View Full Version : Lėvizja Vetėvendosja kėrkon bojkotin e produkteve tė Serbisė
ARIANI_TB
22-05-2006, 09:13
Lėvizja Vetėvendosja fton qytetarėt e Kosovės qė tė fillojnė me bojkotimin e blerjes sė prodhimeve tė Serbisė, barkodi i tė cilave fillon me numrin 860. Aktivistėt e Vetėvendosjes thonė se me blerjen e pėrditshme tė produkteve nga Serbia, Kosova po i ndihmon asaj, pėrderisa po e dėmton ekonominė kosovare dhe prodhuesit vendorė. Vetėvendosja pėrkujton qytetarėt e Kosovės se prej vitit 1999 deri mė 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionė euro nė mallra nga Serbia. Nė vitin 2000 ishin importuar vetėm 15 milionė euro. Mė 2001 vlera e importit arriti nė 176 milionė, pėr t'u ngritur nė 178 milionė nė vitin 2002. Viti 2003 ka shėnuar njė rėnie nė importimin e mallrave nga Serbia-156 milionė euro, pėrderisa nė vitin 2004 kjo shifėr ishte 161 milionė. Vetėm nė vitin 2005 Serbia ka sjellė nė Kosovė rreth 170 milionė euro mallra
Shume kerkese me vend kjo. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse autostrada Durres - Prishtine duhet te ndertohet sa me pare. Keshtu edhe perfitimi i Shqiperise eshte i pallogaritshem, aq i madh qe eshte.
ARIANI_TB
22-05-2006, 09:29
Bojkotoni prodhimet e serbisė!
Pse bojkot i produkteve tė Serbisė?
Shteti serb nė luftėn e fundit nė Kosovė vrau rreth 14.000 njerėz. Afėr 90% prej tyre civilė tė paarmatosur. Tė pambrojtur. Kryesisht fėmijė, gra dhe burra tė moshuar. Rreth 3.000 persona tė rrėmbyer janė ende tė pagjetur. Pjesa dėrrmuese e tyre gjenden nė Serbi. Afėr 20.000 femra tė dhunuara. 740.000 persona tė deportuar dhunshėm. 120.000 shtėpi tė shkatėrruara apo tė dėmtuara nga ushtria serbe.
Aspekt i veēantė i luftės ishte shkatėrrimi i ekonomisė sė Kosovės. Eksploatimi i egėr dhe vjedhjet pėrgjatė viteve tė 90-ta, kulmojnė me shkatėrrimet e qėllimshme gjatė luftės. Kosova pas luftės kishte njė ekonomi tė rrėnuar. E gjithė kjo me qėllim qė gjatė luftės ta zvogėlojė aftėsinė mbrojtėse si pasojė e drejtpėrdrejtė, dhe me pasoja afatgjate tė varfėrisė dhe njė ekonomie tė pazhvilluar. Realitet ky qė e jetojmė sot e gjashtė vjet.
Megjithatė, prej vitit 1999 deri mė 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionė euro nė mallra nga Serbia. Nė vitin 2000 kishim importuar vetėm 15 milionė euro. Mė 2001 vlera e importit arriti nė 176 milionė, pėr t’u ngritur nė 178 milionė nė vitin 2002. Viti 2003 ka shėnuar njė rėnie nė importimin e mallrave nga Serbia – gjatė kėtij viti kemi importuar 156 milionė, pėrderisa nė vitin 2004 kjo shifėr ishte 161 milionė. Vetėm nė vitin 2005 Serbia ka sjell nė Kosovė rreth 170 milionė euro mallra.
Pėr mė keq se kaq, shifrat e lartpėrmendura nuk paraqesin as gjysmėn e importit nga Serbia, duke qenė se 60% tė mallrave qė vijnė nga Serbia hyjnė nė Kosovė ilegalisht pa u regjistruar.
UNMIK-u qė prej instalimit tė tij e konsideron arrdhjen e mallrave tė Serbisė si qarkullim i brendshėm i mallrave, e jo si import nė Kosovė. Kjo nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Rrjedhimisht, mallrat e Serbisė janė favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u nė tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte tė ketė pika kontrolli nė vijėn administrative mes Kosovės dhe Serbisė (Kosova nuk ka kufi me Serbinė). Ato pika u vendosėn vetėm atėherė kur u bė e qartė se Buxheti i Konsoliduar i Kosovės nuk mund tė mblidhet nėse Kosova nuk ka territor tė kufizuar nga tė gjitha anėt pėr qėllime tatimore. Tani prodhimet serbe paguajnė vetėm TVSH (dogana pėr to ėshtė zero) duke vazhduar tė konsiderohen si prodhime vendore.
Kjo nuk do tė thotė se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojė kėto prodhime si tė tilla.
Serbia ende nuk ka dhėnė llogari e as qė ėshtė dėnuar pėr krimet e kryera nė vendin tonė, dhe pėr mė shumė se kaq, nė kohėn kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovės, thėrrasim gjithė qytetarėt nė:
BOJKOT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ PRODUKTEVE TĖ SERBISĖ!
Produktet e Serbisė janė lehtė tė identifikueshme: tri shifrat e para tė barkodit janė 860. Pra, bojkotoni kėtė barkod.
Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorė nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dėmshpėrblim pėr dėmet e shkaktuara.
Qytetarėt duhet tė orientojnė konsumin nė prodhimet vendore kosovare, ndėrsa pėr produktet pėr tė cilat nuk ka prodhime vendore ata do tė duhej tė blejnė produkte tė cilitdo shtet tjetėr vetėm jo tė Serbisė.
Efekt i drejtpėrdrejtė i blerjes sė prodhimeve vendore ėshtė krijimi i vendeve tė reja tė punės si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punėsimi pastaj krijon efekte tė shumėfishta pozitive pėr ekonominė e Kosovės.
Ēdo herė kur blen njė produkt i cili nuk ėshtė i Kosovės, kjo do tė thotė njė produkt mė pak i shitur i Kosovės dhe njė produkt mė shumė i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atė vend do tė dėmtohet dyfish. Pėr prodhuesin vendor kosovar kjo do tė thotė pamundėsi pėr tė shfrytėzuar kapacitetin e prodhimit ose pėr tė rritur atė pėr investime tė reja, pamundėsi pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė dhe pėr tė lansuar prodhime tė reja, pėr tė investuar nė marketing, thjesht pėr tė rritur aftėsinė konkurruese tė tij nė treg. Tė gjitha kėto pėrfitime i shkojnė prodhuesit tė huaj.
BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISĖ. BOJKOTONI BARKODIN QĖ FILLON ME 860. DĖMTOJE SERBINĖ, NDIHMOJE KOSOVĖN
Albin Kurti ėshtė njė cheap joke.
Njė prej antarve tė familjes sė tijė tė ngusht punon pėr NDERKOMBTARET dhe ky herifi, pretendon se ka vizion tė qartė pėr Kosoven, kėrkon largimin e NDERKOMBTARVE nga Kosova e nuk e sheh tė udhes tė i thotė familjarit tė heq dorė nga rroga e majme e NDERKOMBTARVE.
Por, pėr cudi, ka njerez qė e percjellin.
O populli im... o LOPT e mija...
karaburuni
22-05-2006, 12:45
Ide shume e mire ky bojkot.
http://vetevendosje.org/sh/images/stories/foto/header/bojkoti1.gif
http://vetevendosje.org/sh/images/stories/bojkoti/billboard.jpg
http://vetevendosje.org/sh/images/stories/bojkoti/poster-barnat.jpg
http://vetevendosje.org/sh/images/stories/bojkoti/posteri-higjiena.jpg
vrojtuesi
24-05-2006, 08:07
http://vetevendosje.org/sh/images/stories/foto/header/bojkoti1.gif
Sėpari po tė falenderoj pėr ato foto qė i ke dėrguar e tė cilat i kopjova menjėherė se mė pėlqyen shum.
Sa i pėrket bojkotimit jam pėr, por pyes pse gjithmonė duhet ta ha populli?
A duhet kėtu tė ndihmojnė tregtarėt ap shteti me forma tė ndryshme?
P.Sh. njeriut tė sėmurė i duhen barna e mjekim, tjetrit i duhet ushqimi etj - dhe e blen atė qė gjen nė treg, atė qė ėshtė mė lirė apo qė e gjen mė afėr.
Unė shpesh kam kundėrshtuar njerėzit qė blejnė kartela telefoni tė Sėrbisė kurse ata arsytoheshin se ajo ėshtė mė e lirė se e Kosovės!
Nė anėn tjetėr prodhuesit e prodhimeve tė qumshtit ankohen se blerėsit po blejnė prodhime jo vendase ata nuk po kujdesen ende ta pėrmirsojnė shijen dhe kualitetin e prodhimeve tė veta.
Ishte njė prodhues shum i reklamuar qė gadi pat pushtuar Kosovėn me qumshtin e vet por si thuhet te ne "menjėherė e prishi dorėn" dhe filloj tė mashtroi konsumuesit me prodhimet e veta jocilėsore tė cilėt normal ia kthyen shpinėn dhe u drejtuan nga qumshti i Sllovenisė etj.
Lidhur me kėte problem njė shitės pak mė i madh me forcė ekonomike njė ditė mė tha:
Po tė mos mė vinte marre dhe mos tė ishte situata si ėshtė, do tė kisha blerė vet qumėsht me shumicė nga Beogradi dhe ta paketoja kėtu nė Kosovė si po ia bėjnė disa tjerė!
Nė anėn tjetėr nė disa prodhime e sidomos ato tė Sllovenisė tanimė kanė filluar edhe udhėzimiet tė jenė nė shqip, bile dy herė! - njė herė pėr Shqipėrinė e sė dyti pėr Kosovėn. Ja ēka bėnė tregu dhe parja!
Tregtija eshte nje gje qe nuk ndalet...
Perkujtim;
Kur UĒK luftonte me serbet,ish-krimineli arkan i shiste uēk armatim,dhe ēdo gje tjeter.Pra tregtija nuk ka kufi....
mos u merruni me gjera te kota...
Ne Kosove ka shume gjera qe vine nga Serbia,shumica e te cileve hyne nga Presheva ne drejtim te Kosoves.Me shumice Birra e Serbis dhe suxhuki eshte numer nje qe furnizon Kosoven....
Kjo,thjesht eshte bizniz.....
Tregtija eshte nje gje qe nuk ndalet...
Perkujtim;
Kur UĒK luftonte me serbet,ish-krimineli arkan i shiste uēk armatim,dhe ēdo gje tjeter.Pra tregtija nuk ka kufi....
Mos ke qen ndermjetsuese ti qe po flet pa pas pik lidhje se nga u furnizue UĒK-ja me arm.
Mos ke qen ndermjetsuese ti qe po flet pa pas pik lidhje se nga u furnizue UĒK-ja me arm.
Mıos mu be sikur nuk po e di....te kujtohet takimi i thaqit ne athin me serbet, e ne kosove kur te vije thot se une nuk du me pa serb me sy....
Kjo duhej te ishte bere kohe me pare, pse te merrini produkte nga Serbia kur vete mund t'i prodhoni ato dhe shume nga ato mund te merren edhe nga Shqiperia?
Pashe se ne Kosove te gjitha kanacet dhe pijet joalkooloike ishin ne gjuhe sllave e nuk pashe asnje ne shqip kur te njejtat prodhohehn dhe ne Shqiperi.
Detergjente keni edhe en Shqiperi mjaft, jane prodhim vendas. Edhe uji ne Kosove ishte nga Serbia kur shume mire mund te merret ujr LAjthize qe eshte ne Qafe te Malit dhe eshte uje i paster dhe jo si uji i Serbise i ndotur me Uranium nga bombardimet e NATO-s.
une se kuptoj si i hidhni syte atyre produkteve e jo me ti perdorni!
une vetem se i kam inat greket cfare eshte mall grek se prek me dore e jo me pastaj nje kombesi e tille si serbet qe ju kane vrare e shkaterruar!
PS: hakmarrja nuk qendron vetem tek gjakmarrja jetojme ne shekullin 21 dhe mund te hakmerremi me metoda me te sofistikuara dhe diplomatike!!!
Mė duket njė "sakrificė" e madhe pėr popullin tonė tė pavetėdijshėm (mė ndjeni qė e them kėtė), i cili shumė shpejt harron dhe nuk di tė urrej gjatė! Fajtorė kryesor pėr mallėra serbe nė Kosovė janė tregėtarėt qė thirren nė "patriotizėm" dhe bėjnė pazarllėqe me serbėt sikur nė ditėt mė tė mira. Fatkeqėsisht!
Por, mos harroni se kjo ėshtė edhe njė tregti e doemosdoshme, pasi qė nuk arrijnė lehtė mallra tė tjera vecse nga Serbia. Tė ishte sė paku ajo udhė Durrės Prishtinė, pėr tė cilėn aq shumė zhurmė bėhet, e cila do ti bėnte konkurrencė mallrave tė Serbisė, por...
Sidoqė tė jetė do ta deshiroja njė bojkot tė mallrave serbe nė Kosovė, sish cfarė e bėjnė ebrejt ndaj malerave gjermane! Por, ne nuk jemi ebrej nė kėtė rast! Fatkeqėsisht!
Jemi njė popull qė harron shpejt dhe nuk di tė urrej dhe kemi tregtarė "patriotåė" qė nėn e mbi rrogozė bėjnė pazarllėqe me serb si nė ditėt mė tė mira. Kjo ėshtė fatkeqėsia e jonė qė nuk jep shpresė pėr ndonjė sukses tė cfarėdo thirrje pėr bojkot ndaj mallėrave serbe.
Por, fajtorė pėr kėtė janė edhe ata qė kurrė nuk menduan dhe edhe nėse e menduan kėtė e patėn vetėm sa pėr farsė, pėr ndėrtimin e udhės Durrės-Kukės-Prishtinė. Pėrse nuk ėshtė bėrė kjo dhe pėrse pengohet kjo?!Kjo udhė tė paktėn do tė ishte konkurrencė e mallerave serbe nė tregun e Kosovės.
Po tė ishim porsi ebrejėt mallrat serbe sdo tė futeshin nė Kosovė as pas 60 viteve. Por, ne jemi ata qė jemi!
vrojtuesi
30-05-2006, 10:07
Jemi njė popull qė harron shpejt dhe nuk di tė urrej dhe kemi tregtarė "patriotåė" qė nėn e mbi rrogozė bėjnė pazarllėqe me serb si nė ditėt mė tė mira. Kjo ėshtė fatkeqėsia e jonė qė nuk jep shpresė pėr ndonjė sukses tė cfarėdo thirrje pėr bojkot ndaj mallėrave serbe.
Sa pėr tregtarėt tashmė e kanė thėnė e e the edhe ti. At avetėm pėr fitim mendojnė por populli mbetet ai qė ėshtė ndryshon ngadalė!
Nė vitet e 90-ta populli, sidomos nė Prishtinė filluan ti bojkotojnė jo mallėrat por shitoret shtetėrore kosovare qė i okupuan serbėt dhe blenin nė shitoret private mallrat e njėtė me ēmime mė tė shtrenjta!
Kėta tregtarėt "patriot" kur iu shterrej malli shkonin nė po ato shitore serbe dhe depo me shumicė dhe furnizoheshin prap pėr tė mundur me iu shitė kėtyre tė mjerėve mallin e kėrkuar e pėr tė fituar vetė.
Mė vonė e kuptuan mashtrimin e tregtarėve dhe filluan prap tė blejnė mallin e nevojshėm direkt vet pa ndėrmjetėsim. Bile kanė blerė njerėzit edhe nė kohėn e bombardimit tė NATO-s dhe terrorrit serb. Po normal sepse nuk kanė pasė se ēka tė hanė!
Prandaj ky ėshtė ndryshimi me kohėn e sotme sepse ka mallra nga ēdo vend e atėher nuk kishte. prandaj edhe e pėrkrah iniciativėn e Albinit dhe me njė pėrmirsim se ne nuk ėshtė aq e madhe sasia e mallit serb qė vie nė Kosovė nė krahasim me tjerat por e mira ėshtė se edhe tregtarėt tė mbushen mend se ēka importojnė dhe ēka i ofrojnė konsumuesve.
Pėr ēdo rast reklamat ishin shumė domethėnėse dhe tė punuara bukur.
Por, fajtorė pėr kėtė janė edhe ata qė kurrė nuk menduan dhe edhe nėse e menduan kėtė e patėn vetėm sa pėr farsė, pėr ndėrtimin e udhės Durrės-Kukės-Prishtinė. Pėrse nuk ėshtė bėrė kjo dhe pėrse pengohet kjo?!
Kjo udhė tė paktėn do tė ishte konkurrencė e mallerave serbe nė tregun e Kosovės.
sa pėr kėtė rrugėn kjo na ėshtė ofruar nga tė dy anėt e kufirit si njė pėrrallė e bukur por vetėm nė pėrralla realizohen dėshirat! Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė ku nuk thuhet se sa kilometra ėshtė e gjatė rruga por pėr sa orė kalohet ajo rrugė! Interesant apo jo ! pėr ta ndėrtuar ate rrugė duhen para, njerėz dhe kohė.
Sa pėr mallrat e Shqipėrisė edhe ata shumicėn i importojnė dhe nuk kanė edhe aq prodhime vendase.
Po tė ishim porsi ebrejėt mallrat serbe sdo tė futeshin nė Kosovė as pas 60 viteve. Por, ne jemi ata qė jemi!
Le tė mbetet pėr tu dėshiruar!
Mė kėtė i pėrgjigjem edhe disave qė mendonin se Kosova ėshtė vėrshuar nga mallrat serbe si Edvin83 ose DEA27
:^xhan2
Nuk na duhen shumė para, njerzė dhe kohė pėr rrugėn Durrės-Kukės-Prishtinė! Tė gjitha mund tė bėhen (nė pyetje ėshtė paraja sigurisht, nė mos deshira e sinqert pėr atė udhė qė asesi tė ndėrtohet). Tė gjithė shqiptarėt mund tė sakrifikojnė, pse jo tregtarėt mė sė shumti, dhe tė mblidhen ato 300-400 milionė dollarė, porse thjeshtė kjo nuk i ka interesuar parisė shqiptare ( mė shumė andej kufirit) ndoshta pse mendohej se mund tė hidhėrohen serbėt, mund tė prishet miqėsia me Beogradin, pastaj mund tė pėlcasė kiameti!
Ka qenė dhe ėshtė nė interes tė Shqipėrisė ta ndėrtoj kėtė udhė qė moti, nė mos pėr lidhje mė tė ngudhtė me Kosovėn, atėherė pėr shkak tė veriut tė Shqipėrisė, anė e cila edhe sot ka mbetur mė izoluara dhe mė e prapambetura.
Shqipėria do tė delte fituese dhe ajo udhė, sado qė tė kushtonte, do tė shpaguhej shumė shpejt. Do tė nxitej turizmi, prodhimi bujqėsorė dhe shkėmbimi i mallrave jo vetėm mes Shqipėrisė dhe Kosovės.
Cuditėrisht edhe sot ka fjalė pėr ndėrtimin e kėsaj udhe jetike pėr Kosovėn dhe pse jo edhe pėr Shqipėrinė. Me gjasė pritet leja e Serbisė!
Ndaj, atyre qė bėnė thirrje pėr bojkotimin e mallrave serbe nė Kosovė, do tu preferoja qė krahas kėsaj (ide e mirė po se po) tė bėhet thirrje qė tė bojkotohen tė gjithė tregtarėt qė ofrojnė mallra me origjinė serbe dhe njėherit tė demonstrojnė pėr pėrshpejtimin e ndėrtimit tė udhės Durrės-Kukės-Prishtinė dhe njėherit tė shpallet njė vetėndihmesė financiare mbarėkombėtare pėr kėtė. Tė paktėn populli i Kosovės, edhe pse nė krizė tė madhe ekonomike, nuk do tė kursente pėr kėtė.