Prej sa vitesh jetoni larg vendlindjes? [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Prej sa vitesh jetoni larg vendlindjes?

Faqe : [1] 2 3

GrifshA_
27-01-2006, 13:16
Shume ne kete forum ndodhen ende jashte per nje arsye ose nje tjeter. Shume te tjere kane qene jashte Shqiperise.

Thjesht per kulture te pergjithshme :), sa kohe keni qe jeni apo keni qendruar jashte?

Mua me eshte bere ne shtatorin qe kaloi viti i peste qe jetoj ketej. :(

ardi_truss
27-01-2006, 13:22
Hyra ne i teti kte vit.kam ndryshuar dy vende deri tani.por prape mendjen per tu kthyer e kam.Duket pak e veshtire per shumicen te kthehet mbrapa pas shume vjet emigrimi por cti bejme tani...keshtu eshte jeta!

Moltisanti
27-01-2006, 13:24
8 Vjet Fiks mbush me 4 Maj qe jam larguar nga Shqiperia , pa e shkelur asnjehere atdheun ........

me/nxjerr dy pika lot :(

diikush
27-01-2006, 13:30
ti grifshe qe e hape temen dhe na bere te trishtueshem, te takon tia marresh kengers o kurbet kurbet i shkrete ....si e ka ajo lol

Moltisanti
27-01-2006, 13:38
o kurbet kurbet i zi jeten ma ke nxi :D

Blue_sky
27-01-2006, 13:40
Me teper se 10 :)

Arcimedes
27-01-2006, 13:46
Me 7 mars te ketij viti bej 15 vjet qe kam ikur nga Shqiperia. Ika me anijet atehere ('91) dhe kisha 2 muaj qe isha 14 vjec. Tani jetoj ne Hollande dhe kam pashaporten dhe nacionalitetin Hollandez.

Nuk kam qene akoma ne Shqiperi, jo se nuk kam mundesi, por sepse Shqiperia eshte per mua nje enderr feminore dhe un kam deshire shume qe ta shikoj prape ashtu te bukur si e lashe une dikur; me ate plazhin e bukur te Durresit, me ate amfiteatrin ku luaja me shoket ku-ka-mcefti, me ata cunat e lagjes qe i ndigjoja pothuajse cdo darke kur kendonin me kitarre poshte pallateve, me ata djemt dhe vajzat e klases qe shkonim si moter e vella dhe me ate familjen time qe donte qe un te merrja vetem nota te mira ne shkolle.

Shqiperia eshte per mua nje enderr qe un e mbaj gjithmone brenda zemres time dhe qe dua ta plotesoj vetem kur te vij ai momenti i duhur qe zemra e ime te me thote: "Tani duhet qe te shkosh, sepse tani erdhi ai mometi qe e ke pritur gjithe kete kohe".

Kalofshi mire.

oiseau en vol
27-01-2006, 14:30
Me teper se 10 :)

Me pak se 10 :)

ps : arcimedes, nuk e mora vesh fare postimin tend. Kam njohur nje une ketu, ka vdekur tani, kishte nja 40 vjet pa vajtur ne atdhe, dhe kur iu dha rasti per kete (u hapen kufinjte), ai shkoi deri ne Tirane, ndenji dy dite, dhe u kthye perseri. Çudia ketu ishte qe ai nuk ishte Tiranas dhe ne Tirane nuk njihte njeri. As ate gurin e keq qe ishte rrezuar njehere e qe bere gjithe gjak nuk shkoi per ta pare. Lere me ate manaferren aty tek gardhi i shtepise ku pickonte gishtat.
Ta kam fjalen, merr avionin e shko ne shtepi e mos le nam me filozofira e budalliqe koti.
Shendet dhe te uroj t'i gjesh mire te gjithe ata qe ke atje :)

Arcimedes
27-01-2006, 14:43

Faleminderit per pergjigjen oiseau en vol. Me pelqeu pergjigja e jote, sepse mendoj qe eshte taman ashtu sic e mendon ti.

Por un nuk kam pse te nxitohem. Do te shkoj atehere kur ta ndjej un te arsyeshme dhe jo ti oiseau.

Kalofshi mire.

Foleja_
27-01-2006, 14:45
Me shume se 10 vite .

...dhe qe dua ta plotesoj vetem kur te vij ai momenti i duhur qe zemra e ime te me thote: "Tani duhet qe te shkosh, sepse tani erdhi ai mometi qe e ke pritur gjithe kete kohe".

Kalofshi mire.
Arcimedes,
Pa dashur ne asnje menyre te urdheroj zemren tende , kete mundesi urdherimi do te doja te e merrte mendja juaj per nje cast. Ajo te vendose per shkuarjen tende sa me te shpejte ne vendelindje , e pastaj flasim :) .Do te bindesh qe tek atehere kur te kesh pare nje here vendin tend, lagjen tende, dhe do ti degjoje edhe sot te rinjet tek kendojne poshte pallateve me kitare, atehere zemra do te te thot me shpesh SHKO se vetem atje ti je TI.

delisa
27-01-2006, 14:52
Sapo iku viti i 6-te.

Sa shpejt fluturon koha.. Ne Shqiperi shkoj shpesh.. sa here na jepet mundesia dmth. :P

Arcimedes
27-01-2006, 14:52
Me shume se 10 vite .

Arcimedes,
Pa dashur ne asnje menyre te urdheroj zemren tende , kete mundesi urdherimi do te doja te e merrte mendja juaj per nje cast. Ajo te vendose per shkuarjen tende sa me te shpejte ne vendelindje , e pastaj flasim :) .Do te bindesh qe tek atehere kur te kesh pare nje here vendin tend, lagjen tende, dhe do ti degjoje edhe sot te rinjet tek kendojne poshte pallateve me kitare, atehere zemra do te te thot me shpesh SHKO se vetem atje ti je TI.

Un te falenderoj edhe ty foleja, sepse un e kuptoj qe ju mundoheni per te miren time. Faleminderit shume. Un do te shkoj ne Shqiperi; kjo eshte e sigurte.

Kalofshi mire.

Arcimedes
27-01-2006, 15:02
Edhe dicka te vogel deshiroj qe te shkruaj.

Un nuk kam me familje ne Shqiperi, sepse familja e ime nuk banon me ne Shqiperi. Me familjen time un kam kontakte shume te mira. Dje fola me nenen ne telefon dhe dje fola ne internet me gocen e tezes qe banon ne Amerike (USA).

Arcimedes
27-01-2006, 15:02
Prape u postua kjo e imja? Po i heq ato qe i shkruajta njehhere. ..........................

s0ni
27-01-2006, 15:03
Nuk kam qene akoma ne Shqiperi, jo se nuk kam mundesi, por sepse Shqiperia eshte per mua nje enderr feminore dhe un kam deshire shume qe ta shikoj prape ashtu te bukur si e lashe une dikur; .

E bukur me eshte dukur dy here qe kam qene, madje me e bukur sesa e enderroja. Mbase c'do gje te duket e bukur kur kalon kohen me pjestare te familjes. Se kupton si kalojne ditet aq shpejt dhe te vjen koha per te ikur.
Udhetim te mbare Arcimedes, kurdoqofte te shkosh.

Une bej 8 vjet kete vit.

s0ni
27-01-2006, 15:04
opps lol u postua dy here pergjigja

PINK
27-01-2006, 17:01
Une 9 vjet e ca . :)

Anisela
27-01-2006, 17:14
12 Vjet....

marsela
27-01-2006, 17:18
Ky eshte viti i 5 jasht, po kam qene rregullisht dy here ne vit ne Shqiperi kshuqe si ndjej aq shume vitet..Vetem di qe ato tre muaj qe me bie te kaloj gjate gjith vitit ne Shqiperi jane aq te mbushur sa barazohen me 9 te tjeret ktej . Kjo bashke me shijen qe ruaj per nje kohe te gjate kur vij nga pushimet, me bejn te mendoj, se po jetoj paralelisht dy jete:)

GoDDeSS
27-01-2006, 17:22
6 vjet i mbusha...per 7 ne tetor! long long time...