Fatos Klosi: Roli i SHIK nė luftėn nė Kosovė [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Fatos Klosi: Roli i SHIK nė luftėn nė Kosovė


Llapi
10-06-2006, 19:18
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI (1)


http://www.pasqyra.com/image/fotografi/klosi.gif



NJERIU I SEKRETEVE ZBULON SEKRETE



Klosi: Ja si e gjeta SHIK-un, dhe si i caktuam politikat dhe prioritetet e punės pėr luftėn nė Kosovė

-Kryeministri Fatos Nano, nė ’97-tėn mė tha: “Dua nga ti qė SHIK-ut t’ia ndėrrosh imazhin negativ nė popull, tė ndėrtosh njė shėrbim bashkėkohor, pėr njė vend demokratik, perėndimor”
-SHIK-un e gjeta me njė opinion shumė tė keq nė popull. SHIK-u ishte implikuar nė shumė ngjarje tė pakėndshme dhe ishte vėnė pėr njė kohė tė gjatė nė luftė kundėr opozitės dhe kundėr kundėrshtarėve tė Berishės nė pėrgjithėsi
-SHIK-u interesohet pėr situatėn brenda vendit dhe pėr situatėn nė rajon, nė rrugė legale dhe operative, nė mėnyrė qė t’i parashikojė tė gjitha ato dukuri, shtete, organizata apo njerėz qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, me dashje apo pa dashje, mund tė cenojnė Sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė
-E vėrteta gjithmonė mbetet si njė objektiv nė tentativė, sepse metodat e Shėrbimit nuk janė metoda qė mbėshteten nė dokumente. Ėshtė fat po tė kesh nė ndonjė rast dokumente, prandaj baza e punės mbetet rrjeti informativ

Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 4 qershor - Ish-shefi i Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), Fatos Klosi, pėr herė tė parė, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”, zbulon shumė sekrete pėr luftėn e UĒK-sė, pėr raportet e drejtuesve tė saj me shėrbimet informative mė tė fuqishme tė shteteve euro-amerikane, pėr ndihmėn qė ka dhėnė shteti shqiptar nė luftėn e Kosovės, pėr FARK-un, Ahmet Krasniqin, Bujar Bukoshin, pėr Sali Berishėn, prishjen e raporteve tė tij me Fatos Nanon...

EPOKA E RE: Kush ėshtė Fatos Klosi?

Klosi: Jam njė profesor i Fizikės nė Universitetin e Tiranės, nė tė cilin kam punuar qė nga viti ’68 pa ndėrprerė, pėrveē gjashtė muajve (prill- gusht 97) kur kam qenė bashkėkryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, dhe pesė viteve (gusht 97- gusht ‘02) qė kam qenė nė drejtim tė SHIK-ut. Gjithė pjesėn tjetėr e kam kaluar nė Fakultetin e Shkencave. Kam filluar tė jap mėsim duke qenė student nė vitin e fundit. Pasi mora diplomėn, u emėrova asistent, pastaj si pedagog dhe dora-dorės doktor, docent dhe nė fund profesor. Kam qenė pėr shumė vjet edhe pėrgjegjės i Katedrės sė Fizikės dhe mė vonė i Qendrės sė Mikroskopisė Elektronike. Sot punoj nė tė njėjtin sektor ku kam punuar para se tė shkoja nė SHIK, jam pėrgjegjės i Sektorit tė Materies sė Kondensuar, nė Departamentin e Fizikės, nė Fakultetin e Shkencave Natyrore tė Universitetit tė Tiranės. Ēdo ditė jam pranė studentėve dhe kolegėve tė mi, njė ambient i njohur dhe i dashur pėr mua dhe jam i kėnaqur me punėn qė bėj.

EPOKA E RE: Sa ka qenė e vėshtirė kthimi nga detyra e shefit tė SHIK-ut, nė pedagog...?

Klosi: Nė pedagog fare e lehtė. Ishte e vėshtirė pėr tė kaluar nga puna e pedagogut nė punėn e kryetarit, e kundėrta ishte fare e lehtė, sepse kthehesha nė njė ambient tė njohur. Duhet tė theksoj se tė gjithė, kolegėt dhe studentėt, mė pritėn dashamirėsisht. Megjithėse ishte njė periudhė kur unė kisha marrėdhėnie jo tė mira me Kryeministrin (z. Nano), falė pavarėsisė relativisht tė mirė qė kanė universitetet nga Qeveria, s’pati ndonjė problem qė unė tė filloj punėn e pedagogut menjėherė.

KRYETARI I SHIK-UT EMĖROHET ME DEKRET TĖ PRESIDENTIT

EPOKA E RE: Nga kush jeni propozuar e nga kush jeni emėruar shef i SHIK-ut?

Klosi: Normalisht, sipas ligjit, propozimin e bėn Kryeministri, miratimi dhe dekretimi bėhet nga Presidenti. Pra, ėshtė njė dekret i Presidentit qė emėron kryetarin e SHIK-ut. Siē e shihni, unė vazhdoj tė pėrdor emrin SHIK dhe jo SHISH, pasi ligjėrisht cilėsori i Shėrbimit akoma ėshtė Kombėtar, edhe pse ka pasur njė tentativė nga ish-kryeministri Majko dhe Gjykata Kushtetuese, pėr t’ia ndėrruar emrin nga SHIK nė SHISH, por Kuvendi nuk e pranoi.

E PRANOVA RELATIVISHT QETĖ DETYRĖN E SHEFIT TĖ SHIK-UT

EPOKA E RE: A kishit dilema para se ta pranonit detyrėn e shefit tė SHIK-ut?
Klosi: Jo, e pranova relativisht qetė. Kur kryeministri i atėhershėm, Nano, ma propozoi, unė i kėrkova se ēka pretendonte ai nga unė nė krye tė SHIK-ut. Detyra qė mė dha m’u duk interesante. Ai mė tha: “dua nga ti vetėm qė t’ia ndėrrosh imazhin negativ nė popull, tė ndėrtosh njė shėrbim bashkėkohor, pėr njė vend demokratik, perėndimor”. E pranova kėtė detyrė, duke theksuar se hollėsitė lidhur me detyrat e vėrteta, konkrete tė SHIK-ut, do t’i diskutonim rrugės, gjatė punės sė pėrditshme.

SHIK-UN E GJETA ME NJĖ OPINION SHUMĖ TĖ KEQ NĖ POPULL

EPOKA E RE: Nė ēfarė gjendje e gjetėt ju SHIK-un?

Klosi: SHIK-un e gjeta me njė opinion shumė tė keq nė popull, dhe kuptohet, opinioni i popullit as nuk sajohet kot dhe as nuk ndreqet kollaj. SHIK-u ishte implikuar nė shumė ngjarje tė pakėndshme dhe ishte vėnė pėr njė kohė tė gjatė nė luftė kundėr opozitės dhe kundėr kundėrshtarėve tė Berishės nė pėrgjithėsi, prandaj dhe e gjithė furia e urrejtjes pėr regjimin e Berishės gjatė muajve tė parė tė vitit 97, kish rėnė mbi tė. Pothuaj tė gjitha ndėrtesat e tij, pa pėrjashtim, gjithandej Shqipėrisė ishin tė djegura. Njė pjesė e efektivit, kuptohet, ata qė e ndjenin veten mė fajtorė pėr ē‘gjė kishte ndodhur, kishin ikur jashtė vendit; kishin mbetur vetėm ata qė e quanin veten tė paimplikuar nė ngjarjet, kryesisht oficerė tė niveleve tė ulėta. Natyrisht, duhej filluar ēdo gjė nga e para. Duheshin ndėrruar pikėsynimet dhe orientimet e Shėrbimit, nė pėrputhje me kėto duhej ristrukturuar organogrami i Shėrbimit, duheshin zgjedhur kuadro tė rinj pėr tė zėvendėsuar ata qė mungonin, duhej forcuar motivimi dhe profesionalizmi i punonjėsve, duheshin pėrgatitur punonjės tė rinj, me synime tė reja, duheshin riparuar godinat, ringritur zyrat, siguruar mjetet e domosdoshme tė punės e kapėrcyer plot mangėsi mė tė vogla. Pėr kėto arsye, muajt e parė tė punės kanė qenė muaj tė vėshtirė. Tė mos harrojmė edhe gjendjen shumė tė vėshtirė qė krijoi nė vend opozita politike gjatė atyre muajve, ndodhėn ngjarjet e Shkodrės, ngjarjet qė pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, e plot tė tjera mė pak tė rėndėsishme.

THEM SE IA KAM ARRITUR TA NDĖRROJ IMAZHIN E SHIK-UT

EPOKA E RE: A mendoni se ia keni dalė qė ta ndėrroni imazhin e SHIK-ut?
Klosi: Megjithėse nuk mė takon mua ta pohoj kėtė, nga ajo qė e kam ndier, nga opinioni i njerėzve, sidomos ai i mediave, them se ia kam arritur. Sigurisht, e mira nuk ka fund, ajo ėshtė gjithmonė njė objektiv pėr tė cilėn duhet tė punojnė breza tė tėrė.

NUK JAM NJERI I RREZIKSHĖM

EPOKA E RE: Njerėz tė caktuar ju kanė konsideruar si njeri tė rrezikshėm, duke pasur parasysh vetė funksionin tuaj qė e keni pasur nė krye tė shėrbimit sekret shqiptar. A ėshtė kaq i rrezikshėm Fatos Klosi sa thuhet?

Klosi: Them me bindje qė jo. Ata njerėz qė pėrhapin falsifikime tė tilla, mendoj se kanė qenė tė paaftė pėr t’i bėrė punėt e tyre dhe kanė kėrkuar dhe kėrkojnė tė justifikohen se gjoja i kanė penguar tė tjerėt, midis tė cilėve edhe SHIK-u. Unė shpesh u kam kėrkuar kėtyre njerėzve, ēdo shqiptari, le tė dalė njėri dhe tė thotė me argumente se si e ka rrezikuar SHIK-u. Jam i sigurt se kėtė s’mund ta bėjė asnjė prej tyre. Tė gjitha kanė qenė dhe janė shpifje. Unė i denoncoj ato me bindjen se nuk janė tė vėrteta dhe nuk i shėrbejnė ēėshtjes sė Kombit.

POZICIONI IM NĖ SHIK KA QENĖ AI KLASIK, I DREJTUESIT KRYESOR

EPOKA E RE: A mund tė na e cekni fushėveprimin dhe veprimtaritė e njė shėrbimi informativ, nė kėtė rast tė Shėrbimit Informativ tė Shqipėrisė? Me ēfarė rastesh jeni marrė ju konkretisht? Si e identifikoni njė rast tė caktuar, njė person apo njė grup personash? Me kė bashkėpunonit? Cilat janė masat qė i ndėrmerrnit ndaj tij/tyre?

Klosi: Duhet tė kemi parasysh se bota ėshtė shumė e madhe dhe shtetet e ndryshme, varėsisht nga interesat e tyre, i caktojnė detyra tė ndryshme shėrbimeve informative. P.sh.: Shėrbimi britanik pėrpiqet qė t’i mbrojė interesat e Britanisė sė madhe nė gjithė botėn, po kėshtu edhe shėrbimi amerikan, ai francez etj., ndėrkohė qė Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, me interesa kryesisht rajonale. Kjo i pėrcakton edhe detyrat e SHIK-ut. Nė ligjin pėr SHIK-un janė tė pėrcaktuara shumė qartė detyrat e tij, qė janė tė informojė dy autoritetet mė tė larta tė shtetit, Presidentin dhe Kryeministrin, pėr tė gjitha ato dukuri qė rrezikojnė apo mund tė rrezikojnė Sigurinė Kombėtare, edhe pse nė asnjė ligj tė vendit nuk ėshtė pėrcaktuar se cili ėshtė kuptimi i saktė i Sigurisė kombėtare. Megjithatė, ka njė opinion tė pėrgjithshėm nė botė pėr kėtė koncept dhe ne jemi pėrpjekur qė kėtė ta zbėrthejmė nė konditat shqiptare. Pra, SHIK-u interesohet pėr situatėn brenda vendit dhe pėr situatėn nė rajon, nė rrugė legale dhe operative, nė mėnyrė qė t’i parashikojė tė gjitha ato dukuri, shtete, organizata apo njerėz qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, me dashje apo pa dashje, mund tė cenojnė Sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė. Sė bashku me kėtė, nė bazė tė opinioneve tė krijuara nga informacioni i mbledhur, bashkėpunohet me ata qė marrin vendime, pėr tė vendosur se ēfarė masash duhen marrė nė rastet konkrete, pėr tė parandaluar efektet negative. Por, duhet theksuar se detyrat tona kanė qenė thjesht informative dhe sugjeruese. SHIK-u nuk ka pasur dhe nuk ka tė drejtė tė marrė vendime apo tė kryejė operacione ekzekutive. Pozicioni im nė SHIK ka qenė ai klasik, i drejtuesit kryesor. Unė jam marrė kryesisht me politikat e Shėrbimit, me prioritetet e punės sė tij, me vendimet kryesore tė marra, e mė pak me informacionet konkrete.

VEPRONIM SIĒ VEPROJNĖ TĖ GJITHA SHĖRBIMET TJERA TĖ BOTĖS

EPOKA E RE: Si arrinit ju ta identifikonit apo ta zbulonit njė person, ose njė grup tė caktuar qė i cenonin interesat e Shqipėrisė?

Klosi: Ėshtė njė punė komplekse qė varet dhe ndryshon nga rasti nė rast... Megjithatė, nė pėrgjithėsi, ne vepronim siē veprojnė tė gjitha shėrbimet tjera tė botės. Nė kėtė fushė ka njė teori tė tėrė... se ēfarė ndodh me informacionin e parė, si verifikohet, cilat janė pastaj detyrat pėr ta thelluar mė tej, si zgjerohet ky informacion... Siē dihet, baza e punės sė ēdo shėrbimi ėshtė njė rrjet informativ qė krijohet, i cili pėrbėhet nga njerėz qė janė pranė dukurive apo subjekteve pėr tė cilat Shėrbimi ėshtė i interesuar. Kėtyre njerėzve u jepen detyra tė caktuara pėr mbledhjen e informatave, pėr vėrtetimin e tyre, pėr krijimin e situatave qė lehtėsojnė mbledhjen e informacionit etj. Pastaj, ka metodika tė caktuara se si krahasohen burimet e ndryshme, si analizohet dhe pėrpunohet informacioni, nė mėnyrė qė “klientėve tanė”, presidentit dhe kryeministrit, informacionet t’iu shkojnė nė mėnyrė sa mė tė saktė dhe sa mė bindėse. Natyrisht, e vėrteta gjithmonė mbetet si njė objektiv nė tentativė, sepse metodat e Shėrbimit nuk janė metoda qė mbėshteten nė dokumente. Ėshtė fat po tė kesh nė ndonjė rast dokumente, prandaj baza e punės mbetet rrjeti informativ. Dhe pėr sa kohė qė ėshtė njė punė e mbėshtetur mbi thėniet e njerėzve, mbi deklaratat e njėrit apo tjetrit, gjithmonė e mban brenda pasigurinė dhe asnjėherė nuk mund tė jemi fare tė sigurt se ajo ēka dimė, ėshtė e vėrteta e plotė.

SA MĖ TĖ VĖSHTIRA TĖ JENĖ DETYRAT, AQ MĖ I ZOTI ĖSHTĖ AI QĖ I ZGJIDHĖ ATO

EPOKA E RE: Ēdo detyrė i ka anėt pozitive e negative. Ju ka rastisur ndonjėherė tė mallkoni veten pse i keni hyrė kėsaj pune?

Klosi: Them se jo, nuk ka arritur puna deri aty... Natyrisht, kam pasur shumė momente tė vėshtira. Kuptohet, ishte njė detyrė e vėshtirė, sidomos nė fazat e para, qoftė se ne ishim duke u riorganizuar, qoftė pėr situatat e vėshtira qė kalonte vendi. Unė nė pėrgjithėsi jam optimist dhe kam konsideruar se sa mė tė vėshtira tė jenė detyrat, aq mė i zoti ėshtė ai qė i zgjidhė ato. Me kėtė filozofi i kam kapėrcyer mjaft situata tė vėshtira. Pastaj, t’ju them tė drejtėn, nuk kam qenė asnjėherė vetėm, kam pasur edhe shumė bashkėpunėtorė tė mirė, kuadro tė shėrbimit me shumė eksperiencė, qė mė kanė ndihmuar duke i kapėrcyer sė bashku momentet e vėshtira.

EPOKA E RE: Gjatė kohės sa ju keni qenė nė krye tė SHIK-ut, ėshtė bėrė edhe pėrgatitja, organizimi dhe ėshtė zhvilluar lufta ēlirimtare nė Kosovė. Me kėnd nga njerėzit e UĒK-sė keni kontaktuar pėr herė tė parė?

(VIJON NESĖR)


http://www.forumromanum.de/member/forum/images/17/user_264517/cms/Epokaere2.jpg

Llapi
10-06-2006, 19:20
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 2 )



SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi ( 2 )

KLOSI: SHIK-U E BINDI PERĖNDIMIN SE UĒK-JA NUK ISHTE TERRORISTE




Diskutimin e parė serioz pėr UĒK-nė e kam bėrė me Xhavit Halitin; Nė atė kohė asnjėri nuk mund tė besonte se ngjarjet do tė rridhnin aq shpejt; Ka pasur pėrpjekje nga njerėz qė donin tė pėrfitonin nga meritat e UĒK-sė, por SHIK-u i njihte tė gjithė...; Kontributi i SHIK-ut ishte i papėrfillshėm nė krahasim me pėrpjekjet qė kanė bėrė djemtė e UĒK-sė; Pas Prekazit e Reēakut..., shėrbimet e mėdha filluan tė interesohen pėr kontakte mė direkte me njerėzit e UĒK-sė

Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 5 qershor - Ish-shefi i Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), Fatos Klosi, pėr herė tė parė, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”, zbulon shumė sekrete pėr luftėn e UĒK-sė, pėr raportet e drejtuesve tė saj me shėrbimet informative mė tė fuqishme tė shteteve euro-amerikane, pėr ndihmėn qė ka dhėnė shteti shqiptar nė luftėn e Kosovės, pėr FARK-un, Ahmet Krasniqin, Bujar Bukoshin, pėr Sali Berishėn, prishjen e raporteve tė tij me Fatos Nanon...

EPOKA E RE: Gjatė kohės sa Ju keni qenė nė krye tė SHIK-ut ėshtė bėrė edhe pėrgatitja, organizimi dhe ėshtė zhvilluar lufta ēlirimtare nė Kosovė. Me kėnd nga njerėzit e UĒK-sė keni kontaktuar pėr herė tė parė?

Klosi: Kemi kontaktuar me shumė njerėz. Duhet thėnė qė nė fillim se lufta ēlirimtare nė Kosovė ka qenė meritė e djemve tė Kosovės, dhe ne si Shėrbim jemi interesuar pėr tė ditur se ēka po ndodh, pėr t’i dalė pėrpara ēdo tė papriture. Gjithēka ka qenė thjesht meritė e atyre qė patėn kurajėn, qė patėn trimėrinė dhe vendosen pėr tė mos e duruar atė situatė qė ishte. Ndėrkaq ne, duke qenė se ishim bij tė tė njėjtit komb, ishim tė interesuar qė nė Kosovė tė ndodhte ajo qė donte populli i Kosovės, qė punėt tė rridhnin drejt pavarėsisė, dhe ky synim mė ka krijuar nevojėn e kontakteve me shumė e shumė kosovarė dhe jokosovarė.

DISKUTIMIN E PARĖ SERIOZ PĖR UĒK-NĖ E KAM BĖRĖ ME XHAVIT HALITIN

EPOKA E RE: Me kėnd konkretisht jeni takuar pėr herė tė parė?
Klosi: Me kėnd kam diskutuar pėr herė tė parė ndoshta nuk e mbaj mend, por mbaj mend qė diskutimin e parė serioz e kam bėrė me Xhavit Halitin, pas pėrpjekjeve shumė tė mėdha pėr ta takuar, pasi siē mora vesh mė vonė, ai kishte pak besim te strukturat e shtetit shqiptar.

EPOKA E RE: Ku jeni takuar?

Klosi: Nė Tiranė.

EPOKA E RE: Kur?

Klosi: Diku nga fillimi i vitit ’98.

NĖ ATĖ KOHĖ ASNJĖRI NUK MUND TĖ BESONTE SE NGJARJET DO TĖ RRIDHNIN AQ SHPEJT

EPOKA E RE: Ēfarė pėrshtypjesh keni pasur pas atij takimi?
Klosi: Pėrshtypjet e mia, pas kėtij dhe takimeve tė tjera, ishin pozitive. Pėrveē dėshirės qė gjithmonė kanė pasur shqiptarėt pėr tė luftuar pėr lirinė e tyre, nė kėtė rast ndihej edhe guximi pėr t’u organizuar e angazhuar konkretisht nė luftė, dėshira pėr ta ndėrkombėtarizuar problemin e shqiptarėve nė Kosovė etj. Kėto ishin pėrshtypjet e mia tė para. Natyrisht, nė atė kohė asnjėri nuk mund tė shpresonte dhe tė besonte se ngjarjet do tė rridhnin aq shpejt sa qė tė arrinim nė kėtė situatė qė jemi sot. Ishin kontaktet e mia tė para me njė realitet krejt ndryshe nga ai pėr tė cilin kishim dėgjuar mė parė. Kėtė radhė po merreshin iniciativa mė serioze dhe po kėrkohej tė krijoheshin struktura serioze, pėr tė pėrballuar atė qė ne e dinim se do tė pasonte, njė represion jashtėzakonisht tė egėr, qoftė tė policisė serbe, e cila nė pėrgjithėsi mbante kontakt me tė tilla aktivitete, por edhe tė ushtrisė, ndėrhyrja e sė cilės nė kėtė radhė do tė ishte mė serioze se herėve tjera.

MĖ VONĖ, KONTAKTET ME UĒK-NĖ U ZYRTARIZUAN

EPOKA E RE: Dhe kontaktet nė vazhdimėsi i keni mbajtur...?

Klosi: Natyrisht, nė fillim me Xhavitin. Ai ishte i caktuar nga ana e udhėheqjes sė LPK-sė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, e mė pas, me krijimin e Drejtorisė Politike tė UĒK-sė, si pėrfaqėsues i saj pėr tė mbajtur kontaktet me ne dhe struktura tė tjera tė shtetit shqiptar dhe pėr tė organizuar punėn pėr furnizimet. Mė vonė edhe me kuadro tė tjerė tė LPK-sė e tė UĒK-sė. Gjithsesi, sidomos pas masakrės sė Drenicės, kontakte pothuaj tė pėrditshme mbanim me Xhavitin, qė atėherė e quanim Zeka. Mė vonė, kontaktet u zyrtarizuan dhe UĒK-ja vendosi edhe tė tjerė njerėz qė, tė drejtuar nga Xhaviti, do ta pėrfaqėsonin nė Tiranė, Durrės, Kukės, Tropojė e kudo qė ishte e nevojshme, brenda e jashtė vendit.

KA PASUR PĖRPJEKJE NGA NJERĖZ QĖ DONIN TĖ PĖRFITONIN NGA MERITAT E UĒK-SĖ, POR SHIK-U I NJIHTE TĖ GJITHĖ...

EPOKA E RE: Kush ishin ata tė tjerėt?

Klosi: Zyrtarisht nė Tiranė ishte Xhaviti. Ndėrkohė, ka pasur edhe pėrpjekje nga njerėz tė tjerė, sidomos pas sukseseve tė para tė UĒK-sė dhe imazhit tė mirė qė krijoi ajo si nė popull ashtu edhe te faktori ndėrkombėtar, qė tė paraqiteshin si tė UĒK-sė dhe tė pėrfitonin nga meritat e saj. Por, ne natyrisht e kishim tė qartė situatėn, e dinim se kush ishte pėr luftė kundėr serbėve, dhe kush vetėm hiqej se donte tė luftonte dhe “priste kohėn e pėrshtatshme”. Tanimė ne e dinim kush ishte njėri e kush ishte tjetri, kush pranonte tė sakrifikonte pėr luftėn dhe kush donte tė pėrfitonte prej saj.

KONTRIBUTI I SHIK-UT ISHTE I PAPĖRFILLSHĖM NĖ KRAHASIM ME PĖRPJEKJET QĖ KANĖ BĖRĖ DJEMTĖ E UĒK-SĖ

EPOKA E RE: Sa ishte nė dijeni shteti shqiptar pėr pėrgatitjen e luftės ēlirimtare nė Kosovė?

Klosi: Aq sa ishim nė dijeni ne. Thashė, nė fillim nuk dinim shumė, por pas kontakteve tė para me grupime tė ndryshme, dita-ditės krijuam ide gjithnjė e mė tė qarta se ēka po ndodhte, se kush e shihte luftėn si njė mėnyrė tė pashmangshme pėr fitimin e lirisė dhe ishte gati ta fillonte, e kush vetėm fliste pėr tė. E thashė edhe nė fillim, peshėn e luftės nė terren dhe nė prapavijė e mbajtėn ata djem qė guxuan e u ngritėn kundėr represionit serb, qė guxuan tė organizohen pa marrė parasysh vėshtirėsitė e mėdha tė krijuara nga policia dhe ushtria serbe nė brendėsi tė Kosovės dhe sidomos nė kufirin me Shqipėrinė, si dhe nga policitė e gjithė Evropės, gjithkund ku kėrkoheshin armė pėr luftėn. Ne nė fillim vetėm kemi konstatuar, kemi informuar Qeverinė shqiptare, mė vonė edhe shėrbimet partnerė, pėr atė qė realisht po ndodhte nė Kosovė, duke u pėrpjekur tė zbulonim demagogjinė serbe e tė demaskonim informacionet e tyre nė Evropė dhe botė. Mė vonė erdhi njė fazė kur ne u pėrpoqėm tė ndihmonim ndonjė gjė sidomos nė prapavijė, por prapė po e pėrsėris, se kontributi ynė ishte i papėrfillshėm nė krahasim me pėrpjekjet qė kanė bėrė djemtė e UĒK-sė nė tė gjitha fazat dhe aspektet e luftės.

PAS PREKAZIT E REĒAKUT..., SHĖRBIMET E MĖDHA FILLUAN TĖ INTERESOHEN PĖR KONTAKTE MĖ DIREKTE ME NJERĖZIT E UĒK-SĖ

EPOKA E RE: Ēka ka bėrė SHIK-u qė t’i informojė shtetet perėndimore se UĒK-ja nuk ishte terroriste, siē akuzohej nė fillim nga disa politikanė vendorė e tė huaj?

Klosi: Ėshtė e vėrtetė se nė fillim qarkulloi nėpėr botė njė informacion i gabuar pėr UĒK-nė, dhe kjo ishte e natyrshme. Serbia ishte njė vend mė i madh se Kosova dhe Shqipėria. Nė Serbi vendet evropiane kishin interesa mė tė mėdha se nė Shqipėri. Tradita dhe afėrsia e kontakteve midis tyre ishte mė e madhe se me Shqipėrinė. Prandaj, ata nė fillimet e luftės mbajtėn anėn e serbėve, duke pranuar tezėn e tyre se UĒK-ja ishte njė organizatė terroriste. Kėtij kori evropian iu shtua edhe ndonjė zė i administratės amerikane. Nė kėto fillime, nė tė gjitha shėrbimet e mėdha tė botės perėndimore, pati zėnė vend ideja se kjo luftė ėshtė njė lojė e pak njerėzve, me parametra qė ata i quanin edhe terroristė, njė lloj prej pėrpjekjesh qė ndodhin nėpėr botė, mė shumė pėr t’u evidentuar kėta si persona sesa pėr tė arritur objektivat qė i deklarojnė. Duke i parė kėto komente tė gabuara, ne e quajtėm detyrė tonėn profesionale dhe patriotike t’ua sqaronim tė gjithė atyre qė donin tė na dėgjonin, tė vėrtetėn pėr situatėn nė Kosovė, tė vėrtetėn pėr UĒK-nė dhe pėr drejtuesit e saj. Natyrisht, kjo nuk ka qenė njė punė e lehtė. Kėrkoi kohė dhe shumė argumente, megjithatė ēdo ditė qė kalonte bėnim njė hap pėrpara nė kėtė drejtim. Ndonjėherė, nga ndonjė deklaratė e pakujdesshme e ndonjė shqiptari jemi kthyer me javė prapa.

Ndėrkohė, siē e kujtojmė tė gjithė, pas asaj qė ndodhi me familjen Jashari, gjėrat rrodhėn shumė shpejt dhe u pa se UĒK-ja nuk ishte njė lėvizje e pak njerėzve ekstremistė. Mė vonė, sidomos pas masakrės serbe nė Reēak, ishte mė e lehtė t’u sqarohej tė gjitha shėrbimeve tė interesuara, se ky zemėrim i serbėve nuk vinte nga njė grup i vogėl njerėzish terroristė, por vinte dhe ishte njė paralajmėrim ogurzi pėr tė gjithė popullin kosovar qė po e pėrkrahte UĒK-nė. Ishte koha kur tė gjitha shėrbimet e mėdha filluan tė interesoheshin pėr kontakte mė direkte me njerėzit e UĒK-sė.


NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM DO TĖ LEXONI: A ka qenė SHIK-u njė urė e vendosjes sė kontakteve tė pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė me shėrbimet informative perėndimore? Ku ishte vendtakimi i njerėzve tė UĒK-sė me shėrbimet informative perėndimore? Kush e pėrfaqėsonte UĒK-nė nė kėto takime? Si ia doli SHIK-u, qė sė bashku me njerėzit e UĒK-sė, ta bindin perėndimin se lufta nė Kosovė nuk financohej nga shtetet islamike? A ndryshoi roli i SHIK-ut gjatė zhvillimit tė luftės ēlirimtare nė Kosovė?...
(VIJON NESĖR)

Llapi
10-06-2006, 19:21
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 3 )




SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi ( 3 )

SHIK-U I VURI KONTAKTET MES UĒK-SĖ DHE PERĖNDIMIT



- Tė gjitha shėrbimet perėndimore kėrkonin kontakte me tė ngarkuarin e SHP tė UĒK-sė, Xhavit Halitin
- Kontaktet me shėrbimet perėndimore vlejtėn pėr tė paraqitur fytyrėn e vėrtetė tė UĒK-sė
- I bindėm shėrbimet perėndimore pėr pastėrtinė e luftės sė UĒK-sė
- Pas dhe gjatė luftės, nė Kosovė u futėn jo vetėm shėrbimet, por edhe diplomatė amerikanė e tė tjerė, tė cilėt kontaktuan me UĒK-nė
- Drejtuesit e UĒK-sė nuk lejuan qė nė Kosovė tė pėrsėritej eksperienca e Bosnjės

Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 6 qershor - Nė vazhdimin e tretė tė intervistės pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, hedh dritė mbi zhvillimet fillestare tė vėnies sė kontakteve direkte ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) dhe shteteve perėndimore, konkretisht shėrbimet informative tė atyre shteteve, tė cilat ishin tė interesuara pėr gjendjen nė Kosovė. Para sė gjithash, ato ishin tė interesuara pėr strukturėn e organizimit, pėrbėrjen dhe misionin e ushtrisė mė tė re nė Evropė. Klosi pranon se SHIK-u nė fillim ka qenė njė urė lidhėse ndėrmjet shėrbimeve tė huaja dhe pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė, pėrderisa ndėrmjetėsimi thuajse u bė i panevojshėm, pasi qė shėrbimet i krijuan kontaktet e veta me UĒK-nė. Ish-shefi i SHIK-ut rrėfen pėr njerėzit e UĒK-sė me tė cilėt u vunė kontaktet, vendtakimet, pėr punėn e madhe tė SHIK-ut dhe pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė pėr ta bindur perėndimin se UĒK-ja nuk financohej nga vendet islamike etj.

TĖ GJITHA SHĖRBIMET PERĖNDIMORE KĖRKONIN KONTAKTE ME TĖ NGARKUARIN E SHP TĖ UĒK-SĖ, XHAVIT HALITIN

EPOKA E RE: Z. Klosi, a ka qenė SHIK-u urė kaluese e vendosjes sė kontakteve tė pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė me shėrbimet informative perėndimore?

Klosi: Nė fillim po, ishte normale. Nė kontaktet e para duheshin sqaruar pozicionet e palėve dhe duheshin vendosur urat e besimit reciprok dhe natyrisht na takonte neve tė ishim ndėrmjetėsit, pasi, sė pari, e dėshironim qė tė ndodhte kjo gjė, dhe, sė dyti - i njihnim tė dyja palėt dhe mund tė ndihmonim nė afrimin e tyre.

KONTAKTET ME SHĖRBIMET PERĖNDIMORE VLEJTĖN PĖR TĖ PARAQITUR FYTYRĖN E VĖRTETĖ TĖ UĒK-SĖ

EPOKA E RE: Kush nga UĒK-ja i filloi kontaktet me shėrbimet e huaja?

Klosi: Kryesia e LPK-sė dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė kishin ngarkuar Xhavit Halitin qė tė merrej me kėtė punė, dhe e kishin autorizuar t’i pėrfaqėsonte ato nė kėto kontakte, prandaj tė gjitha shėrbimet filluan tė kėrkojnė kontakte me tė. Duhet tė kemi parasysh se shėrbimet nė tė tilla kontakte i pėrfaqėsojnė shtetet e tyre, ato janė pjesė e institucioneve tė shtetit pėrkatės, qė pėr nga natyra e punės sė tyre dalin nė kohė para Ministrisė sė Jashtme apo asaj tė Mbrojtjes, sidomos kur ėshtė fjala pėr situata tė paqarta dhe tė sikletshme. Fatkeqėsisht, njė pjesė e publikut u jep kėtyre kontakteve njė sens pezhorativ. Sipas nesh, kėto kontakte kanė qenė tė domosdoshme dhe shumė pozitive pėr UĒK-nė. Kėshtu qė, qysh nė kontaktet e para tė pėrbashkėta me kėto shėrbime, ne e dinim mirė se “po kontaktonim” me Presidentin amerikan apo francez, me Kryeministrin anglez apo italian etj. Kėto kontakte me shėrbimet perėndimore vlejtėn pėr tė paraqitur fytyrėn e vėrtetė tė UĒK-sė, qėllimet e saj dhe planet e saj serioze tek qeveritė perėndimore. Mund tė pohoj me plot gojėn: kėtė mision e detyrė tė ngarkuar, Xhavit Haliti e kreu me nder dhe sukses, dhe tė gjithė ne sė bashku ia arritėm qė ta paraqesim para ndėrkombėtarėve UĒK-nė ashtu siē ishte nė tė vėrtetė; njė lėvizje ēlirimtare e popullit tė Kosovės pėr ēlirimin pėrfundimtar nga pushtimi serb. Realiteti i sotėm tregon se djemtė heroikė qė mbushėn radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, udhėheqėsit e drejtuesit politikė e ushtarakė tė saj, tė gjithė ne, kemi pasur tė drejtė qė vepruam kėshtu, e pėr kėtė nuk mund tė mos ndjejmė njė krenari tė ligjshme.

I BINDĖM SHĖRBIMET PERĖNDIMORE PĖR PASTĖRTINĖ E LUFTĖS SĖ UĒK-SĖ

EPOKA E RE: Me cilat shėrbime e keni pasur mė problem pėr ta treguar tamam fytyrėn e vėrtetė tė UĒK-sė?

Klosi: Nuk mund tė ankohemi pėr ndonjė prej tyre. Tė mos i harrojmė dy faktorė: sė pari, ne nuk ishim i vetmi burim i informacionit pėr ta, pra ata e njohėn tė vėrtetėn edhe nga kanale tė tjera, dhe sė dyti- shėrbimet e mėdha tė NATO-s kanė njė bashkėpunim shumė tė mirė me njėri-tjetrin, duke shkėmbyer informacione dhe analiza. Gjithė kjo vorbull informacionesh dhe analizash, me siguri ka konfirmuar se para sė gjithash ne kemi qenė seriozė dhe tė saktė nė vlerėsimet e analizat tona. Edhe partnerėt tanė ishin seriozė. Kėshtu qė unė them se u gjet gjuha e pėrbashkėt, pothuaj njėkohėsisht me tė gjithė.

PROBLEMET TONA ISHIN ATO QĖ AKOMA NUK ISHIN BĖRĖ ZYRTARE

EPOKA E RE: Para se tė lidhnit kontakte me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė, apo edhe pas, a keni pasur kontakte me politikanėt e atėhershėm tė Kosovės?

Klosi: Po, kemi pasur kontakte tė rralla. Mė shumė pėr t’u njohur dhe pėr tė shkėmbyer opinione. Kontaktet me politikanėt i kemi konsideruar detyra tė Qeverisė apo tė partive politike, ato mund tė bėheshin legale dhe s’kishin nevojė pėr mobilizimin tonė. Problemet tona ishin ato qė akoma nuk ishin bėrė zyrtare. Ndėrkaq, marrėdhėniet politike Shqipėri-Kosovė tė asaj periudhe, unė do t’i quaja normale, ndoshta jo shumė tė mira, por kjo ishte pjesė e politikės dhe ne nuk kishim asnjė detyrė nė kėtė drejtim.

PAS DHE GJATĖ LUFTĖS, NĖ KOSOVĖ U FUTĖN JO VETĖM SHĖRBIMET, POR EDHE DIPLOMATĖ AMERIKANĖ E TĖ TJERĖ, TĖ CILĖT KONTAKTUAN ME UĒK-NĖ

EPOKA E RE: Tė kthehemi papė te SHIK-u. Mė vonė, gjatė zhvillimit mė tė hovshėm tė luftės ēlirimtare nė Kosovė, a ndryshoi roli i SHIK-ut?

Klosi: Roli i SHIK-ut nė parim mbeti ai i fillimit, por siē e thashė mė parė, ngjarjet rrodhėn aq shpejt saqė tė gjitha fazat u ndėrthurėn dhe zėvendėsuan shpejt njėra-tjetrėn. Ju e dini se mė pas, gjatė luftės, nė Kosovė u futėn jo vetėm shėrbimet, por edhe diplomatė amerikanė e tė tjerė, tė cilėt kontaktuan me UĒK-nė dhe popullin e Kosovės, dhe nė njėfarė mėnyre roli ynė filloi tė zbehej dita-ditės. Dua tė theksoj njė fakt, qė sipas meje ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe nuk duhet harruar: situata kosovare, sidomos pėrgatitja dhe zhvillimi i luftės nga UĒK-ja u menaxhuan me seriozitet dhe maturi maksimale, duke na ēuar nė njė fakt qė ndoshta ėshtė unik nė dhjetėvjeēarėt e fundit: ėshtė rasti i vetėm nė historinė bashkėkohore, qė njė lėvizje ēlirimtare e arrin objektivin e vet me luftė tė armatosur, i cili urojmė qė tė plotėsohet pėrfundimisht sa mė shpejt.

DREJTUESIT E UĒK-SĖ NUK LEJUAN QĖ NĖ KOSOVĖ TĖ PĖRSĖRITEJ EKSPERIENCA E BOSNJĖS

EPOKA E RE: Mė herėt thatė se keni luajtur rolin e ndėrmjetėsimit nė lidhjet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė dhe tė shėrbimeve tė huaja. Ku janė mbajtur takimet e para mes kėtyre palėve?

Klosi: Nuk ka ndonjė rėndėsi se ku janė takuar. Mė shpesh nė Tiranė... por, siē thashė edhe mė herėt, ne shėrbimet i kemi konsideruar si pjesė tė shteteve pėrkatėse dhe jemi pėrpjekur qė nė ato shtete tė shkojnė informacione sa mė korrekte pėr luftėn e drejtė qė po zhvillohej nė Kosovė dhe organizimin korrekt e serioz tė strukturave tė saj. Dhe ata u bindėn mbasi i kontaktuan edhe vetė pėrfaqėsuesit dhe udhėheqėsit e UĒK-sė.
Sė pari, ata u bindėn se nuk bėhej fjalė pėr organizatė apo njerėz terroristė. UĒK-ja kurrė nuk ndėrmori asnjė akt terrorist jashtė ose brenda Kosovės, akt ku tė goditeshin civilė serbė. Pėr tė bėrė efekt nė publik, mund tė kishin vepruar edhe nė Beograd ose nė ndonjė qytet tjetėr serb, me ndonjė bombė, siē bėjnė zakonisht terroristėt. Jo, kjo nuk ndodhi asnjėherė, jo se s’kishin mundėsi, por se aktet terroriste nuk bėnin pjesė nė filozofinė e tyre tė aksionit.
Sė dyti, shėrbimet perėndimore u bindėn se lufta e UĒK-sė nuk mbėshtetej nga paratė e drogės, siē pretendonin serbėt. Ato i morėn tė gjitha sigurimet e nevojshme se paratė pėr armatimet mblidheshin nga tė gjithė shqiptarėt e botės.
Sė treti, ne dhe UĒK-ja arritėm tė hedhim poshtė akuzėn serbe, se lufta nė Kosovė po financohej dhe drejtohej nga organizata dhe shtete islamike. Kjo tezė u kėrkua tė shitej nga serbėt, duke u mbėshtetur te fakti se pjesa mė e madhe e popullsisė kosovare ėshtė e besimit mysliman. Por, tė gjithė u bindėn se edhe ata pak islamikė qė tentuan t’i bashkohen UĒK-sė, u larguan shpejt pasi nuk gjetėn terrenin e pėrshtatshėm qė prisnin. Drejtuesit dhe pėrfaqėsuesit e UĒK-sė nuk lejuan qė nė Kosovė tė pėrsėritej eksperienca e Bosnjės. Prandaj, falė kėsaj politike tė matur, UĒK-ja arriti qė pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr tė fitojė mbėshtetjen e tė gjitha fuqive tė mėdha. UĒK-ja kishte synim tė vėrtetė ēlirimin e Kosovės, e jo ndėrmarrjen e akteve terroriste qė bėnin efekte. Ajo e filloi luftėn konkrete nė fillim me aksione kundėr policisė serbe, e mė vonė e pėrballoi edhe ushtrinė serbe, qė ishte njė ndėr ushtritė mė tė forta jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Evropė. Kėto kanė qenė parametra shumė tė rėndėsishėm, qė i bindėn tė gjitha shtetet e botės se kėtu kemi tė bėjmė me njė organizatė shumė serioze, patriotike, e cila asgjė nuk e bėn pėr bujė, pėr tė rėnė nė sy, siē ndodh shpesh e shpesh. Jo, kjo ėshtė njė ndėrmarrje serioze. Kjo e pati efektin e vet. Natyrisht, edhe krimet e rėnda tė serbėve kundėr civilėve shqiptarė e bėnė efektin e tyre, e bindėn opinionin publik ndėrkombėtar, se ushtria dhe policia serbe duheshin dėbuar nga Kosova.

NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM:
Kush ishte drejtuesi kryesor i SHIK- ut nė Kosovė, sipas Klosit? A e ka urdhėruar ndonjėherė SHIK-u i Shqipėrisė SHIK-un e Kosovės? Cili ka qenė bashkėpunimi i SHIK-ut tė Shqipėrisė me SHIK-un e Kosovės gjatė dhe pas luftės? A e ka penguar nė fillim shteti shqiptar veprimtarinė e UĒK-sė nė territorin e tij? A ka pasur presion shteti shqiptar nga Perėndimi pėr shkak se e ka lejuar veprimtarinė e UĒK-sė nė territorin e saj? A vinin linjat e armatimit pėr UĒK-nė nga Shqipėria? A ka penguar shteti shqiptar qė armė tė ndryshme nga vendet perėndimore tė futen nė Kosovė?...

(VIJON NESĖR)

Llapi
10-06-2006, 19:25
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 4 )



SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi (4)

KLOSI: JA SI ARMATOSEJ UĒK-ja

Nė kulmin e ofensivės serbe, Pandeli Majko e la UĒK-nė disa javė pothuaj pa municione



- Nė Shqipėri, nė ’97-tėn u hapėn depot e armatimit dhe njerėzit i ēuan armėt nėpėr shtėpi. Mė vonė, ata qė kishin nevojė pėr para, i shitėn ato armė. Dolėn nė atė kohė edhe shumė njerėz qė u morėn me kėtė aktivitet, ata blinin nga populli armė, municione dhe pajisje ushtarake dhe ua shisnin pastaj mė shtrenjtė kėto njerėzve tė UĒK-sė, pėr tė pėrfituar ekonomikisht. Shteti shqiptar nuk ka kontribuar pėr armatimin e UĒK-sė. Shpesh janė penguar tė rinj kosovarė pėr t‘u futur nė Kosovė
- Kur ende luftėtarėt e UĒK-sė konsideroheshin terroristė, ka pasur kėrkesa nga vendet perėndimore pėr tė penguar transportimin e armėve
- SHIK-u i Kosovės ishte i vetmi institucion i UĒK-sė me tė cilin mund tė bashkėpunonim, por kurrė nuk e kemi urdhėruar
- Kur e gjithė bota, shtetet mė tė fuqishme, e pranuan si tė drejtė lėvizjen e UĒK-sė, gati-gati e dhanė edhe bekimin e tyre, shteti shqiptar akoma ishte shumė i kujdesshėm, duke shfaqur njė servilizėm ekstrem, tė panevojshėm



Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 7 qershor – Nė pjesėn e katėrt tė intervistės pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i Shėrbimit Informativ Kombėtar ka sqaruar pjesėn mė kryesore dhe tė ndjeshme tė organizimit dhe luftės nė Kosovė, sigurimin e armatimit nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Klosi akuzon shtetin shqiptar se nuk ka bėrė atė qė duhej tė bėnte pėr UĒK-nė, madje thotė se nė disa raste ka penguar kalimin e armatimit nėpėr Shqipėri e edhe futjen e tė rinjve nė Kosovė. Sigurimi i parave, sigurimi i armatimeve, municioneve dhe pajisjeve nė pėrgjithėsi, kanė qenė zgjidhje qė ka bėrė vetė UĒK-ja, thotė Klosi, ndėrkaq sipas tij, Shqipėria nuk ka dhuruar gjė. Ai thotė se njė pjesė e armatimeve janė siguruar nga njerėzit tė cilėt gjatė hapjes sė depove kishin marrė numėr tė konsiderueshėm armėsh, dhe tani ato ia shisnin UĒK-sė. Ndėrkaq, sa i pėrket bashkėpunimit me Shėrbimin Informativ tė Kosovės (SHIK), ai thotė se gjatė luftės kanė pasur bashkėpunim, veēanėrisht nė identifikimin e caqeve tė forcave serbe, tė cilat kėrkoheshin nga NATO-ja, ndėrkaq pas luftės ėshtė ndėrprerė bashkėpunimi me tė.

NĖ FILLIM TĖ LUFTĖS, SHTETI SHQIPTAR ISHTE I KUJDESSHĖM

EPOKA E RE: A janė mbledhur ndonjėherė krerėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar, pėrfshirė edhe Ju, pėr tė biseduar pėr gjendjen nė Kosovė?

Klosi: Padyshim, shumė herė. Sa herė qė kanė ndodhur ngjarje tė rėndėsishme.

EPOKA E RE: A ju kanė kėrkuar informacione pėr atė se ēfarė po ndodhte?

Klosi: Pėrditė shkonin informacionet nė Qeveri lidhur me ngjarjet nė Kosovė.

EPOKA E RE: A e ka penguar nė fillim shteti shqiptar veprimtarinė e UĒK-sė nė territorin e tij?

Klosi: Jo. Them se nė fillim shteti shqiptar ishte i kujdesshėm, siē i takonte tė ishte. Edhe shteti shqiptar kėrkoi njė kohė pėr t’u bindur se kishim tė bėjmė me njė gjė serioze.

KUR LUFTĖTARĖT E UĒK-SĖ KONSIDEROHESHIN TERRORISTĖ, KA PASUR KĖRKESA PĖR TĖ PENGUAR TRANSPORTIMIN E ARMĖVE

EPOKA E RE: A ka pasur presion shteti shqiptar ndonjėherė nga Perėndimi, pėr shkak se e ka lejuar veprimtarinė e UĒK-sė nė territorin e tij?

Klosi: Unė them se nė fillimet e luftės, kur akoma luftėtarėt e UĒK-sė konsideroheshin terroristė, ka pasur kėrkesa nga vendet perėndimore pėr tė penguar transportimin e armėve, pėr tė ndaluar kalimin e vullnetarėve pėr nė Kosovė etj etj. Mė vonė qėndrimet u zbutėn, megjithatė shėrbimet e tyre mbetėn tė vėmendshme, sidomos pėr tė kuptuar se nga vinin armėt dhe municionet.

SHTETI SHQIPTAR NUK KA KONTRIBUAR NĖ ARMATIMIN E UĒK-SĖ

EPOKA E RE: Thuhet se linjat e armatimit pėr UĒK-nė vinin nga Shqipėria...

Klosi: Fatkeqėsisht jo. Unė do tė kisha dėshirė qė shteti shqiptar tė kishte kontribuar diēka me armatime, municione apo pajisje. Sigurisht mund tė ishte gjetur njė mėnyrė pėr tė dėrguar qoftė dhe njė sasi simbolike pajisjesh. Pėr sa i takon linjave tė transportit, ato, ishte e detyrueshme tė kalonin nga Shqipėria, sepse nuk mund tė kalonin as nga Maqedonia, as nga Mali i Zi, dhe sigurisht as nga Serbia. Por sigurimi i parave, sigurimi i armatimeve, municioneve dhe pajisjeve nė pėrgjithėsi, kanė qenė zgjidhje qė ka bėrė vetė UĒK-ja. Shqipėria nuk ka dhuruar gjė.

EPOKA E RE: Pse Shqipėria nuk ka bėrė mė shumė pėr UĒK-nė, p.sh nuk ka dhuruar armė?

Klosi: Pėr kėtė duhen pyetur politikanėt qė vendosnin nė atė kohė, se pse nuk e bėnė kėtė punė. Edhe ato armė qė janė siguruar nė Shqipėri, janė siguruar duke i blerė…

EPOKA E RE: Nga shteti…?

Klosi: Jo, nga njerėzit privatė. Ju e dini se nė Shqipėri, nė ’97-ėn u hapėn depot e armatimit dhe njerėzit i ēuan armėt nėpėr shtėpi. Mė vonė ata qė kishin nevojė pėr para, i shitėn ato armė. Dolėn nė atė kohė edhe shumė njerėz qė u morėn me kėtė aktivitet, ata blinin nga populli armė, municione dhe pajisje ushtarake, dhe ua shisnin pastaj mė shtrenjtė kėto njerėzve tė UĒK-sė pėr tė pėrfituar ekonomikisht.

EPOKA E RE: Kush ishin ata qė i mblodhėn armėt?

Klosi: Shqiptarė tė ndryshėm qė e shfrytėzuan situatėn pėr tė fituar.

EPOKA E RE: Nuk ishin kėta njerėz tė organizuar nga shteti?

Klosi: Natyrisht jo, ata pėrkundrazi gjuheshin nga shteti, kjo ėshtė e vėrtetė. Shteti ėshtė munduar qė kėtė lloj aktiviteti ta ndėrpresė, por jo gjithmonė ia ka dalė, ky ėshtė realiteti. Janė arrestuar nė atė kohė shumė nga kėta sekserė armatimesh. Shteti shqiptar nuk ka kontribuar pėr armatimin e UĒK-sė, kėtė e them me bindje dhe do ta them gjithmonė. Shteti shqiptar duhet tė bėnte mė shumė. Atėherė kur e gjithė bota, shtetet mė tė fuqishme, e pranuan si tė drejtė kėtė lėvizje, gati-gati e dhanė edhe bekimin e tyre, shteti shqiptar akoma ishte shumė i kujdesshėm, duke shfaqur njė servilizėm ekstrem, tė panevojshėm. Duhet ta them se fatkeqėsisht edhe partitė politike apo faktori politik shqiptar nuk e kapėn me kohė situatėn dhe nuk arritėn qė tė ishin me njė qėndrim tė vetėm, unik, lidhur me luftėn nė Kosovė. Shpeshherė opozita e atėhershme (PD), e ka konsideruar transportin e armėve apo tė municionit drejt Kosovės si trafikim pėr qėllime pėrfitimi, si mjet pėr pėrfitime personale tė drejtuesve tė sektorėve tė veēantė tė shtetit, sidomos tė SHIK-ut, e plot tė tjera si kėto, tė gjitha nė dėm tė luftės qė bėhej nė Kosovė.

KADRI VESELI KA QENĖ PĖR MUA DREJTUESI KRYESOR I SHIK-UT NĖ KOSOVĖ

EPOKA E RE: Tė ndalemi edhe njėherė te SHIK-u. A e ka urdhėruar ndonjėherė SHIK-u i Shqipėrisė SHIK-un e Kosovės (Shėrbimi Informativ i Kosovės)...?

Klosi: Urdhėruar? Kurrė jo! As qė e kishim si koncept tė urdhėruarin, aq mė tepėr pėr njė organizatė qė nuk ishte nė kompetencat e mia. Unė jam pėrpjekur qė me SHIK-un e Kosovės tė kishim kontakte sa mė tė shpeshta, nė mėnyrė qė unė tė isha sa mė i informuar e tė dija ēka tė informoja Qeverinė. Shumicėn e kontakteve i kam mbajtur me Xhavit Halitin, por edhe ata na kanė ndihmuar dhe ne i kemi ndihmuar...

EPOKA E RE: Kush ishin ata?

Klosi: Po, ata qė janė edhe sot.

EPOKA E RE: Ju nuk pėrmendni emra, por kėtu Kadri Veseli ka dalė se ėshtė shef i SHIK-ut...

Klosi: Kadri Veseli ka dalė nė publik?

EPOKA E RE: Po.

Klosi: Mirė atėherė. Kadri Veseli ka qenė pėr mua drejtuesi kryesor i SHIK ut nė Kosovė.

SHIK-U I KOSOVĖS ISHTE I VETMI INSTITUCION I UĒK-SĖ ME TĖ CILIN MUND TĖ BASHKĖPUNONIM

EPOKA E RE: Me herėt thatė se SHIK-u i Shqipėrisė nuk e ka influencuar SHIK-un e Kosovės dhe po ashtu i pėrmendėt disa kontakte. Cili ka qenė bashkėpunimi me SHIK-un e Kosovės gjatė dhe pas luftės?

Klosi: Unė thashė nuk e kemi urdhėruar. Gjatė luftės kemi pasur bashkėpunim tė vazhdueshėm, veē njėsive tė furnizimit, SHIK-u ka qenė i vetmi institucion i UĒK-sė me tė cilin mund tė bashkėpunonim konkretisht. Na kėrkuan aleatėt qė tė kishin njerėz nė terren pėr tė korrigjuar bombardimet, dhe ne kėta i gjetėm nėpėrmjet SHIK-ut kosovar.
Pas luftės, niveli i bashkėpunimit ra ndjeshėm, duke arritur deri nė ndėrprerjen e pothuaj tė ēdo lloj kontakti. Pas luftės, i vetmi interes i SHIK-ut dhe i shtetit shqiptar ishte qė institucionet nė Kosovė tė ishin autonome dhe vetėvepruese. Unė nė Kosovė kam ardhur vetėm njėherė, me presidentin Mejdani, gjatė njė vizite tė tij. Ne e kemi konsideruar ngatėrresė futjen tonė pas lufte nė Kosovė dhe po them me pėrgjegjėsi se pėrveē dashakėqijve qė na kanė akuzuar pėr ndėrhyrje nė Kosovė, askush tjetėr nuk mund tė japė qoftė dhe njė argument tė vetėm pėr tė thėnė: “Ja ku ėshtė dora e SHIK-ut nė Kosovė”. Ka qenė e prerė. Nga ana ime bindja ishte se Kosova tashmė e ka zgjidhur problemin e vet themelor dhe nė qoftė se ne do tė ndėrhynim, do tė gabonim. Nė Kosovė ka njė pushtet, qė ėshtė UNMIK-u, dhe ka njė forcė ushtarake, qė ėshtė KFOR-i, forcat kryesore tė tė cilit ishin aleatėt tanė gjatė luftės dhe pas saj. Ne kishim kontakte shumė tė mira me shėrbimet pėrkatėse dhe nuk kishim nevojė tė futeshim nė Kosovė. Shumė gjėra pėr Kosovėn e pasluftės ne i mėsuam prej tyre, sepse ato ishin prezentė nė Kosovė sė bashku me ushtritė e tyre.

NĖ KULMIN E OFENSIVĖS SERBE, PANDELI MAJKO E LA UĒK-NĖ DISA JAVĖ POTHUAJ PA MUNICIONE

EPOKA E RE: Pasi shteti shqiptar nuk ka dhuruar armė pėr UĒK-nė, a ka penguar ai qė armė tė ndryshme nga vendet perėndimore tė futen nė Kosovė?

Klosi: Armėt janė blerė nė tė gjithė Evropėn, nė Shqipėri thjesht kanė kaluar si tranzit. Ne u pėrpoqėm qė tė mos i pengojmė, por shpesh jemi pėrplasur me policinė, sepse policia nuk kishte marrė urdhėr pėr ta lejuar kėtė transport, pastaj u pėrdorėn metoda mė tė stėrholluara... gjithsesi shteti shqiptar zyrtarisht nuk mund tė jepte miratim publik pėr atė qė ndodhte. Mė keq akoma, nė kulmin e fushatės sė dytė serbe nė Kosovė, kryeministri Majko jep urdhėr pėr ndėrprerjen e ēdo lloj furnizimi, duke e lėnė UĒK-nė disa javė pothuaj pa municione. Shpesh janė penguar tė rinj kosovarė pėr t‘u futur nė Kosovė. Periudha e luftės nė Kosovė, deri nė fillimin e bombardimeve tė NATO-s, ėshtė njė periudhė pėr tė cilėn Shqipėria zyrtare dhe klasa politike e saj nė pėrgjithėsi nuk duhet tė mburret. Dhe le ta lėmė me kaq kėtė problem.

NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM:

A ėshtė takuar ndonjėherė ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, me Ramė Marajn? Si i komenton Klosi akuzat se Xhavit Haliti, SHIK-u i Shqipėrisė, dhe SHIK-u i Kosovės, janė urdhėrdhėnėsit e vrasjeve politike nė Kosovė? Kush dyshohet pėr vrasjen e Remzi Hoxhės? Ēka thotė Klosi pėr gjithė historinė e luftės sė FARK-ut? Pėr ēka i ishte ankuar Bujar Bukoshi Klosit? Ēfarė ndihme kishte kėrkuar Bukoshi, e ēka i kishte afruar Klosi? Si u bėnė oficerėt e FARK-ut tė bezdisshėm nė Shqipėri? A ėshtė e vėrtetė qė SHIK-iu ia ka marrė armatimin FARK-ut dhe ia ka dhėnė UĒK-sė?...

Llapi
10-06-2006, 19:26
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 5 )


http://www.forumromanum.de/member/forum/images/17/user_264517/cms/Klosi-2.jpg

SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi (5)

KLOSI: JA E VĖRTETA PĖR LUFTĖN E FARK-UT DHE BUKOSHIN




Jemi pėrpjekur disa herė t’i nxisim qė tė futen nė Kosovė. Nuk e bėnė asnjėherė seriozisht. Pati njė tentativė kur u luftua nė Koshare, pati njė dėshtim komplet tė njė brigade qė i dorėzoi armėt te serbėt dhe pastaj morėn edhe dekorata pėr atė punė, e qė pėr mua ishte skandaloze. Kjo qe e gjithė historia e luftės sė FARK-ut. Kishin vite qė pėrgatiteshin, para kishin plot, por ndonjė aktivitet serioz qė tė merrnin pėrkrahje nga ana jonė nuk e bėnė kurrė. Kanė qenė nga “turistėt” mė tė armatosur nė Shqipėri



Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 8 qershor - Ata ishin njerėz qė kishin ardhur nga jashtė dhe pretendonin tė luftonin pėr njė ēėshtje tė drejtė, por ne e pamė qė s’po luftonin gjė, ēėshtjen e kishin vetėm nė llafe. Kemi pasur probleme me ta, na kanė hapur shumė telashe... Kėshtu e vlerėson aktivitetin e FARK-ut nė Shqipėri, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, nė pjesėn e pestė tė intervistės pėr “Epokėn e re”. Ai thotė se SHIK-u kishte shprehur gjithė gatishmėrinė pėr tė ndihmuar ēdo organizėm qė donte tė luftonte nė Kosovė, nė kėtė rast edhe FARK-un, por, siē thotė Klosi, ata nuk kishin gatishmėri pėr kėtė.
“’Duam tė luftojmė!’ - mirė, nėse doni tė luftoni nė Kosovė, jeni tė pėrkrahur! Na thoni nė ē’vend tė kufirit doni tė kaloni, ku t’i ēojmė armėt! Na thoshin: Po ende nuk ka ardhur ajo kohė!”, rrėfen ish-njeriu i parė i sekreteve nė Shqipėri, sipas tė cilit, erdhi njė kohė qė oficerėt e FARK-ut u bėnė tė bezdisshėm nė Shqipėri.

E GJITHĖ HISTORIA E LUFTĖS SĖ FARK-UT...

EPOKA E RE: Z. Klosi, tė kthehemi edhe njėherė nė periudhėn e luftės. Dihet se nė Shqipėri ka qenė e pranishme edhe njė forcė tjetėr, e ashtuquajtur FARK. Ēka dini ju pėr tė?

Klosi: Po, dimė disa gjėra...!

EPOKA E RE: Ēka pėr shembull?

Klosi: Ishte njė forcė e cila pretendonte tė ishte forca ushtarake e Qeverisė sė Kosovės nė mėrgim. Kishte njė Ministri tė Mbrojtjes, njė ministėr, njė shtab tė pėrgjithshėm, struktura plot, tė mbushura me oficerė e bodiguardė qė vinin nga radhėt e ushtrisė jugosllave, e qė “kishin vendosur tė luftonin nė Kosovė”, qė pretendonin, por qė ne s’arritėm kurrė t’i shohim.

EPOKA E RE: S’keni pasur kontakte me ta?

Klosi: Kontakte kemi pasur vazhdimisht me ta, por asnjėherė s’na bindėn se donin tė luftonin seriozisht nė Kosovė. Madje na kanė kritikuar shpesh se ne paskemi mbajtur njė qėndrim tė ndryshėm ndaj UĒK-sė dhe ndaj tyre. Kėtė e lidhnin me faktin se qeveria ishte socialiste, e majtė, ndėrsa kėta ishin...! Absolutisht jo, qėndrimi ndaj tyre nuk ka tė bėjė fare me ngjyrėn e ndryshme politike tė Qeverisė. Unė isha i ngarkuari nga shteti shqiptar pėr tė komunikuar me ta, sepse njė luftė e mundshme nė Kosovė nuk do tė mbėshtetej legalisht nga shteti shqiptar. Nuk ishte kjo njė luftė frontale, nuk ishte njė luftė zyrtare midis shteteve, por ishte njė luftė e njė populli qė nuk e duronte dot njė zgjedhė. Ishte njė luftė qė unė e quaj luftė patriotike, luftė ēlirimtare, por zyrtarisht pėr shtetin nuk ishte njė luftė gjithaq zyrtare. Unė kam pasur disa kontakte me ta.

EPOKA E RE: Me kėnd?

Klosi: Me tė gjithė.

EPOKA E RE: Pėr shembull, ndonjė emėr konkret?

Klosi: Me Ministrin e Mbrojtjes, me shefin e shtabit tė tyre etj...

ERDHI NJĖ KOHĖ QĖ OFICERĖT E FARK-UT NA U BĖNĖ TĖ BEZDISSHĖM NĖ SHQIPĖRI

EPOKA E RE: Po me Bujar Bukoshin a jeni takuar ndonjėherė?

Klosi: Me Bukoshin kam kontaktuar disa herė. Ka ardhur nė zyrė, mė ėshtė ankuar, ka kėrkuar ndihmė... I kam thėnė po, jam i gatshėm. I kam thėnė se nuk kam marrė kurrfarė udhėzimi nga qeveria, por e quaj tė domosdoshme tė pėrkrah ēdo tentativė pėr ēlirimin e Kosovės, e quaj detyrė timen dhe do t’i pėrkrah tė gjithė ata qė duan tė luftojnė.
“Duam tė luftojmė!” - mirė, nėse doni tė luftoni nė Kosovė, jeni tė pėrkrahur! Na thoni nė ē’vend tė kufirit doni tė kaloni, ku t’i ēojmė armėt?! Na thoshin: Po ende nuk ka ardhur ajo kohė! Po mirė, kur tė vijė atėherė. Unė kam plotėsisht bindjen, e kam thėnė edhe atėherė, e them prapė, se nuk kanė qenė absolutisht konsideratat politike, konsideratat e vetme kanė qenė do tė luftohet apo jo! Erdhi njė kohė qė oficerėt e FARK-ut na u bėnė tė bezdisshėm nė Shqipėri. Nuk ishte normale, ndėrsa ne pėrpiqeshim fshehurazi tė ndihmonim luftėn nė Kosovė, sepse nė Shqipėri kishte gazetarė, diplomatė dhe pėrfaqėsues tė shėrbimeve tė tė gjithė botės, e kishim shumė tė vėshtirė t’i fshihnim oficerėt e Bukoshit para tyre. Qarkullonin me uniforma nėpėr Tiranė, mbanin edhe stemat e UĒK-sė. Ne e dinim se ata s’kishin asgjė tė pėrbashkėt me UĒK-nė, ajo stemė ishte e tjetėrkujt. Ata e mbanin stemėn e UĒK-sė sepse morėn vesh qė UĒK-ja po bėnte emėr... Ata kishin ambasadė tė tyren nė Shqipėri, kishin zyrat, kampe pėr stėrvitje etj., dhe mė shumė na krijuan shqetėsime se sa kishim nevojė pėr ta. Kishin kampet ku stėrviteshin nė tre-katėr vende tė Shqipėrisė, por s’kishin ushtarė. Nuk e di kush stėrvitej, por ushtarėt numėroheshin me kokrra. Ndėrkohė, shumica ishin oficerė dhe oficerėt vinin pėr atė rrogė tė madhe qė merrnin, sepse merrnin goxha rrogė. Unė uroj ta kem gabim qė vetėm pėr rrogėn, por rroga ishte faktor kryesor aty, ndėrkohė qė e dinim qė djemtė qė po luftonin nė Kosovė nuk kishin lidhje me asnjėfarė rroge. Tė them tė drejtėn, jemi pėrpjekur disa herė t’i nxisim qė tė futen nė Kosovė. Nuk e bėnė asnjėherė seriozisht. Pati njė tentativė kur u luftua nė Koshare, pati njė dėshtim komplet tė njė brigade qė i dorėzoi armėt te serbėt dhe pastaj morėn edhe dekorata pėr atė punė, e qė pėr mua ishte skandaloze. Kjo qe e gjithė historia e luftės sė FARK-ut. Kishin vite qė pėrgatiteshin, para kishin plot, por ndonjė aktivitet serioz qė tė merrnin pėrkrahje nga ana jonė nuk e bėnė kurrė. Kanė qenė nga “turistėt” mė tė armatosur nė Shqipėri. Ata mund tė thonė ē’tė duan, por neve na kanė krijuar shqetėsime. Nuk ishte normale pėr askėnd, as pėr Qeverinė shqiptare e as pėr kėdo qė i shihte ata nė Shqipėri qė aq hapur gjoja stėrviteshin.

FARK-U KA BREDHUR NĖPĖR SHQIPĖRI, DUKE NA HAPUR SHUMĖ TELASHE... ATA KISHIN VETĖM LLAFE

EPOKA E RE: Ka pasur thashetheme se SHIK-iu ia ka marrė armatimin FARK-ut dhe ia ka dhėnė UĒK-sė. A ėshtė e vėrtetė kjo?

Klosi: Kurrė. Absolutisht asnjėherė, absolutisht asnjėherė! Ne e kuptonim qė ishte e pakėndshme t’i kėrkonim policisė shqiptare tė merrte masa ndaj tyre, tė mos i linte ata tė shėtitshin me uniforma nėpėr Tiranė, tė mos i linte tė stėrviteshin aq hapur, qoftė nė Mamurras, qoftė nė Kavajė etj. Mė shumė iu jemi lutur, “mosni, mosni se na krijoni probleme”, sesa i kemi detyruar pėr t’i zbatuar ato rregulla qė i ka ēdo shtet. Ata ishin njerėz qė kishin ardhur nga jashtė dhe pretendonin tė luftonin pėr njė ēėshtje tė drejtė, por ne e pamė qė s’po luftonin gjė, ēėshtjen e kishin vetėm nė llafe. Kemi pasur probleme me ta, na kanė hapur shumė telashe...

REMZI HOXHA GJATĖ TORTURAVE I KA MBETUR NĖ DORĖ SHIK-UT TĖ GAZIDEDĖS

EPOKA E RE: Mediat kanė shkruar se Remzi Hoxhėn e ka vrarė SHIK-u i Shqipėrisė nė kohėn e Bashkim Gazidedės. Keni informata pėr kėtė vrasje?

Klosi: Ka informata, i kemi ēuar nė Prokurori tė gjitha informatat qė i kemi pasur, u dėnuan dy nėnoficerė pėr kėtė ēėshtje, por pėr urdhėruesit nuk u arrit tė bėhej gjė. Ne nuk arritėm ta gjejmė varrin e Remzi Hoxhės, megjithėse gėrmuam mjaft nė zonėn qė na e treguan si zonė tė mundshme tė varrimit. Pėr ne gjithė pjesa tjetėr ėshtė shumė e qartė. SHIK-u i Gazidedės e ka marrė, e ka pyetur, ka tentuar t’ia nxjerrė me zor pohimin se ishte agjent i serbėve dhe gjatė torturave u ka mbetur nė dorė... dhe e kanė varrosur. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė tė implikuar nė kėtė ngjarje, janė ndihmuar nga Shėrbimi pėr tė ikur nė Angli.

AS QĖ DUHET ĒUAR NĖPĖR MEND QĖ SHIK-U I SHQIPĖRISĖ QĖNDRON PRAPA VRASJEVE NĖ KOSOVĖ - KĖTO JANĖ AKUZA FALSE

EPOKA E RE: Kur jemi te shėrbimet e Kosovės, z. Klosi, a jeni takuar ndonjėherė me Ramė Marajn, i cili njihet si njeri i shėrbimeve nė Kosovė?

Klosi: Jo, jo. Dhe as qė kam dėgjuar ndonjėherė pėr tė.

EPOKA E RE: SHIK-u i Shqipėrisė, SHIK-u i Kosovės dhe Xhavit Haliti, janė akuzuar nga njė pjesė e mediave se janė urdhėrdhėnėsit e vrasjeve politike nė Kosovė...

Klosi: Sipas opinionit tim, pas luftės qeveria shqiptare ka qenė shumė pak aktive nė atė ēka po ndodh nė Kosovė. Ajo nuk ka mundur tė krijojė kurrė njė ide tė qartė se cilat duhet tė jenė detyrat e qeverisė shqiptare nė lidhje me Kosovėn. Natyrisht, ne ishim shtet nė vete, qė nuk duhej zyrtarisht tė ngatėrroheshim, pasi nė Kosovė ishte vendosur njė autoritet ndėrkombėtar. Megjithatė, unė gjithmonė kam menduar se pozita e Shqipėrisė lidhur me Kosovėn ėshtė shumė e veēantė dhe ne nuk duhet tė ishim kurrė tė painteresuar se ēka po ndodhte atje. Ndėrkohė, qeveria shqiptare, gjithmonė me njė servilizėm karakteristik ndaj tė mėdhenjve, ka qenė jashtėzakonisht e kujdesshme se mos ndonjė lėvizje e pamatur ose e keqkuptuar e saj mund tė komentohej si ndėrhyrje nė Kosovė, nė cenim tė planeve dhe interesave tė tė mėdhenjve. Pra, edhe pėr kėtė arsye, tė gjitha akuzat qė bėhen janė false, janė akuza absolutisht false. Neve na ka ardhur vėrtetė keq, e kemi quajtur njė defekt tė politikės kosovare, tė tė gjithė atyre qė nė njėfarė mėnyre mund tė kontribuonin nė politikėn kosovare, qė ato qė ndodhėn, tė mos ndodhnin. Qė ka pasur vrasje dhe ngjarje tė pakėndshme, qė nė njėfarė mėnyre dėmtonin vlerėsimin ndėrkombėtar lidhur me aftėsitė e kosovarėve pėr vetėqeverisjen e Kosovės, kjo gjithmonė na ka krijuar shqetėsim dhe keqardhje, dhe as duhet ēuar nėpėr mend qė tė ketė pasur ndonjė udhėzim tė Qeverisė shqiptare ose timin pėr strukturat e SHIK-ut, pėr tė influencuar qoftė edhe pak nė jetėn kosovare nė pėrgjithėsi, e jo pastaj pėr tė influencuar nėpėrmjet vrasjeve apo aktiviteteve tjera joligjore. Ėshtė absurde ta mendosh, janė vetėm justifikime tė paarsyeshme tė atyre qė i kanė bėrė kėto vepra ose pohime tė analistėve mjeranė, tė cilėt me shpresė pėr ta larguar interesin e drejtėsisė ndaj tyre, thonė le t’ia veshim SHIK-ut, se ndoshta ėshtė mė e besueshme. Histori tė tilla kanė mbetur vetėm nėpėr filma. Shėrbimi ynė nuk ka pėr tė dalė kurrė nėpėr filma tė tillė. Pse duhet tė urdhėroja unė veprime tė tilla? Pas ndryshimit tė ligjit qė ka ndodhur nė vitin 1998, SHIK-u nuk ka asnjė detyrim ekzekutiv, ai ka vetėm detyrėn e informimit dhe do tė ishte gabim nga unė futja nė siklete tė panevojshme, nė qoftė se unė do tė bėja qoftė edhe shumė pak nga ato qė akuzohem. Kur mė kanė pyetur nė Shqipėri lidhur me akuza tė tilla, kam thėnė: Pse tė kem bėrė gjėra tė tilla? Nė emėr tė kujt? Mė quani budalla, qė unė kam dėshirė tė futem nė telashe, qė mos sot, nesėr, pasnesėr, pas dhjetė vitesh mund tė zbardhet e vėrteta dhe tė dalė qė Fatos Klosi i ka bėrė kėto punė. As kėrkush nuk mė ka dhėnė pėrgjigje bindėse pėr kėtė pyetje. Zakonisht Berisha akuzonte Nanon si urdhėrues paranojak i kėtyre veprave, mė vonė, nė periudhėn e idilit tė tyre, nė gjysmėn e dytė tė viti 2002, akuzuan sė bashku Meidanin si urdhėrues i tyre, me akuzėn se kėshtu do tė pėrjetėsonte tė qenit president?!…

NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM:
A ėshtė e vėrtetė qė UĒK-ja nuk ka qenė e gatshme t’i pranojė oficerėt e FARK-ut, tė cilėt kanė dashur tė vijnė dhe tė luftojnė nė Kosovė? A ka ndėrmjetėsuar SHIK-u qė Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi tė ulėn bashkė e tė bisedojnė pėr luftėn? A e ka penguar UĒK-ja FARK-un pėr t‘u futur nė Kosovė? Cila ėshtė e vėrteta e rrethimit tė Bujar Bukoshit nė vitin 1999, nė njė rast gjatė rrugės pėr nė Kukės? A kishte pėrgatitur dikush atentat kundėr Bukoshit? Kush nga UĒK-ja kishte kėrkuar helikopter pėr ta shpėtuar Bukoshin? A e ka ēarmatosur SHIK-u Ahmet Krasniqin, ish-ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Bukoshit, para se tė vritej? A ėshtė e vėrtetė qė SHIK-u ka pasur objektiv vrasjen e Ahmet Krasniqit?...

Brari
11-06-2006, 02:35
mos e vet se kallxon vet..

DardanG
11-06-2006, 05:31
E po kėshtu ėshtė kur bisedohet vetėm me njėrin deshmitarė dhe me ato "dėshmi" tė tija duan t“i fshijnė gjurmėt e gjakut tė derdhur tė Ahmet Krasniqit dhe shumė tė tjerėve, gjurmė qė as "ujėrat e deteve nuk i lajnė"! Tė paktėn sikur t“i brente ndėrgjegjja! Apo pikėrisht pėr shkak se" i bren ndėrgjegjja" duan t“i fshehin gjurmėt e krimit?!. Kushedi, ndoshta ata qė u vranė nga dora "shqiptare", ne tė "vėrtetė" ata as qė i vrau "kush", por ata e "vranė vetėn", ose u vranė "njėri me tjetrin", sic ndodhi, sipas serbėve" me boshnjakėt nė Bosnje!
Sidoqė tė jetė, dy betejat mė tė lavdishme kundėr serbit nė Kosovė ishin ajo e Kosharės dhe ajo Loxhės dhe ato dihet kush i bėri. Dhe lė tė cojnė pluhur e mjegull sa tė duan pėr tė fshehur gjurmėt e tė vėrtetės!

Llapi
11-06-2006, 05:40
Dardan po qka po pritni burr pasi qe ju i dini vrasesit si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove jan ne pushtet sala qe ter kohen rrugve te tiranes sa ishte opozit pallte se i dim vrasesit e tani se burgos asnji gjithashtu edhe ne Kosove ldk-ucat nuk lenin vrasje pa ja lan krahut kundershtar politik tni qe vet qeverisin vet e kan gjygjin e policin dhe ministrin e mbrendshem nuk bejn za pasi qe dihet se vet pisat i kan ba do tu vie koha ketyre perqarsve ketyre vrasve ketyre kriminelve ketyre genjeshtarve qe nji dit vet do te futen ne biruc.

DardanG
11-06-2006, 07:42
Koha a do tė vijė?! Eshtė dashur tė vinte deri mė tash, por... Unė nuk dijė kush i vrau, por e dijė kush i shante pėr tė gjallė e kush i shan pėr tė vdekur! Sigurisht kėta janė dorasit! Besoj se pajtohesh me kėtė edhe t“i "Llapi"! Ai qė i shau pėt tė gjallė tė tyre, i vrau, ai qė i shan pėr tė vdekur tė tyre, nuk u pendua! Ndoshta vecse pėrpiqet tė humbė gjurmė!

Llapi
12-06-2006, 11:00
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 6 )




SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi (6)



KLOSI: JA E VĖRTETA PĖR “ĒARMATOSJEN” E AHMET KRASNIQIT
NXJERRJA E BUJAR BUKOSHIT NGA “RRETHIMI”

- Ata qė ishin rrotull FARK-ut nuk kishin ardhur pėr tė luftuar
- Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi nė disa raste kanė pasur kontakte e ndonjėherė e kanė ndihmuar njėri-tjetrin
- UĒK-ja vazhdimisht i ka bėrė thirrje FARK-ut pėr bashkėpunim
- As UĒK-ja, as Xhavit Haliti, e as Qeveria shqiptare nuk kishte mundėsi ta ndalonte FARK-un pėr tė hyrė nė Kosovė
- FARK-u kėrkonte tė futej nė Kosovė me emrin dhe me emblema tė UĒK-sė, por qė tė ishin formacione nė vete



Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 9 qershor - Pjesa e gjashtė e intervistės me Fatos Klosin vijon me aktivitetin e FARK-ut nė Shqipėri, tė bėrat dhe tė pabėrat e tij, kontaktet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė dhe Qeverisė nė ekzil, pėr “rrethimin” e Bujar Bukoshit nė Kukės dhe kontrollin e shtėpisė sė Ahmet Krasniqit nga policia shqiptare. “Unė e di se Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi nė disa raste kanė pasur kontakte e ndonjėherė e kanė ndihmuar njėri-tjetrin, por kjo nuk zgjati shumė”, thotė ish-shefi i SHIK-ut.

ATA QĖ ISHIN RROTULL FARK-ut NUK KISHIN ARDHUR PĖR TĖ LUFTUAR

EPOKA E RE: Sipas jush, z. Klosi, a ėshtė e vėrtetė qė UĒK-ja nuk ka qenė e gatshme t’i pranojė oficerėt e FARK-ut, tė cilėt kanė dashur tė vijnė dhe tė luftojnė nė Kosovė?

Klosi: S’e kam dėgjuar ndonjėherė kėtė, madje pėrkundrazi. Kur kemi diskutuar me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė qė ne njihnim, njė nga problemet kryesore tė tyre ishte mungesa e kualifikimit tė drejtuesve. Kur vinin pėr tė luftuar ata janė mirėpritur dhe ne iu kemi krijuar mundėsi tė kalimit “rrufe”, sa tė mbėrrinin nė Shqipėri, tė pėrfundonin nė Kosovė, brenda ditės mundėsisht. Ndėrkaq, ata qė ishin rrotull FARK-ut nuk kishin ardhur pėr tė luftuar. Unė e shikoja si jetonin nė Tiranė. Jetonin relativisht mirė, me rroga tė mira, gjė qė nuk mund ta bėnin asnjėherė nė Kosovė. Ndonjėherė edhe nga mosha e tyre... nuk ishin ata nė gjendje tė luftonin. Tė luftohej me ushtrinė serbe duhej njė trimėri shumė e madhe, tė cilėn e patėn vetėm ata tė cilėt e bėnė kėtė punė vetėm nga bindja dhe botėkuptimi i tyre, dhe jo nga fakti se e bėnin pėr njė rrogė. E quanin veten “oficerė tė ushtrisė”. S’ėshtė ajo qė ta jep guximin pėr tė luftuar, guximin pėr luftė ta jep bindja qė ke se dikush duhet ta bėjė, ndryshe kjo punė s’bėhet.

EPOKA E RE: Nga ana tjetėr, shpeshherė UĒK-ja, konkretisht Xhavit Haliti, ėshtė akuzuar qė nuk ka treguar gatishmėri pėr tė bashkėpunuar me qeverinė e Bukoshit. Dini ju diēka...?

Klosi: Pėrkundrazi, ai ka kėrkuar edhe ndihmėn tonė qė ky bashkėpunim tė realizohet, por gjithmonė nė funksion tė luftės nė Kosovė dhe jo tė hallakatjeve nė Shqipėri.

XHAVIT HALITI DHE BUJAR BUKOSHI NĖ DISA RASTE KANĖ PASUR KONTAKTE

EPOKA E RE: Dhe a ndodhi ky bashkėpunim?

Klosi: Unė e di se Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi nė disa raste kanė pasur kontakte, e ndonjėherė e kanė ndihmuar njėri-tjetrin, por kjo nuk zgjati shumė.

EPOKA E RE: Po nėpėrmjet SHIK-ut a ka ndodhur qė ndonjėherė tė ulen bashkė Haliti dhe Bukoshi dhe tė bisedojnė pėr luftėn?

Klosi: Po, i kemi ulur nė njė tavolinė tė gjithė bashkė, ku kanė qenė pėrfaqėsues tė rėndėsishėm tė UĒK-sė dhe pėrfaqėsues tė rėndėsishėm tė FARK-ut. Synimet e kėtyre takimeve, sepse nuk ka qenė vetėm njė, kanė qenė: “Jemi dakord tė luftojmė? Kėnd kemi armik? Dakord tė luftojmė? Kėnd kemi armik? Kemi Serbinė!”. Por, fatkeqėsisht FARK-u ka bredhur nėpėr Shqipėri dhe nuk ka shkuar nė Kosovė, kjo ėshtė e vėrteta tė cilėn ata nuk mund tė mohojnė. Pas ēlirimit tė Kosovės ka pasur shumė me uniforma e stema tė UĒK-sė, i kam parė vetė, por jo tė gjithė kanė qenė tė UĒK-sė qė luftoi.

UĒK-JA VAZHDIMISHT I KA BĖRĖ THIRRJE FARK-UT PĖR BASHKĖPUNIM

EPOKA E RE: Kėto takime janė zhvilluar gjatė vitit ’98...?

Klosi: Gjatė vitit ’98 e mė mbrapa, deri nė pėrfundim tė luftės. UĒK-ja vazhdimisht i ka bėrė thirrje FARK-ut pėr bashkėpunim.

EPOKA E RE: Nė kėto takime kush e pėrfaqėsonte UĒK-nė e kush FARK-un?

Klosi: Fillimisht janė takuar Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi, pastaj mė vonė unė, ministri i Punėve tė Brendshme i Shqipėrisė, ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė, pėrfaqėsuesi i Kryeministrit, Xhavit Haliti, Azem Syla, Halil Bicaj (i ngarkuar me detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes sė Qeverisė sė Kosovės), dhe Agim Mehmetaj. Nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm tė Shqipėrisė ėshtė diskutuar dhe ėshtė kėrkuar vetėm kjo gjė: Bashkim dhe luftė nė Kosovė.

EPOKA E RE: Ėshtė arritur ndonjė pajtim nė kėto takime?

Klosi: Llafe tė mira janė thėnė, por pa asnjė rezultat.

AS UĒK-JA, AS XHAVIT HALITI, E AS QEVERIA SHQIPTARE NUK KISHTE MUNDĖSI TA NDALONTE FARK-UN PĖR TĖ HYRĖ NĖ KOSOVĖ

EPOKA E RE: A e ka penguar UĒK-ja FARK-un qė tė mos futet nė Kosovė pėr tė luftuar?

Klosi: As UĒK-ja, as Xhavit Haliti, e as Qeveria shqiptare nuk kishte mundėsi ta ndalonte FARK-un pėr tė hyrė nė Kosovė. Arsyetimet e FARK-ut kanė qenė se “ne do tė hymė nė Kosovė, por si do tė hymė, si ushtarė?”- kjo nuk u pėlqente. Mbaj mend qė disave u ishte premtuar qė tė ishin edhe nė poste drejtuese tė UĒK-sė, por pėr shumicėn ishte menduar qė tė provoheshin pėr pak kohė nė luftė dhe pastaj tė merrnin poste drejtuesish. Mė kujtohet se janė bėrė edhe marrėveshje konkrete se kush edhe si mund tė futeshin nė Kosovė, por prapėseprapė ata refuzonin.

EPOKA E RE: Pėr ēfarė marrėveshje konkrete e keni fjalėn, ju kujtohet?

Klosi: Po, mė kujtohet. Njerėzit e UĒK-sė pyesnin: keni oficerė? - Po, thoshin FARK-u. Mirė, na duhen, ēoni nė kėtė brigadė, thoshin njerėzit e UĒK-sė.

FARK-U KĖRKONTE TĖ FUTEJ NĖ KOSOVĖ ME EMRIN DHE ME EMBLEMA TĖ UĒK-SĖ, POR QĖ TĖ ISHIN FORMACIONE NĖ VETE

EPOKA E RE: E FARK-u ēka kėrkonte nga ju?

Klosi: Ata kėrkonin qė kur tė vinte koha e pėrshtatshme sipas tyre, tė futeshin nė Kosovė, dhe ata kohėn e pėrshtatshme e gjetėn pasi u bombarduan serbėt nga NATO dhe u tėrhoqėn nga lufta. Ata po ashtu kėrkonin qė tė futeshin nė Kosovė me emrin e UĒK-sė, me emblema tė UĒK-sė, por qė tė ishin formacione nė vete, tė mos vareshin nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, gjė qė ishte e paarsyeshme, qoftė pėr arsye tė mirėdrejtimit tė luftės dhe qoftė pėr hatėr tė eksperiencave tė hidhura qė kishim jetuar nė kėsi rastesh. Sipas meje, kėto kėrkesa apo pretendime i bėnin sa pėr t’u justifikuar pėr tė mos u futur nė Kosovė pėr tė luftuar.

NXJERRJA E BUJAR BUKOSHIT NGA “RRETHIMI”

EPOKA E RE: Zoti Klosi, ka akuza dhe opinione qė flasin se nė vitin ’99, nė njė rast gjatė rrugės pėr nė Kukės, ndaj Bujar Bukoshit SHIK-u ka pėrgatitur atentat, e nė anėn tjetėr thuhet se ju keni kėrkuar nga Xhavit Haliti qė Bukoshit tė mos i ndodhė diēka, dhe qė Haliti nė atė rast ka kėrkuar helikopter pėr Bukoshin. Cila ėshtė e vėrteta?

Klosi: U njoftuam nga ekipi i Kryeministrit Pandeli Majko qė kishte marrė lajmin se ish-Kryeministri i Kosovės, Bujar Bukoshi, ėshtė rrethuar dikund nė ato rrugėt e Kukėsit dhe duhej nxjerrė nga rrethimi, sepse do tė ishte turp i madh pėr Shqipėrinė nė qoftė se do t’i ndodhte diēka e keqe.

EPOKA E RE: E kush e kishte rrethuar Bukoshin?

Klosi: S’ishte rrethuar fare, ishte njė imagjinatė e Bukoshit, i cili e ēoi kėtė lajm nė Tiranė.

EPOKA E RE: Dhe pastaj si ndodhi qė e “shpėtuat” Bukoshin?

Klosi: Sapo erdhi ky lajm, e thirrėm Xhavit Halitin qė tė na ndihmojė me njerėzit e vet, qė i kishte me shumicė nė ato zona ku ishte Bukoshi, dhe ramė dakord qė me helikopter tė shkojmė e ta nxjerrim nga ai “rrethim” Bukoshin.
Mė kėtė rast, dua tė kujtoj edhe diēka. Pas 14 shtatorit ’98…, nėpėrmjet dikujt qė ishte nė diasporė, Bujari ēon fjalė: “nėse vij nė Shqipėri dhe takoj kryeministrin shqiptar, a ėshtė jeta ime e sigurt?”, dhe pasi ka marrė sigurinė se mund tė vinte sa herė tė donte nė Shqipėri, se nuk do ta gjente asgjė, ai erdhi dhe ka takuar Kryeministrin e Shqipėrisė. Edhe nėse do tė ishte ndonjė i ēmendur qė do tė bėnte diēka kundėr tij, ai i ēmendur nuk do tė ishte as SHIK-u, as UĒK-ja, e as Qeveria Shqiptare. E vėrteta kjo ėshtė.

EPOKA E RE: Na mbetėt borxh pėr tė na treguar si rrodhi puna e helikopterit.

Klosi: Nė atė kohė rrugėt ishin nė njė gjendje shumė tė keqe dhe ne donim ta kishim Bukoshin sa mė shpejt nė Tiranė.

E VĖRTETA PĖR “ĒARMATOSJEN” E AHMET KRASNIQIT

EPOKA E RE: Nga mediat jeni akuzuar se Ju dhe SHIK-u keni ēarmatosur Ahmet Krasniqin, ish-ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Bukoshit, para se tė vritej. A ėshtė e vėrtetė qė SHIK-u ka pasur objektiv vrasjen e Ahmet Krasniqit?

Klosi: Natyrisht, askush kėsaj pyetjeje nuk do t’i pėrgjigjej “po”. Por, unė po them jo, jo pse kėshtu ėshtė mė mirė, por se kėshtu ėshtė e vėrteta, i sigurt se asnjėherė nuk do tė ketė kurrfarė argumenti qė do tė dalė kundėr kėsaj pėrgjigjeje. Jam i bindur se s’kemi tė bėjmė fare me kėtė ngjarje. Ē’ėshtė e vėrteta, ka ndodhur njė rast dy ditė para vrasjes, kur policia shqiptare ka kontrolluar shtėpinė ku ishte me qira Ahmet Krasniqi. Unė kam pyetur atėherė nė polici, dhe mė siguruan se kontrolli nuk ishte bėrė me kėrkesėn e ndonjėrit nga SHIK-u. Nė tė gjitha shtėpitė e kosovarėve kishte armatim, dhe policia e dinte qė ata po pėrpiqeshin tė blinin armatim edhe tė sofistikuar nga magazinierėt e ushtrisė shqiptare. Edhe ka ndodhur, u kapėn raketa, u kapėn plot gjėra qė ishin vjedhur nė atė kohė nga magazinat e ushtrisė shqiptare. Dhe pėr kėtė arsye bėheshin kontrolle rutinė nė tė gjitha shtėpitė qė mendohej se gjendej armatim i sofistikuar. Kjo ėshtė lidhja qė bėhet, asnjė ēarmatosje s’ka ndodhur. Ai i kishte bodiguardėt e vet..., e vetmja gjė qė ka ndodhur ka qenė njė kontroll rutinė qė ėshtė bėrė nga policia shqiptare. Shėrbimi Informativ kurrė s’ka pasur kompetenca pėr tė bėrė veprime tė tilla.

EPOKA E RE: Pra, sipas jush, SHIK-u nuk ka pasur kompetenca tė futet dhe tė bėjė kontrolle...?

Klosi: Nuk ka pasur asnjėherė. As nuk ka pasur dhe as kemi bėrė ndonjėherė kontrolle tė tilla. Tė vetmet raste tė kėsaj natyre, kur kemi pasur tė bėjmė me terrorizmin islamik, por jo me kosovarėt, kurrė, i kemi kėrkuar policisė qė pėr interesat tona tė bėjė njė kontroll, policia e ka bėrė dhe rezultatet pastaj i kemi marrė ne, pėr tė vazhduar punėn tonė. Por, pėr kėtė rast absolutisht nuk ka ndodhur kjo gjė, dhe asnjėherė tjetėr.

NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM:
A ka pasur informacione SHIK-u se kush e ka vrarė Ahmet Krasniqin? Cila ėshtė e vėrteta e vrasjes sė gazetarit Ali Ukaj? Cili ėshtė versioni i SHIK-ut, pėr vrasjen e Ilir Konushevcit? Kur dhe pse filluan ftohjet mes Fatos Nanos e Fatos Klosit? Kur doli nė shesh ambicia e Nanos pėr t’u bėrė president i vendit? A e ka pėrgjuar SHIK-u Nanon, madje edhe jetėn private tė tij, siē ėshtė pėrfolur nė media? Si erdhi deri te shkarkimi i Fatos Klosit nga detyra e shefit tė SHIK-ut?

Llapi
12-06-2006, 11:03
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 7 )




SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi (7)



Klosi: Versioni mė bindės i SHIK-ut pėr vrasjen e Ilir Konushevcit
Kemi dy pista tė mundshme tė vrasjes sė Ahmet Krasniqit

- Njė pistė kishte tė bėnte me sasinė e madhe tė parave qė qarkullonin nė Ministrinė e Mbrojtjes, me ēmimet shumė tė larta qė paguanin pėr blerjen e armatimit tė FARK-ut dhe kazermimin e oficerėve etj. etj., dhe njė pistė tjetėr ishte ajo e lidhur me atė dorėzim fare tė palezetshėm qė bėri ajo brigadė kosovare, me gjithė armatimin e saj tek ushtria serbe, dorėzim i cili edhe brenda FARK-ut krijoi njė situatė jo fort tė kėndshme
- Ftohja e tretė mes meje dhe Nanos: Ai kishte ambicie pėr t’u bėrė president i Shqipėrisė - unė nuk e mbėshtesja


Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 11 qershor - Nė dy versione ka arritur ta sjellė vrasjen e ish-ministrit tė Mbrojtjes nė Qeverinė e Bujar Bukoshit, Shėrbimi Informativ Kombėtar. Sipas ish-shefit tė tij, Fatos Klosit, njė pistė kishte tė bėnte me sasinė e madhe tė parave qė qarkullonin nė Ministrinė e Mbrojtjes, dhe tjetra ishte ajo e lidhur me dorėzimin e njė brigade tė FARK-ut pėrballė forcave serbe nė Kosovė disa ditė para se tė vritej ministri, dorėzim i cili, sipas Klosit “edhe brenda FARK-ut krijoi njė situatė jo fort tė kėndshme”. I akuzuar pėr vrasjen e gazetarit Ali Ukaj, Klosi thotė se Ukaj ėshtė vrarė shumė kohė para se ai tė vihej nė krye tė SHIK-ut dhe kur SHIK-un e udhėhiqte tjetėrkush. Ndėrkaq, pėr vrasjen e Ilir Konushevcit ai thotė qė versioni mė i pranuar pėr SHIK-un ėshtė vrasja e tij nga kriminelė, sekserė armėsh, pėr t’ia marrė ato armė qė Iliri bartte me vete pėr nė Kosovė dhe rishitjen e tyre. Nė pjesėn e shtatė tė intervistės, njeriu i parė i sekreteve nė Shqipėri flet edhe pėr prishjen e tij me Fatos Nanon.

DY PISTAT E MUNDSHME TĖ VRASJES SĖ AHMET KRASNIQIT

EPOKA E RE: A ka pasur informacione SHIK-u se kush e ka vrarė Ahmet Krasniqin?

Klosi: Shiko, nuk ėshtė marrė SHIK-u me hetimin e kėtij problemi. Me ligj i takon Prokurorisė, nuk ėshtė detyrė e SHIK-ut, megjithatė ne kemi qenė tė interesuar, sepse pėr ēdo gjė jonormale qė ndodhte nė Shqipėri, ishim tė detyruar tė jepnim informacione. Mirėpo, me sa di unė, nga Prokuroria asnjėherė nuk u arrit qė tė kapej qoftė edhe njė provė materiale, sado e vogėl, pėrveē pistoletės e cila ishte hedhur, diku pranė vendit tė ngjarjes. Tė gjitha informacionet qė kemi bėrė ne pėr kėtė problem kanė qenė tė mbėshtetura vetėm nė analiza pėr arsyet e mundshme tė kėsaj vrasjeje, por pa arritur nė pėrfundimin se kush mund ta ketė bėrė. Nė mungesė tė fakteve konkrete jemi munduar tė analizojmė tė gjitha konfliktet qė kishte ai si person, tė gjitha konfliktet rrotull tij, e kėshtu me radhė. Ne kemi gjykuar qė dy pista mund tė ishin tė mundshme. Njė pistė kishte tė bėnte me sasinė e madhe tė parave qė qarkullonin nė Ministrinė e Mbrojtjes, me ēmimet shumė tė larta qė paguanin pėr blerjen e armatimit tė FARK-ut dhe kazermimin e oficerėve etj. etj., dhe njė pistė tjetėr ishte ajo e lidhur me atė dorėzim fare tė palezetshėm qė bėri ajo brigadė kosovare, me gjithė armatimin e saj tek ushtria serbe, dorėzim i cili edhe brenda FARK-ut krijoi njė situatė jo fort tė kėndshme, meqenėse ishte rasti i parė qė FARK-u po provohej nė luftė, dhe nė atė rast tė parė, ai formacion dėshtoi. Dhe jo tė gjithė ishin dakord me kėtė, pavarėsisht se tė gjithė ishin oficerė tė FARK-ut. Pati pas kėsaj edhe njė gjest fare tė palezetshėm, do ta quaja, u dekorua komandanti i asaj brigade tė dorėzuar, veprim qė ishte absolutisht i papranueshėm nė ato kushte... u dorėzuan armėt dhe dekorohesh...! Ne nė konkluzionet tona kėto dy pista i quajmė qė kanė lidhje me tė, asgjė tjetėr s’kemi mundur tė gjejmė.

EPOKA E RE: Pra, e keni fjalėn pėr brigadėn e Tahir Zemajt dhe dekorimin e tij?

Klosi: Po, pėr dekorimin e Tahir Zemajt pas dezertimit tė brigadės.

EPOKA E RE: Nė verėn e ’98-ės...

Klosi: Po pra, disa ditė para se tė vritej Ministri. Kėto kanė qenė opinione, analiza qė ne kemi bėrė.

GAZETARI ALI UKAJ ĖSHTĖ VRARĖ SHUMĖ KOHĖ PARA SE TĖ VIJA UNĖ NĖ KRYE TĖ SHIK-UT

EPOKA E RE: Do tė flasim edhe pėr njė vrasje tjetėr. Nė vitin 1997, gjatė ngjarjeve atje, ėshtė vrarė gazetari Ali Ukaj. Ju dhe SHIK-u akuzoheni pėr vrasjen e tij. Keni qenė Ju nė atė kohė shef i SHIK-ut?

Klosi: Unė e kam marrė detyrėn nė fund tė gushtit tė 1997-ės, dhe nuk kam tė bėj fare me atė ngjarje. Dihet kur ka ndodhur ajo vrasje, janė bėrė diskutime tė mėdha.

EPOKA E RE: Pra, ju s’keni qenė shef i SHIK-ut kur ėshtė vrarė Ali Ukaj?

Klosi: Jo, jo.

EPOKA E RE: Kush ka qenė nė atė kohė?

Klosi: Ka qenė ajo faza ndėrmjetėse. Gazidede ka ikur nė fund tė prillit... Nuk e di datėn e saktė kur ėshtė vrarė ai, e di qė shumė kohė para se tė vija unė nė shėrbim sigurisht, dhe ishte njė periudhė kur nė krye tė SHIK-ut janė ndėrruar dy shefa, nė fillim ishte Astrit Kodra e mė pas Arben Karkini. Unė e kam marrė shėrbimin mė 22 gusht tė ’97-ės dhe dua t’iu siguroj se para se ta merrja unė drejtimin e Shėrbimit, nė oborrin e tij nė Tiranė pėr ditė tė tėra janė djegur dokumente dhe materiale qė sigurisht kanė qenė komprometuese pėr ata qė e kishin drejtuar para meje.

NANO KISHTE AMBICIE PĖR T’U BĖRĖ PRESIDENT I SHQIPĖRISĖ. UNĖ NUK E MBĖSHTESJA

EPOKA E RE: Disa vite pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė pason edhe shkarkimi i juaj nga posti i shefit tė SHIK-ut. Kur dhe pse filluan ftohjet mes jush dhe Fatos Nanos?

Klosi: Janė shumė tė vjetra, tė them tė drejtėn, ėshtė fjala pėr ndryshim pikėpamjesh mbi rolin e Kryetarit tė Shėrbimit. Unė e quaja se ishte detyrė e imja ta njoftoja kryeministrin “qė shiko, nė shtetin shqiptar po ndodhin gjėra tė palezetshme”. Punonjės, edhe tė lartė tė shtetit po pėrpiqeshin tė pėrfitonin nga detyra, nė dogana, nė tatime etj. Kėto informacione Nano i quante tė pambėshtetura nė dokumente, e qė rrjedhimisht ishin muhabete pazaresh, me qėllimin e keq, qė unė ta ndaja nga shokėt, ose si tė thuash pėr tė baltosur miqtė e tij. Kjo ka qenė ftohja e parė. Por edhe mė e rėndė u bė situata midis nesh me rastin e 14 shtatorit, kur Nano pasi dha dorėheqjen si kryeministėr, mė kėrkoi ta jepja edhe unė, nė mėnyrė qė pėr atė qė kishte ndodhur ta ndanim fajin bashkė. Natyrisht, nuk e pranova kėtė gjė, meqenėse pretendimi i tij s’ishte i vėrtetė. Ne e kishim paralajmėruar qeverinė se po pėrgatiteshin gjėra tė tilla, jo pėr datėn kur do tė ndodhte, sepse ėshtė absurde tė mendosh se ishte caktuar ndonjė datė, por qė pėrpjekje nga opozita pėr tė organizuar grupe tė armatosura, pėr tė rrėzuar qeverinė po bėheshin. E fundit ka qenė mosaprovimi im i dėshirės sė tij pėr t’u bėrė domosdo president i vendit. Unė isha me opinionin qė ne e kishim njė president, i cili pėr mua ishte shumė serioz, ishte pėrpjekur dhe e kishte bėrė mirė detyrėn. Nuk kishim pse tė nguteshim pėr ta zėvendėsuar atė president, pėr tė realizuar njė dėshirė personale tė Fatosit. Ai e mori shumė seriozisht pėrgjigjen time...

EPOKA E RE: Kur doli nė shesh kjo ambicie e Nanos pėr t’u bėrė president i vendit?

Klosi: Pak javė para se tė bėheshin zgjedhjet presidenciale, nė verėn e 2002-tės. Unė nuk e pėrkraha idenė pėr t’u bėrė president, nė atė moment.

SHIK-U NUK E KA PĖRGJUAR JETĖN PRIVATE AS TĖ NANOS E AS TĖ NDONJĖ POLITIKANI TJETĖR

EPOKA E RE: A e ka pėrgjuar SHIK-u Nanon, madje edhe jetėn private tė tij, siē ėshtė pėrfolur nė media?

Klosi: Absolutisht asnjėherė, absolutisht asnjėherė s’e kam bėrė jo vetėm me Nanon, tė cilin e kam quajtur njė nga politikanėt mė tė rėndėsishėm tė vendit, gjithmonė deputet. Edhe kur s’ka qenė kryeministėr, pra ishte thjesht deputet. Unė e kisha tė ndaluar me ligj, qė pa marrė leje tek Kryetari i Kuvendit tė merresha me cilindo deputet, as me mė tė parėndėsishmin, jo me Nanon, kurrė. As qė mė ka shkuar mendja kurrė. Janė lodra tė shtypit, apo deklarata tė papėrgjegjshme. Unė nė pėrgjithėsi nuk u jam pėrgjigjur akuzave asnjėherė, e kam quajtur pa interes t’i pėrgjigjem ēdo lloj akuze absurde qė bėnte opozita politike apo iks-gazetari.
Por, e them i sigurt se nuk do tė gjendet kurrė nė SHIK qoftė edhe njė rresht i shkruar qė do tė mė pėrgėnjeshtrojė nė kėtė pėrgjigje qė po jap. Kurrė, asnjėherė nuk kam dhėnė asnjė detyrė tė tillė dhe jam i sigurt qė kurrė, asnjėherė, asnjė nga vartėsit e mi nuk e ka bėrė me dijeninė time njė gjė tė tillė. Jo vetėm me Fatos Nanon, por me asnjė nga deputetėt. Nė vitin 1998 kam tentuar t’i kėrkoj Kryetarit tė Kuvendit, z. Gjinushi, lejen pėr dy deputetė, pėr tė cilėt kishim dyshimin se merreshin me organizimin e asaj kryengritjeje tė armatosur qė ndodhi nė ’98-ėn, me rastin e vrasjes sė Azem Hajdarit, dhe Kryetari i Parlamentit nuk ma dha atė leje. “Jo, tė lutem”, mė tha, “mos na ngatėrro, ti e kupton si ėshtė tani situata politike”.

VERSIONI MĖ BINDĖS I SHIK-UT PĖR VRASJEN E ILIR KONUSHEVCIT ĖSHTĖ VRASJA NGA GRUPE KRIMINALE, PĖR T’IA MARRĖ DHE RISHITUR ARMĖT

EPOKA E RE: Po pėr vrasjen e Ilir Konushevcit, dini gjė?

Klosi: Edhe pėr kėtė prokuroria shqiptare ėshtė pėrpjekur. Vrasja ka ndodhur nė njė zonė qė nė njėfarė mėnyre ishte jashtė kontrollit tė shtetit shqiptar. Nė Tropojė, nė gjithė atė zonė tė Qafės sė Malit, nė atė kohė ne kemi pasur probleme tė mėdha. Vetė si Shėrbim kishim dy-tre vetė nė Tropojė dhe nuk guxonim asnjėherė tė ishim legalė, sepse situata ishte e tillė. U pėrpoqėm shumė tė merrnim vesh se cila ishte e vėrteta, nė mėnyrė qė tė dinim edhe ne tė orientoheshim nė ato situata. Edhe pėr kėtė dėgjuam versione tė ndryshme. Versioni mė bindės, i mbėshtetur mbi njė analizė tonėn, ėshtė qė e gjithė ajo ėshtė bėrė nga grupe kriminale pėr t’ia marrė dhe pėr t’i rishitur ato armė, qė ai transportonte gjatė asaj rruge qė bėnte. Ndėrkohė, nė Tropojė kishte shumė njerėz qė i bėnin kėto veprime, pra merreshin me shitjen e armėve dhe nuk ishte e lehtė tė lokalizonim ndokėnd pėr kėtė vrasje, dhe problemi mbeti i pazbardhur. Ishin kohė tė vėshtira, jo qė nuk donim ne, por mundėsitė tona ishin shumė tė kufizuara. Por, thashė, analizat tona ishin se vrasja lidhet me rrėmbimin e armėve qė ai shoqėronte, nė gjuhėn e policisė kėto quhen vrasje “pėr motive tė dobėta”.

NĖ NUMRIN E ARDHSHĖM:

Kush e kishte lajmėruar Azem Hajdarin, se po pėrgatitej vrasja e tij? A ka qenė i njoftuar Sali Berisha pėr vrasjen e Azem Hajdarit? Cili ka qenė roli i SHIK-ut nė luftėn nė Maqedoni dhe nė Luginė tė Preshevės? Ēfarė raportesh ka tani Fatos Klosi me Fatos Nanon dhe Sali Berishėn? Pse Klosi mendon sė njė bashkim i shėrbimeve informative nė Kosovė do tė ishte i gabuar? Pse Klosi rrezikun mė tė madh pėr shqiptarėt nė Ballkan e sheh nga mendjemadhėsia dhe arroganca e politikanėve diletantė?

DYDRINAS
12-06-2006, 13:49
Klosi ose nuk do ose nuk e di te verteten e atyre viteve!
Kjo tregon se ai ka frike nga e verteta ose rasti i dyte se ai ka qene vetem nje kukull drejtuese. Kete te dyten e besoj me teper, sepse dikush tjeter i ka luajtur te gjitha rolet ne ate kohe.
Ai i kapercen ngjarjet ne menyre te percipte.
Ndersa Llapi pa dashur te hapi nje polemike personale me ty, desheroj te tregoj se ti dhe ata qe jane pas teje i dini ngjarjet me mire se Klosi.
Ai qe i ka percjelle nga afer ato kohe di shume gjera, por nuk eshte ne interesin e askujt qe te mirren shqiptaret me ato ngjarje ne kohen e sotme.
Me e ndershme do te ishte ti liheshin arkivave dhe historise.

Era1
13-06-2006, 13:45
Me sa di une sekretet nuk tregohen.
Ky Klosi paska qene gabimi me i madh ne drejtim te SHIK sepse ai nuk e dika vleren e sekretit qe me duket se eshte parimi kryesor i SHIK.

Antimafia
13-06-2006, 19:07
...

F.Nano: Mos u bėj merak se nuk do tė zhgėnjej, por pėr pak desh harrova. Kam dėgjuar se ato tė Bukoshit janė lidhur me Saliun, kėshtu qė mund tė na prishin pazaret.
F.Abdiu: Pėr ēfarė e ke fjalėn?
Kamarierja: A do porosisni diēka tjetėr?
F.Nano: Ik ore pirdhu ti. Na bėj llogarinė.
F.Abdiu: Do paguaj unė se kam sebep.
F.Nano: Unė e kam lajmin mė tė mirė se ti. Do fitojmė para.
Mbaji, mbaji ti kamariere. Pėr ēfarė e kishe fjalėn Fehmi?
F.Abdiu: Mendoj qė do pėrzihen dhe ata nė lojėn e armėve dhe me siguri qė do na prishin pazaret, ose akoma mė keq mund tė na bėjnė gjėmė tė madhe.

F.Nano: Faktikisht nė njė farė mėnyre t'i ke tė drejtė. Por jo pėr atė kafshėn. Dikush tjetėr ėshtė pėrzier nė kėtė histori. Ai shkėrdhatė mė bėn tė mendohem pak. Klosi mė ka thėnė se kanė bėrė njė lidhje me njė deputet tė PD-sė, por akoma nuk di gjė tė saktė. Sipas tij, bėhet fjalė dhe pėr njė lidhje pėr Ahmet Krasniqin. .
Por Klosi ėshtė kurvė e keqe, intrigė e gjallė. Sidoqoftė deri tani, ēdo gjė ėshtė nė kontroll, por nuk jam plotėsisht i sigurtė. Prandaj ia kam lėnė nė dorė kėtij pisi qė edhe po ndodhi gjė, ta ēoj nė tė s'ėmės. Nejse ku e lamė?
F.Abdiu: Mbaruam. Unė jam gati qė nė janar tė paraqes nė Kuvend, kėrkesėn pėr shfuqizimin e ligjit.

...

Toni Malsori
13-06-2006, 20:11
Dhashtė Zoti qė ne tė jemi gjall, e sigurishtė sė qdo vrasje misteriozo do zbulohet mė kohė, kėtu nuk kam dyshim aspak, ashtu siq nuk kam dyshim sė ata qė vran janė duke i bėrė pėrpjekjet e fundit pėr ti humbur gjurmėt, qofshin tė LDK-es, PDK-ės, AAK-ės apo...? Edhe Sala do e ketė fjalėn por vetėm mė kohė, ndaj durim Llapi, sė mė ardhjen e pavarėsisė do sqarohėn edhe gjėra tė tjera e jo vetėm vrasjet...

Dardan po qka po pritni burr pasi qe ju i dini vrasesit si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove jan ne pushtet sala qe ter kohen rrugve te tiranes sa ishte opozit pallte se i dim vrasesit e tani se burgos asnji gjithashtu edhe ne Kosove ldk-ucat nuk lenin vrasje pa ja lan krahut kundershtar politik tni qe vet qeverisin vet e kan gjygjin e policin dhe ministrin e mbrendshem nuk bejn za pasi qe dihet se vet pisat i kan ba do tu vie koha ketyre perqarsve ketyre vrasve ketyre kriminelve ketyre genjeshtarve qe nji dit vet do te futen ne biruc.

Llapi
22-06-2006, 13:21
SUPEREKSKLUZIVE: Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, FATOS KLOSI ( 8 )



SUPEREKSKLUZIVE: Njeriu i sekreteve zbulon sekrete - Flet pėr “Epokėn e re”, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi (8)



KLOSI: KOSOVĖS I DUHET SHĖRBIM I RI INFORMATIV

Situata e sotme nė Kosovė ėshtė shumė delikate

- Azem Hajdari e dinte se po pėrgatitej atentat ndaj tij
- U shkarkova, sepse nuk iu binda Fatos Nanos
- Me Nanon e Berishėn, asnjė raport
- Luftėn nė Maqedoni nuk e ndihmuam sa nė Kosovė


Pėrgatitėn : Burim Etemaj e Musli Krasniqi



Prishtinė, 12 qershor - Nė pjesėn e tetė dhe tė fundit tė intervistės, Fatos Klosi ka rrėfyer pėr vrasjen e Azem Hajdarit, paralajmėrimet e SHIK-ut pėr jetėn nė rrezik tė tij, e madje bėrjen me dije edhe Sali Berishės. Duke e bėrė njė krahasim ndėrmjet rolit tė SHIK-ut gjatė luftės nė Kosovė dhe asaj nė Maqedoni dhe Luginė tė Preshevės, Klosi pranon rolin mė tė paktė tė Shėrbimit nė dy luftėrat e fundit. Ai flet prapė pėr prishjen e tij me Fatos Nanon, politikėn e kryeministrit Sali Berisha, gjendjen nė Kosovė dhe idenė e krijimit tė shėrbimit tė ri informativ tė Kosovės, jashtė shėrbimeve aktuale qė ekzistojnė.

AZEM HAJDARI E DINTE SE PO PĖRGATITEJ ATENTAT NDAJ TIJ

EPOKA E RE: Pėrmendėt vrasjen e Azem Hajdarit. Keni vėrejtur nė njėfarė mėnyre pėrgatitjet pėr vrasjen e tij?

Klosi: Po, nė Tropojė pėr kėtė flitej pothuaj hapur dhe kemi rėnė nė kontakt me kėto informacione tre-katėr muaj para se tė vritej.

EPOKA E RE: A ka ndėrmarrė masa SHIK-u?

Klosi: Unė s’mund tė merrja masa, unė kam lajmėruar ministrin e Brendshėm tė asaj kohe, dhe e di qė ministri e ka lajmėruar Azem Hajdarin: “Kujdes, se nė Tropojė po pėrgatiten pėr tė tė vrarė”. Dhe Azemi e dinte kėtė gjė, dhe, nė pėrgjithėsi, lėvizte i mbrojtur. Nė Tropojė tentoi tė shkonte njėherė, dhe ndodhi plagosja e atij gazetarit qė e shoqėronte dhe e dikujt tjetėr, dhe mė nuk shkoi nė Tropojė. Ne nuk dinim asgjė se kur do ta bėnin, por ne po arrinim tek informacionet... sepse ata qė po pėrgatiteshin nuk e bėnė edhe aq fshehur kėtė gjė. Motivi sipas tyre qe pėr hakmarrje, dhe nė hakmarrje, ta bėsh vrasjen pa e marrė vesh njeri, ėshtė njėlloj sikur nuk e ke bėrė, duhet ta marrin vesh njerėzit qė ti e bėre “detyrėn”.

EPOKA E RE: Po Sali Berisha a ka qenė i njoftuar pėr vrasjen e Azem Hajdarit?

Klosi: Sigurisht qė po.

U SHKARKOVA, SEPSE NUK IU BINDA FATOS NANOS

EPOKA E RE: Edhe njėherė kthehemi te largimi juaj nga detyra. A konsideroni se keni bėrė ndonjė shkelje qė jeni shkarkuar nga detyra e shefit tė SHIK-ut?

Klosi: Absolutisht jo.

EPOKA E RE: Pse u shkarkuat atėherė?

Klosi: U shkarkova meqenėse nuk iu binda Fatos Nanos, meqenėse ai mendonte se kisha punuar kundėr tij.

EPOKA E RE: Ka edhe ndonjė arsye tjetėr?

Klosi: Asnjė arsye tjetėr dhe Nano kishte tė drejtė, plotėsisht tė drejtė, nuk mund tė punonte me njė shef tė SHIIK-ut tė cilit s’i besonte mė, tė cilin s’e konsideronte tė vetin. Unė nuk e kam merak pse mė hoqi Fatos Nano, por ajo ēka ndodhi mbrapa mė ka lėnė shije shumė tė hidhur, pra se jo pse mė hoqi, nuk mė do, normal, shefat nuk mund tė punojnė me njė Shef Shėrbimi qė s’e duan. Unė punova edhe me Majkon qė nuk mė donte, por mė donte presidenti tė paktėn. Nga dy personat qė kishin tė bėjnė me punėn time, njėri mė pėrkrahte, kurse tjetri nuk mė donte dhe u mbyll nė favorin tim ajo punė. Kurse kur erdhi Nano kryeministėr, ia mbushi mendjen edhe presidentit, ndoshta ishte njė marrėveshje e bėrė mė parė sepse para se tė bėhej president e pyetėn ‘do ta heqėsh filanin?’ dhe ai tha “po”.
Por ato qė ndodhėn prapa, akuzat qė u bėnė kundėr meje pėr tė demonstruar se kish qenė SHIK-u ai qė i kishte prishur marrėdhėniet midis Nanos dhe Berishės pėr vite me radhė, ėshtė njė absurditet qė nuk e besoi asnjė prej shqiptarėve normalė. Unė paskam qenė ai qė i kam prishur ata tė dy? Po tani, po mė vonė, kur u prishėn prapė? Pas largimit tim nga Shėrbimi, u hoqėn pothuaj tė gjithė drejtorėt qendrorė dhe ata tė bazės. Pyeti se pėrse i kanė hequr dhe pėrse janė ende pa punė, tė gjithė drejtorėt mė tė rėndėsishėm tė SHIK-ut? Cili ėshtė ai shqiptar qė pranon tė bashkėpunojė sot me SHIK-un, kur drejtorėt mė tė rėndėsishėm hiqen brenda natės me njė urdhėr tė thjeshtė tė njė kryeministri, duke qenė i dehur. Kjo ėshtė fatkeqėsia qė ka ndodhur. SHIK-u e humbi ēdo lloj besimi nė sy tė shqiptarėve dhe pa pasur shqiptarėt besim ndaj Shėrbimit, pėrveē horrave qė pėr pare mund tė afrohen e tė bashkėpunojnė e qė s’i duhen as dreqit, asnjė tjetėr nuk do tė pranojė tė futet nė rrjetin e shėrbimit dhe, njė shėrbim pa njė rrjet informativ ėshtė i mbaruar, s’ėshtė shėrbim, mbetet vetėm institucion i cili ka ndėrtesa qė dihet ku janė, por qė nuk bėn dot asgjė.

ME NANON E BERISHĖN, ASNJĖ RAPORT

EPOKA E RE: Ēfarė raportesh keni tani me Nanon?

Klosi: Asnjė raport.

EPOKA E RE: Po me Berishėn?

Klosi: Asnjė raport.

EPOKA E RE: Por, megjithatė, ishit ju ai qė ia mundėsuat Berishės njė takim me Xhavit Halitin nė Tiranė?

Klosi: ???

EPOKA E RE: Dhe a u takuan Berisha me Xhavit Halitin?
Klosi: ???

EPOKA E RE: Pse nuk ishte realizuar pas luftės vizita e Sali Berishės nė Kosovė?

Klosi: Ato kanė qenė motive jo shqiptare, ishin probleme kosovare. Me sa mė kujtohet, UNMIK-u i ka ēuar fjalė Berishės se nuk ishte momenti i pėrshtatshėm pėr ta vizituar Kosovėn. Kjo punė nuk kishte lidhje me SHIK-un. Ne nuk kishim asnjė kompetencė me i thėnė qoftė dhe njė shqiptari, shko ose mos nė Kosovė.

EPOKA E RE: Si e vlerėsoni qeverisjen e Sali Berishės?

Klosi: Ėshtė njė qeverisje e dėshtuar qė nė muajt e parė.

SITUATA E SOTME NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ SHUMĖ DELIKATE

EPOKA E RE: A keni kontakte me politikanė shqiptarė nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, cilėt nga ta do t’i veēonit dhe vlerėsonit aktualisht?

Klosi: Natyrisht kam kontakte, qė janė mė shumė miqėsore. Do tė ishte e gabuar qė unė tė bėj vlerėsime publike tė politikanėve, se “gojėt e liga” do tė bėnin komente nga mė absurdet.

EPOKA E RE: Sa i pėrcillni rrjedhat politike nė Kosovė dhe a mund tė na jepni gjykimin tuaj pėr pozitėn aktuale tė Kosovės?

Klosi: I pėrcjell me shumė vėmendje. Situata e sotme ėshtė shumė delikate dhe kėrkon njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe nga klasa politike kosovare. Gjithēka duhet bėrė nė funksion tė qėllimit final, ēdo qėllim tjetėr duhet konsideruar i parėndėsishėm nė krahasim me tė parin.

EPOKA E RE: Kosova e pavarur nė fillim tė 2007-ės. Ēka mė tej? Drejt BE-sė, Kosova si entitet i veēantė, apo bashkė me Shqipėrinė dhe shqiptarėt e tjerė?

Klosi: Evropa e bashkuar ka bėrė vėllezėr edhe armiqtė e vjetėr (gjermanėt me francezėt apo anglezėt), jo mė shqiptarėt e shteteve tė ndryshėm ballkanikė, prandaj duke pasur parasysh se familja evropiane ėshtė mė e madhe dhe mė e sigurt; le tė pėrpiqemi tė pranohemi si vėllezėr tė tyre.

EPOKA E RE: Ēka i kėrcėnon tani pėr tani shqiptarėt nė Ballkan, dhe shtetet ballkanike pėrgjithėsisht?

Klosi: Mendoj se rreziku i mė i madh janė mendjemadhėsia dhe arroganca e politikanėve diletantė.

EPOKA E RE: Jeni zyrtar i LSI-sė. Cili ėshtė roli juaj nė kėtė parti?

Klosi: Prej formimit tė LSI-sė militoj nė radhėt e saj. Jam Kryetar i LSI-sė pėr njė rajon tė Tiranės dhe anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes.

EPOKA E RE: Keni ambicie pėr tė ardhmen...?

Klosi: Nuk do t’i quaja ambicie, pėr tė anashkaluar sensin pezhorativ tė kėsaj fjale. Unė mendoj dhe sė bashku me shokėt, po punojmė qė LSI tė bėhet njė faktor i rėndėsishėm nė Shqipėri, i bindur se kjo do tė kishte njė impakt pozitiv nė politikėn, tashmė arkaike, tė dy partive tė mėdha. (FUND)


KOSOVĖS I DUHET SHĖRBIM I RI INFORMATIV, JO BASHKIM I ATYRE AKTUALĖ

EPOKA E RE: Z. Klosi, Kosova ende nuk e ka zyrtarisht shėrbimin e saj informativ tė njohur nga institucionet e vendi dhe ato ndėrkombėtare. Bashkėsia ndėrkombėtare po bėn pėrpjekje pėr krijimin e njė shėrbimi tė ri. Kėtu po bėhet njė luftė politike ndėrmjet shėrbimeve tė ndryshme vepruese (rivale) pėr tė dominuar nė kėtė shėrbim. Si i shihni ju rrjedhat nė kėtė drejtim, mund tė ketė njė bashkim tė kėtyre organizatave nė njė shėrbim tė vetėm; kėto tė lihen jashtė kėtij shėrbimi dhe ai tė bartė me vete njerėz krejtėsisht tė rinj, mund tė merren elementė nga tė dyja palėt, apo si?

Klosi: Njė bashkim i atyre qė ekzistojnė do tė ishte i gabuar pasi ata qė do tė formojnė shėrbimin e ri, do tė vinin nga filozofi dhe eksperienca tė ndryshme, nga synime tė ndryshme, diferenca qė do tė krijonin probleme tė brendshme pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė shėrbim. Kėta njerėz, qė sot militojnė nė grupime tė ndryshme politike, do ta mbanin peng tė politikės shėrbimin. Pėr mua, zgjidhja mė e mirė, pėr tė mirėn e Kosovės, do tė ishte ndėrtimi i njė shėrbimi tė ri, me njerėz tė rinj. Dhe shėrbimet aktualė, po qė se duan ta ndihmojnė, le t’i kalojnė atij arkivat ose njė pjesė tė arkivave tė tyre.

PĖR LUFTĖN NĖ MAQEDONI DHE NĖ LUGINĖ TĖ PRESHEVĖS

EPOKA E RE: Kemi folur pėr rolin e SHIK-ut gjatė luftės nė Kosovės. Cili ka qenė roli i tij nė luftėn nė Maqedoni dhe nė Luginė tė Preshevės?

Klosi: Pėr Preshevėn kontributi ka qenė i paktė, informacione i kemi dhėnė qeverisė shqiptare, kurse pėr Maqedoninė jemi pėrpjekur qė tė ndėrmjetėsojmė pėr tė ftohur gjakrat, t’i mbėshtesim ata shqiptarė qė ishin racionalė me veprimet e tyre.

EPOKA E RE: A e keni ndihmuar luftėn e shqiptarėve nė Maqedoni?

Klosi: Jo sa nė Kosovė. Atje situata ishte ndryshe nga Kosova. Nė Maqedoni zgjidhja racionale ishte tjetėrfare, prandaj edhe kontributi ynė ishte tjetėrfare. Megjithatė, detyrat u kryen, sepse forcat ēlirimtare edhe nė Maqedoni u pranuan nė tryezėn e bisedimeve dhe ajo qė u arrit ėshtė pozitive.

Ozzy
23-06-2006, 13:04
F.Nano: Mos u bėj merak se nuk do tė zhgėnjej, por pėr pak desh harrova. Kam dėgjuar se ato tė Bukoshit janė lidhur me Saliun, kėshtu qė mund tė na prishin pazaret.
F.Abdiu: Pėr ēfarė e ke fjalėn?
Kamarierja: A do porosisni diēka tjetėr?
F.Nano: Ik ore pirdhu ti. Na bėj llogarinė.
F.Abdiu: Do paguaj unė se kam sebep.
F.Nano: Unė e kam lajmin mė tė mirė se ti. Do fitojmė para.
Mbaji, mbaji ti kamariere. Pėr ēfarė e kishe fjalėn Fehmi?
F.Abdiu: Mendoj qė do pėrzihen dhe ata nė lojėn e armėve dhe me siguri qė do na prishin pazaret, ose akoma mė keq mund tė na bėjnė gjėmė tė madhe.

F.Nano: Faktikisht nė njė farė mėnyre t'i ke tė drejtė. Por jo pėr atė kafshėn. Dikush tjetėr ėshtė pėrzier nė kėtė histori. Ai shkėrdhatė mė bėn tė mendohem pak. Klosi mė ka thėnė se kanė bėrė njė lidhje me njė deputet tė PD-sė, por akoma nuk di gjė tė saktė. Sipas tij, bėhet fjalė dhe pėr njė lidhje pėr Ahmet Krasniqin. .
Por Klosi ėshtė kurvė e keqe, intrigė e gjallė. Sidoqoftė deri tani, ēdo gjė ėshtė nė kontroll, por nuk jam plotėsisht i sigurtė. Prandaj ia kam lėnė nė dorė kėtij pisi qė edhe po ndodhi gjė, ta ēoj nė tė s'ėmės. Nejse ku e lamė?
F.Abdiu: Mbaruam. Unė jam gati qė nė janar tė paraqes nė Kuvend, kėrkesėn pėr shfuqizimin e ligjit.


te shofim se cfare do te na beje sala me olldashin tani.....
kohe dhe shansi i dyte i erdhen ..........

Llapi
06-07-2006, 02:09
Flet ish-shefi i SHISH, Klosi: Celularėt cėnojnė sigurinė kombėtare. Absurde qė

AMC ēon nė Greqi sekretet e telefonatave tona




TIRANE (6 Korrik) Pėr dy vite me radhė, kompania e telefonisė celulare AMC, e realizon llogaritjen e faturave tė abonentėve me kontratė nė Greqi. “Gazeta Shqiptare” publikoi njė ditė mė parė kėtė fakt, sipas tė cilit, pėr tė bėrė njė pėrllogaritje tė faturave, AMC-ja dėrgon nė mėnyrė elektronike pranė selisė qendrore tė “Cosmote”, nė Greqi, “CDR” (Call data records) qė pėrbėhet nga tė gjitha detajet mbi telefonatat e kryera nga politikanėt, biznesmenėt dhe VIP-at shqiptarė, tė cilėt pėrdorin celularin AMC me kontratė. Njė praktikė e tillė bėn tė vendoset nė rrezik tė gjitha sekretet e krerėve tė institucioneve shtetėrore shqiptare. Nėpėrmjet “CDR”-sė ėshtė e mundur tė dihet se kush i ka telefonuar, nė ēfarė ore, pėr sa kohė ka folur dhe mund tė dihet edhe ku ndodhej nė momentin qė ka kryer telefonatėn ose numrat e telefonave tė personave qė i kanė telefonuar. Dhe tė gjithė kėto tė dhėna mjaft tė rezervuara pėrfundojnė jashtė vendit. Ish-kreu i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Fatos Klosi, e sheh me mjaft shqetėsim kėtė praktikė tė ndjekur nga AMC. “Me kėtė procedurė tė kompanisė celulare ėshtė cėnuar siguria kombėtare”, deklaroi Klosi nė njė intervistė nė News 24, pėr emisionin “Vila 24”, pėr gazetarin Gerti Shella. Sipas tij, fakti qė kompania nuk e kryen pėrllogaritjen e faturave brenda vendit duke vazhduar nxjerrjen e kėtyre tė dhėnave nė Greqi ėshtė mjaft i dyshimtė.

Z. Klosi, mendoni se nxjerrja e tė dhėnave tė telefonatave tė kryera nė vendin tonė dhe dėrgimi pėr pėrpunim nė Greqi, pėrbėn cėnim tė sigurisė kombėtare, duke pasur parasysh qė pėrpunohen tė dhėnat si tė ēdo qytetari edhe tė Kryeministrit, apo edhe Presidentit tė vendit?
Para se t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, unė do tė thosha qė ėshtė argument serioz fakti qė tė dhėnat shkojnė nė Greqi pėr t’u pėrpunuar dhe pėr tė bėrė faturat e pagesės. Eshtė njė procedurė shumė e thjeshtė pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, dhe kėtė mund t’ua thonė edhe operatorėt privatė tė vegjėl, tė cilėt me njė central tė thjeshtė arrijnė qė ta bėjnė kėtė pėrpunim. Do tė thoni se AMC-ja ėshtė njė central shumė i madh? Kjo nuk prish asnjė punė, pasi, cilėsisht ėshtė i njėjti problem; si volum pune mund tė jetė mė shumė, prandaj mė duket absurde qė tė pėrdoret argumenti se shkojnė nė Greqi pėr t’u pėrpunuar. Nuk e di se ēfarė pajisjeje paskan grekėt mė shumė, pasi unė mendoj se faturimi ėshtė proēes shumė i thjeshtė dhe bėhet nga njė soft qė tė jep menjėherė tė dhėnat qė do. Pas kėsaj, fakti qė pėrdorin njė argument aspak serioz, mė bėn tė dyshoj pse duhet tė gėnjejnė. Mesa duket, ka njė gjė mė tė madhe nga mbrapa, si puna e ferrės sė vogėl qė fsheh njė lepur tė madh. Mesa duket ky ėshtė argumenti mė i thjeshtė dhe mė i besueshėm nga qytetarėt; se i ēojmė pėr tė bėrė pėrpunimin e faturave. Unė nuk dua ta besoj kėtė gjė.

Kjo e cėnon sigurinė kombėtare apo jo?
Sigurisht qė e cėnon. Kjo, nėse do tė kemi ndonjė koncept tė sigurisė kombėtare.

Pse e thoni koncept tė sigurisė kombėtare? Tek e fundit, jemi njė shtet sovran me sekrete apo jo...?
Po, nuk e kam vėnė nė dyshim sovranitetin e shtetit tonė. Tė gjitha shtetet sovrane kanė gjėra qė duhet t’i ruajnė.

Pra njė shtet pa sekrete...?
Duhet tė ketė sekrete. Unė kam frikė se kemi shumė pak ose nuk kemi fare. Ne gjithmonė kemi pasur njė farė servilizmi patologjik pėr tė gjithė tė huajt qė i quajmė miq dhe ua tregojmė tė tėra. Nuk e di se ēfarė ka mė nė kėtė shtet qė nuk u ėshtė treguar tė huajve.

Ju tani nuk jeni mė kryetar i SHISH-it,....
Jo se nuk jam mė shefi i shėrbimit. Unė kėtė koncept e kam pasur me kohė, nuk lidhet me faktin se kam ikur pėr tė bėrė deklarata tė tilla. Duke qenė shef i shėrbimit, unė shumė gjėra i kam mėsuar nga tė huajt fatkeqėsisht. Ndonjėherė dinin ata mė shumė sesa ne, ose kishin mė shumė miq se ne. Dhe politikanėt nuk na quanin miq dhe ndonjė tė huaj qė pretendonin se do ta kishin mik, i thoshin gjėra tė tilla. Dhe duke kaluar informacionin nėpėr kryeqytetet e Evropės, krijonin rreth tė mbyllur dhe vinin sėrish tek ne .

Duke qenė shef i shėrbimit dhe realisht sot jeni njė qytetar. A ndiheni tė pėrgjuar nė telefon?
Jo unė nuk e ndjej veten tė pėrgjuar, por mendoj se po tė duan, mund tė mė pėrgjojnė shumė kollaj.

Mendoni se nė tė njėjta pozita janė edhe Presidenti dhe kryetari i Kuvendit etj...?
Njėlloj fare. Unė nuk njoh ndonjė strukturė qė mund tė mbrojė komunikimet e Kryeministrit, nė krahasim me ato tė njė qytetari, pasi janė tė njėjtėt operatorė. Madje do tė thosha se ėshtė shumė mė e lehtė, pasi numrat e tyre dihen, sepse janė me kontratė dhe ėshtė mė e vėshtirė pėr tė pėrgjuar njė numėr me parapagesė, se kėrkon mė shumė punė pėr tė bėrė identifikimin.

Ju keni qenė njė profesionit i sekretit shtetėror. A i kompromentoni funksionet publike, nisur nga fakti qė telefonatat e tyre janė tė lexueshme diku?
Nė gjykimin tim po. Ēdo shtet ka disa gjėra tė veta, tė cilat duhet t’i mbrojė nga miqtė apo armiqtė.
Dikur na kanė dhėnė njė argument tjetėr. Ne morėm vesh se pasi u privatizua shėrbimi i telefonisė celulare, iu kėrkua Albtelekomit nga AMC-ja, njė kanal shumė i fuqishėm lidhjeje mes centralit kėtu dhe Athinės. U kėrkua njė kanal shumė i fuqishėm. Pretendimi ishte qė tė pėrdorej centrali i Athinės; nėse ky kėtu do tė prishej, tė mund tė pėrdorej ai, nė mėnyrė qė qytetarėt shqiptarė tė mos mbeteshin pa kėtė shėrbim.

A ėshtė dhėnė ky kanal?
Po kanali ėshtė dhėnė dhe ėshtė marrė me qira nga AMC-ja.

Ēdo tė thotė kanal shumė i fuqishėm?
Kanal nėpėr tė cilin mund tė bredhė informacion shumė i madh, njėkohėsisht 2 mijė telefonata dhe t’i dėrgosh atje.

A ka nė dorė instrumente shteti shqiptar, pėr t’i mbajtur nėn kontroll tė tilla gjėra?
Jo nuk ka asnjė lloj instrumenti.

Po nga vendet partnere, a ka pasur ndihma tė tilla?
Shteti shqiptar, deri vonė ka qenė i paaftė pėr tė marrė informacione pėr veten e vet dhe jo mė tė bėnte kontrollin e kėtyre kompanive. Madje, deri vonė ishim me njė sistem tė keq, me njė sistem manual. Modernizimi u bė pas futjes sė kompjuterėve, pėr tė bėrė pėrgjimin on-line. Kurse tani sistemi ėshtė nė njė sistem tėrėsisht dixhital dhe ėshtė shumė e thjeshtė pėr tė bėrė njė pėrgjim. Mua mė shumė mė tremb abuzimi qė mund tė bėjnė ata qė janė tėrėsisht jashtė kontrollit, kompanitė operatore, pasi ato janė jashtė kontrollit.

Kush e garanton shtetasin shqiptar, zyrtarin apo funksionarin e lartė shqiptar, qė njė sistem tjetėr i pavarur nuk e pėrgjon atė?
Shtetasi shqiptar ėshtė tėrėsisht i pambrojtur nga pėrgjimet e operatorėve telefonikė, sepse pėr sa kohė qė edhe ata tė shprehen pėr mirėbesim, njė gjė e tillė ėshtė e pakontrollueshme sėrish.

Cila janė instrumentet qė shteti shqiptar do tė pėrdorė, pėr tė mėsuar nėse pėrgjohet apo jo telefoni i njė Kryeministri p,sh.?
Ne nuk kemi asnjė lloj mjeti pėr tė bėrė verifikime tė tilla. Ata janė shumė tė lirė pėr tė bėrė pėrgjimet e kujtdo.

Mendon se ndoshta tani tė gjithė duhet ta dėgjojnė se siguria kombėtare nuk ėshtė mė e sigurt....?
Unė uroj qė po, por mendoj se askush nuk e ka mendjen pėr kėtė gjė... e kanė mendjen pėr tė tjera gjėra.

(Gazeta Shqiptare/Balkanweb)