Koshtunica vjen nė Kosovė pa pyetur pėr autoritetet e vendit tonė [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Koshtunica vjen nė Kosovė pa pyetur pėr autoritetet e vendit tonė


Faqe : [1] 2

Llapi
28-06-2006, 03:18
Koshtunica vjen nė Kosovė pa pyetur pėr autoritetet e vendit tonė

Kryeministri serb V. Koshtunica, vjen sot nė Kosovė me qėllim pėr tė marrė pjesė nė manifestimin kishtar serb, nė shenj pėrkujtimi pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389. Edhe pse disa nga autoritetet qeveritare tė Kosovės kanė refuzuar vizitėn e Koshtunicės, pėr shkak tė mos ndryshimit tė qėndrimit tė Serbisė lidhur me realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė nė qershor tė vitit 1999, Koshtunica megjithatė vjen nė Kosovė, pėr tė marrė pjesė nė manifestimet kishtare nė shėnim tė Betejės sė humbur tė Kosovės, ashtu sikurse ka ardhur dhe ka vajtuar papengueshėm sa e sa herė deri tani.

----------------------------------------------------------
Vetėvendosja organizon bllokimin e rrugėve pėr zyrtarėt e Serbisė

Pėrfaqėsuesit e Lėvizjes Vetėvendosje!, kanė thėnė se nesėr do tė organizojnė

bllokimin e rrugėve prej nga do tė vijnė delegacionet e shtetit tė Serbisė nė Kosovė, njėherit ata ju kanė bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve qė tė bashkohen pėr tė penguar ardhjen e zyrtarėve tė Serbisė derisa ajo tė mos pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.

Llapi
28-06-2006, 03:21
Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!

ZIKPRESS

Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta organizojė bllokimin e rrugės pėr Koshtunicėn nė pikėn kufitare tė Merdares. Pikėrisht aty ku Serbia po nėpėrkėmb mijėra familjarė tė tė pagjeturve duke i kthyer kufomat e personave tė rrėmbyer atėherė kur ajo do. U bėjmė thirrje qytetarėve qė tė bashkohen nė bllokimin e delegacionit tė Koshtunicės nė kėtė pikė, nė orėn 11:00, pra, 1 orė para arritjes sė tij. Kurse, banorėt e fshatrave pėrreth rrugėve kah do tė kalojnė delegacionet tjera tė bllokojnė rrugėt konform mundėsive qė i kanė.

Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.
LPK mbėshtetė aksionin e Lėvizjes Vetėvendosje! pėr tė bllokuar hyrjen e Koshtunicės nė Kosovė

Prishtinė, 27 qershor 2006

Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, e konsideron provokim tė rėndė paralajmėrimin e vizitės sė delegacionit serb nė Kosovė, nė krye me Vojisllav Koshtunicėn.

LPK ėshtė kategoriskisht kundėr kėsaj vizite, prandaj u bėnė thirrje anėtarėve dhe simpatizantėve tė vetė qė t’i pėrgjigjen pozitivisht aksionit tė Lėvizjes VĖTĖVENDOSJE! pėr tė penguar hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė.

U bėjmė thirrje anėtarėve dhe simpatizantėve tanė qė, ashtu siē ėshtė planifikuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, nesėr, mė 28 qershor 2006, nė orėn 11.00 nė pikėn kufitare tė Merdares, tė bashkohen nė bllokimin e hyrjes sė Koshtunicės nė Kosovės.


marre nga www.lpk-kosova.com

Llapi
28-06-2006, 03:24
Pėrsėritja e Milosheviqit

Prishtinė, 27 qershor 2006

Nesėr, mė 28 qershor, vendit tonė i ėshtė pėrgatitur njėri prej skenarėve mė provokativė kėtyre shtatė viteve tė fundit. UNMIK-u nė Kosovė ka lejuar ardhjen e njėkohshme tė kryeministrit tė Serbisė, Vojislav Koshtunica me ekipin e tij, delegacionit tė kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, pėrfaqėsueses sė Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviq-Iviq me delegacionet e saj, si dhe dhjetėra pėrfaqėsuesve nga Kisha Ortodokse Serbe. Jorastėsisht nesėr, jorastėsisht mė 28 qershor. Pikėrisht mė 28 qershor tė vitit 1989, kasapi udhėheqės i shtetit vrasės, Slobodan Milosheviqi, pasi kishte ardhur nė pushtet, zgjodhi datėn e mitit serb pėr Betejėn e Kosovės pėr tė zbarkuar nė atdheun tonė me suitėn e tij. Ai pėrdori kėtė datė pėr ta ndėrtuar ‘legjitimitetin’ e strategjisė pėr shfarosjen e organizuar institucionalisht, dėbimin dhe persekutimin sistematik tė shqiptarėve. Janė pasardhėsit e tij ata qė po e vazhdojnė traditėn e babait tė tyre politik.

Nesėr nė vendin tonė mund tė ndodh dyndja institucionale e Serbisė. Delegacioni i Koshtunicės do t’i ketė 6 pėrfaqėsues dhe 4 truproje. Ai i Tadiqit 26 pėrfaqėsues. Nga Qendra Koordinuese Serbe pėr Kosovėn delegacioni do t’i ketė 10 persona. Kurse, njė autobus do tė jetė pėrplot klerikė tė Kishės Ortodokse Serbe.

Aspak tė rastėsishme as drejtimet e ardhjes sė tyre. Qėllimisht ata kanė zgjedhur tė zbarkojnė nė Kosovė nga tri drejtime tė ndryshme. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nėpėrmjet njė punėtori tė UNMIK-ut ka siguruar kėrkesėn zyrtare tė 4 delegacioneve drejtuar zyres sė OKB-sė nė Beograd pėr drejtimet e ardhjes sė delegacioneve si dhe itinerarin e tyre kėtu. Delegacioni i prirė nga Koshtunica do tė tentojė tė hyjė nė Kosovė nėpėrmjet pikės kufitare nė Merdare, nė orėn 12:00. 6 orė mė herėt, nė po tė njėjtėn pikė do tė mbėrrijė autobusi pėrplot klerikė tė Kishės Ordodokse Serbe. Ai i Tadiqit ka zgjedhur pikėn e Mutivodės, nė po tė njėjtėn orė. Kurse pėrfaqėsuesit e Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn do tė hyjnė nė Kosovė nėpėrmjet veriut tė vendit dhe qytetit tė Mitrovicės. I gjithė ky spektakėl simbolik nė funksion tė paralajmėrimit pėr futjen pėrmbajtėsore tė armikut tonė, Serbisė, nė Kosovė. Kėtė plan nuk e fshehin asnjėri prej zyrtarėve qė po vijnė.

Institucionet e Kosovės kėtė ngjarje dashakeqe po e kalojnė nė heshtje. Kryeministri Ēeku dhe zėvendėsi i tij Haziri i thane po tė nėnkuptuar kėsaj vizite. Ndėrkaq Fatmir Sejdiu qėllimisht do ta vizitojė Shqipėrinė gjatė dy ditėve tė ardhshme. Vetėm e vetėm qė tė mos qėllojė nė Kosovė gjatė kėtij provokimi. Njėjtė pat vepruar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj kur vjet e pat vizituar Kosovėn Boris Tadiqi, i cili atėherė e pat rikonfirmuar qėndrimin e Serbisė pėr trajtimin e Kosovės si ‘tokė serbe’.

Prandaj, tė vetėdijshėm pėr krimet shekullore tė ushtruara prej Serbisė mbi vendin tonė; tė fyer e poshtėruar prej drejtėsisė sė munguar pėr gjenocidin, vrasjet, dhunimet, shkatėrrimet dhe vjedhjet qė shkaktoi Serbia nė Kosovė; syēelė ndaj planeve tė sotme tė Serbisė pėr copėtimin e Kosovės nėpėrmjet decentralizimit, uzurpimit tė kulturės dhe historisė sonė nėpėrmjet zonave tė veēanta pėrreth objekteve tė besimit ortodoks si dhe rikolonizimin e atdheut tonė duke i kthyer serbėt jo aty ku ata kanė banuar, por aty ku e konsideron strategjikisht tė nevojshme Beogradi; si dhe tė mobilizuar e organizuar kundėr planeve hegjemoniste tė Serbisė pėr ta na e riokupuar Kosovėn, ne u bėjmė thirrje qytetarėve tė Kosovės, institucioneve, grupeve politike e shoqatave tė dala nga lufta, qė ta pengojnė ardhjen e pėrfaqėsuesve tė Serbisė nė Kosovė me ēfarėdo mjeti dhe pavarėsisht mėnyrave. Udhėheqėsit e partive politike t’u bėjnė thirrje anėtarėve tė tyre ta pengojnė ardhjen e delegacioneve serbe.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta organizojė bllokimin e rrugės pėr Koshtunicėn nė pikėn kufitare tė Merdares. Pikėrisht aty ku Serbia po nėpėrkėmb mijėra familjarė tė tė pagjeturve duke i kthyer kufomat e personave tė rrėmbyer atėherė kur ajo do. U bėjmė thirrje qytetarėve qė tė bashkohen nė bllokimin e delegacionit tė Koshtunicės nė kėtė pikė, nė orėn 11:00, pra, 1 orė para arritjes sė tij. Kurse, banorėt e fshatrave pėrreth rrugėve kah do tė kalojnė delegacionet tjera tė bllokojnė rrugėt konform mundėsive qė i kanė.

Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.

Llapi
28-06-2006, 07:48
http://blueskylive.radio-kosova.com/lajmet/images/uploads/arrest_vetvendosj_150X108.jpg
Policia zhbllokon rrugėn nė Mitrovicė e nė Merdare – arrestohen mbi 100 aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje!

arkiv Pėrmes njė komunikate pėr media Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka njoftuar se nė pėrpjekje pėr ta bllokuar ardhjen e delegacioneve nga Serbia nė Kosovė, nė Mitrovicė dhe nė vendkalimin kufitar nė Merdare janė arrestuar mbi 100 veta. Fillimisht, rreth orės 10:15 njėsitet speciale tė SHPK-sė intervenuan kundėr dhjetėra aktivistėve, tė cilėt ishin mbledhur nė qytetin e Mitrovicės pėr ta bllokuar ardhjen e delegacionit serb, ndėrkohė qė, sipas Vetėvendosjes edhe 85 aktivistė e qytetarė tjerė u arrestuan nė pikėn kufitare nė Merdare. Deri nė momentet e shkrimit tė kėtij raporti, policia nuk ka dhėnė kurrfarė informacionesh lidhur me kėto ngjarje, e as lidhur me pohimet e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!

Sot /e mėrkurė/, aty kah ora 10:15, njėsitet speciale tė SHPK-sė intervenuan kundėr dhjetėra aktivistėve tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilėt ishin mbledhur nė qytetin e Mitrovicės pėr ta bllokuar ardhjen e delegacionit tė tė ashtuquajturės Qendra Koordinuese Serbe pėr Kosovėn, tė udhėhequr prej Sanda Rashkoviq-Iviq, thuhet nė njė njoftim tė kėsaj lėvizjeje.
Ndėrkohė, dy grupe tjera aktivistėsh dhe qytetarėsh, njėri nė Anamoravė kurse tjetri nė pikėn kufitare nė Merdare, vazhdojnė tė jenė nė gjendje gatishmėrie pėr bllokimin e rrugėve kah kanė paralajmėruar ardhjen delegacionet serbe, thuhet nė njė njoftim pėr media tė Lėvizjes Vetėvendosje!.


Lėvizja VETVENDOSJE ! Thotė se policia ka ndėrhyrė edhe nė Merdare, duke arrestuar edhe 85 aktivistė e qytetarė tė tubuar. Intervenimi sipas Vetėvendosjes ka ndodhur pak minuta pas orės 11:00, kur njėsitet speciale tė SHPK-sė kanė ndėrthurė pėr zhbllokimin e rrugės nga aktivistėt e qytetarėt e mbledhur afėr pikės kufitare nė Merdare, ku duhej tė kalonte delegacioni serb i prirė nga kryeministri Vojislav Koshtunica. Lėvizja VETVENDOSJE! Thotė se intervenimi i policisė qe i dhunshėm.

Po ashtu njoftohet se njė grup tjetėr i aktivistėve tė Lėvizjes dhe qytetarėve ėshtė i pozicionuar edhe nė rajonin e Anamoravės. Ardhjen prej andej e ka paralajmėruan njė delegacion prej 26 vetave, i presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq.

Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jun 28, 06 | 1:38 pm

Albo
28-06-2006, 08:13
Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta organizojė bllokimin e rrugės pėr Koshtunicėn nė pikėn kufitare tė Merdares.

Keta qe organizojne akte te tilla kryejne dy gabime te medha:

a) demtojne imazhin e autoriteve shqiptare legjitime ne Kosove dhe krijojne probleme per sigurine e vendit.

b) lene nje shije te hidhur tek te gjithe ata nderkombetare qe ndjekin nga afer zhvillimet ne Kosove per gjithe ne shqiptaret si nje popull ksenofob.

Nuk u takon organizatave jo-qeveritare qe te bllokojne rruge nacionale dhe nuk u takon atyre qe te vendosin se kush hyn e kush del ne Kosove. Kosova ka nje qeveri, ka edhe nje prani nderkombetare. E vetmia gje qe ata mund te bejne eshte protesta paqesore pa cenuar rendin dhe qetesine ne Kosove.

Arrestimi i tyre eshte i perligjur pasi nuk eshte hera e pare qe bejne dicka te tille.

Albo

vrojtuesi
28-06-2006, 09:04
Keta qe organizojne akte te tilla kryejne dy gabime te medha:

a) demtojne imazhin e autoriteve shqiptare legjitime ne Kosove dhe krijojne probleme per sigurine e vendit.

b) lene nje shije te hidhur tek te gjithe ata nderkombetare qe ndjekin nga afer zhvillimet ne Kosove per gjithe ne shqiptaret si nje popull ksenofob.

Nuk u takon organizatave jo-qeveritare qe te bllokojne rruge nacionale dhe nuk u takon atyre qe te vendosin se kush hyn e kush del ne Kosove. Kosova ka nje qeveri, ka edhe nje prani nderkombetare. E vetmia gje qe ata mund te bejne eshte protesta paqesore pa cenuar rendin dhe qetesine ne Kosove.

Arrestimi i tyre eshte i perligjur pasi nuk eshte hera e pare qe bejne dicka te tille.

Albo

Po mė vie keq qė mė duhet tė kundėrshtoj edhe kėtu por dije se e ke gabim me kėto vlersimet tua nė pėrgjithėsi pėr shum tema nė forum e sidomos pėr Kosovėn. Ti si duket e njeh njė Kosovė virtuale! Ne nė Kosovė e dijmė vet mė mirė se ēka ėshtė mirė e ēka jo pėr ne!

Neve nuk ia fusim fort se ēka mendojnė ndėrkombėtarėt sepse i dijmė se kush dhe ēfarė hajnash janė!

Pėrveē tė mirave ata nė Kosovė kanė sjellė edhe shum tė kėqia duke filluar nga abuzimet me mjete materiale, seksuale etj. Vetem dil te dera e ndonjė supermarketi tė madh nė Prishtinė e shiko se ēka blejnė ata me ato pagat e veta dhjeta mija euro apo shko tek lokalet e natės e shikoi se me ēfarė vajza tė bukura tė Kosovės rrijnė?

Albo
28-06-2006, 09:07
Fatmir Sejdiu
“Pėr vizitėn, qė mund tė bėjė kryeministri serb mund tė them se ēdo njeri mund tė vijė pėr njė vizitė private, pėr njė pelegrinazh nė manastir, por vizita tė karakterit politik dhe tė ndonjė vokacioni tjetėr qė ai mund tė shfrytėzojė janė absolutisht tė papranueshme”.

Agim Ēeku
“Kosova ruan dhe respekton liritė fetare dhe ardhja e Koshtunicės nė Kosovė e dėshmon kėtė. Vendimin e ka marrė UNMIK. Besojmė se nuk do tė jetė asgjė mė shumė se njė shėrbim fetar dhe nė qoftė se Koshtunica me ardhjen e tij ka pas pėr qėllim qė ta provokojė popullin e Kosovės, ne nuk do tė biem pre e provokimeve”.

Hashim Thaēi
“Vendimi pėr ardhjen e Koshtunicės ėshtė marrė nga UNMIK-u. Kosova ėshtė e interesuar tė ketė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė. Kosova ėshtė vend demokratik me shoqėri tė civilizuar, qė ka pritur dhe pėrcjellė shumė zyrtarė tė lartė shtetėrorė”.

UNMIK
“Koshtunica nuk duhet tė keqpėrdorė vizitėn pėr qėllime politike. Kjo ėshtė njė vizitė private, pėr qėllime fetare dhe ne presim qė ajo tė jetė nė kėtė linjė dhe tė mos politizohet. Vizita nuk ėshtė zyrtare, UNMIK nuk ka planifikuar asnjė takim me kryeministrin serb”.

Pio Sabeta, KFOR
“Policia dhe trupat e KFOR-it kanė shtuar masat e sigurisė nė mbarė Kosovėn pėr tė parandaluar ēfarėdo incidenti nė pikat kontrolluese tė policisė. Situata e sigurisė nuk ka ndryshuar. UNMIK-u dhe policia janė pėrgjegjėse pėr kėtė, ne vetėm po i ndihmojmė ata”.

Albo
28-06-2006, 09:13
Neve nuk ia fusim fort se ēka mendojnė ndėrkombėtarėt sepse i dijmė se kush dhe ēfarė hajnash janė!

Vrojtuesi, kur jep mendim ne forum, bej sic bej une, fol ne veten e pare njejes. Filloje fjaline me UNE e jo me NE se ne forum ka me mijera anetare nga Kosova te cilet dine te shkruajne vete mendimin e tyre.

Nese ty "nuk te behet vone per nderkombetaret", qe jane arsyeja se perse Kosova ka rigjetur me ne fund lirine, ty nuk te behet vone per asgje, as per qeverine shqiptare, as per demokracine e as per asgje. Ty te behet vone vetem per veten tende.

Pėrveē tė mirave ata nė Kosovė kanė sjellė edhe shum tė kėqia duke filluar nga abuzimet me mjete materiale, seksuale etj. Vetem dil te dera e ndonjė supermarketi tė madh nė Prishtinė e shiko se ēka blejnė ata me ato pagat e veta dhjeta mija euro apo shko tek lokalet e natės e shikoi se me ēfarė vajza tė bukura tė Kosovės rrijnė?

C'lidhje ka kjo me temen per diskutim?

Albo

GjIlAnAsI_cSi
28-06-2006, 13:03
LPK pėrmes njė njoftimi pėr media ka bėrė tė ditur se ėshtė arrestuar kryetari i saj dhe e deputeti nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli. Nė njoftim nuk janė dhėnė detaje tė tjera tė arrestimit.


Me kėtė rast, LPK ka ftuar njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media.


RTK 28/06/2006 15:16:00

Llapi
28-06-2006, 13:04
Koshtunica nė Graēanicė vazhdon me mesazhet e vjetra politike
Ndonėse e paralajmėruar si vizitė private pėr tė kryer rite fetare, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, gjatė qėndrimit tė tij nė Graēanicė, nuk e ka lėnė pa e shfrytėzuar kėtė rast pėr tė pėrcjellė mesazhe politike pėr qytetarėt serb tė Kosovės. “Kosova gjithmonė ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė pjesė e Serbisė” tha Koshtunica.
Ndonėse qytetarėt serb e kanė pritur qė nga orėt e paradites, kur ėshtė mbajtur liturgjia nė Manistirin e Graēanicės, e mė pas edhe nė Gazimestan, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ka ardhur nė Graēanicė pasi janė kryer tė gjitha ritet fetare nė ditėn e Vidovdanit serb. I nxitur nga kryepeshkopi Artemije i cili e ftoi Koshtunicėn qė t’i a trimėrojė dhe t’ju pėrforcoj shpresėn serbėve tė Kosovės se edhe nė tė ardhmen Kosova do tė mbetet “Jerusalemi serb”, kryeministri serb nuk u kursye qė tė mbajė njė fjalim tė zjarrtė politiko-patriotik. “Nuk ka vend mė tė mirė dhe mė tė rėndėsishėm pėr ta ripėrsėritur atė qė ēdo serb duhet ta dijė: Kosova gjithmonė ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė pjesė e Serbisė”. Mė tej Koshtunica ka thėnė se ky ėshtė njė rast pėr t’i treguar botės se “Serbia dėshiron drejtėsi dhe paqe”. Ajo dėshiron tė bisedojė dhe tė arrijė marrėveshje dhe kompromis tha Koshtunica kontradiktor, duke theksuar se megjithatė Serbia dėshiron zgjidhje bazuar nė “tė drejtėn historike pėr Kosovėn”.
Koshtunica i ka siguruar serbėt e mbledhur nė Graēanicė se askush deri mė tash nuk ka pasur pozitė mė tė fortė se sa qė ka Serbia nga aspekti i sė tė drejtės nė diskutimet pėr tė ardhmen e Kosovės.
RTK 28/06/2006 15:08:05

Llapi
28-06-2006, 13:07
Arrestohet kryetari dhe deputeti i LPK-sė

http://www.lpk-kosova.com/images/photos/emrush.jpg
SHPK ėshtė dashur tė arrestojė Koshtunicėn e jo Emrush Xhemajlin

Prishtinė, 28 qershor 2006

Sot, nė orėn 11:45, nė pikėn kufitare nė Merdare, njėsitet speciale tė SHPK-sė i janė pėrgjigjur dhunshėm aksionit pėr tė penguar hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė, nė krye me Koshtunicėn.

SHPK gjatė kėsaj ndėrhyrje ka arrestuar kryetarin dhe deputetin e LPK-sė, Emrush Xhemajli, anėtarin e Kryesisė Naim Zhitia, anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Sylė Zhitia dhe Fehmi Hoti, veprimtarėt Mifail Xhemajli, Hafiz Ahmeti, Fahri Ahmeti, udhėheqėsit e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Albin Kurti e Liburn Aliu, dhe rreth 100 tė tjerė. SHPK ka ndėrhyrė ngjashėm edhe nė Mitrovicė, nė vend qė tė arrestojė Koshtunicėn.

Lėvizja Popullore e Kosovės dėnon ndėrhyrjet me forcė tė policisė sė SHPK-sė, nė pikėn kufitare nė Merdare dhe nė Mitrovicė, kundėr protestuesve qė kishin dalur tė pengonin hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė.

Ndėrsa arrestimin e udhėheqėsit tė saj, Emrush Xhemajli, i cili gėzon imunitet si deputet i zgjedhur nga populli, sikundėr edhe tė udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje! Albin Kurti, e tė tjerėve i konsideron si arrestime tė bėra me vendime politike dhe pėr qėllime politike.

I bėjmė thirrje Kryesisė dhe Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės qė tė merr masa tė menjėhershme pėr lirimin e deputetit tė kėtij Kuvendi z.Emrush Xhemajli.

Njėkohėsisht kėrkojmė qė tė gjithė tė arrestuarit qė iu pėrgjigjen aksionit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilin e mbėshteti LPK-ja tė lirohen menjėherė.

vrojtuesi
28-06-2006, 13:48
Vrojtuesi, kur jep mendim ne forum, bej sic bej une, fol ne veten e pare njejes. Filloje fjaline me UNE e jo me NE se ne forum ka me mijera anetare nga Kosova te cilet dine te shkruajne vete mendimin e tyre.

Nese ty "nuk te behet vone per nderkombetaret", qe jane arsyeja se perse Kosova ka rigjetur me ne fund lirine, ty nuk te behet vone per asgje, as per qeverine shqiptare, as per demokracine e as per asgje. Ty te behet vone vetem per veten tende.



C'lidhje ka kjo me temen per diskutim?

Albo

Edhepse spjegimet plotėsuese mė duken tė panevojshme(!) pasi po insiston dhe ke marrė mundin tė mė pėrgjigjesh, atėher po tė pėrgjigjem edhe unė.

Sėpari ne tė dy nė asnjė aspekt nuk jemi tė njėjtė, as pėrnga mendimet, as mosha dhe as profesioni, prandaj as qė mund ti fillojmė fjalitė njėjtė ashtu si mendon ti me UNĖ dhe NE!

Unė mė sė largu dje, kam kaluar nėpėr gjysmėn e Kosovės e do tė jem poashtu edhe nesėr e ku nė kontaktet direkte me "lloj lloj" njerėzish rreth punės zyrtare qė bėj i fitoi edhe bindjet pėr problemet, duke ia shtuar kėtu edhe pėrvojėn time personale me pjesėmarrje aktive nė aktivitete politike e shoqėrore prej vitit 1983e sidomos 1990 - 1999.

Po ta tregoj atė qė e thashė me njė temė tjetėr nė forum se unė e MENAXHOI NJĖ ZYRĖ QĖ MERRET MES TJERASH EDHE ME HULUMTIMIN E OPINIONIT prandaj edhe i filloj ashtu fjalitė! Ndėrsa sa kam mėsur nga tekstet tua nėpėr Forum: TI MĖ TEPĖR KE KONTAKTE VIRTUALE ME OPINIONIN! Nėse gaboi mė thuaj!

Ky pasusi i dytė pėr ndėrkombėtarėt ka lidhje direkte me temėn pėr tė treguar ty se NE I DIJMĖ KUSH JANĖ ATA E NUK I PĖRKULEMI DHE TĖ IU PYTHIM B.... SI DO TĖ KISHIT BĖRĖ NDOSHTA JU!

PĖR TĖ MIRAT QĖ NA KANĖ SJELLĖ NE I FALENDEROJMĖ POR ATA "NĖ PAKETĖ" KANĖ SJELLĖ EDHE TJERAT.

Do tė ishte mirė pėr ty qė tė kyqesh e dhe nė debate tjera qė organizohen nė Kosovė nga institucionet apo OJQ-tė e ndryshme apo nė emisione TV tė cilat shikohen edhe nė Amerikė dhe tė informohesh mė tepėr pėr situatėn reale nė Kosovė.

Normal se si PRONAR i FORUMIT apo ēka je nuk e di mirė, mund tė fshish sikur herat tjera ato ēka nuk tė pėrlqejnė por nėse hyn nė dialog atėher sėpaku bėhu i barabartė me tjerėt ose siē tė thash vetėm VROJTO e mos thuaj asgjė!
Kjo do tė ishte mė mirė nga ana jote!:syze :syze


P.S. Kėtė postim e pata gadi menjėherė pas reagimit tėnd por siē mė ka ndodhė edhe disa herė kur kam punė me ty edhe pas tri tentimeve nuk arrita ta dėrgoi sepse shkėputej lidhja me forumin. Pėr fat, si zakonisht sipas pėrvojės e kisha rauajtur dhe po ta dėrgoj tani.

Kėtu vetėm mund tė shtoi se pasi qė n[ ndėrkohė shikova nė TV sėpaku nja katėr palė lajme dhe arrestimin e vrazhdė tė aktivistėve tė VETĖVENDOSJES e sidomos tė nėnave Gjakovare nga OJQ "Thirrjet e nėnave" mund tė them se kam qenė "i butė " me ty.

deqanas
28-06-2006, 13:58
e ku eshte skandali ketu??

Homza
28-06-2006, 14:01
Do kish qene shume mire nqs e gjith Kosova del ne nje demonstrate paqesore, me fotot e familjareve qe ende nuk dihet fati i tyre. ta marri vesh e gjith bota qe ne nuk flasim kot dhe se ne jemi popull qe e meriton pavarsine.

GjIlAnAsI_cSi
28-06-2006, 15:42
Ok..

Un mendoj kshu..!

Njeri thot te dalim ne protesta , tjeteri te dalim te bllokojm rruget.. tjeteri kshtu tjeteri ashtu..!

Cfar te keqe ka ai qe vjen dhe viziton popullin e vet?

Cfar te mire ka ata zagart qe po na marrin ne qaf e dalin neper rrug e bllokojn rruget?

Ti lejm te lire deri sa Kosova te pranohet si shtet ne vete, e ateher kemi cfar bejm..

Duhet me duru per ndryshe ska Pavarsi..

Ata Zagart Albini me kompani duhet me nejt urt , e mos me dal neper rrug , por me i mshel syt per deri sa Amerika dhe Europa te thot PO Pavarsis se Kosoves..! Pasi me keto plera qe ata po bejn , ne Mbledhje cohet serbia thot? Ja shiko.. sa eshte e lir kosova dhe cfar behet aty.. E ja leshojn Videon e Albinit tu gjujt me voe t'pules..!

Lexoni ata politikant qe jan ne krye aty te Albo cfar kan thene e ejani ju thuani dicka..!

Gjith te mirat.

Kreshniku1985
28-06-2006, 15:55
Koshtunica nė Graēanicė vazhdon me mesazhet e vjetra politike

Ndonėse e paralajmėruar si vizitė private pėr tė kryer rite fetare, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, gjatė qėndrimit tė tij nė Graēanicė, nuk e ka lėnė pa e shfrytėzuar kėtė rast pėr tė pėrcjellė mesazhe politike pėr qytetarėt serb tė Kosovės. “Kosova gjithmonė ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė pjesė e Serbisė” tha Koshtunica.


Ndonėse qytetarėt serb e kanė pritur qė nga orėt e paradites, kur ėshtė mbajtur liturgjia nė Manistirin e Graēanicės, e mė pas edhe nė Gazimestan, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ka ardhur nė Graēanicė pasi janė kryer tė gjitha ritet fetare nė ditėn e Vidovdanit serb. I nxitur nga kryepeshkopi Artemije i cili e ftoi Koshtunicėn qė t’i a trimėrojė dhe t’ju pėrforcoj shpresėn serbėve tė Kosovės se edhe nė tė ardhmen Kosova do tė mbetet “Jerusalemi serb”, kryeministri serb nuk u kursye qė tė mbajė njė fjalim tė zjarrtė politiko-patriotik. “Nuk ka vend mė tė mirė dhe mė tė rėndėsishėm pėr ta ripėrsėritur atė qė ēdo serb duhet ta dijė: Kosova gjithmonė ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė pjesė e Serbisė”. Mė tej Koshtunica ka thėnė se ky ėshtė njė rast pėr t’i treguar botės se “Serbia dėshiron drejtėsi dhe paqe”. Ajo dėshiron tė bisedojė dhe tė arrijė marrėveshje dhe kompromis tha Koshtunica kontradiktor, duke theksuar se megjithatė Serbia dėshiron zgjidhje bazuar nė “tė drejtėn historike pėr Kosovėn”.
Koshtunica i ka siguruar serbėt e mbledhur nė Graēanicė se askush deri mė tash nuk ka pasur pozitė mė tė fortė se sa qė ka Serbia nga aspekti i sė tė drejtės nė diskutimet pėr tė ardhmen e Kosovės.

Edvin83
28-06-2006, 16:43
Ky ishte provokimi i rradhes, por fajin e kane shqiptaret qe rrine dhe i puthin kembet te huajve, nuk duhet t'i pyesim ata pisa se ke ftojme ne ne shtepine tone.

Kandili 1
28-06-2006, 17:13
Protestat e levizjes „Vetevendosje“ me duken me vend .Protestuesit kane provue ta
pamundesojne hyrjen ne Kosove, te perfaqsueseve te nji shteti armik.
Tash do te thot dikush : a duhet ta mbajme armiqesine ,me shekuj, me shtetin e shkaut?
Jo ore , pse me shekuj?!
Po pse keta qetniket nuk ja fillojne, se paku nji here ne jete, te sillen te civilizuar?
Tģ pranojne veprat kriminele, masakrat e vrasjet qe i kane bere popullit tone,te japin sqarime konkrete per fatin e te zhdukurve ,ti paguajne demshperblimet materjale ( se ato shpirterore s`mund ti paguajne kurre) per gjithe
ato shkatrrime qe i kane bereKosoves , te kerkojne falje publikisht per ato qe i kane bere popullit tone e pastaj do te vinte ne rend te dites diskutimi per mundesine e nji vizite te tille.

Protestuesit, nuk kane si ta hijezojne autoritetin e qeveritareve Kosovare.Nuk mund te flitet
per autoritet te nji qeverie per nji ceshtje, kur ajo qeveri s`ka kompetenca per ate ceshtje!
Poashtu , nuk mund te thuhet se rrezikohet siguria e vendit,kur dihet se protestuesit
nuk kane perdore arme.
Nuk mund te dalin shqiptaret ksenofob ketu!Ne, historikisht nuk i kemi urrejte te huajte,
pos nese kane qene zaptuesit tone.Te perkujtojme numrin e madh ( me mijera ) te ushtareve italian ne luften e dyte boterore,te zene,si thuhet peng(pas kapitullimit te Italise) ne Shqiperine e cunguar,qe u kthye shendosh ne vendlindje te tyre.
Te perkujtojme numrin e madh te hebrejve, qe ne luften e dyte boterore gjeten shpetim
ne shtetin e cunguar te shqiptareve.
Ne gjenet e shqiptareve, kudo qe jetojne ata, nuk egziston prirje kolektive e urrejtjes
ndaj te huajve.Kjo mund te vertetohet me fakte.
Ne e dijme se nderkombetaret e cliruan Kosoven.Po, por shum po gabojne ketu!!
Kosoven e cliroi SHBA me ANGLINE dhe GJERMANINE .Gjermanet kane qene
te domosdoshem, ne menyre qe SHBA-te te mund ti bindin te tjeret e sidomos Francen.
Te tjeret qene vetem formalisht aty, me perjashtim te Frances e cila e ka demtua shume Kosoven.
Siq dihet,Franca nji kohe bukur te gjate i paralajmronte (disa ore para aksionit) shkijet saktsisht per caqet qe do te bombardohen nga NATO.

Prej Frances e patem edhe nji sherre tjeter,me te cilin do te merremi edhe nji kohe.
Gjeri sa vazhdonte fushata e bombardimeve te caqeve te qetnikve, u mblodhen anetaret
e NATO-s ne SHBA per te kremtuar 50 vjetorin e themelimit.Diten e neserme,
mjaft i hidheruar,kryetari francez Shirak deshi patjeter te kthehet ne France.Vetem me
mund te madh, arriti Klintoni ta binde te mos shkoj mbrapa.Kur hyri NATO ne Kosove
u kuptua kompromisi qe beri Klintoni me Shirakun,pranimi qe Franca ta ket zone ndikimi
pjesen veriore te kosoves bashke me Mitrovicen!

Ndersa tani kur flitet per nderkombetaret, aludohet ne clirimin qe ata i bene Kosoves.Gabim!
Ka shume veprime nga nderkombetaret qe behen e jane bere ne Kosove , qe patjeter te perkujtojne ata te njejtit qe i coptuan tokat shqiptare ne shekullin e kaluar.
Tanime nuk eshte fshehtesi se shprehja e tyre ” Standardet para Statusit “ ishte nji
loje e nderkombetareve per ta mbajte gjendjen e gjore!Kete e kane pranua disa perfaqesues
te shteteve qe jane pjese e administrates ne Kosove.

Eshte e kuptueshme, se duhet te mendojme e te jetojme me te gjithe fqinjet (kojshite)
ne paqe.Ne nuk kemi patur kurre plane ta cfarosim ndonji kojshi ( fqinj) e as qe do ti kemi
ne te ardhmen.
Por nuk mund te jet ne rregull qe 5% popullsi, pjesa me e madhe e te cileve i kane duart
e pergjakura me gjak shqiptari te trajtohen si te ishin 55%.
Pos shteteve qe permenda me larte, si te merituar per lirine qe kemi, tjeret nuk na nevojiten
Sepse vetem na pengojne.

Llapi
28-06-2006, 18:40
Redaksia e Kosovapress-it.
Ballkanoskopia: Gazimestani pret nė vend tė fantazmės sė Car Llazarit, njė De Gol serb

Dr. Milazim Krasniqi

Kėrkesa e kryeministrit tė Serbisė, Vojisllav Koshtunicės, qė tė vijė nė Gazimestan, pėr tė kremtuar Vidovdanin, nė gjashtėqind e shtatėmbėdhjetė vjetorin e Betejės sė Kosovės, ėshtė brenda shemės mentale tė nacionalizmit serbomadh, i cili nuk ndryshon as formėn as pėrmbajtjen e vet, edhe kur realiteti ka ndryshuar rrėnjėsisht. Ardhja e Koshtunicės nė Gazimestan, paramendohet dhe pėrjetohet prej tij dhe njerėzve qė ai i pėrfaqėson, si ardhje nė vendin e lavdisė serbe, si ardhje triumfale dhe si konfirmim i serbizmit tė Kosovės.

Strategėt e nacionalizmit serbomadh, qė nė shekullin XIX e kanė farkuar njė formulė ideologjike sipas tė cilės Kosova ėshtė “djepi i shtetit serb” dhe “fjala mė e shtrenjtė serbe”. Instrumentariumi i mitologemave dhe i pėrrallave pėr Betejėn e Kosovės si betejė ndėrmjet “forcave qiellore” dhe “forcave tė errėta”, pėr saktrificėn e car Llazarit si sakrificė tė ngjashme me tė Jezu Krishtit (thonė se e humbi mbretėrinė tokėsore dhe e fitoi bretėrinė qiellore!!!), ka mbetur e pandryshuar nė rrjedhė tė kohėve. Ajo formulė vetėm sa ėshtė bėrė mė e e ndryshkur dhe mė vrastare.


Mirėpo, ngurtėsimi i mitit serb, nuk ka mundur tė ndikojė mbi realitetin, i cili ka qenė i ndryshueshėm dhe shumė dinamik. Pas Betejės sė Kosovės tė vitit 1389, nė Kosovė kanė ndodhur edhe shumė beteja dhe luftėra tė tjera,
janė ndėrruar disa pushtues dhe kanė ndryshuar raportet e forcave ndėrmjet Fuqive tė Mėdha. Ėshtė ndryshuar shumė rėndėsia gjeopolitike e rajonit, po edhe relevanca demografie e politike e popujve qė jetojnė nė kėtė rajon.
Por, nacionalizmi agresiv serbomadh nuk i ka parė kėto ndryshime, nuk ka dashur t’i shohė.

Ai ka vazhduar ta pėrsėrisė mitin pėr car Llazarin dhe mbretėrinė e tij qielore, sipas indigos sė fundamentalizmit ortodoks serb, i cili ka krijuar paralele ndėrmjet njė tė dėrguari tė Zotit, sikundėr ishte Jezui, (Isai, a.s.) dhe njė feudali serb, qė mbronte minierat e argjendit tė Novo Bėrdės, sepse i duhej xehja e ēmuar pėr prodhimin e monedhave.


Me atė ngurtėsi erdhi nacionalizmi serbomadh deri nė viti 1989, nė kremten e gjashtėqind vjetorit tė Betejės sė Kosovės, (qė nė fakt ishte njė betejė e humbur prej serbėve.) Nė mitingun e frikshėm tė vitit 1989, kryetari i atėhershėm i Serbisė, Sllobodan Millosheviqi, shpalli luftėrat e reja qė do tė bėnte Serbia, nėn komandėn e tij dhe nėn flamurin e serbizmit qė e kishte shenjtėruar sakrifica e car Llazarit. Mirėpo, realiteti i ndryshuar rrėnjėsisht nė Kosovė de nė botėn, iu pėrplas pėr fytyrė Millosheviqit dhe nacionalizmit serbomadh. Pas atij mitingu dhe mesazheve luftėnxitėse qė shpalosi Millosheviqi, komunitetit ndėrkombėtar iu bėnė tė qarta synimet imperiale tė Serbisė. Mospjesėmarrja nė miting e pėrfaqėsuesve tė shteteve tė Perėndimit, ishte distancimi i parė i qartė nga politika luftėnxitėse e Millosheviqit. Nė tė vėrtetė, qė nga ajo kremte e madhe e Vidovdanit, qė u mbajt nėn flamujt e nacionalizmit agresiv serbomadh, komuniteti ndėrkombėtar, e nė rend tė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, filluan ta kuptojnė se historia e para gjashtėqind vjetėve, ishte instrumentalizuar pėr njė luftė tė re, e cila po synonte krijimin e Serbisė sė Madhe nė rrėnojat e federatės jugosllave.


Kėsisoj, ndodhi njė paradoks, nga ata qė di tė pėrgatisė fshehtėsia e Krijuesit tė Botėve: nė vend se tė ndėrkombėtarizohej ēėshtja e Kosovės si “ēėshtje serbe”, filloi tė ndėrkombėtarizohej si ēėshtje shqiptare. Pra,
ndodhi qė nėna shqiptare e mposhti shpatėn serbe, mu ashtu si kishte parashikuar Vaso Ēubrilloviqi, nė elaboratin e tij famėkeq tė vitit 1937, kur s tė vetmen zgjidhje propozonte dėbimin e shqiptarėve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare nėn Mbretėrinė Serbo-Kroate Sllovene.


Vonesa aq e madhe e ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjes sė Kosovės si ēėshtje shqiptare, ishte pasojė e pajtimit tė Fuqive tė atėhershme pėr pacifikimin dhe madje zhdukjen e “problemit shqiptar” nga kėto troje. Bile, marrėveshje si ajo e Sen Zhermenit, haptas i lente shqiptarėt dhe turqit pa asnjė mbrojtje. Meqė Serbia u gjet nė anėn e fitimtarėve tė Luftės sė Parė Botėrore, nė Konferencėn e Paqes tė Versajit, (1919-1920), asaj vetėm sa iu konfirmua aneksimi i Kosovės dhe viseve tjera shqiptare, qė i kishte pushtuar nė luftėrat ballkanike. Edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore, Jugosllavia e Titos u gjet sėrish nė anėn e fitimtarėve.

Para se tė pėrfundonte lufta, Konferenca e Jaltės e pranoi Mareshalin Tito si partner dhe de fakto i vulosi vendimet e AVNOJ-it. Pas prishjes sė Titos e Stalinin, Tito i fuqizoi edhe mė shumė pozitat e veta nė partneritet me Perėndimin, ndėrsa Shqiėpria mbeti satelite e Moskės, e pa gjasa qė tė kontribuojė pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės. Ndėrsa, nė vitin 1953, filloi zbatimi i Marrėveshjes Xhentėlmene Tito-Kyprli, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi.


Pas dėshtimit tė kėsaj marrėveshjeje, me rėnien e Rankoviqit, filloi faza e integrimit tė Kosovės nė ish federatėn jugosllave. Filluan kėrkesat pėr krijimin e “Republikės sė Kosovės” nė kuadėr tė Jugosllavisė. Kushtetuta e vitit 1974, e avancoi integrimin e Kosovės, duke i dhėnė edhe disa atribute shtetėsie. Pas demonstratave masive tė vitit 1981, filluan pėrpjekjet serbe pėr heqje e atyre atributeve, qė gjė arrit me ndryshimet e Kushtetutės sė Kosovės dhe tė Serbisė nė vitin 1989.


Millosheviqi erdhi tė kremtojė Vidovdanin dhe rrėnimin e autonomsiė sė Kosovės, duke dashur ta afirmojė si njė ēėshtje serbe, por pikėrisht nga ajo kremte e frikshme e nacionalizmit serbomadh, filloi tė riafirmohet Kosova si njė ēėshtje shqiptare. Shtatėmbėdhjetė vjet pas kremtes sė frikshme tė Millosheviqit nė Gazimestan, e cila e ndezi fitilin e zjarrit qė shkrumboi Bosnjėn, Kroacinė dhe Kosovėn, si zjarri qė i vuri Neroni vetė Romės, pritet tė vijė nė Kosovė, trashėgimtari i Millosheviqit, kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica.


Ende nuk dihet se me ēfarė mesazhesh do tė zbret ai nė tokėn e Kosovės. Por, nga angazhimet e tij tė deritashme, ėshtė e qartė se as ai nuk e ka kuptuar ende realitetin e ndryshuar rrėnjėsisht nė kėtė vend. Ndoshta do ta sheh kur tė arrijė nė Kosovė. Sė paku do ta ndjej se do tė jetė i siguruar nga forcat e NATO-s.

Mė sė miri do tė ishte nėse Vojisllav Koshtunica me tė arritur nė Kosovė, do tė mbante njė fjalim rasti bash nė Gazimestan dhe tė pranonte qartė se ai ėshtė vendi ku duhet tė varroset nacionalizmi serbomadh. Dhe ta kuptonte se realiteti ka ndryshuar, dhe se Kosova si pjesė e kėtij realiteti tė ndryshuar, tash e tutje duhet tė jetė njė shtet fqinj i Serbisė. Por, njeriu qė fotografohej me kallashnjikov nė krahė, nė kohėn e gjenocidit serb ndaj shqiptarėve, zor se e ka atė kurajė dhe atė vision. Nė tė vėrtetė, ai duket se vjen qė tė mbush bateritė e dobėsuara tė nacionalizmit tė vet.


Por, ėshtė mirė qė vjen, megjithatė. Mė mirė ėshtė qė ta sheh me sytė e vet Kosovėn e ndryshuar, e cila kėto shtat vjet jashtė saēit tė shtetit serb, ėshtė zhvilluar dhe ėshtė emancipuar mė shumė se pėr nėntėdhjetė vjet nėn shtetin serb. Ndoshta kjo gjė i ndihmon vėrtet qė tė bėhet njė De Gol serb. Megjithatė, nuk i dihet.

Llapi
28-06-2006, 18:51
Kryekriminelit perpos qe ju lejue hyrja ne kosove ju lejue edhe te flas qfar te doi fjalime politike edhe pse ati kinse ju lejue te hy ne kosove per nji fest fetare te shkieve.

-------------------------------





KOSHTUNICA: KOSOVA KA QENĖ DHE DO TĖ MBETET PJESĖ E SERBISĖ



Rrahman Paēarizi, Prishtinė


Kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica ka thėnė sot nė Graēanicė se Kosova ka qenė dhe do tė mbetet pjesė e Serbisė. Ai i ka bėrė kėto komente, duke iu drejtuar masės sė njerėzve qė po shėnonin njė festė fetare tė serbėve, e cila lidhet me betejėn e Kosovės tė vitit 1389, ku forcat e bashkuara tė Ballkanit pėsuan njė humbje nga ushtria e perandorisė osmane. Duke iu drejtuar njerėzve tė mbledhur nė oborrin e manastirit nė Graēanicė, afėr Prishtinės, kryeministri i Serbisė Koshtunica tha:
"ėshtė e vėrtetė se sot nuk do tė mund t'i luteshim Zotit dhe nuk do tė mund t'u faleshim tė parėve tanė, po tė mos na ruante ushtria dhe kaq shumė tanke", tha Vojisllav Koshtunica, duke theksuar se nuk ka asnjė vend tjetėr nė Evropė ku ndodh kėshtu. Kryeministri i Serbisė Koshtunica tha se Graēanica ėshtė njė rast ku botės mund t'i shpallet se Serbia dėshiron drejtėsi dhe paqe.
"Nuk ka vend mė tė mirė dhe mė tė rėndėsishėm pėr tė pėrsėritur atė qė duhet ta dijė ēdo serb se Kosova gjithmonė ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė pjesė e Serbisė", tha kryeministri serb Koshtunica, sipas tė cilit populli qė do paqe, qė do liri dhe drejtėsi, kėrkon qė tė bisedohet dhe tė gjendet kompromisi pėr zgjidhje tė drejtė pėr Kosovėn.
"Do t'ua sjell porosinė se i gjithė kombi ėshtė me ju dhe dua t'ju them se kurrė askush nuk ka qenė nė pozitė mė tė fortė juridike, sesa ndodhet Serbia sot nė bisedat pėr tė ardhmen e Kosovės," tha Vojisllav Koshtunica.
Ai ka ardhur nė Kosovė pas kėrkesa e tij qe miratuar nga UNMIK-u, duke e cilėsuar atė njė vizitė private, e cila nuk bėn tė politizohet, ndėrkohė qė kryeministri i Serbisė Koshtunica nuk ka patur asnjė takim me zyrtarė tė Kosovės apo tė pranisė ndėrkombėtare. Kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica nuk ka marrė pjesė nė liturgjinė e mbajtur nė manastirin e Graēanicės, tė cilin e ka udhėhequr patriku Pavle, sė bashku me peshkopėt Artemije dhe Teodosie. Pas liturgjisė ėshtė mbajtur njė ceremoni fetare nė Gazimestan tė Prishtinės, ku kanė marrė pjesė disa qindra qytetarė serbė dhe udhėheqėsja e Qendrės koordinuese tė Serbisė pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviē- Iviē. Ajo tha se Serbia po e mbron Kosovėn me mjete demokratike dhe ka shfaqur shpresėn se Serbia do tė ketė mė shumė fat sesa nė vitin 1389, kur u mund nga perandoria osmane. Zonja Rashkoviē-Iviē tha se shėnimi i kėsaj dite ėshtė kujtim i tė shkuarės dhe nxitje pėr tė ardhmen.
"Ajo qė po e ndiej sot ėshtė se ne duhet tė pėrcaktohemi pėr jetėn dhe tė negociojmė, Kosovėn e mbrojmė me zemėr dhe mendje, e mbrojmė me mjete demokratike," tha zonja Rashkoviē- Iviē, duke shfaqur shpresėn se do tė kenė mė shumė fat se sa tė parėt pėr tė mbrojtur Kosovėn, siē u shpreh ajo.
Ajo tha se ėshtė e trimėruar nga vizita e kryeministrit Koshtunica nė Londėr, ku sipas saj, kryeministri Toni Bler nuk e ka pėrmendur fare pavarėsinė e Kosovės.