USAID: Nė Shqipėri mjekėt, gjyqtarėt dhe deputetėt, mė tė korruptuarit [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : USAID: Nė Shqipėri mjekėt, gjyqtarėt dhe deputetėt, mė tė korruptuarit


DYDRINAS
06-06-2006, 14:35
USAID: Nė Shqipėri mjekėt, gjyqtarėt dhe deputetėt, mė tė korruptuarit
Armand Mero, Tiranė
06-06-2006


Nė Shqipėri mjekėt, gjyqtarėt dhe deputetėt konsiderohen si ndėr mė tė korruptuarit ndėrkohė qė besimi i qytetarėve nė institucionet publike vazhdon tė mbetet mjaft i ulėt. Kėto janė pėrfundimet e njė sondazhi tė kryer pas disa vrojtimesh me kategori tė ndryshme nė tė gjithė vendin, pjesė e njė studimi tė financuar nga USAID dhe i mbėshtetur nga ekspertė amerikanė. Po ashtu nė bazė tė kėtij sondazhi sistemi i drejtėsisė vazhdon tė shihet si mė problematiku pėr shkak tė nivelit tė lartė tė korrupsionit.

Nė Tiranė u bėnė sot publike rezultatet e sondazhit "Korrupsioni nė Shqipėri", njė vrojtim i mbėshtetur nė intervistat e mbi tre mijė shqiptarėve nė 10 qytetet tė vendit, tė cilėt pėfaqėsojnė kategori dhe nivele tė ndryshme shoqėrore.

Sondazhi vlerėsohte tė jetė mė i madhi i kėtij lloji i kryer ndonjėherė nė vend. Ai ėshtė realizuar nė periudhėn dhjetor 2005 - janar 2006. Ai praktikisht ka rikonfirmuar edhe njė herė shqetėsimin e madh dhe perceptimin qė qytetarėt kanė pėr shtrirjen e fenomenit tė korrupsionit.

Sipas pėrgjigjeve tė dhėna, doganierėt, punonjėsit e tatimeve, mjekėt, gjyqtarėt dhe deputetėt janė vlerėsuar si kategoritė mė tė korruptuara, ndėrsa Presidenti i Republikės, drejtuesit fetarė dhe ushtarakėt vlerėsohen si figurat mė tė ndershme. Ndonėse ka patur njė pėrmirėsim krahasuar me vitin 2004 pėr deputetėt, ministrat e gjyqtarėt, sėrish perceptimi pėr ta mbetet nė nivele tė ulta.

Nė sytė e qytetarėve shqiptarė, korrupsioni i lartė ka ēuar edhe nė besimin e ulėt tė tyre te institucionet, ku sindikatat dhe partitė politike janė nė vend tė fundit pėr nivelin e besimit qė ato ngjallin. Sipas sondazhit, megjithatė, nė vitin 2005-2006 ka patur njė rritje tė besimit nė sistemin politik megjithatė ajo ėshtė prapė nėn mesin e shkallės sė vlerėsimit.

Por sistemi i drejtėsisė, veēanėrisht gjyqėsori, nuk ushqejnė besim te publiku, se mund tė ndėshkojnė kriminelėt. Mė pak se gjysma e viktimave e raportojnė krimin. Arsyeja kryesore mė e shpeshtė e pėrmendur nga ata qė nuk raportojnė, ėshtė se nuk ja vlen.

Praninė e ndjeshme tė korrupsionit nė gjykata e pranojnė edhe vetė gjyqtarėt e intervistuar, ku mė shumė se gjysma e tyre mendojnė se ky fenomen ėshtė njė problem serioz dhe se avokatėt i takojnė ata jashtė gjykatės pėr tė ndikuar tek vendimet e tyre.

Rryshfeti, ose paratė qė shqiptarėt detyrohen tė paguajnė pėr tė siguruar shėrbimet nga administrata, vazhdojnė tė jenė njė fenomen shqetėsues dhe i pėrhapur. Pėrqindja e atyre qė thonė se iu ėshtė dashur tė paguajnė nėn dorė pėr mjekė, apo infermierė ėshtė shumė mė e madhe se sa pėr kategoritė e tjera.

Nė krahasim me vitin 2004, nė vitin 2005 ėshtė vėnė re njė pėrmirėsim i dukshėm nė administratėn publike. Megjithatė, vetė nėpunėsit civilė tė intervistuar, pranojnė se qė dikush tė marrė njė kontratė prokurimi, ėshtė i detyruar tė paguajė pėrgjithėsisht 10 pėrqind tė vlerės sė kontratės, por edhe mė shumė.

Pagesa e rryshfeteve ndaj nėpunėsve publikė duket se ėshtė mė e shpeshtė nė sektorin publik dhe ndėrmjet biznesmenėve vendas, ndėrkohė qė perceptimi pėr rryshfete nga investitorėt e huaj dhe organiztata ndėrkombėtare ėshtė shumė mė i ulėt.

Duke folur nė prezantimin e pėrfundimeve tė Sondazhit, ambasadorja amerikane nė Tiranė Marsi Ris, tha mbėshtetja e publikut pėr veprim kundėr korrupsionit ėshtė rritur dhe se shumė politika tė reja janė formuluar dhe janė kthyer ne ligje, por se zbatimi i tyre saktėsoi ajo, ėshtė pjesa mė e vėshtirė e procesit dhe ka nevojė tė bėhet shumė punė:

"Ajo nuk mund tė jetė e suksesshme, nėse mungon njė konsensus dhe bashkėpunim i vėrtetė nga ana e tė gjitha forcave politike dhe mė tepėr transparencė ndėrmjet qytetarėve dhe qeverisė. Nga pėrparimi i vėrtetė nė luftėn kundėr korrupsionit varen shumė gjėra"- shpjegoi ambasadorja Ris, duke pėrmendur kėtu anėtarėsimin nė NATO, hyrjen nė BE apo nė pėrgjithėsi, njė jetė mė tė mirė pėr qytetarėt shqiptarė.

"Duke patur parasysh sa gjėra tė rėndėsishme janė nė lojė - saktėsoi ambasadorja amerikane - ēdo mjet i disponueshėm duhet tė pėrdoret pėr tė luftuar korrupsionin".

Zeri i Amerikes

RoniSotiri
06-06-2006, 15:00
Uuu ēa "skupi" :-)