Tirane: 50 vetė me verdhėz, alarm nė infektiv [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Tirane: 50 vetė me verdhėz, alarm nė infektiv


zeus
16-07-2006, 04:59
--------------------------------------------------

Shtohen rastet me verdhez ne Tirane. Nga dje deri sot 10 raste te reja jane shtruar ne Infektiv duke e cuar numrin ne 35, nderkohe qe burime nga spitali i Pediatrise bejne te ditur se jane rreth 15 femije te cilet po kurohen me Hepatin Viral Akut (verdhez).

Shefi i Sherbimit Infektiv ne Tirane, Prof. Dr. Kristo Pano beri te ditur se:
”Duhen marre masa urgjente pasi situata eshte problematike. E them kete pasi qe nga data 10 korrik dhe deri sot, si ne spitalin Infektiv ashtu dhe ne Pediatri, jane shtuar rastet e te semureve me Hepatit Viral Akut. Ka arritur ne 35 numri i te shtruarve ne Infektiv dhe 15 femije jane shtruar ne Pediatri. Ne mes te ketyre te shtruarve ka edhe lidhje familjare. Tek ne ne Infektiv jane te shtruar moter dhe vella, babe e bir. Ndersa ne pediatri jane te shtruara dy motra, etj”. Prof. Pano thekson se rastet e reja qe jane shtruar dje, i perkasin te njejtes zone te diteve te meparshme, duke filluar nga Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti, Tirana e Re, rruga “Komuna e Parisit”.

“Mundesia me e madhe eshte qe te jete virusi i Hepatitit A, shkaktari i kesaj situate. Pra, ka probabilitet te larte qe virusi te jete shperndare nepermjet ujit te pijshem”. Dr. Pano shton: ”Qe me date 11 Korrik, cdo dite, kemi dhene informacion te rregullt ne lidhje me situaten”. Ministria e Shendetesise ka reaguar ne lidhje me kete problem shqetesues, duke derguar nje grup nga Instituti i Shendetit Publik, ne spitalin infektiv. Ne nje deklarate zyrtare behet e ditur se eshte shtuar numri i rasteve me verdhez dhe se gjendja shendetesore e te gjithe pacienteve te shtruar klinikisht eshte e mire.

Nga hetimi higjienik dhe epidemiologjik i kryer nga Instituti i Shendetit Publik, edhe rastet e djeshme rezultojne ne te njejtat zona ku jane paraqitur dhe dite me pare raste me Hepatit A. Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Eduard Kakarriqi, thote se si “konkluzion paraprak i hetimit mundesia me e madhe e infektimit te ketyre rasteve te diteve te fundit te kete qene nga perdorimi i ujit te pijshem te ndotur”.

--------------------------------------------------

YaSmiN
16-07-2006, 08:55
Uji ne Shqiperi nuk eshte i paster domosdo qe do dalin keto semudje.Para 2 vjetesh kushurira ime ishte shume semure nga veshkat sa beri operacion edhe kjo ndikoji nga uji i pishem i Shqiperise.

Albo
21-07-2006, 10:11
Sipas ministrit tė Shėndetėsisė, hepatiti A ėshtė shkaktuar nga mungesa e klorimit tė ujit tė pijshėm

Verdhėza erdhi nga uji pa klor

Sipas drejtorit tė ISHP-sė, shumica e pacientėve janė meshkuj: Kontaminimi, nė kohėn e Botėrorit

Eglantina Bardhi

Verdhėza ėshtė shkaktuar nga defektet nė klorinimin e ujit. Kėshtu ėshtė shprehur ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli, gjatė vizitės sė tij tė djeshme nė Spitalin Infektiv nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, duke pohuar se faji pėr ujin e ndotur ėshtė i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit. “Hetimi epidemiologjik, bėrė nga Instituti i Shėndetit Publik, rrit gjasat qė infeksioni tė jetė pėrcjellė nėpėrmjet ujit”, -theksoi Cikuli. Ndėrkohė, drejtori i Ujėsjellėsit, Xhelal Mziu, ka hedhur poshtė nė mėnyrė tė prerė pretendimet e Ministrisė sė Shėndetėsisė, se verdhėza ėshtė shkaktuar nga ndotja e ujit.

Shkaku
“Duket qartė qė ka pasur defekte nė klorinimin e ujit pėr njėrin nga ujėsjellėsit e Tiranės”, - theksoi Cikuli, duke pėrmendur si problematik ujėsjellėsin e Selitės. Sipas tij, specialistėt e epidemiologjisė kanė arritur nė pėrfundime tė bazuara shkencėrisht qė e kanė vėrtetuar njė gjė tė tillė. Ndėrkohė, ai pohoi se Instituti i Shėndetit Publik ėshtė i vetmi institucion qė bėn epidemiolgjinė. “Kėtė nuk e bėj dot as unė, nuk e bėn dot as mjeku klinicist dhe aq mė tepėr, nuk e bėn dot as drejtori i Ujėsjellėsit”, - u shpreh ai, duke theksuar se mė e rėndėsishme pėr momentin ėshtė trajtimi i pacientėve tė prekur dhe masat pėr shmangien e epidemisė e jo debati pėr shkakun e sėmundjes.

Klorinimi
Qė nė muajin maj, sipas kreut tė Shėndetėsisė, ėshtė dhėnė urdhri pėr dyfishimin e pikave tė kontrollit tė ujit nė Tiranė. Sipas tij, herė pas here konstatohen nivele tė ulėta tė klorit nė ujė dhe pikėrisht pėr kėtė ėshtė dhėnė urdhri pėr rritjen e sasisė sė klorit nė ujė. “Ka njė rregullore qė thotė qė pėr periudha tė qeta, klori mund tė mbahet nė nivele 0,3-0,5 miligramė pėr litėr ujė, por nė rastet e epidemisė kjo mund edhe tė trefishohet, sigurisht jo pėr njė kohė shumė tė gjatė”, - shpjegoi Cikuli, duke siguruar konsumatorėt se klori nė masa tė tilla, nuk shkakton dėme. Krahas kėsaj, ka garantuar popullatėn se uji po kontrollohet me rigorozitetin mė tė madh dhe se nė krye tė kėsaj pune ėshtė Drejtoria e Shėndetit Publik e Tiranės. Kjo drejtori, sipas tij, bėn monitorimin dy herė nė ditė nė tė gjitha pikat e caktuara tė Tiranės, ku jep raport pėr sasinė e klorit ku duke filluar qė nga fundi i javės sė shkuar, ai rezulton nė sasinė e duhur.

Moshat
Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Edmond Kakariqi, u shpreh se shumica e tė prekurve janė tė rinj tė grupmoshave 15 - 26 vjeē. Madje, sipas tij, shumica e tė sėmurėve janė meshkuj, duke rritur dyshimet qė periudha e kontaktit me virusin ka qenė njė muaj mė parė dhe pikėrisht gjatė kohė kur po zhvillohej kampionati botėror. “Shumica e tė prekurve me verdhėz janė tė zonės sė Bllokut”, - tha Kakariqi, duke shtuar se periudha e kontaminimit ka qenė rreth njė muaj pėrpara. Ndėrkohė, mjeku infeksionist Kozma Tavanxhi, duke paraqitur situatėn nė spital, tha se numri i tė shtruarve deri sot ka arritur nė rreth 80 persona. Ndėrsa njė pjesė e konsiderueshme, sipas tij, kanė preferuar tė trajtohen nė shtėpi, sigurisht me asistencė mjekėsore.

Sipas mjekut infeksionist Arjan Harxhi, verdhėza ėshtė sėmundje serioze dhe nuk kalon lehtė

Harxhi: Shpejt pėr tė folur pėr rėnie tė pacientėve

“Verdhėza ėshtė sėmundje serioze nuk mund tė kalojė lehtė”. Kėtė e deklaroi mjeku infeksionist pranė Spitalit Infektiv, Arjan Harxhi, duke shtuar se kjo sėmundje kėrkon vėmendje maksimale. Ndėrsa sa i takon numrit tė sėmurėve, Harxhi tha se ėshtė shpejt pėr tė folur nėse ka rėnė numri tė sėmurėve. “Vetėm dje kishim 15 shtrime dhe sot deri tani kemi 10 shtrime dhe ky fakt na lė tė kuptojmė se rreziku ėshtė pėrsėri evident”, - theksoi Harxhi. Sipas tij, raste tė tilla kanė nevojė pėr trajtim dhe kujdes maksimal. Ndėrkohė ai pohoi se njė ndėr shkaqet kryesore tė verdhėzės ėshtė uji, megjithėse nuk mund tė pėrjashtohen edhe shkaqe tė tjera. Gjithashtu, ai theksoi se pacientėt duhet tė tregohen shumė tė kujdesshėm me higjienėn dhe me ushqimet qė konsumojnė. “Padyshim qė ėshtė e domosdoshme qė pacientėt ti drejtohen mjekut specialist sapo tė vėnė re shenjat e sėmundjes pasi avancimi i verdhėzės ėshtė e rrezikshme”, - theksoi ai.

Sipas ministrit Cikuli, nėse uji nuk plotėson parametrat e lejuara, ndėshkimet do tė jenė sipas parashikimit tė ligjit

Ndėshkime, nėse uji do tė rezultojė i ndotur

Nuk kanė munguar kėrcėnimet nga ana e ministrit Cikuli, nėse uji nuk do tė ofrojė garancinė e duhur pėr banorėt qė e konsumojnė. “Ne kemi marrė garancinė nga ministria pėrkatėse dhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Ujėsjellėsit dhe kėto parametra do tė jenė ngahera. Nė qoftė se jo, sigurisht do tė ndėrhyjmė me ndėshkime me atė forcė qė na jep ligji”, - theksoi Cikuli, duke shtuar se uji aktualisht ėshtė nė tė gjitha parametrat e lejuara. Sipas tij, nėse uji nuk plotėson parametrat, ndėshkimet do tė fillojnė me gjoba dhe do tė shkohet pastaj me ndėrprerje tė ujit nėse do tė ketė probleme. “Unė ju siguroj se qė nga java e kaluar e deri tani kontrolli i ujit bėhet dy herė nė ditė nė dyfishin e pikave nė Tiranė dhe tė gjitha rezultatet media do t’i ketė nė dispozicion pėrditė”, - pohon Cikuli. Ndėrkohė, ai shtoi se Drejtoria e Shėndetit Publik do tė ketė mbėshtetjen maksimale pėr tė bėrė monitorimin e vazhdueshėm tė ujit, nė mėnyrė qė gjendja tė mbahet nėn kontroll dhe tė mos ndodhin situata tė tilla.

Ujėsjellėsi: Hepatiti A, jo nga uji

Situata kaotike e verdhėzės ka detyruar Drejtorinė e Ujėsjellėsit tė sigurojė konsumatorėt se hepatiti A nuk ka shpėrthyer pėr shkak tė ujit tė ndotur. “Tė gjitha analizat e bėra periodikisht, por sidomos qė nga muaji prill e deri tani nė bashkėpunim edhe me institucionet e tjera tė shėndetėsisė, kanė rezultuar brenda parametrave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė”, - bėjnė tė ditura burimet e Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit. Nė funksion tė njė prej detyrimeve kryesore tė ndėrmarrjes sonė shtojnė burimet zyrtare, ėshtė tė garantojė qytetarėt pėr cilėsinė e ujit. Grupi i posaēėm, sipas tyre, monitoron nė mėnyrė tė vazhdueshme tė gjithė rrjetin e ujėsjellėsit duke filluar qė nga burimet, depot dhe rrjeti shpėrndarjes. “Por nga situata e krijuar ditėt e fundit, situata e kontrolli ėshtė pėrforcuar edhe mė shumė. Sė pari, analizat e ujit bėhen dy herė nė ditė dhe veēanėrisht edhe nė rrugėt ku edhe janė shfaqur ankesat qė ne e kemi konstatuar nga mediat”, - bėjnė tė ditur birimet zyrtare duke shtuar se nisur nga rekomandimet e fundit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe institucioneve nė varėsi tė saj, drejtori e Ujėsjellėsit ka rritur sasinė e klorit nė depo.

i fundit
21-07-2006, 10:14
Ishalla ashtu eshte porse me keta rrjete te ujesjellesit qe kemi,ja kam friken.

LononEri
26-07-2006, 09:37
E se do e kalojme edhe kete. Kur s'na gjeti gje nga kolera ne fillimet e demokracise:)