Dioguardi: Pėr pavarėsinė e Kosovės vendoset nė Uashington [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Dioguardi: Pėr pavarėsinė e Kosovės vendoset nė Uashington


Llapi
06-07-2006, 20:00
“PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS VENDOSET NĖ UASHINGTON” - Intervistė me XHOZEF DIOGARDI dhe SHIRLI DIOGARDI - (Kosovapress)



“PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS VENDOSET NĖ UASHINGTON”



http://www.emperors-clothes.com/images/mccain.jpg
Intervistė me XHOZEF DIOGARDI dhe SHIRLI DIOGARDI

Nė fund tė majit tė gjithė liderėt kosovarė e dinin se i ashtuquajturi “Kėshill pėr Kosovė dhe Metohi” ka nėnshkruar kontratė me firmėn e njohur pėr lobim nė Uashington pėr lobim nė vlerė 600.000 dollarė pėr 6 muaj... Nė Uashington bėhet beteja pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, jo nė Prishtinė, por nė qendrat vendimmarrėse botėrore... Unė kam sjellė me veti rezolutėn e vitit 1992 kur Tom Llantosh para Kongresit amerikan kėrkoi pavarėsi pėr Kosovėn, atėbotė edhe Rugova ishte nervoz- nuk dėshironte ta pėrdorte fjalėn pavarėsi, parapėlqente fjalėn “vetėvendosje” ngase nuk ishte i sigurt... thanė nė njė intervistė ekskluzive pėr Kosovapress Xhozef dhe Shirli Diogardi, udhėheqės tė Lidhjes Shqiptaro-Amerikane.

Kosovapress:Kush ėshtė i ashtuquajturi Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn?

SHIRLI DIOGARDI: Nė fund tė majit tė gjithė liderėt kosovarė e dinin se i ashtuquajturi Kėshill pėr Kosovė dhe Metohi ka nėnshkruar kontratė me firmėn e njohur pėr lobim nė Uashington pėr lobim nė vlerė 600.000 dollarė pėr 6 muaj, pėr tė ndikuar nė qėndrimin e Qeverisė amerikane kundrejt ēėshtjes sė Kosovės. Por, ata nuk e dinin se kontratėn e ka nėnshkruar Xhejms Xheatris, i cili ėshtė amerikano-grek dhe sė bashku me prindėrit e tij janė anėtarė tė Kongresit Serb tė Unitetit, njė lob serb dhe njė ndėr amerikanėt e pakėt tė cilėt dėshmuan nė favor tė Sllobodan Millosheviqit nė Tribunalin e Hagės. Ai krijoi njė organizatė tė rrejshme tė quajtur Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn, dhe ai i ka punėsuar njerėzit prej tė cilėve ka kėrkuar tė shkruajnė letra dhe artikuj pėr shtypin duke u thirr nė titujt e ekspertėve ndėrsa ata nuk janė ekspertė. Ata kanė organizuar njė kampanjė propagandistike vetėm 10 ditė mė pas nė gazetėn e njohur tė Uashingtonit “Rall Call”, e cila shpėrndahet dhe lexohet nga secili anėtar i administratės sė presidentit Xhorxh Bush, Kongresit dhe Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington. Nė faqen e saj tė dytė kanė botuar artikullin me titullin “Thoni jo pavarėsisė sė Kosovės- dje talebanėt sot Kosova, etj.” Si shtesė ata kanė filluar njė reklamė tė tmerrshme tė keqinterpretimit duke thėnė se nėpėr Kosovė mund tė blesh rrugėve mbajtėse tė ēelėsave me fotografinė e Osama Bin Lladenit, qė natyrisht nuk ėshtė rasti. Ata shkojnė aq larg saqė i akuzojnė shqiptarėt e Kosovės pėr aktet terroriste tė hedhjes sė bombave nė Londėr dhe Madrid. Kjo ėshtė diēka me tė cilėn mund t’i hedhim ata njerėz nė gjyq, kjo ėshtė absolutisht shpifje,” pohon ajo.

Kosovapress: Ku bėhet nė tė vėrtetė beteja kryesore pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės?

XHOZEF DIOGARDI: Para vetėm njė kohe tė shkurtėr liderėt e institucioneve kosovare erdhėn pėr njė vizitė nė Uashington. Ky do tė duhej tė ishte momenti i volitshėm tė thonė se e tėrė bashkėsia ndėrkombėtare dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk duhet, nuk guxojnė qė tė pranojnė kėtė ndėrhyrje tė tmerrshme nė procesin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, dhe kėtė tendencė pėr t’i paraqitur shqiptarėt myslimanė tė Kosovės si terroristė nė zemėr tė Evropės. Nė Uashington bėhet beteja pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, jo nė Prishtinė, por nė qendrat vendimmarrėse botėrore.

Kosovapress: Sa jeni tė kėnaqur me koordinimin e institucioneve tė Kosovės me SHBA-tė?

SHIRLLI DIOGRADI: Unė dhe Xhozefi, si anėtar tė Bordit tė Lidhjes Shqiptaro-Amerikane ndjehemi tė frustruar pėr mungesėn e koordinimit tė institucioneve kosovare me Uashingtonin dhe shtypin. Ne nuk dėshirojmė njė pavarėsi, e cila nė tė vėrtetė nuk ėshtė pavarėsi, por njė shtet i dėshtuar. Shpresojmė se liderėt kosovarė do tė shikojnė se ēfarė do tė nėnshkruajnė.

Kosovapress: Si e vlerėsoni vizitėn e kryetarit Sejdiu dhe kryeministrit Ēeku nė SHBA?

XHOZEF DIOGARDI: Kjo vizitė do tė mund tė ishte njė mundėsi e shkėlqyeshme pėr kryeministrin dhe kryetarin, tė cilit ishin nė Amerikė, qė tė bisedojnė me ne pėr ēėshtjet qė kanė ndikim nė 2 milionė njerėz. Ju nuk mund tė shkoni nė Departamentin e Shtetit dhe Kongres. Ju duhet tė kuptoni pėr informatat qė i janė ofruar popullit amerikan dhe duhet tė qėndroni aty dhe t’i mbroni pozicionet e juaja, duke thėnė se kėto janė gėnjeshtra ky s’ėshtė populli shqiptar, sidomos tani kur e keni ish-kryeministrin tė akuzuar nga Haga. Njerėzit nga KB-tė nė Uashington dhe njerėzit qė flasin me njerėzit nė Hagė janė duke i marrė kėto informacione tė gabuara, nėse atyre nuk ju tregohet se janė gabim, ata do tė thonė nuk ėshtė ēudi pse atėherė njė ish-gjeneral i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ish- kryeministėr qėndron tani nė Hagė. Shiko se ēfarė ėshtė duke bėrė nė Kosovė!?
Kjo pėr ne nuk ka kuptim, pėrveē njė gjėje, se partitė kėtu janė duke i kontrolluar gjėrat dhe janė mė tė interesuar pėr tė mbledhur para nga disa biznesmenė tė caktuar, tė cilėt janė duke ndikuar nė procesin kėtu duke i futur tė afėrmit e tyre nė listat e pagave nė Kosovė. Ne i shohim tė afėrmit e disa personave tė caktuar nga Nju Jorku nė listėn e pagave tė kryeministrit, tė cilėt as qė janė kompetent. Pastaj kur vijnė nė Nju Jork nė vend se tė takohen me Lidhjen Shqiptaro- Amerikane e cila ėshtė e vetmja e regjistruar ata takohen me gjoja disa organizata tjera.
Ne nė Lidhje jemi transparent, punojmė nė baza vullnetare dhe nuk marrim paga. Pse atėherė kur ne e bėjmė gjithė kėtė punė tė mirė pėr Kosovėn, kur liderėt vijnė nė Amerikė ata dėshirojnė tė takohen me njerėzit tė cilėt nuk i kanė informatat e duhura dhe as lidhjet e duhura, qė ne i kemi?
Ky ėshtė sinjal i qartė pėr popullin e Kosovės qė edhe po qė se do ta fitojė pavarėsinė, a do t’i ketė liderėt qė do ta bėjnė Kosovėn njė shtet tė suksesshėm nėse nuk merren me problemet siē e bėjmė nė Uashington unė dhe Shirlli. Ne kėtė jemi duke e bėrė pėr popullin, ne jemi zė ri i pavarur i popullit shqiptar dhe jo vetėm atij tė Kosovės. Ne jemi duke tentuar tė ndihmojmė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, nė bashkėpunim me komunitetin hebrenj, i cili po ashtu na ndihmoi pėr arritjen e pėrkrahjes amerikane pėr bombardimet e NATO-sė. Ne e arritėm pėrkrahjen e komunitetit hebrenj duke i treguar pėr mbrojtjen qė populli hebrenj e mori nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Kosovapress: Si e vlerėsoni punėn tuaj tė deritanishme lidhur me ēėshtjen e Kosovės?

XHOZEF DIOGARDI: Ne jemi shumė krenar pėr atė qė kemi bėrė pėr popullin shqiptar nė Ballkan e pėr Kosovėn posaēėrisht, sepse unė isha ai qė i pari prezantova para 20 vjetėve rezolutėn e parė para Kongresit Amerikan, i cili mbante vetėm njė nėnshkrim, atė tė Xhozef Diogardit. Pas njė viti kėsaj iniciative iu bashkėngjiten 57 nėnshkrime tjera. Ishte kjo ajo kohė kur pėr Kosovėn nuk dinte askush asgjė, pėrveē njė njeriu, hebreut hungarez Tom Llantosh.
Ndihem posaēėrisht i motivuar qė sot pas 20 vjetėsh jam kėtu pėrsėri qė tė sigurohem se Kosova vazhdon tė qėndrojė nė binarėt e duhur, sepse isha unė ai qė e vura nė binarė duke i shpjeguar popullit amerikan se ēfarė ka vuajtur Kosova. Ata nuk dinin pėr demonstratat e ’81, Rankoviqin.
Unė kam sjellė me veti rezolutėn e vitit 1992 kur Tom Llantosh para Kongresit amerikan kėrkoi pavarėsi pėr Kosovėn, atėbotė edhe Rugova ishte nervoz- nuk dėshironte ta pėrdorte fjalėn pavarėsi, parapėlqente fjalėn “vetėvendosje” ngase nuk ishte i sigurt. Mė kujtohet kur vinin tė unė njerėzit nga LDK-ja duke mė thėnė: “Xho, pse je duke ju dhėnė njerėzve shpresa tė rreme? E din qė ne atė s’mund ta kemi?!”. Kėtė ma thoshin kėta njerėz nė vitin 1992. Unė u pėrgjigja: “Pse? Ju jeni 2 milionė shqiptarė kėtu, keni tė drejtė nė vetėvendosje sipas ligjeve ndėrkombėtare, deklarohuni”. Tani njėri nga kėta njerėz ka ndikim nė Qeverinė e Kosovės.

Kosovapress: Cili ėshtė ky njeri?

XHOZEF DIOGARDI: Nuk mund ta komentoj, nuk mund ta them emrin.

SHIRLI DIOGARDI: Njerėzit nė Kosovė kanė fituar ndjenjėn se SHBA-tė na kanė ndihmuar njė herė gjatė luftės, do tė ndihmojnė pėrsėri qė tė arrijmė pavarėsinė.

Kosovapress: Sa ėshtė efikase strategjia juaj karshi ēėshtjes sė Kosovės?

XHOZEF DIOGARDI: Ne po qė se nuk do ta sillnim njė ekspert me kredibilitet ndėrkombėtar si dėshmitar nė rastin Limaj, i cili kishte lidhje me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė viteve ’98-’99 nuk besoj se Limaj tani do tė gjendej nė liri. Ne jemi aktivistė, e jo vetėm njerėz qė flasin, ne nė fakt flasim mirė por ne po ashtu dimė tė bėjmė strategji tė mira me tė cilat gjėrat bėhen realitet, dhe kjo ėshtė njė pėrparėsi pėr Kosovėn nėse di ta pėrdorė, ose tė bien nė konfuzion duke thėnė qė ekziston edhe njė lobi tjetėr sepse ata kanė para apo sjellin para. Dhe tani papritmas disa njerėz tė afėrt me kėta qė mbledhin para janė nė staf tė Agim Ēekut. Dhe tani mė tregoni se cila kėtu ėshtė njė qeveri e mirė.
Unė mund t’i kritikoj tė gjithė liderėt kėtu duke filluar qė nga Rugova, por ēėshtja nuk qėndron aty qė unė tė kritikoj personalitetet, por si ta bėjmė njė qeveri kėtu, e cila do tė pėrmirėsojė kualitetin e jetės sė njerėzve tė cilėt kanė vuajtur aq shumė. Nuk kemi nevojė tė kthehemi shumė mbrapa nė histori. Ta kujtojmė vetėm atė vuajtje qė Kosova kaloi qė nga ’81 e kėndej. Pas gjithė asaj vuajtje prej ’81-’99 kur serbėt u futėn nėpėr shtėpitė tuaja pėr tė vrarė, a do tė pajtohemi me njė qeveri jofunksionale e cila do tė udhėhiqet nga bashkėsia ndėrkombėtare?!! Jo, kjo nuk ėshtė ajo pėr tė cilėn unė kam punuar qė 20 vjet, dhe askush nuk do tė ma thotė tė kundėrtėn sepse unė do tė vazhdoj tė jem zė pėr popullin e babit tim. Babai mė ka folur shqip dhe italisht kur erdhi nė Amerikė nė vitin 1929. Pėr mė se 600 vjet njerėzit nga fshati i tij nuk kanė harruar ta flasin shqipen, gjėja e parė qė fshatarėt aty bėjnė kur u lind fėmija, ata e ngrehin lart dhe e kthejnė me fytyrė nga Shqipėria, duke shpresuar se do tė kthehen, ata kurrė nuk kthyen, por as kurrė nuk e harruan. Nė kėtė mėnyrė jam rritur edhe unė.
Unė jam kėtu pėr tė qenė aktivist, i drejtė dhe pėr tė ndihmuar shqiptarėt tė marrin atė qė e meritojnė.

Kosovapress: A mund tė na thoni diē mė shumė rreth idesė suaj pėr flamurin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės?

XHOZEF DIOGARDI: Kjo ishte njė ide e imja qe prej 6 vjetėsh dhe akoma askujt deri disa ditė mė parė nuk ia kam treguar, sepse ēėshtja e pavarėsisė ishte shumė larg, ndėrsa sot jemi shumė afėr. Shqiptarėt duhet ta kuptojnė se pavarėsia vjen nga SHBA-tė. Nėse njerėzit e kuptojnė se SHBA ėshtė baba i Kosovės, ata duhet ta tregojnė kėtė. Ju e tregoni kėtė duke shkruar artikuj dhe gjithė atė qė liderė tuaj veē se janė duke e bėrė, por mendoj se simbolet kanė njė rėndėsi tė veēantė. Dhe kur populli amerikan e sheh se simboli juaj kombėtar ka ngjashmėri me atė tė SHBA-ve dhe se ju jeni tė lumtur me atė flamur, ju i konfirmoni popullit amerikan se jeni shoku i tyre mė i mirė nė Ballkan. Ne jemi tė sigurt qė ju e dini kėtė, po ashtu edhe populli amerikan, ndėrsa ky flamur do ta pėrmbyllte marrėveshjen. Ju nuk duhet tė prisni qė ta aprovoni flamurin tuaj pas pavarėsisė, sepse ka pasur shtete edhe mė tė vogla shumė sesa Kosova qė kishin flamurin e tyre para pavarėsisė. Vijat nė flamurin e propozuar nga unė nuk paraqesin 13 kolonitė britanike, paraqesin popullin shqiptar tė ndarė nė disa shtete qė do tė duhej tė bėhen pjesė e bllokut ekonomik. Flamuri i Rugovės pėr shkak tė kompleksitetit do tė duhej tė mbetej vulė e Presidencės sė Kosovės.
(F.Bajraktari-N.Rama)

Llapi
07-07-2006, 04:23
Eliot Engel: Pavarėsia e Kosovės u shėrben interesave amerikane nė rajonin e Ballkanit

Intervistoi Isabela Ēoēoli

06-07-2006


Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Eliot Engel, demokrat nga New Yorku thotė se Kosova nuk do tė qeveriset mė kurrė nga Beogradi, dhe sa mė shpejt qė udhėheqėsit serbė t'i tregojnė popullit tė tyre tė vėrtetėn, aq mė shpejt Serbia do tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian. Kosova thekson duhet tė jetė shtet i pavarur dhe pavarėsia e saj u shėrben interesave amerikane pasi shqiptarėt janė nga miqtė mė besnikė tė tė Shteteve tė Bashkuara.

Zėri i Amerikės: Kongresmen, kohėt e fundit Kryeminsitri i Serbisė, Vojislav Koshtunica bėri njė vizitė nė Kosovė, pikėrisht ditėn e betejės sė Kosovės, ku tha se Kosova ka qėnė dhe do tė mbetet e Serbisė. Deklarata tė ngjashme bėri nė tė njejtėn datė vite mė parė Sllobodan Millosheviēi. Ai i vlerėsoni ju deklarata tė tilla?

Eliot Engel: Mendoj se Koshtunica dhe Tadiēi nuk po tregohen tė sinqertė me popullin serb. Kosova nuk do tė qeveriset mė kurrė nga Beogradi, dhe sa mė shpejt qė udhėheqėsit serbė t’i tregojnė popullit tė tyre tė vėrtetėn, aq mė shpejt Serbia do tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian dhe do tė trajtohet si tė gjitha vendet e tjera. Udhėheqėsit serbė gjithmonė thonė, mos e dėnoni vendin tonė pėr shkak tė Millosheviēit. Millosheviēi nuk ėshtė mė. Unė jam dakord me kėtė, por udhėheqja serbe nuk duhet tė veprojė si Millosheviēi. Ajo duhet tė pranojė realitetin dhe realiteti ėshtė se Kosova duhet dhe do tė jetė njė vend i lirė dhe i pavarur. Nga ana e tyre kosovarėt treguan se janė tolerantė, duke mos e ndaluar Koshtunicėn tė shkonte pėr vizitė nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Administratori i Kosovės, Soren Jesen-Petersen, u largua sėandejmi nė njė periudhė kritike, kur pritet tė pėrcaktohet statusi i saj pėrfundimtar. Si e pėrfytyroni ju Kosovėn pas Petersenit?

Eliot Engel: Petersen ishte njė njeri i jashtėzakonshėm dhe mendoj se ėshtė humbje qė ai nuk do tė jetė aty pėr arsye personale. Ai ėshtė mik i Kosovės, i lirisė dhe i drejtėsisė. Dhe mendoj se ai e kuptonte se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ishte pavarėsia. Dhe kushdo qė do ta pasojė atė do ta kuptojė se ne kemi ecur drejt pavarėsisė dhe nuk ka mė kthim prapa. Puna qė bėri zoti Jesen-Petersen dhe trashėgimia e tij do tė jenė pavarėsia e Kosovės. Ai, zoti Ahtisari dhe pėrfaqėsuesi amerikan Frank Wisner kanė punuar shumė nė kėtė drejtim. Tė gjithė e dinė se cila do tė jetė e ardhmja e Kosovės. Tė vetmit qė nuk e dinė ose nuk duan ta dinė janė udhėheqėsit serbė nė Beograd. Pavarėsia e Kosovės do tė jetė diēka e mirė si pėr shumicėn ashtu edhe pėr pakicėn nė Kosovė. Natyrisht vendet e shenjta duhet tė mbrohen, feja e serbėve duhet tė mbrohet, ashtu si pėr gjithė pakicat. Autoritetet nė Kosovė e kuptojnė dhe e respektojnė kėtė. Serbėt duhet tė shohin realitetin dhe jo tė ėndėrrojnė. Autonomia ishte njė mundėsi e para 15 vjetėve.

Zėri i Amerikės: Kohėt e fundit ju keni patur takime me udhėheqėsit e Kosovės, si nė Prishtinė ashtu edhe nė Uashington. Ata janė takuar gjithashtu edhe me udhėheqės tė ndryshėm amerikanė. Ēfarė peshe kanė kėto takime nė kudrin e pėrgjithshėm tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės?

Eliot Engel: Unė e takova presidentin dhe kryeministrin e Kosovės para disa muajsh nė Kosovė. Nė Uashington takova vetėm kryeministrin dhe jo presidentin, pasi ai po takohej me njerėz tė tjerė. Dhe me sa kam parė nga takimet nė Uashington ato kanė qenė shumė tė mira. Unė u takova me zotin Ēeku kėtu nė zyrė, dhe takimi ishte shumė i frytshėm. Ai u prit shumė mirė dhe zyrtarėve tė lartė amerikanė u kishte lėnė pėrshtypje shumė tė mira. Mendoj se takimet nė Shtetet e Bashkuara ishin shenjė shumė pozitive. Uashingtoni e ka tė qartė se udhėheqja e Kosvės do tė respektojė pakicat dhe kjo ėshtė e rėndėsishme tė pėrsėritet nė mėnyrė qė komuniteti ndėrkombėtar tė mos shohė probleme tek pavarėsia e Kosovės. Prandaj tani serbėt duhet tė fillojnė tė angazhohen, sepse e shohin qė komuniteti ndėrkombėtar po arrin njė farė konsensusi. Do tė ishte mirė qė kjo tė arrihej nėpėrmjet negociatave mes udhėheqjes shqiptare dhe asaj serbe, por nėse nuk arrihet dhe nėse serbėt refuzojnė ta bėjnė kėtė, atėherė vendimi do tė imponohet nga jashtė e kjo do tė jetė pavarėsia e Kosovės dhe mbrojtja e pakicave. Prandaj unė do t’i bėja thirrje udhėheqjes serbe tė negociojė nė tė mirė tė njerėzve tė saj. Kosova duhet tė jetė plotėsisht e pavarur dhe jo pjesėrisht. Ajo duhet tė ketė vendin nė Kombet e Bashkuara, tė trajtohet si ēdo vend tjetėr nė botė, tė ketė tė drejtėn tė kėrkojė kredi nė Bankėn Botėrore, tė ketė mundėsinė pėr tė marrė investme tė huaja. Kjo mund tė bėhet vetėm nėse Kosova ėshtė plotėsisht e pavarur.

Zėri i Amerikės: Para largimit nga Kosova, zoti Petersen tha prerazi dhe qartė se statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet kėtė vit dhe se vonesat nuk sjellin asgjė tė mirė, por pėrkundrazi shtojnė tensionet dhe nuk i shėrbejnė askujt? A duhet qė Shtetet e Bashkuara tė lujanė njė rol mė aktiv nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė statusit?

Eliot Engel: Zoti Jesen-Petersen ma tha edhe mua kėtė, se donte qė statusi tė zgjidhej kėtė vit. Njė situatė qė nuk zgjidhet pėr njė kohė tė gjatė krijon probleme. Ne e pamė kėtė para pak vitesh kur ndodhėn protesta dhe u vranė njerėz. Pėr ta parandaluar kėtė, Kosova duhet tė jetė e lirė dhe e pavarur. Shtetet e Bashkuara duhet tė angazhohen aktivisht. Kosovarėt i duan amerikanėt dhe kanė besim tek ata. Prandaj ne duhet t’u themi kosovarėve se jemi me ju nė ēdo hap. Unė pres qė kosvarėt do tė jenė ndėr miqtė mė tė mirė tė Shteteve tė Bashkuara, aleatėt mė tė mirė. Tė gjitha anketat tregojnė se shqiptarėt i duan amerikanėt. Prandaj amerikanėt duhet tė sigurojnė qė Kosova tė bėhet e pavarur kėtė vit. Ėshtė e rėndėsishme qė ne tė angazhohemi. Mendoj se ishte gjė e mirė qė kryeministri dhe presidenti i Kosovės erdhėn nė Uashington dhe u takuan me zyrtarėt e lartė si zonja Rice, sepse zyrtarėt amerikanė duhet tė ndjehen tė sigurt me idenė e Kosovės sė pavarur. Dhe kur ata takohen me udhėheqjen e Kosovės ata e fitojnė kėtė siguri, dhe prandaj mendoj se kėto takime janė shumė tė rėndėsishme. Personalisht, mezi pres ditėn qė Kosova tė jetė e pavarur dhe unė do tė shkoj vetė nė Prishtinė ditėn qė Kosova tė marrė pavarėsinė dhe do tė festoj sė bashku me tė gjithė tė tjerėt

King_Arthur
07-07-2006, 04:51
gjithmone usa ka qene nje vend qe ka mbrojtur interesat e shqipetareve , usa eshte i vetmi shtet ne bote qe mbeshtet fuqishem shqipetaret . dhe pavaresine per kosoven ajo do ta venmdosi dhe besoj se kosova do marri nje pavaresi te plote dhe pa kushte.dhe kjo gje do harrihet me mbeshtetjen e madhe te amerikes



RROFTE KOSOVA E PAVARUR
RROFTE SHQIPERIA ETNIKE