Berisha dhe Topalli vizitojnė Shkodrėn [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Berisha dhe Topalli vizitojnė Shkodrėn


Xhuxhumaku
24-05-2006, 19:36
Dyshja Berisha-Topalli erdhi, premtoi dhe iku

Nga Besi Bekteshi -

Kryeministri i Shqipėrisė erdhi nė Shkodėr dhe ju tha qytetarėve shkodranė tė sallės sė “Milleniumi-t” se planet pėr Shkodrėn janė madhėshtore se ajo ėshtė njė tradicion i lidhjes me perėndimin, se ishte projekti Adriatik –Jonian dhe ai Trans-Alpin, i emergjencės nė infrastrukturėn e qytetit, zbutjes sė papunėsisė, se planet janė ambicioze dhe se po ti pėrmbahemi kėtyre planeve ne ( ai siguroi se qeveria do ti pėrmbahej) edhe vendorėt, shuma tė mėdha do tė vėrshojnė drejt rajonit etj etj. Nė kėtė organizim premtimesh ndihmė tė madhe i dha kryeministrit edhe deputetja e Shkodrės dhe kryeparlamentaria Jozefina Topalli e cila u fut edhe nė detaje pėr planet duke sqaruar auditorin qė kishte brenda edhe ekspertė ekonomikė dhe tė planifikimit se: ”Sigurisht ideja pėr t’a parė zhvillimin e rajonit nė kuptimin europian ėshtė interesante dhe jo rastėsisht ėshtė futur koncepti policentrik”. Topalli tha gjithashtu se Shkodra duhet futur nė koridorin i cili e lidh atė me rrugėn e Kosovės, duke kėrkuar rikthimin e qytetit nė identitet dhe gjithmonė sipas Topallit, me rradhė do tė zhvilloheshin Bushati, Vau Dejės, Velipoja dhe Shėngjini duke arritur deri nė idenė e zhvillimit tė segmentit Podgoricė-Lezhė-Shkodėr. Pas gjithė kėtyre ēudive spektakolare dhe mrekullitė qė dy njerzit mė tė rėndėsishėm tė shtetit po i bėnin dhuratė Shkodrės dhe shkodranėve, nga goja e tyre nuk doli asnjė prononcim se sa lekė qeveria do tė hidhte nė Shkodėr pėr tė bėrė atė 10-tė herė mė tė mirė se ēka qėnė apo se ē’ėshtė. Duke e nisur nga fjalia e fundit e Topallit segmenti Podgoricė-Lezhė –Shkodėr qė nė fakt nuk mund tė konceptohet si e tillė, sepse gjeografikisht Shkodra ėshtė mė afėr Podgoricės sė Lezha, por edhe po ta marrim si njė lapsus nga dėshira e mirė e Topallit pėr kėtė segment, nuk kuptohet fare se ku ėshtė interesantja nė kėtė mes dhe qė nuk e kishin ditur tė tjerėt mė pėrpara. Se ēfarė ka interesante te ky segment dhe pse nuk ėshtė interesante mos fillimi i punės tė segmentit Shkodėr –Hani i Hotit i cili kishte si plan dhe “bay-pasin” e Shkodrės kėtė nuk e sqaroi Topalli. Pse njė gjė nė plan pėr tu kryer ėshtė interesante dhe njė qė ka kohė qė duhej tė vihej nė zbatim nuk ėshtė interesante me qė kanė njė drejtim? Pse nuk ėshtė interesante tė dihet pse italianėt e vonuan kėtė investim i cili nuk ėshtė i qeverisė shqiptare, por i asaj italiane. Pse nuk ėshtė interesante tė dihet nė se pėrfaqėsuesit lokalė tė Shkodrės nė linjėn e shtetit, pra nė prefekturė kanė ndonjė “gjė interesante” pėr ti thėnė publikut nė lidhje me kėtė segment dhe takimin po “interesant” nė prefekturė tė Shkodrės. Ēfarė do tė thotė vetėm tė premtosh dhe tė jesh entuziast si zoti Berisha nė Shkodėr dhe ku ėshtė interesantja nė kėtė mes. Pėrveē se ėshtė interesant fakti se mbas 9 muajsh qeverisje ka mė shumė drita nė Shkodėr, asgjė tjetėr nuk ėshtė ineresante, sepse nuk ka asgjė tjetėr pėr tu pėrmendur. Nuk ka as faturim mė tė mirė dhe pagesė tė saj mė tė mirė, qė tregon se energji jepet mė shumė nė Shkodėr, por lekė nuk paguhen mė shumė dhe kjo nuk ėshtė interesante si strategji. Tashmė kjo nuk ėshtė fushatė elektorale ku premtohet dhe vetėm premtohet. Nuk ėshtė se PD-ja dhe Berisha janė nė opozitė dhe duan tė marrin pushtetin dhe duan tė bėhen akoma mė shumė “interesantė” duke premtuar. Tashti qeveria ka buxhetet e saj dhe pėrpara se tė pėrmendė projektet “interesante tė njė zhvillimi 15-tė vjeēar” praktikisht duhet tė tregojė se kush do tė jenė investimet konkrete qė do t’i jepen Shkodrės qė thuajse nė ē’do legjislaturė i ka dhėnė maksimumin e deputetėve formacionit politik tė dy pėrfaqėsuesve tė lartė tė shtetit. Kush janė projektet konkrete qė do tė zhvillojnė kryeqendrėn e veriut tė Shqipėrisė. Nė qoftė se Shkodra ėshtė bėrė mė mirė se sa nė kohė tė socialistėve dhe kėtė nuk e dinė tė gjithė atėherė sė paku tė thuhet qė tė merret vesh. Konsatime, objektiva, planifikime dhe duartrokitje janė interesante vetėm nė fushatė elektorale. Po kush nuk e di qė Shkodra ėshtė e pasur me resurse dhe nyje e rėndėsishme zhvillimi, kush nuk e di qė ajo ka nevojė pėr infrastrukturė tė brendėshme, kush nuk e di qė nė Shkodėr duhet tė kryqėzohen akse tė rėndėsishėm veri jugė dhe lindje perėndim. Ka nėpėr sirtarė tė, kryeministrisė, ministrive, bashkisė, OJF-ve tė huaja dhe shqiptare me mijra plane dhe programe interesante tė cilat janė pėr Shkodrėn, Lezhėn dhe rajonin. Interesante ėshtė se tė gjitha duan lekė dhe kėtu ėshtė mė interesantja, kėto tė fundit mungojnė. Asgjė mė tė prekshme nė tė gjithė paradėn e 22 majit nė Shkodėr tė qeverisė dhe deputetėve tė Shkodrės nuk kishte se sa fjala e Berishės se: I pari ėshtė pėrkushtimi ynė dhe jam i bindur se tė tjerat ne do ti zgjidhim me sukses. Pra pėr Shkodrėn ėshtė pėrkushtimi dhe kėtė megjithėse Shkodra e beson nga qė voton pėr Berishėn dhe PD-nė ky ėshtė edhe ēdo gjė. Nė fakt ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse fjala pėrkushtim me datėn 22 maj nė Shkodėr nga Berisha, i cili ėshtė njė njeri i moralit dhe mbajtės i premtimeve, nuk hyn mė nė asnjė lloj kategorie pėrdorimi mbas 3 korrikut. Fjala “pėrkushtim” ėshtė domethėnėse vetėm para 3 korrikut, atėherė kur nė shesh nė Shkodėr nė njė miting madhėshtor i cili edhe pėr mua, por edhe pėr shumė shkodranė krijoi bindjen se do tė merrte fund njė fushatė denigrimi dhe armiqėsie ndaj Shkodrės nga njė e majtė, e cila vazhdonte tė ruante “bestytnitė” e baballarėve marksistė-leninistė qė mbas ēdo shkodrani shihnin njė armik tė popullit dhe partisė. Nė pushtet mbas 9 muajsh Sali Berisha nuk mund tė thotė mė “jemi tė pėrkushtuar” sepse tashmė ai ėshtė i “kushtėzuar” apo i “kushtuar” dhe mbas tij edhe zonja Topalli e cila ėshtė edhe ajo e angazhuar ta bėjė Shkodrėn 10-tė herė mė tė mirė. Nuk ėshtė paradė mode ardhja mbas 9-tė muajsh dhe premtimi pėrsėri pa asnjė shoqėrim shifrash. Nuk ka se si nė 84 km distancė nga Tirana tė sillen me Shkodrėn si sillet Europa me tė drejtė me ne, duke na vėnė detyra dhe plotėsim tė tyre siē thotė zoti Berisha. Ka njė ndryshim tė madh midis Europės dhe Shqipėrisė dhe Tiranės dhe Shkodrės. Prej vendit tonė Europa nuk merr vota dhe parlamentarė, kurse Tirana e Berishės dhe Topallit merr vota nga Shkodra dhe ky ėshtė edhe detyrimi qė ka Berisha dhe Topalli pėr Shkodrėn. Pastaj Shkodra nuk ka sesi tė “hyjė” nė Tiranė strategjikisht dhe politikisht apo “tė marrė vizė” pėr tė shkuar nė kryeqytet, sepse teorikisht jemi njė vėnd sovran dhe demokratik. Ka me qindra intelektualė dhe mijėra qytetarė shkodranė qė frazat e Berishės dhe Topallit i dinė shumė mirė dhe e dinė akoma mė mirė se si duhet transformuar qyteti i tyre i cili ėshtė pre e braktisjes tranzicionale qė ka ardhur nga tė gjitha qeveritė duke futur edhe 10 muajt e Berishės dhe tė Topallit. Por fatkeqėsia e tyre ėshtė se nuk janė nė parlament, nuk kanė nė dorė as buxhete dhe as qeverinė, por dėshirėn e mirė pėr t’a parė Shkodrėn tė ndryshuar dhe tė transformuar dhe jo tė braktisur e nė ditė tė hallit. Kushdo nga shkodranėt e kupton, qė shumė premtime tė bėra nga Berisha dhe Topalli janė propagandė e mirėfilltė qė shpeshherė kalon edhe nė tallje , pasi historira koridoresh dhe autostradash janė dėgjuar shumė por qė tė bėhen ato duhen vite pa fund, kur dihet shumė mirė qė asnjė projekt egziston nga premtimet e Berishės. As ai i korridorit Jonian-Adriatik, as ai i rrugės sė Kukėsit i cili nuk ka filluar akoma. Tė gjitha premimet e dyshes Berisha-Topalli ishin premtime sa pėr tė kaluar rradhėn. Sidoqoftė edhe kėtė raund tė shpresės pėr ndonjė financė dhe hapje drite jeshile tė qeverisė pėr fonde, Shkodra e humbi dhe tashmė pret vizitėn e rradhės tė modelit kur “shkodranėt tė bėhen tė pa durushėm shkojmė dhe premtojmė pėrsėri”. Nė fakt tė padurueshėm e thashė pėr edukatė, sepse Shkodra ėshtė qyteti mė i durueshėm i cili pranon edhe tė tallesh me tė, gjė qė nuk e bėjnė shumė qytete tė tjerė tė Shqipėrisė sidomos nė jugė, por edhe nė veri.

Gazeta SOT.

Genesis
24-05-2006, 19:49
Topallit i jane bere nja kater fakultete me duket....

joss
25-05-2006, 01:50
TOPALLI: SHKODRA TE KTHEHET NE IDENTITETIN E VET

Konferenca "Prezantimi i Planifikimit dhe zhvillimit territorial te Qarkut Shkoder dhe Qarkut Lezhe", projekt ne kuader te Programit CARDS te BE se ka mbledhur dje ne qytetin e Shkodres perfaqesues te larte te shtetit si Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Topalli, Ministrja e Integrimit Trashani, Ministri i Drejtesise Bumci, perfaqesues te zyres se BE se, perfaqesues te Qarqeve Shkoder dhe Lezhe, e te ftuar te tjere. Kryetarja e Kuvendit vleresoi projektin e paraqitur si mjaft profesional i cili i sherben jo vetem Shkodres por gjithe Shqiperise.

Pasi terhoqi vemendjen per shfrytezimin e mundesise per zhvillimin e aksit Podgorice Shkoder Lezhe, kryeparlamentarja Topalli kerkoi mbeshtetje per kthim ne identitet te Piaces, ne Shkoder, si dhe mundesite qe Rruga Durres Kukes te kaloje me afer Shkodres, ne menyre qe ky qytet te mos mbese i izoluar ekonomikisht.
Gjate qendrimit ne qytetin e Shkodres kryetarja e Kuvendit Topalli dhe kryeministri Berisha, zhvilluan nje takim me studente ne Universitetin Luigj Gurakuqi, ku biseduan per te ardhmen e arsimit te larte, problemet dhe menyrat e zgjidhjes se tyre, ndersa u theksua fakti se modernizimi i sistemit arsimor ne standardet europiane mbetet prioritet i qeverise.

"Eshte nje takim me shume se emocional. Sado momente te bukura te kete, raporti me studentet mbetet me i vecanti e me i jashtezakonshmi. Kam pasur fatin te jem e ulur si nxenese, studente e me pas pedagoge dhe kam pare qe nga ky Universitet kane dale personalitete te jashtezakonshme. Kjo salle eshte fytyra e vertete e Shkodres.

Eshte e rendesishme qe Universiteti i Shkodres te sherbeje si shtyse per te levizur ekonomine e Shkodres. Duhet qe ky Universitet te hyje ne treg duke u fokusuar ne disa fusha qe jane lene pas dore, si matematika apo fizika. Gjithashtu duhet pare mundesia per te hapur dege te reja ne fushen e elektronikes. Ju do te jeni parlamentaret e ardhshem te Parlamentit Europian", u shpreh Topalli gjate takimit me studentet.