Duke shfletuar forumin lexova nje teme ku flitej se cili eshte cuni me i zgjuar ne forum, dhe lexova mendimet e shume antareve se si i perceptojne antaret e forumit. Tema ishte e vjeter, une si e re ketu shumicen e antareve nuk i njihja, dmth tash kane ndryshuar koherat, forumi pasurohet me antare te rije dhe disa antare te vjeter largohen per shkaqe te ndryshme por ekuilibir mbetet.
Te gjithe ne jemi te zgjuar, por disa prej nesh e kane mjeshtri t'i paraqesin faktet per nje problem te caktuar dhe kjo disa i ben me te dalluar ne forum se sa tjeret qe ndoshta edhe ata dijne por artin e te shprehurit me shkrim e kane te dobet.
Sa kam mundur te lexoj forum une, dhe ti njoh forumistat, kam krijuar edhe nje liste nga disa antare qe do i vendoj ne sondazh por kush nuk e gjen veten aty mos te zemerohet sepse eshte jashta logjikes te gjithe te vendohen ne sondazh, per ate ekziston edhe opcioni (Une - antaret votojne veten e tyre) dhe (Dikush tjeter) ku mund te votoni per tjeter kend duke specifikuar emrin e tij ne postim.
Kush eshte ne sondazh:
Antaret qe kane nje vjetersi te konsiderushme ne forum, nje sasi shkrimesh te mire, aktivitet te gjithanshem ne forum, pjesmaraje ne laramanine e temave, drejtshkrimi ne forum, jo-shendruesit e temave ne chit-chate, antaret e respektuar nga shumica, ne pergjithesi ne sondazh jane ato antare qe jane aktiv ne tere forumin jo vetem ne nje seksion te caktuar.
Kush nuk eshte ne sondazh:
Antaret problematik, ato qe ofendojne tjeret dhe antaret me misionet te caktuara ne forum dmth qe jane te futur vetem per propagande dhe antaret qe jane pjesmares vetem te nje forumi te caktuar apo chit-chatistet neper tema.(Nese nuk gjeni veten ne sondazh nuk don te thote se i takoni ketij grupi te fundit)
Kenaqsia ishte e imja te hap kete teme :)
PS:
Nje lutje deri tek adminant dhe supermoderatoret qe kete teme te beje me vota jo-publike se atehere do te kete me shume efekt votimi.
Gunnar
09-11-2005, 07:25
padyshim une ;)
tani_26
09-11-2005, 08:05
Duke shfletuar forumin lexova nje teme ku flitej se cili eshte cuni me i zgjuar ne forum, dhe lexova mendimet e shume antareve se si i perceptojne antaret e forumit. Tema ishte e vjeter, une si e re ketu shumicen e antareve nuk i njihja, dmth tash kane ndryshuar koherat, forumi pasurohet me antare te rije dhe disa antare te vjeter largohen per shkaqe te ndryshme por ekuilibir mbetet.
Ti akoma nuk "i ke fut" kembet ne kete forum dhe te ka zene meraku se kush eshte cuni me i zgjuar i forumit?
Po mire, sipas mendjes tende sa jane gjasat qe te vleresosh zgjuaresine e dikujt vetem e vetem nga shkrimet e tij?
Do te keshilloja qe me teper rendesi ti kushtoje permiresimit te gjuhes shqipe nga ana jote, sepse te them te drejten shkruan plot gabime...Permireso nje here gjuhen pastaj ec dhe kerko zgjuaresine apo inteligjencen e cunave te forumit...
Mua mu duk kot fare kjo teme prandaj edhe nuk po marr mundimin te votoj...Shume anetare ketu me siper i vleresoj, ashtu edhe per shkrimet e tyre cilesore por qe te votoj per zgjuaresi me duket dicka e kote....
ShadowOftheBest
09-11-2005, 09:12
Hmm
Ku jam une aty ?
Moltisanti
09-11-2005, 09:36
(TIRONC_KINGUN) s'po e shof ne liste ,vota ime shko ke Ai si Orator i lind qe osht :D !!
Shnet komshio
donna76
09-11-2005, 10:22
Me siguri nuk eshte ai qe ka hapur kete teme!
Pershendetje te gjithe te tjereve
Kryeplaku
09-11-2005, 10:27
Nuk e dija qe paska cuna te zgjuar forumi....
Kush eshte cun i zgjut nuk ri gjysem ore ketu....
Pra ne qe kalojme oret ketu do te thote se zgjuaresia jone ka deshtuar!
Sa me shume ore te kalosh ne FSH aq me shume ke deshtuar!
panchovilla
09-11-2005, 10:33
Nuk e dija qe paska cuna te zgjuar forumi....
Kush eshte cun i zgjut nuk ri gjysem ore ketu....
Pra ne qe kalojme oret ketu do te thote se zgjuaresia jone ka deshtuar!
Sa me shume ore te kalosh ne FSH aq me shume ke deshtuar!
Lol. Ashtu eshte
Veshtrusja
09-11-2005, 10:40
e kush ja ka matur trurin tjetrit qe te percaktojm se kush eshte me i zgjuar... une them qe sejcili ka te mirat e veta (shpesh ne aspekte te ndryshme)
aman cfare teme eshte kjo
ShadowOftheBest
09-11-2005, 11:04
Kush nuk eshte ne sondazh:
Antaret problematik, ato qe ofendojne tjeret dhe antaret me misionet te caktuara ne forum dmth qe jane te futur vetem per propagande dhe antaret qe jane pjesmares vetem te nje forumi te caktuar apo chit-chatistet neper tema.(Nese nuk gjeni veten ne sondazh nuk don te thote se i takoni ketij grupi te fundit)
Ok lerme te mundohem e te jap nje pergjigje serioze .Fillojme nga ketu.
Pra ti do te me thuash qe nje person "problematik" ose qe ofendon te tjeret nuk eshte i zgjuar?
Nuk jam dakort. Mund te diskutohet per temperamentin e tij , ose per edukaten por kjo nuk tregon aspak qe nje personi te tille i mungon "Zgjuarsia"
(pse ne apostrofa do ta shpjegoj me poshte)
Me tej . Sipas teje pra , nje person qe ben propagande nuk ka "Zgjuarsi" ?Nje propagande e goditur kerkon argumenta te menduara mire , dhe nje zgjedhje fjalesh po te goditur per te bere efektin e kerkuar. Pra , e dashur, nje propagandist i afte ka nje "Zgjuarsi" mbi normalen.
Me tej. Perse sipas teje pjesemarresi i nje forumi te vecante nuk zoteron "Zgjuarsine" e duhur per tu futur ne kete liste.
Ai person rri vetem ne ate pjese te forumit sepse ai eshte i vetmi argument qe i intereson. Dhe ne ate argument mund te jape nje kontribut te madh per forumin.
Pak a shume e njejta gje qendron edhe per "chit-chatistet" . Atyre ju intereson thjeshte te kalojne 10 min ne hare e te mos e vrasin shume mendjen , te pakten ketu, per probleme qe i mundojne gjate dites.
Ok mbarova me ate pjese .
Tani tek perkufizimi i zgjuarsise.
Sa per kulture (tenden e te dikujt qe i intereson ta dije)
Studiuesit e natyres njerezore akoma sot nuk kane rene dakort mbi nje perkufizim unanim te zgjuarsise .Pa u zgjatur shume le te kalojme tek ideja qe kam une mbi zgjuarsine
Ti do te me thuash qe Einsteini qe ishte 0 ne aftesi letrare ishte me pak i zgjuar se Honore de balzak te cilit si interesonte fare fizika ?
Pra intelekti njerezor eshte i ndare ne fusha te ndryshme dhe secili nga ne ka aftesi te ndryshme ne keto fusha te caktuara .
Gjithashtu , per te shkuar me tutje ideja qe secili nga ne ka per zgjuarsine dhe simpatia qe mund te kemi per nje anetar te forumit ndikon sa te duash tek zgjedhja e njerit ose tjetrit .
Ky argument mund te jete shume ofendues per shume veta .
Per mua jo , sepse une nuk merzitem dot me anetaret e forumeve shqiptare. Kur dua lufte llafesh shkoj ne forume italiane ose amerikane e tall ..... me siperfaqesine e tyre .
Keshtu , mos u ofendo nga reagimet e mesiperme sepse i kerkove pak a shume vete . E di qe e kishe pa te keq , por me kujdes.
Tani tek Kryeplaku
Ti mos u ofendo , une i jap kusurin njerezve me te njejten monedhe me te cilen me kane paguar
Kush eshte cun i zgjut nuk ri gjysem ore ketu....
Pra ne qe kalojme oret ketu do te thote se zgjuaresia jone ka deshtuar!
Zakonisht vetem ata qe e quajne veten deshtake e jane pesimiste mbi arritjet e tyre tentojne te denigrojne aktivitete ne te cilat kane harxhuar per vehte vite e vite .
Kjo eshte thjeshte nje hobi , zakonisht anetaret ketu jane njerez qe jetojne ne emigrim e qe kane deshire te shkruajne pak shqip e te jene ne kontakt me mentalitetin e vendit te tyre te lindjes
Nqs ti me gjithe "kapacitetin" tend arrin vetm tek ky konkluzion , atehre mor djale ti projektohesh si nje njeri i ceket qe formulon vetem akuza sepse nuk di te justifikoje
Ata qe rrine ketu 30 min ne dite nuk jane me pak te zgjuar sesa ata qe shohin futboll 30 min ne dite , qe degjojne muzike 30 min ne dite e tj
Kaq eshte mjaft , se po u zgjata me shume s'e lexon kush
PINK
09-11-2005, 11:10
Ok
Kaq eshte mjaft , se po u zgjata me shume s'e lexon kush
Prape kaq sa ke shkruar nuk do te lexoje njeri .. (lol)
Ne lidhje me temen , faleni Kinezen se eshte e re ne keto pune , nuk donte dhe ajo , po ja keshtu si padashka tha te hapi nje teme , nje sondazh qe dhe vete se di se ku do veje .:rolleyes:
Cuna te zgjuar ka shume ketu ne forum , dhe secili zgjuarsine e ka per vete dhe jo ta vleresojne lart e poshte nje emer thjesht anonim , si puna e Kinezes apo dikujt tjeter . :)
~Lovely_Gurl89~
09-11-2005, 11:26
Ti akoma nuk "i ke fut" kembet ne kete forum dhe te ka zene meraku se kush eshte cuni me i zgjuar i forumit?
Po mire, sipas mendjes tende sa jane gjasat qe te vleresosh zgjuaresine e dikujt vetem e vetem nga shkrimet e tij?
Do te keshilloja qe me teper rendesi ti kushtoje permiresimit te gjuhes shqipe nga ana jote, sepse te them te drejten shkruan plot gabime...Permireso nje here gjuhen pastaj ec dhe kerko zgjuaresine apo inteligjencen e cunave te forumit...
Mua mu duk kot fare kjo teme prandaj edhe nuk po marr mundimin te votoj...Shume anetare ketu me siper i vleresoj, ashtu edhe per shkrimet e tyre cilesore por qe te votoj per zgjuaresi me duket dicka e kote....
Ah ah no, that's mean boy!
How can u tell some one te permirsoj gjuhen ne te shkruajtur.....!
P.S DJALE I ZGJUAR ME DUKET DJ-GABRIEL......Muahhhh ka zgjuaresi te ralle! Nuk shkruan shpeshe ketu por ne disa tema ka dhen mendime te zgjuara.
E kam me gjithe mend, per kete mendoj une, pastaj sikur i njoh te gjithe une te jap nje vote te regullt..... :D
Brari
09-11-2005, 12:45
cuni me i zgjut eshte ai qe ka me shume euro-dallers.. pik..
pra cili eshte me pasaniku ketu?
tregoni pasurin tuaj e del vet.. me i zgjuari..
ArberXYZ
09-11-2005, 12:47
Mendoj se cuni me i zgjut i forumit osht 21_Arber_21 :D
Djale me kyltyr te gjehr... :ppp
Lorencone
09-11-2005, 12:51
E nga ta di une kush eshte i zgjuar apo jo.T e gjithe te zgjuar jane.Aty ka emra qe une tani po i lexoj perhere te pare.Kush ishte ai "selfish" me kete ide se kush eshte me i zgjuar.Kush voton per kete sondazh tregon veten se eshte teper budalla
Moltisanti
09-11-2005, 12:53
Ore akoma ju me ket teme ,,i zgjuari nuk e shpreh zgjuarsine neper forume ,une (psh) zgjuarsine e time e kom ne fusha te vecanta sic jane peshkimi i sardeleve te freskta :D ,,per noi dor futboll per ato qe ja kane haberin ,edhe me u zi me noi demokratet sic osht ky parafolsi siper meje (Brari) :D !!
Tjerat ja kom lon juve !!
Ps..Braro ca i thu ti nji budallai qe i bie llotaria ??? me qe dole ke pasuria :)
hajt shnet
helene
09-11-2005, 13:20
Ps..Braro ca i thu ti nji budallai qe i bie llotaria ??? me qe dole ke pasuria
i thote i zgjuar sepse dinte te llogariste numrat e llotarise:p me ane te probabilitetit
Sa per temen, une s'jam dakort me ate qe ka hapur temen, sepse eshte paragjykim te konsiderosh ata qe vetem tallen budallenj dhe ata qe mbajne referata te zgjuar , madje ne disa raste do ishte krejt e kunderta, sepse po te konsiderosh qe ka tema ku ti mund dhe te shkruash referata po te thone Bjeri se i bike bukur:p dmth s'ti lexon njeri dhe keta njerez une do mund ti quaja budallenj sepse humbasin kohen tu mbushin mendjen ca njerezve qe mendja s'u nxe....
Sic e shikon eshte shuuuuuuume relativ perkufizimi i zgjuaresise per secilin prej nesh.
ne forum mund te dallosh njerezit qe kane lexuar shume, qe jane te zote ne formulimin e fjalive, ne debate....po nuk mund te paragjykosh ata qe s'shkruajne sepse ti s'ke asnje lloj informacioni qe ti gjykosh.
S'po vazhdoj me gjate , sepse mjafton te them qe jam dakort me SH.O.B, sepse ndryshe nga PINK-u :p une e lexova ca kishte shkruar
Nuk votoj se s'do isha objektive...
Prototype
09-11-2005, 13:40
Zgjuarsia eshte relative ne fakt ... ka dhe nga ata qe quhen gomar i zgjuar lol ka dhe ata qe jan vertete te zgjuar etj etj
te gjithe jane te zgjuar po them un .. megjithse me i zgjuari fare jam vete :p
Kinezja
09-11-2005, 14:03
Hajde debat hajde
Ju e keni keq interpretuar temen, nuk jemi futur per te matur zgjuarsine e njeri tjetrit, une shume qarte kam cekur se cka kam nenkuptuar me termin e zgjuar, por shoh se me shume po bojne zhurme ato qe s'jane ne sondazh ku shume mire kam cekur se nuk mundet te futen te gjithe.
Une e kisha fjalen per mjeshtrit e shkrimeve ne forum, por e ashtuquajta "i zgjuar" por eshte detyre e juaj tash si veproni ne kete teme, ah nese nuk keni ndonje favorit, votoni per veten tuaj e keni ate mundsi!
Lorencone, je i sigurte se keto antare me larte nuk i ke pare asnjehere, cili eshte per shembull ai kur shumica ose mbi 90% kane mbi 1500 postime, valle nje antare me aq postime nuk duket ne forum.
Te gjithe keni lexuar se si jane futur ne votim antaret, pra ka pasur nje kritere baze, por ju ato si keni lexuar dhe bu ketu me vrull per te keq e kapeni temen.
Tani26, me gjuhen time mos u gryej, nuk jam profesoreshe e gjuhes shqipe, mandej edhe pse i kam futur kembet qe pak ketu, edhe une jam pjese e ketij komuniteti, mandej kam vite te tera pervoje ne forume dhe e njoh teper mire mentalitetin virtual shqiptar, te jesh i sigurte ketu.
Shadow, nuk kam thene se nje person qe eshte problematik nuk eshte i zgjuar, por kam thene nuk eshte ne sondazhm, pra beje dallimin mes sondazhit dhe zgjuarsise...
Une: "Te gjithe ne jemi te zgjuar, por disa prej nesh e kane mjeshtri t'i paraqesin faktet per nje problem te caktuar dhe kjo disa i ben me te dalluar ne forum se sa tjeret qe ndoshta edhe ata dijne por artin e te shprehurit me shkrim e kane te dobet." bazoni ne kete qe kam thene...
Largoheni paragjykimeve te kota dhe mos e kapeni rastin te tregoni sa te "zgjuar jeni" tash.
Edhe shoh se tema shendrohet ne ceshtje "intelegjence" dhe ketu nuk jemi te matim IQ tuaja thjesht si forumista, si miq, te vlersojme ate qe mendojne se eshte mjeter i fjales se shkruar ketu dhe nuk ka intereson jeta private e tij.
Une votova per Oiseau en vol, ate qe e din ky, e thote me mjeshtri, pra votoni edhe ju per nje mjeshter tjeter ose veten tuaj.
PS:
Lutje tek adminat temen te riemrojne "Mjeshtri i penes ne forum" se qenkan prekur disa cuna pse sqenkan ne sondazh.
PPS:
Kerkoj ndjese nese eshte prekur dikush, por largoheni paragjykimeve dhe shkruani dicka po deshet se nuk jemi duke zgjedhur kryetarin e Botes ketu dhe nuk ju pelqen lista.
ShadowOftheBest
09-11-2005, 14:12
Vogelushe personalisht nuk u preka fare qe nuk isha ne ate sondazh .
Nuk ngre as nuk ul kandarin tim dicka e tille .
Pergjigja e pare ishte me shaka , e dyta ishte nje pergjigje serioze per te te bere te kuptosh se dicka mund te jete edhe ofenduese .
Une kapa kriteret qe ti kishe zgjedhur per te menjanuar anetare te tjere dhe u mundova te te shpjegoj se nuk jane kritere te pershtatshme per te bere dicka te tille
Kaq .
Pastaj argumenti ka gjithmone kunderargumente , e kjo nuk mbaron kurre po nuk deshi njera pale, keshtu qe une e le me kaq.