Fushata e zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni ka shėnuar tė premten nė orėt e vona incidentin mė tė rėndė deri tani.
Persona tė paidentifikuar kanė shtėnė dhe kanė plagosur rėndė nė Tetovė Abdylhalim Kasamin, zyrtar i lartė i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI).
Zoti Kasami ėshtė shtruar nė spital nė gjendje tė rėndė.
Gjatė 10 ditėve tė fushatės pėr parlamentin e ri nė Maqedoni, votuesit kanė dėgjuar mė shumė akuza dhe kundėr akuza pėr njė varg incidentesh, se sa ofertat e partive politike.
Qė nė fillim tė fushatės incidentet pėrfshinė partitė shqiptare.
Policia njoftoi se tė hėnėn nė komunėn e Sarajit, qė ėshtė pjesė pėrbėrėsė e qytetit tė Shkupit, dy grupe tė armatosura kishin shtėnė me armė zjarri pėr disa minuta.
Situata ishte tejet e tensionuar, por nuk u njoftua pėr tė lėnduar.
Ajo ngjarje i shtyu ambasadorėt e SHBA-sė dhe BE-sė tė thėrrasin nė njė takim udhėheqėsit e partive kryesore shqiptare, Arbėr Xhaferin dhe Menduh Thaēin e Partisė Demokratike Shqiptare nė opozitė dhe Ali Ahmetin dhe Teuta Arifi nga BDI-ja nė pushtet.
Mediat nė Maqedoni njoftuan se gjatė takimit triorėsh politikanėt shqiptarė kishin marrė njė leksion tė fuqishėm.
Pas takimit zoti Xhaferi dhe zoti Ahmeti me njė fjalor tė unifikuar, pėr dallim nga ai i ditėve mė parė, u distancuan nga dhuna dhe u bėnė thirrje qytetarėve dhe simpatizantėve tė ruajnė qetėsinė.
Partitė politike shqiptare qėndruan tė qeta vetėm dy ditė, dhe tė enjten akuzuan njėra-tjetrėn pėr incidente tė tjera, pėr sulme ndaj zyrave partiake nė zona rurale./bbc
Davius
24-06-2006, 09:12
Po s'kemi cka te cuditemi, kete qe ben Organizata Terroriste Shqiptare, PDSH-ja, e ka bere edhe me pare, ne zgjedhjet e vitit 1998, ku u vra poashtu nje zyrtar i PPD-se...
Ato duan lufte vellavrasese, ato jane te mjerre!
DardanG
24-06-2006, 16:27
Cuditėm pėrse kjo urrejtje ndėr shqiptarėt nė Maqedoni, kur dihet se ata nuk kanė pėrse tė shtyhen bėrrylas dhe tė rrahen e vriten pėr pushtet kur dihet se maqedonasit janė nė pushtet! Pastaj pėrse aq shumė parti shqiptare nė urrejtje dhe kundėr njėra tjetėrės? Mos do tė ishte mė mirė dy parti shqiptare ( sa pėr sy e faqe ) e faktikisht tė dyja sikur njė kur tė bashkėpuojnė dhe tė dalin nė zgjedhje. Kėshtu do tė dilnin mė tė fuqishėm, do tė zinin mė shumė vende nė parlament, do tė kishin mė shumė pushtet dhe mė shumė tė drejta.
Por, cfarė ti bėsh! Thonė "dy shqiptarė e tri parti"! Nuk janė pėrjashim as vėllezėrit tonė nė Maqedoni!
Cimo
24-06-2006, 20:51
Po s'kemi cka te cuditemi, kete qe ben Organizata Terroriste Shqiptare, PDSH-ja, e ka bere edhe me pare, ne zgjedhjet e vitit 1998, ku u vra poashtu nje zyrtar i PPD-se...
Ato duan lufte vellavrasese, ato jane te mjerre!
C'ka e perzish PDSH Davius ketu mos e mer rolin e gjykatsit.....Si duket paske informacione te dobta apo te njeanshme rreth kesaj ngjarjeje ...Pyet pak me shume se kush mund te ja kese bere kete...Ka mbet gjalle ai qe tradhtoi Shkendijen do tregoje se kush ja ka bere ...Mos ja fut kot se ste ka hije .
Brari
26-06-2006, 21:42
menduh xhaferri i arber thaqit nuk e importoj kot mahm.ut mu,tm,utin e bardhylit.. pi kup xhavit qose thaq demaqit..
moti e vnova ne dukje un kte pun po sbesun kto bdi-stat..
tash ka ilac kjo pun.. bdi duhet me importu ndoj milaim zek apo ilir kull apo ndoj pojataxhi tjeter me i ba ball rivalve..
e te tan ne poce te nanos edvinave pj.erdhin si thaqat e prishtines si jakup limat e llapushnikit si surrat vetonat e prizrenit si arber golemat e menduhit..
murik
26-06-2006, 22:24
Keto incidente i kemi dhurate nga Arber Xhaferi.Ai mendon se po nuk qe vete ne pushtet,pak rendesi ka stabiliteti i Maqedonise dhe e ardhmja e popullit shqiptar ne keto treva apo edhe me gjere.Sidoqofte ne po bindemi se nuk paska qene vetem faji i serbeve apo maqedoneve,apo i grekeve per gjendjen tone te mjerueshme kudo qe jetojme.Turp per ne per keta politikane qe kemi,ne Maqedoni ne Kosove e aq me teper ne Shqiperi.
laguna blu
27-06-2006, 01:38
Keto incidente i kemi dhurate nga Arber Xhaferi.Ai mendon se po nuk qe vete ne pushtet,pak rendesi ka stabiliteti i Maqedonise dhe e ardhmja e popullit shqiptar ne keto treva apo edhe me gjere.Sidoqofte ne po bindemi se nuk paska qene vetem faji i serbeve apo maqedoneve,apo i grekeve per gjendjen tone te mjerueshme kudo qe jetojme.Turp per ne per keta politikane qe kemi,ne Maqedoni ne Kosove e aq me teper ne Shqiperi.
Arbėri ėshtė kategoria e politikanėve shqiptar qė sillet me shumė pėrgjegjėsi ndaj situatės. Ėshtė shumė i pėrgatitur dhe nuk mendoj se shkon aq larg sa tė ngre dorė mbi vėllain...
DardanG
27-06-2006, 08:33
More kaherė ėshtė kah mė brenė dicka, njė koncidencė e rastit apo...?! Pėr afro 40 vite i patėn dy udhėheqės, njėrin nė Shqipėri dhe tjetrin nė Kosovė, qė tė dy me tė njejtėn ideologji dhe me njė mbiemėr, pra Hoxha, ndėrsa tashmė ka kohė qė na imponohen edhe dy pėrsonalitete, po tė tė njejtit krah politikė, pra qė tė dy me prirje majtiste, njėri nė Kosovė dhe tjetri nė Maqedoni, por me tė njejtin mbiemėr, pra mbiemrin e kanė Thaci! "Koftė hajr!", thotė populli, por...
Cimo
27-06-2006, 09:08
Ngadale ore burra se ky zyrtari nuk eshte plagosur me prapavije partiake por per qellime kriminale ne te cilen eshte zhytur ky person.
Llapi
29-06-2006, 15:23
Merkure, 28 Qershor 2006
KRYETARI I BDI SE, ALI AHMETI, SI EDHE KRYETARI I PDSH SE, ARBEN XHAFERRI, FLASIN PER DOJCE VELEN
Ahmeti: Shqiptaret ndryshuan statusin
Xhaferri: Marreveshja e Ohrit, e deshtuar
Zoti Ahmeti, fushata elektorale vazhdon te shoqerohet me incidente mes dy partive shqiptare rivale. Cili eshte qendrimi i partise suaj qe prej kater vjetesh eshte ne pushtet?
Per ne eshte e denueshme. BDI eshte e percaktuar qe keto zgjedhje te jene te lira, te pranueshme per te gjithe qytetaret e Maqedonise, si dhe te pranueshme per komunitetin nderkombetar. Ne ndodhemi perpara nje situate jashtezakonisht te rendesishme. Ne Maqedoni, punet deri me tani kane shkuar mire.
Jemi ne rruge te mbare per zgjidhjen e te gjitha problemeve, qofshin ato te aspektit nacional, qofshin ato te aspektit ekonomik. Kuptohet qe ne fushen e ekonomise sigurisht qe ne kemi pasur probleme si cdo vend ne tranzicion. Keshtu qe te gjitha obligimet, qofte si parti dhe si shtet, sigurisht qe ka vend edhe per kritika ne kete drejtim. Mirepo jemi ne nje rruge te mbare edhe per krijimin e kushteve, per nje mireqenie sa me te mire sociale per qytetaret.
Zoti Xhaferri, a ka arsye per acarime te tilla mes shqiptareve ne fushaten elektorale? Si opozite, ke beni fajtor per keto incidente?
Burimin e nje antagonizmi te ketille e shoh tek mossuksesi i partise politike qe eshte ne qeveri ne kete mandat katervjecar. Une e fajesoj me kete rast edhe sistemin politik maqedonas qe eshte teper refraktar dhe nuk krijon hapesira per realizimin e objektivave, kerkesave elementare te shqiptareve ne Maqedoni.
Po ashtu nje pjese te fajit e shoh tek komuniteti nderkombetar qe nuk arbitron raste te tilla. E kam fjalen, per te bere vleresimin e procesit te implementimit te Marreveshjes se Ohrit. Shtylla e pare eshte perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe. Ne nuk kemi perdorim zyrtar te gjuhes shqipe definitivisht, por kemi nje variant qe perbuz ne fakt menyren e perdorimit te gjuhes shqipe.
E dyta, eshte ceshtja e perforcimit adekuat te shqiptareve. Ne nuk kemi perfaqesim te shqiptareve, vec ne lemi shume te ngushta per te krijuar nje pershtypje statistikore se punet jane ne rregull. E treta, eshte shtylla e decentralizimit. Edhe ne kete segment nuk shohim qe pushteti eshte bartur ne te gjitha mekanizmat e tij, por ne fakt eshte bere dekoncentrimi i pushtetit, ndersa segmentet e tjera nga kjo marreveshje ose nuk jane realizuar fare ose jane degjeneruar ne trajta perbuzese per shqiptaret.
Ekziston pabarazia etnike qe prodhon konflikte apo ferkime te vazhdueshme. Dhe kjo eshte e natyrshme per faktin se nje parti politike shqiptare krijon iluzion se konflikti nuk ekzsiton, nderkohe qe kemi fakte qe te trondisin qe keto konflikte ekzistojne dhe jane ne dem te shqiptareve.
Zoti Ahmeti, sipas Xhaferrit, Marreveshja e Ohrit ka deshtuar, nuk jane arritur objektivat per shqiptaret. Ju keni fakte qe e kundershtojne kete vleresim te kryetarit te partise opozitare?
Kete vleresim mund ta thote zoti Xhaferri, por kjo nuk qendron fare, sepse te gjitha vleresimet, jo vetem nga BDI, qe eshte pjese e implementimit te kesaj marreveshje, por te gjitha vleresimet edhe nga palet qe garantojne implementimin e marreveshjes se Ohrit, si SHBA, BE dhe NATO kane vleresime mjaft te mira per implementimin e Marreveshjes se Ohrit.
Sigurisht qe Marreveshja e Ohrit eshte nje dokument qe eshte arritur ne kushte te jashtezakonshme dhe eshte nje kompromis dhe sigurisht qe te gjitha palet nuk mund te mbesin te kenaqura nga kompromiset. Kjo do te thote qe pakenaqesi ka pasur edhe komuniteti maqedonas, por edhe komuniteti shqiptar. Marreveshja e Ohrit eshte dokument i rendesishem qe nderpreu luften dhe i hapi ruge paqes.Per kete mund te jape edhe shembuj konkrete.
Ne ne vitin 2001 e gjetem Maqedonine me 150 police shqiptare, kurse sot jane mbi 1800. Ne ne 2001 e gjetem Maqedonine me 60 oficere apo nenoficere shqiptare, sot jane 1100 te tille. Ne ne 2001 e gjetem Maqedonine pa flamurin kombetar te shqiptareve, sot flamuri kombetar i shqiptareve valevitet i lire dhe i mbrojtur me ligj.
Ne e gjetem Maqedonine ne 2001 pa perdorim zyrtar te gjuhes shqipe, sot ne parlamentin e Maqedonise flitet gjuha shqipe, sot gjuha shqipe eshte ne komunikim ne administraten vendore, pra ka perdorim te gjere. Sigurisht qe per sa i takon nivelit qendror, pra ne kabinetin qeveritar, ne Marreveshjen e Ohrit ka disa mjegullnaja, per te cilat ne e kemi permendur disa here qe duhet nje ligj gjeneral qe keto paqartesi te zbardhen brenda Marreveshjes se Ohrit. Per kete ne kemi marre disa inisiativa ne kete drejtim.
Vleresimet tuaja zoti Xhaferi per Marreveshjen e Ohrit bien nderkohe ndesh me vleresimet jo vetem te BDI se por edhe te nderkombetareve. Si e shpjegoni ju kete?
Por nderkombetaret kane per qellim qe te japin keshilla te mira, te mos nxisin antagonizma kombetare, kerkojne qe te gjithe te sillemi ne menyre te arsyeshme, mirepo ne kete mes, ne kete dimension, shqiptaret dalin te humbur.
Ja ku e kemi fenomenin e pajtimit nderetnik ose fenomenin e risocializimit te ish pjesetareve te UCK se. Ne nuk kemi asnje projekt per risocializim te kesaj kategorie, te popullates, e cila eshte bere madje objekt i survejimeve dhe ndjekjeve te vazhdueshme.
Zoti Ahmeti, a ka perpjekje nga qeveria per trajtimin e kesaj kategorie te popullates qe permend zoti Xhaferri?
Ne maksimalisht jemi perpjekur qe te gjithe ushtaret t'i ndihmojme. Vazhdimisht kemi bere perpjekje edhe me institucione jo qeveritare nderkombetare qe merren me kete fushe te veprimtarise qe te organizohen trajnime te ndryshme. Jemi ne rruge te mbare edhe ne kete drejtim per trajtim adekuat te te gjithe ushtareve.
Nese fitoni zoti Xhaferri, cfare qendrimi do te mbaje partia juaj lidhur me Kosoven, me statusin e saj ne te ardhmen?
Ne prej fillimit e kemi shpalosur qendrimin tone lidhur me Kosoven. Kosova ka fituar te drejten e vetvendosjes me vete faktin se Jugosllavia po shthurret dhe me vete faktin se ka qene element konstituiv i federates.
Te gjitha teorite e dominoefektit, te gjitha teorite idjotike se me pavaresimin e Kosoves rrenohen principet kryesore te mosndryshueshmerise se kufijve, jane te kota, meqe Kosova i kishte kufijte e vet brenda Jugosllavise, meqe Kosova ishte entitet konstituiv i Federates jugosllave dhe pse Kosova nuk mund te krahasohet fare me Republiken Srpska. Kosova ishte element konstituiv i Federates.
Me shthurjen e kesaj federate, ajo fiton te drejten per pavaresi dhe kjo nuk mund te kontestohet me asnje teori tjeter politike.
Ju, zoti Ahmeti, jeni shprehur ne mbeshtetje te opsionit per pavaresi te Kosoves, a eshte ky qendrim qe do te vazhdoje se bashku me patneret tuaj edhe ne te ardhmen, dhe nese po pse?
Pavaresia e Kosoves prodhon stabilitet per Maqedonine, pavaresia e Kosoves prodhon stabilitet per rajonin, pavaresia e Kosoves eshte ne te mire te Maqedonise. Ne fund te fundit ne Maqedoni jetojne me shume se 25% shqiptare dhe asnje shqiptar nuk eshte kunder pavaresise se Kosoves.
Ne si shtet duhet te mbajme qendrim ne kete drejtim. Une i jam shume mirenjohes edhe partive politike ne pozite dhe atyre ne opozite qe ndertuam nje qendrim te perbashket dhe qendrimi i vete shtetit maqedonas eshte: Ne do te mbeshtesim cdo zgjidhje qe do arrihet ne mes te Prishtines dhe Beogradit, por nuk na pengon edhe pavaresia e Kosoves.
Se fundi zoti Xhaferri, kush mbetet patneri me i favorshem per koalicion ne rast se fitoni ne zgjedhje?
Ne vetveten e perceptojme si parti e Qendres se djathte dhe do te ishte e natyrshme qe te bejme koalicion me parti politike maqedonase te po kesaj linje. Tani per tani jemi te orientuar qe te hyjme ne koalicion me VMRO, por megjithate varet nga bisedimet dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Ne rast se BDI fiton perseri zgjedhjet, a do ti ndryshoni patneret e koalicionit, zoti Ahmeti? A jeni te kenaqur per keto vite me kete koalicion?
E verteta eshte se brenda partive ka perplasje ideore apo mospajtime dhe une nuk mund te them se gjithcka ka shkuar si ne vaj brenda ketyre kater viteve me patneret e koalicionit. Mendoj se punet qe na presin ne te ardhmen jane shume me te medha.
Dua te theksoj, se shqiptaret, ne keto kater vite te qeverisjes me kete koalicion, kane ndryshuar statusin e tyre ne Maqedoni dhe nuk jane popull i rangut te dyte apo te trete, por kultivojne vlerat e tyre ne Maqedoni. Une nuk them qe historia ka filluar me Ali Ahmetin, as me BDI ne, pasi gjenerata te tera kane kontribuar qe shqiptaret te jene zot ne shtepine e tyre.
"Koha Jonė"
Llapi
29-06-2006, 15:25
E mėrkurė, 28. Qershor, 2006
ARIFI: NĖ ZGJEDHJE DUHET TĖ JENĖ FITUES GJITHĖ QYTETARĖT
Teuta Arifi, nėnkryetare e Bashkimit Demokratik pėr Integrim
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zonja Arifi, si i shpjegoni incidentet e fundit nė fushatėn zgjedhore nė Kosovė?
TEUTA ARIFI
Pėrgjithėsisht ne i dėnojmė tė gjitha incidentet nė tė cilat ka pėrdorim tė dhunės, dhe jemi tė pakėnaqur me ēdo situatė ku ka incidente, veēanėrisht duke patur parasysh faktin se nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, nė njė mėnyrė kanė qėnė aktivistė tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Mendojmė se kėto lloj incidentesh nuk duhet tė pėrsėriten dhe ata tė cilėt dėshirojnė qė tė maten nė zgjedhje, kėtė punė duhet ta bėjnė pėrmes debateve pėrsa i pėrket programeve politike dhe jo nėpėrmjet dhunės dhe incidenteve.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrse incidentet kryesisht ndodhin ndėrmjet ithtarėve tė subjekteve politike shqiptare?
TEUTA ARIFI
Mendimi im ėshtė se pėr fat tė keq, disa subjekte politike shqiptare, nė kėtė rast konkretisht Partia Demokratike Shqiptare, ka zgjedhur njė rrugė, qė unė mendoj se nuk ėshtė korrekte pėr tė arritur fitoren nė zgjedhje, dhe ajo ėshtė rruga e kėrcėnimeve, rruga e presioneve qė bėhet mbi popullatėn, por njėkohėsisht edhe e sulmeve tė ndryshme mbi shtabet zgjedhore. Mendoj se nuk ėshtė diēka e mirė qė njė gjė e tillė tė jetė karakteristikė nė suaza tė bllokut politik shqiptar, pėr arsye se ajo do tė na shėnohej si kredi negative, pikėrisht subjektit politik shqiptar nė pėrgjithėsi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zonja Arifi, liderėt e BDI-sė dhe PDSH-sė u zotuan para ambasadorėve tė Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian pėr t'i dhėnė fund dhunės. Megjithatė incidentet vazhdojnė. Sa janė nė gjendje udhėheqėsit partiakė tė kontrollojnė gjendjen nė terren?
TEUTA ARIFI
Unė nuk mund tė flas pėr udhėheqėsit partiakė tė ndonjė partie tjetėr, unė mund tė flas vetėm nė emrin e Bashkimit Demokratik pėr integrim. Nė takimin qė ne patėm nė ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ne mbajtėm njė qėndrim konstruktiv. Nuk hymė nė debatin se kush apo kujt i bėn probleme, mirėpo thamė qė me pėrgjegjėsi tė plotė do tė marrim pėrgjegjėsinė pėr tė mbajtur zgjedhje tė lira dhe demokratike. Dhe jam mėse e bindur se partia Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe udhėheqja e saj, nė mėnyrė tė plotė janė nė gjendje qė tė mbajnė kontroll mbi aktivistėt e vet dhe nuk dėshirojnė qė fajin t'ja hedhin dikujt tjetėr. Pėrkundrazi presin qė edhe tė tjerėt tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr aktivitetet e ndryshme qė ndodhin nė terren.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zonja Arifi, a mendoni se partitė politike shqiptare janė tė pjekura pėr tė mbajtur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme?
TEUTA ARIFI
Unė e di se BDI-ja ėshtė duke treguar njė maturi dhe pjekuri pikėrisht duke patur parasysh faktin se kėto zgjedhje kanė njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėm pėr rrugėn e Maqedonisė pėr integrim nė Bashkimin Evropian, kanė edhe rėndėsi tė veēantė pėr rajonin, duke patur parasysh faktin se janė duke u zhvilluar bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ēdo sjellje jo serioze e shqiptarėve, nė cilėndo pjesė tė rajonit, faktikisht do tė ishte njė sinjal negativ ndaj komunitetit ndėrkombėtar, ndaj kėtyre proceseve tė mėdha pėr shqiptarėt nė rajon. Prandaj dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe ne do tė sillemi me pėrgjegjėsi tė plotė, me maturi tė plotė, prandaj edhe kemi kujdes nė tė gjitha sjelljet tona qė bėjmė. Jo se kemi frikė, por pėr shkak se jemi tė bindur dhe duam qė tė kontribuojmė qė shqiptarėt e Maqedonisė tė dalin me njė imazh evropian dhe jo me njė imazh tė fisrave apo tribalėve tė dikurshėm, ashtu siē dėshiron dikush tjetėr t'i prezantojė shqiptarėt pėr fat tė keq.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju pėrmendėt ndėrkombėtarėt. Ata vazhdimisht sugjerojnė se incidentet po e prishin imazhin e vendit dhe i zvogėlojnė gjasat e Maqedonisė pėr eurointegrimet. A nuk mendoni se pavarėsisht fituesit nga pala shqiptare, humbėsi mė i madh megjithatė do tė jenė shqiptarėt?
TEUTA ARIFI
Nė qoftė se do tė kishim zgjedhje problematike, gjithsesi humbės do tė ishin tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse ne sillemi me pėrgjegjėsi tė plotė, me kujdes maksimal, pėr arsye se nuk jemi tė interesuar pėr zgjedhje nė tė cilat do tė ndodhin incidente tė mėdha dhe tė cilat do tė kenė pasoja jo tė mira nė aktivistėt, qofshin ata tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, qofshin ata tė partive tė tjera politike shqiptare, pėr shkak se konsiderojmė se fituesit e fundit nė kėto zgjedhje duhet tė jenė tė gjithė qytetarėt dhe jo vetėm partitė politike.
Intervistoi Vullnet Poshka
marre nga europa e lire
Llapi
29-06-2006, 15:27
Nėnkryetari Limaj: Pėrmbyllja me sukses e procesit zgjedhor nė Maqedoni, ėshtė ndihma mė e madhe qė mund tė japin partitė shqiptare nė Maqedoni pėr Kosovėn
Nėnkryetari i PDK-sė, z.Fatmir Limaj priti sot nė njė takim pune Pėrfaqėsuesin e Komisionit Evropian nė Shkup, ambasadorin Ervan Faurer. Nė takim u bisedua pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe nė Maqedoni me theks tė veēatė nė zgjedhjet parlamentare qė do tė mbahen javėn e ardhshme nė Maqedoni.
Pas takimit z.Limaj dhe z.Faurer u prononcuan pėr media.
Nė fjalėn e tij drejtuar gazetarėve nėnkryetari i PDK-sė, z.Fatmir Limaj ndėr tė tjera tha:
Sot, patėm njė takim shumė tė dobishėm me ambasadorin z.Ervan Faurer, me tė cilin biseduam pėr zhvillimet e fundit nė Maqedoni dhe nė Kosovė. Por, nė fokusin kryesor tė bisedės ishin zhvillimet e fundit nė Maqedoni.
Duke folur pėr zhvillimet e fundit nė Maqedoni, z.Limaj theksoi Ne e shprehėm edhe njė here qėndrimin tonė para ambasadorit Faurer, se PDK-ja, por edhe tė gjithė qytetarėt dhe institucionet e Kosovės, janė shumė tė interesuar qė procesi zgjedhor nė Maqedoni tė shkojė ashtu siē duhet dhe tė zhvillohet nė mėnyrė demokratike, ku do tė respektohet ligji dhe vota e qytetarėve. Fitues nė Maqedoni do tė dalin forcat politike dhe qytetarėt e Maqedonisė vetėm duke respektuar tė drejtat demokratike dhe votėn e lirė.
Ndihmėn mė tė madhe qė mund ta japin forcat politike shqiptare nė Maqedoni pėr Kosovėn nė kėtė moment ėshtė pėrmbyllja me sukses e kėtij procesi zgjedhor, vazhdimi i rolit konstruktiv tė tyre nė ndėrtimin e shtetit demokratik nė Maqedoni si dhe vazhdimi nė pėrpjekjet e tyre pėr integrimin e Maqedonisė nė Bashkimin Evropian. Ky rol do tė ishte mesazhi mė i mirė qė do tė mund tė dėrgonin ata pėr Kosovėn dhe statusin final tė saj. -theksoi nėnkryetari politik i PDK-sė
Ndėrkaq, nė fund z.Limaj u shpreh Shfrytėzoj rastin qė edhe njė herė ti ftoj partitė politike, veēmas ato shqiptare nė Maqedoni qė ta pėrfundojnė kėtė proces nė mėnyrė plotėsisht demokratike, tė pranojnė se nė jetėn demokratike ka edhe fitues edhe humbės. Por, shikuar nė afat tė gjatė tė gjithė do tė jenė fitues nėse respektohet vullneti dhe vota e qytetarėve tė Maqedonisė. Besoj qė partitė shqiptare nė Maqedoni kanė kapacitete tė mjaftueshme pėr ti tejkaluar kėto situata dhe zgjedhjet do tė jenė tė suksesshme dhe demokratike
Ndėrsa pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian nė Shkup z.Ervan Faurer nė fajėln e tij para gazetarėve tė pranishėm tha:
Ekzistojnė njė numėr arsyesh pėr ardhjen time kėtu nė Kosovė. Sė pari kam ardhur kėtu me trenin qė vije nga Shkupi pėr nė Prishtinė pėr tė treguar rėndėsinė e kėsaj lidhje. Pastaj kam ardhur pėr ti thėnė lamtumirė mikut tim qė po e lė tani Kosovėn z.Petersen si dhe kam ardhur kėtu nė PDK pėr ti shprehur edhe njė herė sė bashku qėndrimet tona tė thėna edhe mė parė pėr rėndėsinė e pėrmbylljes me sukses tė fushatės zgjedhore nė Maqedoni.
Me z.Limaj, jemi pajtuar se zgjedhjet e javės sė ardhshme janė njė test i rėndėsishėm pėr vendin. Nėse zgjedhjet nė Maqedoni do tė jenė tė rregullta dhe nėse pjesa e mbetur e fushatės shkon ashtu si duhet atėherė sigurisht qė kjo do ta ndihmojė vendin nė rrugėn e vet drejt integrimeve evropiane. Nėse Maqedonia inkuadrohet sa mė shpejtė nė kėto rrjedha evropiane, atėherė kjo do tė kishte efekt pozitiv edhe nė Kosovė por edhe nė tė gjithė rajonin. Zgjedhjet e rregullta dhe demokratike do tė kenė efekt pozitiv ne Maqedoni dhe nė tė gjithė rajonin shikuar nė aspektin e integrimit evropian.-theksoi nė fund tė deklarimit tė tij ambasadori Faurer.
Davius
05-07-2006, 10:42
Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!
O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!
O PDSH-....
PS:
O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
Cimo
05-07-2006, 11:18
Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!
O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!
O PDSH-....
PS:
O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
Davius flm per informaten mirepo nuk duhet te hudhush vrell ketu ne forum se ne nuk jena ata qe e bejme kete.
Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...
S'ja vlen per hic....
Davius
05-07-2006, 12:37
Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...
Pse valle BDI-ja ne kete rruge sic po mundohet PDSH-ja sot, hyri ne pushtet me vitin 2002, jo gabim e ke zotrote, sepse atehere ishte vota e lire e qytetarit qe vendosi se kush do te perfaqeson shqiptaret ne Kuvend!
Davius
05-07-2006, 12:39
BDI dhe PDSH raportojnė pėr incidente nė zonat shqiptare
05.07.2006 15:12 ET Shkup (KosovaLive)
Subjektet kryesore politike tė shqiptarėve nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) nė pushtet dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nė opozitė akuzuan njėra-tjetrėn pėr parregullsi zgjedhore nė disa mjedise shqiptare.
King_Arthur
05-07-2006, 12:46
ore po cbehet keshtu andej nga ju po per pune kolltuku te vriten shqiptaret me njeri tjetrin atje duhet te jeni bashke te gjithe , dhe te kete vetem nje parti shqipetare te jene bashke te gjithe , keshtu mund te jene me te fuqishem shqiptaret aty duke qene bahke
Edvin83
05-07-2006, 13:37
turp per Zotin, si nuk u vjen turp nga vetja njehere dhe pastaj nga pjesa tjeter e kombit shqiptar, ca jane keto perleshje?
Me c'justifikim i bejne keto?
Keta jane llumi i kombit tone shqiptar.
Llapi
05-07-2006, 15:15
Zgjedhjet ne Maqedoni, Deklarohet i mbyllur procesi i votimit, priten rezultat e para
Nga Ina Koxha
SHKUP (5 Korrik)
Ora 19.00 - Eshte mbylluri votimi ne oren 19.00 ne 2967 qendrat e votimit ne Maqedoni dhe menjehere ka nisur procesi i numerimit. Nderkaq, priten edhe rezultatet e para, te cilat, nga shtabet partiake priten tė deklarohen rreth orės 21.00. Nndėrsa pėrfaqėsuesi i Komisionit Zgjedhor paralajmeroi se rezultatet e para jozyrtare do t'i shpallin rreth orės 24 dhe 01 pas mesnatės.
Nderkohe perqindja e votuesve ka qene e ulet. Deri nje ore para mbylljes se kutive te votimit, Komisioni zgjedhor ka raportuar per rreth 43% te votuesve qe kane hedhur voten e tyre, per zgjedhjet e reja parlamentare.
Gjatė kėtyre zgjedhjeve janė regjistruar vetėm disa incidente nė qendrat e votimit nė rrethin e Tetovės dhe nė Shkup, por vetėm nė dy vendvotime, nė Xhepēishtė dhe Bėrvenic ėshtė ndėrprerė procesi i zgjedhjeve.
Numri i pėrgjithshėm i vėzhguesve qė kane monitoruar kėto zgjedhje ka qene rreth 6 mijė. Nė garėn zgjedhore kanė hyrė 2 mijė e 700 kandidatė, tė cilėt konkurrojnė pėr 120 vende nė Parlamentin e Maqedonisė. Tė drejtė vote kishin 1 milion e 700 mijė shtetas tė Maqedonisė, tė shpėrndarė nė 6 njėsi zgjedhore.
Sipas informatave tė fundit tė KSHZ-sė perqindja e votuesve deri nė ora 17 ėshtė diēka mbi 42 pėr qind. Sipas asociacionit qytetar "Most" perqindja e votuesve , po ashtu deri nė ora 17, ėshtė 43.36 pėr qind.
Pėrafqėsuesit partiake tė favoritėve kryesorė pėr kėto zgjedhje, partia opozitare e VMRO-DPMNE-sė dhe partia nė pushtet e LSDM-sė, deeklaruan se janė "shumė tė kėnaqur" me daljen e elektoratit nė procesin zgjedhor. LSDM-ja nuk saktėsoi perqindjen e votuesve, ndėrsa zėdhėnėsi i VMRO-DPMNE-sė deklaroi se sipas llogaritjeve tė tyre ne votim kane marre pjese rreth 60 ose 62 pėr qind te zgjedhesve.
Kėto janė zgjedhjet e pesta parlamentare nė Maqedoni, pas pavarėsisė sė kėtij vendi nė vitin 1990.
Ora 18:30 - Incident ne nje qender votimi ne Tetove, nderpritet votimi
Rreth ores 16.30 perfaqesues te komisionit komunal zgjedhor kane nderprere procesin zgjedhor ne vendvotimin 2004, per shkak te leshimeve qe jane bere gjate votimit.
Nga komisioni komunal zgjedhor, paralajmeruan procesverbal per shkaqet, duke mos dashur ta sqarojne incidentin.
Incident eshte regjistruar edhe ne vendvotimin 2014 ne komunen e Tearces, informoi KKZ-ja e atjeshme.
Nje person ka penguar procesin e votimit, tentoi dhe futi disa fletevotime ne kutine. Ndaj ketij rasti nderhyne perfaqesues te komisionit zgjedhor dhe ne shoqerim me policine larguan personin, pas ēka vazhdoi te rrjedhe votimi ne menyre normale.
Ora 18:30-Zgjedhjet ne Maqedoni, kane votuar vetem 43 perqind. Votimi mbyllet ne oren 19.00. Komisioni Zgjedhor: Ka pasur incidente te vogla
Ne Maqedoni deri nė oren 17 te pasdites kane votuar 43% e zgjedhėsve. Keto jane te dhenat me te fundit nga Komisioni Zgjedhor, i cili ka konfirmuar gjithashtu se ndryshe nga cfare kane deklaruar per mediat kampet partiake, nuk ka pasur incidente te renda qe mund te ndikojne mbarevajtjen e votimeve, por ka pasur vetem disa incidente te vogla, por jo te demshme.
Gjithsesi, sipas zėdhėnėsit tė KSHZ-sė Zoran Tanevski, per te shmangur cdo lloj parregullsie apo abuzimi, jane vene ne mbikqyrje te gjitha ato qendra votimi per te cilat u tha se jane bere nderhyrje.
Nderkaq, votimi vazhdon ndonese ne nje numer te ulet zgjedhesish dhe kutite e votimit do te mbyllen ne oren 19 te pasdites