, ky ėshtė rezultat i pėrcjelljes sė trendeve qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet teknike nė kinematografinė botėrore, tė cilat kineastėt kosovarė i marrin dhe i trajtojnė nė filmat e tyre.
Ēmimi pėr fotografinė mė tė mirė, Spahiut, i ėshtė dhėnė edhe nė Festivalin e 11-tė tė Filmit Shqiptar, pėr filmin “Kolonel Bunker” tė Kujtim Ēashkut. “Ēmimi i sivjetmė mė ka gėzuar shumė. Gjithmonė i kam thėnė vetes ‘puno, puno dhe pa dyshim dikush e sheh punėn tėnde, e vlerėson’. Ky ēmim e vulosi edhe njė etapė tė krijimtarisė sime dhe mė emocionoi qė nė tė ardhmen tė jem edhe mė i fuqishėm”.
Spahiu ėshtė drejtor fotografie edhe i filmave artistikė “Anatema”, i Agim Sopit, dhe “Trishtimi i zonjės Shnajder”, i Pirro Milkanit. “Secili krijues, kur e krijon idenė pėr realizimin e njė filmi, mendon t’i japė tė gjitha dijet krijuese, tė jetė i veēantė nė formė dhe nė realizimin vizuel tė tij. Qė nga filmi ‘Proka’, vazhdimisht kam bėrė analiza dhe ristrikturim tė forcave tė mia, pėr tė bėrė vepra sa mė cilėsore”.
Mė herėt, Spahiu ishte drejtor fotografie edhe i filmave “Pėrroi vėrshues”, “Lepuri me pesė kėmbė”, i filmave tė ndryshėm dokumentarė, etj. Ėshtė, gjithashtu, autor i shumė fotografive artistike, i ekspozitave personale e kolektive nė Kosovė dhe jashtė saj.

marre nga gazeta Lajm e Prishtines
__________________
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

Rrofte Shqiperia Etnike
dodoni nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 28-10-2006, 15:15   #13
Fadil Berisha
i/e regjistruar
 
Anėtarėsuar: 30-07-2006
Postime: 12
Fadil Berisha i vlerėsuar jo keq
Shumė banalitet nė krijimet e sotme
Flasin Violeta Manushi dhe Besa Imami
Violeta Manushi
Ē’mendim keni pėr filmat e prezantuar nė kėtė festival?
Kemi parė filma shumė tė mirė, kemi parė edhe filma tė diskutueshėm.
Mund tė thoni konkretisht disa tituj nė tė dyja kategoritė?
Film i mirė pėr mua ishte filmi “Etjet e Kosovės” i regjisorit Sunai Raca. Ishte njė film i arrirė nė lojė, nė problemet qė ngrinte dhe nė tė gjitha aspektet artistike. Mė ka pėlqyer shumė edhe filmi i Mondit, “Letra ere”, si dhe filmi i Xhuvanit “I dashur armik”. Kam njė vėrejtje. Eshtė interesant fakti qė krijuesit e sotėm kapin temat e kohės, por nuk jam pėr banalitetet e tepruara. Arti nuk ėshtė banalitet. Arti ėshtė nė situata tė ndryshme dhe nė njė gjuhė tė pastėr. Sot nuk ka shfaqje pa banalitet dhe kjo ėshtė shumė e rėndė.
Konkretisht, ka ndonjė film qė mund t’ju jetė dukur i i dobėt e qė nuk meriton tė ishte nė kėtė festival?
Pėr mua jo. Nuk mendoj se ka tė tillė.
Po i diskutueshėm, cili mund tė jetė pėr ju?
“Lule tė kuqe, lule tė zeza”.
Nėse do tė bėnim njė krahasim midis filmave tė atėhershėm dhe filmave tė sotėm si e gjeni situatėn nėpikėpamjen artistike?
Ka lojė tė bukur, ka afrim me filmat tanė, sepse si atėherė edhe tani kapen problemet aktuale tė kohės ku jetojmė.
Ē’mund tė na thoni pėr lojėn e aktorėve tė rinj?
Nga sa kam parė mė ėshtė dukur jashtėzakonisht e mirė. Me nivel.

Besa Imami
Si ju duken filmat konkurrues nė kėtė festival?
Personalisht mė ka lėnė jashtėzakonisht mbresa filmi i regjisorit kosovar, Sunai Raca. Unė jam vetė kosovare dhe kjo mė ka bėrė t’i pėrjetoj dyfish ngjarjet e treguara aty. Mė pėlqeu loja e aktorėve dhe detajet e pafund qė jepeshin nė film. Do tė veēoja kėtu edhe rolin e Rajmonda Bulkut, qė pėr mua ishte mė i miri i realizuar nga ajo dhe madje ia thashė kėtė fakt, duke i vėnė nė dukje se plani i dytė fliste shumė. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin qė Monda ėshtė mbesė nga Kosova.
A ka ndonjė gjė pėr tė kritikuar nė lojėn e aktorėve tė brezit tė sotėm?
Jo. Unė mendoj se kanė qenė figura tė spikatura dhe tė besueshme, por ajo qė vė re ėshtė banaliteti jo vetėm nė fjalė, por edhe nė skena, gjeste intime, apo edhe ngjarjet historike qė nuk janė tė besueshme. Kjo rėndon shumė, pasi nuk ėshtė gjuha jonė, sepse ne shqiptarėt nuk jemi tė tillė.
Fadil Berisha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Vjetėr 28-10-2006, 15:17   #14
Fadil Berisha
i/e regjistruar
 
Anėtarėsuar: 30-07-2006
Postime: 12
Fadil Berisha i vlerėsuar jo keq
FESTIVALI I FILMIT, “ETJET E KOSOVES”, TRONDISIN PUBLIKUN SHQIPTAR (03/10/2006)
Kosova nuk eshte ajo qe shohim ne media. Plaget vetem sa kane zene kore. Kujtimi i tyre merr jete ne nje film te rende por te dhimbshem, "Etjet e Kosoves" i regjisorit kosovar Sunai Raca tronditi shikuesit ne premieren ne kinemane ā€žMillenium". ā€žDisa aktore m'u afruan me lot ne sy dhe u emocionave prej tyre, si edhe prej filmit. Nuk mund te jem indiferente; eshte realiteti yne shume i afert", u shpreh aktorja Sheqerie Buca. Ne rolin kryesor te nene Pashkes, aktorja e re Bucaj arriti pa dyshim nje sukses te sajin. Edhe me te vertete e solli historine reale te gruas katolike qe i vuri flaken vetes pas deshperimit me nje burre sakat nga lufta e dy femije te zhdukur. Po kaq mire percillej nga Blerim Destani qe kishte detyren e veshtire te shprehej vec me mimiken e nje ish luftetari te mbetur invalid. Te traumatizuar nga lufta, te depresionuar dhe te gjymtuar me drama familjare e nje shprese jo fort te qarte. Te gjitha permblidhen ne shqetesimin e vetem te Sunai Races, regjisorit skeptik edhe ndaj organizmave te huaj ne kosove.
Burimi i lajmit: Televizioni TopChannel
Fadil Berisha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Duke Cituar
Pėrgjigju


Funksionet e Temės

Regullat e Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi i Forumit ėshtė Hapur
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur

Tema tė Ngjashme
Tema Nismėtari i Temės Forum Pėrgjigje Postimi i Fundit
Identiteti evropian i shqiptarėve Iliriani Portali i forumit 511 16-06-2010 18:20
Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar? Anton Ēėshtja kombėtare 36 03-09-2009 18:08
Ku po shkon kombi shqiptar? ARIANI_TB Ēėshtja kombėtare 5 18-01-2007 04:47
Konfederata e Artizanatit Shqiptar pekomeri Arti shqiptar 3 16-10-2006 07:16
Festivali i Filmit Shqiptar Albo Arti shqiptar 0 19-09-2006 01:02


Te gjitha kohėt janė nė GMT -4. Ora tani ėshtė 22:33.



Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.6.8
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
1998-2005 Forumi Shqiptar
Faqja u krijua nė 0.27780 sekonda me 14 kėrkesa