Prokuroria: Dėnim tė pėrjetshėm pėr Jaho Mulosmanin, vrasėsin e Azem Hajdarit [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Prokuroria: Dėnim tė pėrjetshėm pėr Jaho Mulosmanin, vrasėsin e Azem Hajdarit


Faqe : [1] 2 3 4

Brari
28-04-2002, 05:22
Jaho Salihi, vrasesi e perdhunuesi famkeq, miku i deputetit socialist Taulant Dedes, neser i le shendene xhirove me mikrobus rrugve te Tiranes. Adhurueseve te tija freshiste do i duhet te shkojne ne Burrel per te takuar ne te ardhmen Brad Pitin e tyre. Sorryy..

Shekulli njofton:
........................................
Miratohet mbrojtja e gjyqtarėve dhe e familjarėve tė tyre nga policia, nė fundin e seancave gjyqėsore.

Gjyqtarėt e "Hajdarit" ruhen me policė


Gjykata e Tiranės pritet tė vendosė tė hėnėn pėr tė pandehurit e kėsaj ēėshtjeje

TIRANĖ -Policia merr masa tė rrepta sigurie pėr sigurimin e jetės sė gjyqtarėve tė ēėshtjes "Hajdari" dhe tė familjarėve tė tyre. Burime pranė trupit gjykues bėjnė tė ditur se nė shtėpinė e gjyqtarit Arben Micko janė vendosur policė me qėllim qė tė sigurohet jeta e familjarėve tė tij. E njėjta gjė ėshtė bėrė edhe pėr dy gjyqtarėt e tjerė, qė janė anėtarė nė kėtė proces. Ndėrsa pėr prokurorėt e kėsaj ēėshtjeje, gjatė kohės qė vijnė nė gjykatė dhe kur ikin, shteti ka caktuar edhe roje personale, pėr gjyqtarėt nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. Tė gjithė gjyqtarėt, qė kanė zhvilluar dhe vazhdojnė tė zhvillojnė procese, tė cilėsuara si problematike, nuk kanė pasur mbrojtje personale, edhe pse shtetit i ėshtė kėrkuar mbrojtje disa herė. Kėtė radhė duket se shteti e ka dėgjuar thirrjen e bėrė nga ana e gjyqtarėve pėr tė mbrojtur jetėn e familjarėve tė tyre . Nė sallėn e gjyqit, kryegjyqtari Micko ėshtė kėrcėnuar disa herė nga vėllezėrit Haxhia, tė cilėt i kanė thėnė se, nė rast se nuk do tė japėsh drejtėsi, dhe me kėtė gjė ata kuptojnė vetėm lirimin e tyre, atėherė zoti do tė gjykojė pėr atė qė do tė ndodhė. Nė shumė raste, gjyqtari Micko i ėshtė drejtuar tė pandehurve duke u thėnė se do t'i pėrmbahet vetėm ligjit dhe se do tė vendosė nė bazė tė tė gjitha tė dhėnave qė kanė dalė gjatė shqyrtimit gjyqėsor. Micko ka disa ditė qė ka ndėrprerė edhe proceset gjyqėsore me qėllim qė tė jetė i lirė pėr tė studiuar tė gjitha provat e marra nė procesin e gjatė gjyqėsor ndaj katėr tė pandehurve. Dita e hėnė do tė jetė edhe finalja. Para tė pandehurve pritet tė jenė prokurorėt, tė cilėt i kanė akuzuar si bashkėpunėtorė dhe vrasės drejtpėrdrejt tė Azem Hajdarit; mbrojtja, e cila i ka quajtur tė pafajshėm dhe ka kėrkuar pafajėsi dhe, nė fund, ėshtė gjykata, e cila ka mbajtur qėndrimin e arbitrit, por qė disa herė ėshtė sulmuar nga ana e tė pandehurve. Pėr Jaho Mulosmanin prokuroria kėrkoi burgim tė pėrjetshėm, pėr dy vėllezėrit Ismet dhe Isamedin 20 vjet burg pėr Izet Haxhinė 25 vjet burg dhe pėr Fatmir Metėn 20 vjet burg. Masa tė rrepta policie do tė ketė edhe nė sallėn e gjyqit ditėn e hėnė gjatė kohės qė do tė jepet vendimi nga gjykata. Po kėshtu, edhe mjediset pėrreth gjykatės do tė blindohen nga forcat e policisė me qėllim qė tė mos u lihet asnjė shkak tė pandehurve dhe familjarėve tė tyre tė veprojnė nė kundėrshtim me rregulloren.
-------------------------------------------------

ILovePejaa
29-04-2002, 10:37
Jaho Salihi dėnohet me burgim tė pėrjetshėm

Tiranė, 29 prill (QIK) - Ka pėrfunduar sot nė mesditė gjyqi i ēėshtjes Hajdari, nė pėrfundim tė tė cilit ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, Jaho Salihi i akuzuari kryesor pėr vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Po ashtu janė dėnuar me 25 vjet Izet Haxhia, me 20 vjet burgim Ismet Haxhia, ndėrsa vėllai tjetėr Isamedini ėshtė dėnuar vetėm me 2.6 vjet burg pėr armėmbajtje pa leje. I pandehuri tjetėr i kėtij procesi tė bujshėm, Fatmir Meta u lirua nė sallėn e gjyqit pasiqė nuk u provua implikimi i tij nė atentatin e 12 shtatorit tė 1998-tės ndaj deputetit demokrat Hajdari. Gjykata vlerėsoi pėrfundimisht vrasjen e deputetit Hajdari si jopolitike, por me motivacion tė qartė hakmarrjeje.
Gjyqi nė fjalė ka filluar mė 3 prill tė njė viti mė parė.

Eni
30-04-2002, 06:43
marre nga albasoul.com

Vendimi/ Gjykata shpall verdiktin. Hedh poshtė motivin politik tė ngritur nga prokuroria.


Dyshimi se deputeti tropojan, mund tė kishte gisht nė vrasjen e vėllait tė tij, ishte konsoliduar tek Fatmir Haklaj duke marrė formėn e njė vendimi pėr eliminimin e Hajdarit


Ndryshon akuza pėr 5 tė pandehurit e vrasjes sė Azemit

Suela Gera

Hakmarrja" vrau deputetin Azem Hajdari. Kryetari i trupit gjykues zbuloi dje motivin e "vėrtetė" tė vrasjes sė liderit demokrat, Azem Hajdari, dhe pėr pasojė tė vrasjes sė truprojes sė tij, Besim Ēera dhe plagosjes sė Zenel Nezės. Hidhet kėshtu poshtė motivi qė kishte lexuar organi i hetimit, ai i vrasjes politike.

"Gjykata ēmon se kemi tė bėjmė me motivin e dobėt tė hakmarrjes. Kjo rezulton nga natyra e krimit, e cila ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me viktimėn pjesėmarrės nė vrasje, Fatmir Haklaj, me tė cilin i pandehuri Jaho Mulsomani ka realizuar dhe organizuar vrasjen e deputetit pėrpara selisė sė PD mė 12 shtator tė 1998" - thuhet nė vendimin e djeshėm tė trupit gjykues. Pėr Gjykatėn, vrasja e vėllait tė Fatmir Haklajt, Shkėlqim Haklaj, mė 5 janar tė 1998, ėshtė dhe fillesat e konfliktit me Hajdarin. Dyshimi se deputeti tropojan, mund tė kishte gisht nė vrasjen e vėllait tė tij, ishte konsoliduar tek Fatmir Haklaj duke marrė formėn e njė vendimi pėr eliminimin e Hajdarit. Ka qenė ky shkaku qė nė krah tė Fatmir Haklajt pėr tė vrarė liderin, ėshtė vėnė dhe ish-shefi i rendit tė Komisariatit tė Tropojės. "Jaho Mulosmani ėshtė shtyrė pėr tė vrarė deputetin, nga lidhjet e ngushta shoqėrore dhe miqėsore me viktimėn Fatmir Haklaj pėr tė marrė hakun e kėtij tė fundit dhe jo pėr tė vrarė Azem Hajdarin pėr shkak tė detyrės sė tij" - thuhet nė vendim. Edhe dėshmia e kryeplakut tė Fisit Haklaj, Muharrem Haklaj, dhėnė pėrpara Gjykatės, i ka krijuar bindjen trupit gjykues pėr tė arritur nė njė konkluzion tė tillė. Plaku Haklaj dėshmoi se 10 ditė para vrasjes, mė 2 shtator tė 1998, kishte bėrė njė bisedė me Azem Hajdarin nė zyrėn e kėtij tė fundit nė selinė e Partisė Demokratike, pėr tė sqaruar disa rrethana nė lidhje me vrasjen e Shkėlqim Haklajt. Por sipas dėshmitarit Haklaj, Azem Hajdari, kishte deklaruar se nuk kishte dorė nė vrasjen e djalit tė tij.

"Edhe sikur tė pranohet se Fatmir Haklaj pėr vrasjen e Azem Hajdarit tė jetė nisur nga fakti qė mė datėn 25 shkurt tė 1998 nga tribuna e Paralamentit deputeti e ka cilėsuar Fatmir Haklajn se duhet ndjekur penalisht, motivet kanė pamje tjetėr" - thuhet nė vendim. Sipas gjyqtarit Micko, motivi i vėrtetė i vrasjes sqarohet nėse do i referohen tė gjitha provave nė tėrėsi, por dhe vetė konkluzioneve tė akuzės.

Me pėrcaktimin e motivit tė vrasjes sė deputetit, atė tė "hakmarrjes", gjykata ka vendosur tė ndryshojė dhe cilėsimin e kualifikimit tė veprės. "Deputeti Azem Hajdari nuk ėshtė vrarė pėr shkak tė cilėsive tė tij si deputet, neni 79/c i Kodit Penal, pėr tė cilėn janė ulur nė bankėn e tė akuzuarve 5 tė pandehur. Si rrjedhojė Jaho Mulsomani, Ismet dhe Izet Haxhia duhet tė pėrgjigjen pėr vrasjen pėr shkak tė motiveve tė dobėta tė parashikuara nė nenin 78/2 tė Kodit Penal.


SHANAJ

Fatos Shanaj avokati i njėrit prej vėllezėrve Haxhia, Izetit, thotė se ėshtė i kėnaqur disi nga vendimi i Gjykatės pėr "fajėsinė" e Izetit, sepse u hodhėn poshtė dy akuza tė ngritura ndaj tij dhe u ndryshua cilėsimi i kualifikimit tė veprės. Megjithatė shton ai "ne kishim kėrkuar pafajėsi pėr tė gjitha akuzat e ngritura ndaj klientit tim". "Ne duhet tė deklaroheshim tė pafajshėm edhe pėr atė vepėr qė u dėnuam", thotė Shanaj. Mesa duket ky ėshtė shkaku qė avokati mbrojtės i Izet Haxhisė, do tė apelojė vendimin nė Gjykatėn e Apelit, dhe nėse nuk kėnaqet as nga ky nivel gjyqėsor, do tė hidhet nė Gjykatėn e Lartė.


MECE

Objektivat e Vladimir Meēes, avokatit tė Jaho Mulosmanit, shkojnė mė larg. Deri nė Strasburg. Megjithėse vendimin e djeshėm ndaj tė akuzuarit kryesor tė vrasjes sė Hajdarit, Meēe e konsideron si betejė tė humbur (ėshtė e para) ai shpreh bindjen se "luftėn do ta fitojė". "Nė pėrgjithėsi e mendoj tė padrejtė vendimin, ndryshimi i kualifikimit tė veprės ishte i drejtė, ishte njė vendim arbitrar, njė betejė e humbur, por luftėn do e fitojmė", thotė Meēe duke mos diskutuar apelimin e vendimit nė tė gjitha nivelet e drejtėsisė shqiptare.


BETI

Mė i suksesshmi mes avokatėve tė tė akuzuarve pėr vrasjen e Azem Hajdarit, ishte Hysni Beti, avokati qė mbroi ish-komisarin e Tropojės, Fatmir Meta. Klienti i tij mori pafajėsi. Dhe komenti i shkurtėr qė bėn Beti pas publikimit tė vendimit, ėshtė i thjeshtė: "Mori atė qė meritonte". Nė fakt, Meta ka pasur dy avokatė mbrojtės pėr shumė seanca radhazi. Pėrveē Hysni Betit ai mbrohej edhe nga patrioti i tij, Saimir Visha. Por, nė njė moment tė procesit Meta, i kėrkoi Gjykatės (arsyet janė tė paqarta) se do tė mbrohej vetė. Mė pas rikėrkoi mbrojtje juridike vetėm nga Hysni Beti.


DISHNICA

Agim Deshnica avokati i vėllezėrve Ismet e Isamedin Haxhia, ka pėrjetuar dy gjendje emocionale, ndėrsa lexohej vendimi pėr klientėt e tij. Eshtė kėnaqur nga "fati" i Isamedinit, qė u deklarua i pafajshėm pėr vrasjen e Azemit, por ėshtė zemėruar me gjykatėn pėr dėnimin e tij 2 vjet e 6 muaj burg vetėm pėr njė armė pa leje. "Nuk duhej tė dėnohej me 7 muaj burg tė tjera, duke pasur parasysh qė ai ishte njė ushtarak i rregullt si dhe njė familjar i tillė. Nuk ekziston bashkėpunim nė kėtė vrasje i Ismet Haxhisė. Ai ėshtė i pafajshėm. Mė vjen mirė qė u deklaruan tė pafajshėm pėr vrasjen e Besim Ēerės dhe vrasjen e mbetur nė tentativė me paramendim nė bashkėpunim tė Zenel Nezės".


VENDIMI

Jaho Mulosmani fajtor pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit e tė Besim Ēerės, vrasjen me dashje mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės. Nė bashkim dėnimesh dėnohet me burg tė pėrjetshėm.
Izet Haxhia fajtor pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit dhe dėnimin e tij me 25 vjet heqje lirie. Shpallet i pafajshėm pėr vrasjen me dashje kryer nė bashkėpunim tė Besim Ēerės e vrasjen me dashje mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės.
Isamedin Haxhia fajtor pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit e dėnohet me 20 vjet burg. Shpallet i pafajshėm pėr vrasjen me dashje kryer nė bashkėpunim tė Besim Ēerės, vrasjen me dashje mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės.
Isamedin Haxhia fajtor pėr armėmbajtje pa leje dhe dėnohet 2 vjet e 6 muaj burg. Shpallet i pafajshėm pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit, vrasjen me dashje kryer nė bashkėpunim tė Besim Ēerės, vrasjen me dashje mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės.
Fatmir Meta shpallet i pafajshėm pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit, vrasjen me dashje kryer nė bashkėpunim tė Besim Ēerės, vrasjen me dashje mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės. Lirohet menjėherė nga salla e gjyqit.


-------------------------------------------------------

kesaj i thone drejtesi ne Shqiperi....... TURP !!!

Albo
30-04-2002, 19:13
Ceshtja Hajdari jo vetem qe nuk konsiderohet e mbyllur me kete vendim, por me duket se tani do te filloje te hetohet plotesisht. Tani qe ata qe kryen krimin moren denimin, do te fillojne te nxjerrin te palarat e aktit ne mediat shqiptare. Keto te palara, implikojne njerez me pushtet ne Shqiperi qe do tu shembet toka nen kembe sikur keto denoncime te arinin mediat shqiptare.

Nuk do te cuditesha sikur sniperi te depertonte serrisht kangjellat e burgjeve, sic ka ndodhur edhe ne te shkuaren. Po sado qe keta te mundohen te mbulojne gjurmet, gjak pa mare nuk ngelet ne Shqiperi.

kosovar
01-05-2002, 01:41
Berisha kundėrshton vendimin e gjykatės: Gjyq tjetėr pėr vrasjen e Azem Hajdarit


TIRANE, 30 prill - Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka kundėrshtuar pėrgjithėsisht pėrfundimin e procesit “Hajdari” dhe sidomos vendimet e tij. Pasi sipas, tij janė dėnuar vetėm atentatorėt e paguar dhe jo ata tė vėrtetė. Berisha ka pohuar gjithashtu pėr mediat se pėr vrasjen e deputetit Hajdari do tė ketė njė tjetėr proces, duke lėnė tė kuptohet se ai do tė kryhet kur PD tė vijė nė pushtet. Por rezultatet e procesit i kanė kontestuar edhe avokatėt mbrojtės. “Do tė vazhdojmė nė shkallėt e tjera tė gjykatave deri nė atė tė Strasburgut”, ishte prononcimi i avokatit mbrojtės tė tė pandehurit Jaho Mulosmani pas dėnimit tė klientit tė tij me burg tė pėrjetshėm. “Humbėm njė betejė, por do tė fitojmė luftėn”. Ndėrkohė, njė nga prokurorėt e ēėshjes “Hajdari” tha se, edhe pse nuk kishin marrė njė vendim pėr arsye kohe, patjetėr qė pėr disa vendime ēėshtja do tė apelohej. Sipas tė njėjtit burim, ka anashkalim tė burimeve, tė cilėt nuk u pėrmendėn tė gjithė. Ndėrkohė ka edhe mohim tė dėshmive, tė cilat gjykata i cilėsoi “nga dėshmitarė tė besueshėm

Brari
03-05-2002, 02:12
G.SH.
--------------
Me armėn qė i ka dhėnė shteti, Marjan Rroku, ka qėlluar pa mėshirė mbi trupin e imėt tė adoleshentes dhe nėnės sė saj"
Dje, trupi gjykues i kryesuar nga Medi Bici, ka shpallur fajtor 30-vjeēarin pėr vrasjen e nxėnėses sė gjuhėve tė huaja, Alda dhe nėnėn e saj Marime Canaj

VENDIMI/ Akuzohet se vrau me dashje tė dashurėn dhe nėnėn e saj

Burg pėrjetė shikasit Rroku, vrau nėnė e bij


--------------------------------------------------------------------------------

Suela Gera

Burg tė pėrjetshėm nė mungesė pėr ish-punonjėsin e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Marjan Rro ku.

Dje, trupi gjykues i kryesuar nga Medi Bici, ka shpallur fajtor 30-vjeēarin pėr vrasjen e nxėnėses sė gjuhėve tė huaja, Alda dhe nėnėn e saj Marime Canaj. "Me armėn qė i ka dhėnė shteti, Marjan Rroku, ka qėlluar pa mėshirė mbi trupin e imėt tė adoleshentes dhe nėnės sė saj" thuhet nė vendim. Deponimet e dėshmitarėve dhėnė para Gjykatės si dhe provat e tjera, kanė bindur Gjykatėn pėr tė shpallur fajtor Marjan Rrokun pėr akuzėn e "vrasjes me dashje" dhe dėnimin e tij me burgim tė pėrjetshėm. Njė dėnim, i cili do tė fillojė tė vuhet nė momentin qė policia do tė ekzekutojė vendimin e Gjykatės, duke e arrestuar atė. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore, kryetari i trupit gjykues Medi Bici, ka cilėsuar si shkak tė vdekjes sė dy viktimave "shokun e rėndė traumatiko-hemoragjik".

Historia
Nė fillim tė 1999 Marjan Rroku, sė bashku me disa shokė tė tij, punojės nė SHISH, njihet me njė grup studentėsh, nė tė cilėn bėnte pjesė dhe Alda. Nė fillim ata shoqėrohen si grup mė pas Alda dhe Marjani fillojnė tė shoqėrohen dhe mė vete. Gjatė kėsaj kohe 30-vjeēari, sipas Gjykatės ka shfaqur shenja xhelozie. Ka qenė ky shkaku qė nė dhjetor tė 2000, Marjani rreh nė mes tė qytetit Studenti, nxėnėsen e shkollės sė mesme "Asim Vokshi". Me ndihmėn e sė motrės, Alda denoncon dhunėn e "shokut" tė tyre nė Komisariatin numėr 1. Pas kėsaj 16-vjeēarja vendosė tė ndėrpresė shoqėrimin e saj me Marjan Rrokun, por kjo ka qenė e pamundur pėr kėtė tė fundit, ai vazhdon tė insistojė pėr tė takuar vajzėn. Pėrpjekjet e tij pėr tė rikrijuar njė lidhje normale me Aldėn, kthehen nė kėrcėnime pėr nėnėn, viktimėn Canaj, dhe babain e Aldės, Faslliun, motrėn Ornela dhe vetė atė. Gjithēka pėrfundon nė tragjedi nė mesditėn e 29 marsit tė vitit tė kaluar, kur pranė Pallatit tė Sportit, "Asllan Rusi", Marjan Rroku qėllon me shtatė plumba nėnė e bijė, tė cilat po ktheheshin nga shkolla.

Ja pse ėshtė fajtor
"Nuk ka qenė tronditje psikologjike e ēastit, por xhelozia qė Alda tė bėnte atė qė donte, ka shtyrė tė pandehurin ta vriste" - ka arsyetuar vendimin gjyqtari Bici. Pėr mė tepėr sipas gjyqtarit, Marjan Rroku, ka bėrė njė gabim tė dyfishtė duke iu fshehur hetimit tė ēėshtjes. Ai akuzohet edhe pėr armėmbajtje pa leje. Nė vendimin e djeshėm Gjykata ka hedhur poshtė pretendimin se vrasja ka ndodhur pėr shkak tė njė tronditjeje tė rėndė psikologjike tė tė pandehurit, ashtu siē pretendon avokati mbrojtės, Haki Kraja. Sipas kėtij tė fundit, letra e Aldės, dhėnė Marjanit, disa orė para vrasjes ka qenė shumė e rėndė pėr klientin e tij. Po kėshtu avokati Kraja pretendonte se nė momentin e vrasjes Marime Canaj, nėna e Aldės, kishte dashur tė nxirrte njė psitoletė nga ēanta. Tė gjitha kėto alibi janė hedhur poshtė nė seancėn e djeshme gjyqėsore, nga kreu i trupit gjykues Medi Bici. Sipas tij nuk ėshtė e mundur qė vajza dhe nėna e saj tė kenė ushtruar dhunė psikike mbi tė pandehurin.

-------------------------------

Brari
03-05-2002, 02:17
oo Avokati Haki Kraja ishalla ta vrasin tet bije nji dit dhe ty o qen e bir qeni..

glaukus 001
03-05-2002, 04:00
Le te supozojme se ky avokati Haki Kraja ka nje vajze ne moshe te re dhe nje dite prej ditesh ti brari e takon ne nje klub.
Nje shok aty te thote se cila eshte dhe ty te hipen gjaku ne koke dhe fillon te diskutosh me vajzen per faktin se si arriti babai i saj te mbroje nje kriminel. Ne muhabet e siper ajo te fyen dhe ti nuk duron po e shtyn me force. Vajza bie mo koke mbrapsht dhe ... goditja ne trurin e vogel i shkakton vdekjen .
Sipas ligjit ti je vrases dhe mund te dalin edhe deshmitare qe do thone se brari e urrente per vdekje Haki Krajen dhe se biles e shprehu kete edhe ne 1 forum... .
Pra nga vrasje aksidentale ( pa paramedim ) do perfundoje ne vrasje me dashje dhe do merrje maksimumin e denimit. Por kjo NDOSHTA nuk do te ndodhe sikur ti te kishe 1 AVOKAT te forte qe duke njohur kleckat ligjoremund te te kursente nja 10 - 15 vjet burg.

Pra ti biem shkurt. Ata avokatet e forte shpetuan nga burgu edhe te famshmin O . J . Simpson megjithese shumica e njerzve jane te bindur se ishte ai qe e vrau te shoqen.
Pjese e demokracise perendimore eshte dhe mbrojtja me avokat pasi ne kohen e Enverit (qe ti e shan aq shume ) ai Marjan Rroku nuk do kishte pas avokat, po do ishte denu me vdekje.
Jane si jane avokatet jane domosdoshmeri qe te mos thone njerzit se denuan nje te pafajshem apo se nuk u moren parasysh te gjitha faktet e procedurat.
Cdo njeri ka te drejten e mbrojtjes ligjore dhe shpresoj qe ti te mos kesh ndonjehere probleme me ligjin brari pasi me dukesh edhe pak si tip gjaknxehte ... :)

-------

Shanon
03-05-2002, 12:43
Njerez ceshtja Hajdari sapo ka filluar ose me sakte eshte procesi i pare pasi ne vrasjen e Hajdarit kane marre pjese mbi 78 persona, duke filluar nga vrasesit (ekzekutoret sic ishte jaho salihi e Fatmir Haklaj), tek urdheruesit (spo i permendim emrat)) dhe duke mbaruar tek bashkepunetoret ose ata qe kane heshrut para ketij krimi.
Nen hetim nga prokuroria jane dhe: Taulant Dede(prefekt i Tiranes. ish-i derguari i posacem i qeverise ne Tropoje), perikli Teta (ish-minister i rendit por qe la te lire Jaho Salihin me shoke)
Ahmetaj, sme kujtohet emri tani ish-drejtor i policise se tiranes.

(ah nese deshironi mund te keni te gjithe dosjen hajdari , me te gjitha levizjet, oraret dhe personat deri dhe tek vrasjet e gjithesecilit ketu. Lejohet te hapet nje teme e vecante?

Redi
03-05-2002, 12:52
Nese do te hapesh nje teme me vete mund ta besh.

Nje teme e vecante per ceshtjen Hajdari ka ekzistuar tek forumi tjeter dhe do te sillet ketu me vone.


Pershedetje.

Shanon
03-05-2002, 12:55
Nese ka ekzistuar eshte e kote redi megjithate po u soll ketu do shikoj ca i mungon meqe kjo ka qene ceshtja qe e kam ndjekur qe gjate atentateve ndaj Azemit dhe deri shtate muaj perpara. (Ah e kam pat shume per zemer)dhe kam te gjitha materialet)

Redi
03-05-2002, 13:05
Shanon, te tilla tema nuk jane asnjehere te kota.
Lexoje ketu (http://pub76.ezboard.com/falbasoultemaeshtypittedites.showMessage?topicID=7 8.topic) temen qe ekziston tek forumi tjeter dhe shiko se cfare nuk ka nga ato qe ke ti. Pastaj une do ta sjell ketu dhe do ti bashkangjis shkrimet e tua.

Cfaredo shkim apo material qe te kesh mund ta postosh.

Pershendetje

shkodrane82
03-05-2002, 15:49
CDO NJERI MUNDET ME GJYKU SIPAS MENDIVE APO IDEVE TE VETA
UNE JAM PLOTESISHT KUNDER ME MENDIMIN TAND URAGANI
TI MUND TE THUASH PSE........
SEPSE AI NJERI KA QENE NE SHENJESTREN E MAFIOZAVE SOCIALISTE QYSH ME PERPARA DHEA I NJERI KA KENE I PARI QE NE NA KA PRU DEMOKRACINE SE DO KISHIM KENE TASHI TUJ HANGER GURABIE TE KUQE PRE J ATYNE KRIMINELAVE QE E KANE LANE SHQIPNINE NE TERR
ASHT PLOTESISHT E DREJTE QE I NDERUMI SALI BERISHA ME HAPE GJYGJ TJETER SEPSE AI GJAK SKA MU FALE LEHTE PREJ DEMOKRATEVE DHE NE MOS SOT NESER KA MU ZBULU E VERTETA
UNE JAM DAKORT ME TY QE KUSH KA VRA TE VRITET
P ONA E DINA SHUME MIRESE AZEMI SKA KENE AS KRIMINEL AS
VRASES P OKA KENE LIDERI QE NA KA PRU NE DEMOKRACINE
QE NA KA HAPE SYTE PER JETEN ..... KUJTIMI TIJ KA ME METE I NDERUM TANE JETEN DHE ZOTI QOFTE ME FAMILJEN E TIJ....
ME RESPEKT PER DEMOKRATET..............

Shanon
06-05-2002, 09:52
yll shkodrane me vjen mire qe ke nderhyre por mendoj se duhet te korrigjosh pak menyren e te folurit. une e kam njohur personalisht Azem hajdarin, ashtu sic ia di dhe te gjitha bemat (si te gjithe gazetaret ne shqiperi) dhe te me falesh sepse nuk flitet per nje te vdekur por nuk ka qene kurre kaq kristal sa mendon ti. me verte azemi ishte nje nga te paret qe u hodh ne 90 por me pas mos te hyfte krimbi perbrenda thote populli. une di shume histori te Azemit di dhe pse u vra (dhe eshte shkak sa politika sa dhe budallalleqet qe ka bere azzemi) kshuqe mos e ngrej kot ne piedestal. e vetmja gje per te cilen mund te krenohesh me azemin eshte fakti qe ka qene kokethyer dhe i gatshem te arrinte ate qe donte qofte dhe duke bllefuar (nese di poker).

me respekt shanon

Anton
06-05-2002, 12:47
A te them dicka?

Pse nuk luan me letra te hapura?



Kush e di te verteten e ka per detyre ta tregoje.

Te ishte se kishte fakte per veprimtari kriminale te Azemit do tia kishin nxjerre me kohe.

Pse e vrare?

E vrane thjesht sepse nuk bente pjese ne skenarin ramizjan.


Kishte dhe Berisha interes ta vrisnin?

Jo

Keto jane pergjigjejet e mija .

Tani je e lutur te pergjigjesh ti.

Shanon
06-05-2002, 12:53
Anton Azemin e vrane per trafik armesh dhe si kunderpergjigje e vrasjes se ministrit kosovar ne shqiperi nese te kujtohet. sme kujtohet emri i atij ministrit por nese do te dish te gjithe historine mund dhe te ta shkruaj sepse e kam me data dhe me fakte dhe kete te marre pikerisht nga organi i akuzes qe do te thote shqip prokuroria te cileve nuk ua mban . Berisha nuk kishte interes te vritej hajdari po nuk ka as interes qe te dale ne shesh se pse u vra (e verteta them) sepse do binte poshte i gjithe ideali ose piedestali i ngirtur nga PD_ja apo njerezit qe besojne en PD dhe qe do ishin larguar pas humbjeve te njepasnjeshme ne zgjedhje por qe mbahen thjesht nga vrasja e Azemit dhe gjasme ndjekin nje ideal. te mjafton? po te duash mund te te them sa te duash qe nga menyra se si eshte martuar Azem hajdari dhe deri diten qe eshte vrare.

me respekt ndaj bindjeve te kunderta shanon

Anton
06-05-2002, 13:18
Nuk kam asnje problem per mendimet e kunderta.

Te lutem mos perto dhe me nis nje mesazh :

anton1as@yahoo.de
( ne rast se nuk do te shkruash ne forum)

Tani lind pyetja:

Po ato atentatet qe i paten bere dhe ato per trafik?

Te jete kaq e qarte dhe e thjeshte pse nuk ja mban prokuroreve?

Ka lidhje Klosi ne vrasje?

Per mua eshte triviale qe ka.

Ti si mendon?

Redi
06-05-2002, 13:26
Postuar me pare nga Shanon
Anton Azemin e vrane per trafik armesh dhe si kunderpergjigje e vrasjes se ministrit kosovar ne shqiperi nese te kujtohet. sme kujtohet emri i atij ministrit por nese do te dish te gjithe historine mund dhe te ta shkruaj sepse e kam me data dhe me fakte dhe kete te marre pikerisht nga organi i akuzes qe do te thote shqip prokuroria te cileve nuk ua mban .

Ne mos gaboj ky citat do te thote qe Azemi ka vrare ministrin kosovar dhe i eshte marre haku, apo jam gabim?

Shanon
06-05-2002, 13:29
lidhje Klosi ka sigurisht sepse ne shqiperi ekzistonin dy trafiqe armesh. Dihet shume hapur qe shteti shqiptar ne kohen e Berishes bente trafik armesh te cilat dergoheshin ne Kosove, kjo eshte nje gje e pranuar nga te gjithe. Pas renies nga pushteti te partise demokratike azemi vazhdonte te kontrollonte trafikun e armeve por ne te njejten kohe shteti (KLOSI) fillon trafikun e vet. Nga njera ane azemi kishte pas vetes ne trafikun e tij te armeve Hykajt e Tropojes ndwersa trafikun e Klosit e kontrollonin Haklajt. Njera pale e armeve i shkonte thacit tjetra pale shkonte per Rugoven. ne te njejten kohe Haklajt kishin dhe shume probleme me familjen e Hajdarit qe kishin filluar qe heret kur Fatmir Haklaj vret ish-shoqeruesin e azemit i cili ishte i veshur me pardesyne e deputetit dhe po shnote ne fejesen e te vellait me duket. Haklaj i ze prite dhe ne kohen kur vjen trageti per ne tropoje e qellon duke menduar se po vret azemin. Nejse e leme kete se eshte nje histroi shume e gjate qe dop nje teme me vete bashke me vrasjet e tjera para azemit.

hej vazhdimin po se ke problem neser ose dite tjeter se po me mbyllet salla e komp

Shanon
06-05-2002, 13:30
Redi kurrsesi por e kane vrare njerez qe benin kontrabanden e armeve nen emrin e Azemit