Zgjidhni midis kėtyre personaliteteve historike [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Zgjidhni midis kėtyre personaliteteve historike

Faqe : [1] 2 3 4 5 6

Kryeplaku
06-12-2005, 08:16
Sic do thoshte edhe Hegel, asnje ndodhi apo fenomen historik nuk eshte i pavlere. Akoma edhe kur nje fenomen zevendesohet nga nje tjeter, ai i zevendesuari nuk e humbet kurre vleren e vet.

Sepse historia eshte nje piramide, shkalle-shkalle ku njera shkalle sjell tjetren. Dhe civilizimi, sipas Hegelianizmit, midis luftes gjen tendencat e veta perparuese.

E bera kete hyrje per te cituar se qellimi i kesaj teme nuk eshte qe te krahasoj kush ishte 'me i mire' dhe kush ishte 'me i keq' por thjesht qe ti jepet mundesia anetareve te nxjerrin ne pah disa vlera, mbase te patheksuara, te atyre personaliteteve qe simpatizojne.

Ne Historine njerezore kane ekzistuar shume persona qe kane arritur gjera te medha, qe kane pushtuar toka pa fund. Keta persona nuk i interesojne kesaj teme! Kesaj teme i interesojne ata persona qe vizioni i tyre shkaktoi refleks te madh, i cili refleks mund te ket lene shenja te medha akoma edhe ne civilizimin tone modern.

Personalitete legjendare te 'librave te shenjte' per te cilet Historia Boterore nuk ka lene te dhena nuk permenden me kete teme!

flm

tani_26
06-12-2005, 10:47
Votova George Washington, eshte presidenti i pare i Perandorise Moderne te cilen po e perjetojme...Mgjte admiroj dhe mjaft personalitete te tjera...

Kryeplaku
06-12-2005, 12:11
Me vjen keq qe paskam harruar nga ky sontazh Martin Lutherin!

Nejse plotesimet prej anetareve jane te pranueshme......

Genesis
06-12-2005, 12:54
O internacionalist, po Skenderbeun ku e ke lene ? Apo do ta vejme ne forum sllavomaqedonas si zgjedhje te tyren ?

PS: Napoleoni na u quka i madh tani ?

Kryeplaku
06-12-2005, 13:30
Cyclo ketu eshte forumi i historise boterore.....

Faktikisht ti ke nje fare te drejte.... ngase ekzistojne persona qe i dedikojne Skenderbeut vlera boterore..... si psh. mbrojtes i Europes nga Islami.

Megjithate nuk besoj se ti do i jepje Skenderbeut pike, per kete te fundit :@pp !

Lioness
06-12-2005, 13:38
Kryeplak, nje liste interesante!

Personalisht nuk ta fal si koleg qe te kam (;)) qe Bismark nuk eshte ne liste.

Nga personalitetet e mesiperm zgjedh Aristotelin, dhe Charlemagne (edhe pse nuk na lejohen dy opsione ne sondazh.

-Edu
07-12-2005, 02:26
Zgjodha Muhamedin (a.s) sepse cdo kush ce eshte sadopak i njohur me historine e tij do ta mund te verej se cfare njeriu i madhe ishte.

Pas tije me pelcejne njerezit revolucionar si Cheguevarra, i cili sipas nje dokumentaro ce pash ne Digitalb ishte Argjentinas por ndihmonet Fidel Kastron per te "pushtuar" Kuben.

Nuk po flas per te si Karakter, por ideja e tije ishte fenomenale, ai donte ce produktet te vendore te mos shiten jashte vendit dhe te perpunohen nga vendasit, kur erdhi ne pushtet me shume se 40% e Kubes ishin analfabet prandaj me kurse intenzive i shkolloi gati te gjithe.

Por prap se prap ishte i detyruar te zgjidhte Komunizmin sepse shtetet demokrate i bene Embargo Kubes sepse nuk pershtatej me interesat e tyre.

Pastaj eshte Nikolla Teslla i cili zbuloi elektricitetin, zbulim epokal.
Vdiq i vetmuar ne nje dhome te tmershme ne nje motel apo hotel se mbaj mend.
Ne amerike e quanin Magjistar (lol)

Mire mbetshi

Gunnar
07-12-2005, 03:39

Che Guevara dhe Muhamedi
robo nuk po te duket se je paksa kontroversiv ne kete rast ?!

gjithsesi, per mendimin tim Da Vinci dhe Ajnashtain jane figurat me madheshtore te historise boterore. nje artist dhe nje shkencetar.
Keta te dy ja vlejne te permenden pasi nuk kane hyre ne histori per arsye se u gjeten ne vendin e duhur ne kohen e duhur (si disa nga anetaret e listes), po sepse e kane shkruar historine e tyre ne saje te punes dhe perpjekjeve te tyre; e sigurisht edhe ne saje te inteligjences se tyre.

[xeni]
07-12-2005, 04:38
Po te ishte vetem nje, kuptohet qe Profetin e Fundit do zgjidhja. :)

Nje liste pak me te gjere:

Muhamedi dhe Isai a.s. (Jezusi).
Dante, Shekspiri, Omar Hajami (keta i ke harru)
Umar ibn Hatabi, Martin Luteri
Napoleon Bonaparti, Benjamin Franklin
Newton, Albert Einstein, Enrico Fermi
Platoni, Nietzsche
etj.etj.

Legjion
07-12-2005, 05:28
Ne Historine njerezore kane ekzistuar shume persona qe kane arritur gjera te medha, qe kane pushtuar toka pa fund. Keta persona nuk i interesojne kesaj teme! Kesaj teme i interesojne ata persona qe vizioni i tyre shkaktoi refleks te madh, i cili refleks mund te ket lene shenja te medha akoma edhe ne civilizimin tone modern.

Me sa kuptova, flitet për persona historikë. Pikëzgjedhjet 9 dhe 13 nuk i përmbushin kushtet për të hyrë në listë!

tani_26
07-12-2005, 06:29
Po pra flitet per personalitete historike, profetet e mira do ishte te mbeteshin jashte sondazhit.

-Edu
08-12-2005, 18:13
Che Guevara dhe Muhamedi
robo nuk po te duket se je paksa kontroversiv ne kete rast ?!

gjithsesi, per mendimin tim Da Vinci dhe Ajnashtain jane figurat me madheshtore te historise boterore. nje artist dhe nje shkencetar.
Keta te dy ja vlejne te permenden pasi nuk kane hyre ne histori per arsye se u gjeten ne vendin e duhur ne kohen e duhur (si disa nga anetaret e listes), po sepse e kane shkruar historine e tyre ne saje te punes dhe perpjekjeve te tyre; e sigurisht edhe ne saje te inteligjences se tyre.

Pershendetje Gunnar,

Kuptohet qe Muhamedi a.s dhe Cheguevara totalisht dallojne nga njeri tjetri, te Cheguevara kam cekur se me pelqeu ideja e tije per shkollimin e popullit dhe zhvillimin e vendit, kjo ishte qe me pelqeu tek ai e jo ai si personalitet.

darwin
08-12-2005, 19:08
Askush nuk ka ndikuar rrjedhen e historise njerezore me shume se nje personazh i thjeshte e pa ushtri, Johan Gutenberg.

Ne rast se sondazhi eshte si pune gare "sarano famosi", atehere mjafton te shikohet se kujt personazhi i atribuohet numri me i madh i librave dhe studimeve historike edhe do te dale qe emrin nuk e ka fare ketu.

Che Guevara me duket me shume i pershtatshem per te "Romanca"

Kryeplaku
09-12-2005, 06:32
Kryeplak, nje liste interesante!

Personalisht nuk ta fal si koleg qe te kam (;)) qe Bismark nuk eshte ne liste.

E mendova edhe une Bismarkun, por po te me kishte lene Albo 100 mundesi sontazhi do te ishte ndryshe! Por ce do qe me la vetem 30...

Bismarku eshte krijuesi i Gjermanise se Bashkuar..... pra me pak fjale shkaktar per Luften e Pare dhe te Dyte Boterore!

kęrlighed
21-12-2005, 10:05
Une votova per tjeter, per Dalai Lama te 14-te (Tenzin Gyatso).
Nuk dua te shtoj tjeter pervec disa cmimeve qe ka mare e qe flasin vete:
Jaime Brunet Prize for Human Rights - October 9, 2003
Hilton Humanitarian Award - September 24, 2003
International League for Human Rights September 19, 2003
Roosevelt Four Freedoms Award - June 4, 1994
World Security Annual Peace Award - April 27, 1994
Peace and Unity Awards - August 23, 1991
Earth Prize - June 5, 1991
Advancing Human Liberty - April 17, 1991
A Doctor of Divinity - Januar 4, 1990 etj......

ClaY_MorE
21-12-2005, 14:35
Thjesht Veten.

MICHI
21-12-2005, 15:21
Muhamedi a.s qe njeri i madh qe si afrohoet asgje.

Artanis
23-12-2005, 10:33
Votova per Jul Cezarin sepse per mua eshte nje nga strateget me te medhenj te te gjithe koherave dhe po ashtu dhe burr shteti .Fitoret e tij kunder Pompeo te madh ishin spektakulare ,po ashtu dhe beteja me Krasin .Ishte i pari qe vuri rregull ne perandori mbas dekadash luftrash civile dhe i hapi rrugen perandorise qe do te krijohej ne te ardhmen nga Oktavian Augustus qe ishte dhe nipi i Jul Cezarit .

iliria e para
23-12-2005, 11:03
Me te madhin nga te gjithe se kishit aty???????
Ai eshte i madhi GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBE

Brari
24-12-2005, 17:26
une votova Jezusin..