Roli i shėrbimeve tė fshehta nė ngjarjet e 2 Korrikut 1990 [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Roli i shėrbimeve tė fshehta nė ngjarjet e 2 Korrikut 1990


ALBA
28-06-2004, 03:08
Ish-drejtori i Policisė sė Shtetit, tregon ngjarjen mė tė bujshme tė diktaturės, kur shqiptarėt mėsynė masivisht ambasadat e huaja




Dilaver Bengasi

Dilaver Bengasi, ish-drejtori i Policisė shqiptare nė vitet 1985-1990, tregon eksodin e shqiptarėve mė 2 Korrik 1990. Nė mėnyrė krejt tė natyrshme, me mijėra qytetarė u dyndėn nė dyert e ambasadave. Policia nė atė kohė ishte e papėrgatitur pėr njė eksod tė tillė, por edhe vetė diplomatėt e ambasadave tė huaja, qė ndodheshin nė vendin tonė, nuk e kishin menduar se mund tė pėrballeshin me kėtė situatė. Por ditėve tė nxehta tė korrikut tė ’90-s, iu shtua edhe njė tjetėr “temperaturė”, ajo e qėndrimit qė do tė mbante qeveria e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, rreth kėsaj ngjarjeje. Situata e tensionuar mund tė rrėshqiste nga ēasti nė ēast dhe vendi tė pėrfshihej nė njė kaos tė paparė. Por, pavarėsisht se eksodi e tronditi pushtetin, pėrsėri qeveria ishte ende e fuqishme. Prindėrit e tė rinjve qė kapėrcyen kangjellat e ambasadave dhe mė pas, nė mėnyrė tė organizuar kaluan nė Evropė, ishin akoma nėn frikėn e pasojave qė mund tė kishte mė pas. Ndėrsa njė rol tė rėndėsishėm luajti edhe policia, e cila ishte nė udhėkryqin e dy mendimeve: tė ruante rendin dhe qetėsinė me kompetencat qė i jepte ligji, apo tė shmangte gjakderdhjen, por duke lejuar qė qytetarėt tė kalonin lirshėm pėr t“u futur nė ambasada. Ēfarė ndodhi mė 2 Korrik tė vitit 1990. Kush ishin ambasadat qė u bėnė streha e mijėra qytetarėve. Ēfarė qėndrimesh mbajti policia. Cila ishte dilema e madhe ndėrmjet ruajtjes sė rendit dhe qetėsisė dhe tė lejimit tė qytetarėve pėr t“u larguar. Si u shembėn muret e ambasadės gjermane. Takimet e krerėve tė policisė me pėrfaqėsuesit e lartė tė shtetit. Dhe tė gjitha enigmat e tjera, qė lidhen me prapaskenat e korrikut tė vitit 1990, i shpjegon ish-drejtori i Policisė Shqiptare, Dilaver Bengasi.



Qė nė ditėt e para qė u bė hyrja masive nėpėr ambasada, nė Shqipėri erdhėn pėrfaqėsuesit e OKB-sė. Ata merrnin takim me tė gjithė personat qė ishnin futur nė ambasadė. Mė ka ngelur nė kujtesė njė rast ku kam qenė i pranishėm tek ambasada irlandeze. Njėri prej tyre, me kėshilla prindėrore, ndėr tė tjera u thoshte shqiptarėve: “Do tė shkoni jashtė shtetit. Mos mendoni se ēdo gjė ėshtė e gatshme.

Si vendi juaj, askund nuk keni pėr tė gjetur. Dashuria pėr njerėzit dhe tė mirat qė mendoni, i ka vetėm vendi qė u ka lindur. Asnjėherė mos e shani vendin tuaj”.

Takimi me diplomatin francez
Disa ditė pas largimit tė atyre qė hynė nė ambasadat e huaja, pata rastin tė takohem me Marseli, diplomat francez, nė hotel “Tirana”, me ftesėn e personit nė fjalė. Mė shoqėronte nė kėtė takim njė shoku im. Qė nė fillim tė bisedės, francezi mė pyeti: “A i keni thėnė ambasadorit tonė, nė takim, se pėr kėtė qė po bėni, populli francez do t’ju zėrė me gurė?” E kuptova qė ai ishte i mirinformuar pėr bisedėn time me eprorin e tij, dhe pohova atė qė mė tha. Marseli kishte pėrgatitur njė raport pėr ngjarjen e 2 Korrikut dhe ndėr tė tjera, informonte qeverinė e tij edhe pėr ēfarė i kisha thėnė unė ambasadorit francez. Nuk mund ta harroja bisedėn me ambasadorin, edhe pėr faktin se ai mė priti shumė ftohtė kur u prezantova dhe u tregua mospėrfillės ndaj atyre qė i thashė, pra, konkretisht se shumė nga ata qė kishin hyrė nė ambasada, ishin kontigjente tė policisė dhe se pėrkrahja e tyre, apo dėrgimi i tyre nė Francė, do tė kishte pasoja. Me kėtė, doja tė thoja se njė pjesė e tyre do tė pėrballeshin me drejtėsinė, pasi nuk mund tė rrinin pa kryer ndonjė vepėr penale.

Francezi Marsel, qė mė kishte ftuar pėr kafe, mė sqaroi se kisha pasur tė drejtė nė atė qė i kisha thėnė ambasadorit tė tij. Madje, ai deklaroi se nga 50 veta qė kishin shkuar nė Francė, brenda 2 javėsh 14 prej tyre ishin arresuar nga policia, pse kishin konsumuar vepra penale. Ky ėshtė njė fakt domethėnės, pasi persona tė tillė prishėn edhe imazhin e Shqipėrisė nė Evropė. Deri atėherė, shqiptarėt respektoheshin kudo ku shkonin; mė pas do tė ndodhte e kundėrta.

Tė larguarit nė shifra
Ndėrkohė, ato ditė u bėnė regjistrimet e tė gjithė atyre qė kishin hyrė nė ambasada, madje u pėrgatitėn pasaportat e secilit. Nė tė gjitha ambasadat, rezultoi se kishin hyrė rreth 5200 persona, nga tė cilėt, vetėm nė ambasadėn gjermane 3200 veta. Nga verifikimet qė u bėnė nė lidnje me ta, dilte se rreth 1300 veta ishin tė dėnuar pėr krime ordinere dhe shumė prej tyre, ishin pėrsėritės nė krim. Mbas pėrgatitjes sė pasaportave, rreth orės 21.00 tė datės 12 Korrik 1990, nė tė gjitha ambasadat ishin vendosur autobusėt. Nė rregull, nė rresht pėr njė, dilnin nga ambasadat dhe futeshin nė autobusė. Boshatisja e ambasadave pėrfundoi rreth orės 24.00. Autobusėt u nisėn tė gjithė pėr nė portin e Durrėsit, pa asnjė incident zyrtar. Kėshtu pėrfundoi problemi i kėtyre 5200 personave. Ata u nisėn pėr nė Evropė. Mijėra tė tjerė kishin mbetur kėtu, me tė njėjtin qėllim. Kėtė e treguan eksodet e mėvonshme dhe tentativat pėr eksod, qė vazhduan nė forma tė ndryshme. U zhvilluan disa eksode dhe mė vonė nisi trafiku i refugjatėve. Njė ndėr rastet e fillimit, ishte nė ditėt e para tė janarit 1993. Agjencitė e lajmeve informuan se njė peshkarexhė kishte marrė 11 shtetas shqiptarė dhe i kishte hedhur nė brigjet e Pulias nė Itali; 10 prej tė cilėve ishin mbytur. Trafikantėt grekė dhe italianė nė det, nė bashkėpunim me kriminelė shqiptarė, tė lidhur me klane tė posaēme deri nė strukturat shtetėrore dhe policeske, nėpėrmjet trarikut me refugjatėt shqiptarė, u majmėn me njerėzit tanė te varfėr.

Mitingu
Pas largimit me pasaporta tė 5200 shtetasve shqiptarė jashtė shtetit, udhėheqja parti-shtet, organizoi njė miting tė madh nė Tiranė, me tė cilin duhej treguar se shteti vazhdonte tė ishte i fortė dhe njėherėsh, tė tregohej se ata qė ikėn nuk ishin “njerėzit e ndershėm shqiptarė”. Kishte shumė zėra se “mitingu mund tė dėshtonte ose tė kishte edhe efekt tė kundėrt. Megjithatė, porositė u dhanė qė ai tė bėhej i organizuar. Dhe kėshtu, nė orėt e pasdites, u grumbulluan me mijėra njerėz, tė cilėve u prinin pėrpara pėrgjegjėsit dhe drejtuesit e ndėrmarrjeve. Pritej tė vinte vetė Raaamiz Alia nė miting. Po ashtu, thuhej se nė emėr tė organizatave tė masave, rinisė, gruas dhe intelektualėve tė kulturės, do tė ishin pėrfaqėsuesit mė nė zė tė tyre. Nė fakt, R. Alia nuk erdhi. Kur erdhi edhe Ismail Kadareja, qė ishte ngarkuar tė fliste nė emėr tė inteligjencės, megjithėse nė opinion thuhej se tė ikurit nėpėrmjet ambasadave, i kishte quajtur “jashtėqitje e kombit”. Thunej se R. Alia nuk erdhi se “mos ndodhte si me Ēausheskun”. Por njerėz tė arėrt me R. Alinė, thoshin se arsyeja e vertetė ishte se ai nuk kishte qenė entuziast pėr znvillimin e atij mitingu. Tė tjerė udhėheqės kishin kėmbėngulur qė mitingu tė zhivillohej dhe Ramiz Alia, duke mos qenė kėmbėngulės nė mendimin e vet, kishte lejuar tė bėhej duke u marrė masa organizative tė forta. Fjalėn e rastit para mitingut, nė emėr tė KQPPSH-sė, e mbajti Xhelil Gjoni, i cili theksoi se tė larguarit nga Atdheu, nėpėrmjet ambasadave, nuk pėrfaqėsonin popullin e shėndoshė shqiptar, por ishin disa “rrugaēė”. Ky miting u zhvillua pėr konsum politik tė brendshėm dhe tė jashtėm. Populli i mbledhur nuk po thėrriste mė me “duartrokitjet” e mėdha qė ndodhnin mė parė nė mitingje tė tilla. Opinioni ishte copėtuar; disa e mirėpritėn, por tė tjerė shprenin tė kundėrtėn.

Analiza nė Ministrinė e Brendshme
Vrasja e njė njeriu tė pafajshėm nė Kavajė dhe konkretisht, i ndjeri Josif Budo, solli njė reagim tė ruqishėm, veēanėrisht ndaj udhėheqjes partiake nė Kavajė dhe Durrės. Pėr kėtė ngjarje, mė 14 korrik u bė njė analizė, ku u liruan nga detyra tre oficerė, qė u quajtėn si pėrgjegjėsit kryesorė pėr kėtė ngjarje. Nė kėtė analizė, Hekuran Isai, ndėrmjet tė tjerave theksoi se edhe kėtu nė Tiranė u qėllua me armė mė 2 Korrik dhe “partia do ta analizojė”. Me kėtė mendim qė shprehu Hekuran Isai, kuptohej se masat ndaj kuadrove tė policisė do tė thelloheshin. Dilte pyetja: pėrse nuk u analizua problemi i 2 Korrikut, nė ato ditė qė ndodhi, por tani pas ngjarjes sė Kavajės? Mos vallė, segmente tė caktuara kishin, veē faktorėve ekonomikė, edhe ato tė vetizolimit. Kishte edhe interesa nga segmente tė caktuara e individė tė ndryshėm brenda vendit, por edhe jashtė tij. Me masat ndėshkuese qė kėrkoheshin tė merreshin ndaj nesh, drejtuesve tė policisė, udhėheqja e partisė-shtet, kėrkonte tė largonte pėrgjegjėsinė e saj dhe tė justifikohej para opinionit tė brendshėm dhe sidomos, atij tė jashtėm. Nė orėn 10.00 tė datės 18 korrik 1990, mė njoftuan tė ndodhesha nė zyrėn e Hekuran Isait. Kur po prisja nė paradhomė, nga zyra e tij doli Xhemal Dymylja, duke qeshur me ministrin qė e shoqėroi pėr ta pėrcjellė. Pasi u nda me Xhemalin, mė tha mua tė shkoja nė zyrėn e tij. Shkova dhe pasi ai u ul, pa mė parė nė sy, por duke vėshtruar tavolinėn mė tha: “Me vendim tė Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave, lirohesh nga detyra e drejtorit tė Policisė”. Nė mėnyrė tė prerė i thashė: “Nuk jam dakort me vendimin qė keni marrė. Skenarėt e kujt kam prishur mė 2 Korrik 1990? Thuaja shokut Ramiz dhe kėrko takim me tė. Me vjen keq, se do tė gjunjėzoni mbarė policinė nė ushtrimin e detyrės dhe rendi e qetėsia do tė marrin tė tatėpjetėn”. U largova pa e pėrshėndetur. Sapo hyra nė zyrėn time, ra teleloni. Ngrita receptorin dhe dėgjova zėrin e ministrit, i cili mė tha: “Dilaver, mė bėj njė informacion tė hollėsishėm si u zhvillua ngjarja e 2 Korrikut dhe ma sill”. Ju pėrgjigja, duke i thėnė se tani do t“i bėj njė letėr Ramiz Alisė. Ndėrkaq, i dėrgova njė letėr Ramiz Alisė ku ndėrmjet tė tjerave i thashė se fill pas largimit tė familjes Popaj nė Itali, pati njė tendencė qė sa vinte e rritej, pėr tė hyrė nė ambasada, duke kapėrcyer muret e kangjellat rrethuese. Format e futjes nė to u bėnė tė organizuara nė grupe dhe me automjete tė rėnda, duke rrėzuar muret, kangjellat dhe duke rrezikuar jetėn e punonjėsve tė policisė. Mė tej, sqarova se gjendja sa vinte dhe rėndohej.

Ambasadorėt shqiptarė nė zyrėn e Reil Maliles
Pėr kėtė, mė 2 Korrik 1990, paradite, Reiz Malile ka thirrur ambasadorėt pėr t’i vėnė nė dijeni se shtetasit shqiptarė do tė ishin tė lirė tė venin nė ambasadė pėr tė marrė viza. Nė fakt, ky vendim do tė ulte tensionet dhe do tė plotėsonte, sipas rregullave nga vetė ambasadat, dėshirat dhe kėrkesat e shumė shtetasve qė kishin tendenca pėr tė ikur. Nė zbatim tė kėtij vendimi, kuadrot dhe shėrbimet tona ishin porositur qė mė 3 korrik hyrja pėr viza nė ambasada tė bėhej normalisht, nga dera. Por, rreth orės l9.30 tė kėsaj dite (2 Korrik), njė automjet i rėndė me 34 persona, ēau murin rrethues nga mbrapa ambasadės gjermane dhe, duke rrezikuar edhe jetėn e policit, hyri brenda. Ndėrkohė, nė ballkonet e ambasadės dhe deri te muri i rrėzuar, kishin dalė punonjės tė asaj ambasade, tė cilėt i ftonin me dorė turmat e njerėzve nė periferi, pėr tė hyrė nė territorin e saj. Tė njėjtėn gjė bėnin edhe punonjėsit e ambasadės greke. Nė kėto rrethana, nė drejtim tė kėtyre ambasadave, nxitimthi u sulėn turma tė organizuara. Jo mė pak se 6000-8000 veta tė irrituar, duke sulmuar me gurė drejt policisė, po afroheshin drejt hyrjes sė ambasadės greke, ku unė ndodhesha nė zgjidhje tė njė situate tė vėshtirė. Instiktivisht, pashė se pantallonat mė ishin bėrė me gjak, nė drejtim tė kėrcirit tė majtė, nga njė goditje me gur nga pjesėtarėt e turmės sė ēoroditur. Nga shtėpitė pranė ambasadės greke, m’u afruan 4 familjarė, ku njėri mė kėrkoi tė zbatohej ligji, pasi, veē policisė, edhe atyre u rrezikohej jeta. Nė situata tė tilla tė tensionuara, ngarkesat psikologjike janė nga mė tė mėdhatė. Vendimet qė duhen marrė janė nga mė tė vėshtirat, aq mė tepėr, kur turma kalon nė veprime tė dhunshme ndaj policisė apo njerėzve tė pafajshėm qė kėrkojnė ndihmė nga policia pėr tė mbrojtur shėndetin dhe jetėn e tyre. Pasojat qė mund tė vinin nga vėrshimi i turmave ishin shumė tė mėdha, deri nė incidente ndėrshtetėrore me ambasadat e akredituara ne Tiranė.

Veprimi
Me bindje, vendosa kur turma u afrua rreth 10 metra, qė tė nxjerr pistoletėn dhe tė qėlloj nė ajėr. Ky veprim i paparashikuar nga ajo mori djemsh, qė kishin kaluar nė veprime tė palogjikshme, bėri qė tė kufizohej lėvizja e tyre. Nė tė shtėnat e mėvonshme nė ajėr, turma jo vetėm ndaloi ecjen pėrpara, por u kthye nė panik prapa dhe iku me vrap. Tė shtėnat e pistoletės nė ajėr, e dhanė efektin e tyre, duke parandaluar pasoja nga mė tė paparashikuarat. Ky rast i pėrdorimit tė pistoletės, pėrputhet plotėsisht me kriteret ligjore tė sanksionuara nga shteti ynė dhe ato ndėrkombėtare, aq mė tepėr, kur pėrdorimi i pistoletės nuk solli asnjė pasojė nė shėndetin apo jetėn e askujt. Pėrafėrsishit, nė kėtė mėnyrė e mbylla letrėn. Mbas disa ditėsh qė ia dėrgova atė Ramiz Alisė, mė mori nė teleron Vaskė Ēifliku, sekretar nė paradhomėn e presidentit dhe mė dha njė pėrgjigje telefonike, qė pėr mua ishte kuptimplote. Ėshtė fakt se nuk ishte mė ajo frika e dikurshme ndaj shtetit partiak. Pėr shkarkimin e drejtorit tė Policisė, pati reagime tė fuqishme nga radhėt e policisė dhe sidomos, nga Reparti 326. Njė ndėr motivet e lirimit, ishte shkarkimi i pėrgjegjėsisė tek ata qė nuk kishin pėrgjegjėsi.

Cilėt ishin tė interesuar pėr 2 Korrikun
Pėr 2 Korrikun ishin tė interesuar mjaft segmente, jashtė dhe brenda vendit. Kishte nga ata qė kėrkonin pėrmbysjen e regjimit dhe qė kishin qenė beniaminė tė njohur tė partisė-shtet, tė cilėt me intuitėn e tyre po e shikonin se atij shteti “po i binin patkonjtė dhe tashmė donin tė pėrvetėsonin flamurin e antikomunizmit, duke harruar se kishin qenė komunistėt mė sektarė e ndėr mė tė privilegjuarit. Pėr 2 Korrikun ishte e interesuar, veēanėrisht, UDB-ja jugosllave, e cila si gjithmonė, kur acarohej situata nė Kosovė, kurdiste ngjarje dhe incidente nė Shqipėri. 2 Korriku i Kaēanikut, jo rastėsisht koincidonte me 2 Korrikun e ambasadave nė Tiranė. Tė gjitha segmentet e interesuara, duke ditur se ambasadat janė pikat mė tė nxenta dhe krijimi i incidenteve ndaj tyre, krijon situata ndėrshtetėrore nga mė tė rėndat, sa pėr pėrputhje interesash aq edhe pėr llogari tė veta, u bėnė nxitėsit kryesorė pėr dyndjen drejt ambasadave. Pavarėsisht nga situata e kurdisur, policia arriti ta kapėrcejė, duke parandaluar pasojat e njė prej ngjarjeve mė tė vėshtira.

Ngjarja e 2 Korrikut 1990, megjithėse mori karakter kombėtar e ndėrkombėtar, nuk u analizua as nga sektorėt pėrkatės tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe as nga Drejtoria e Policisė, qė mbajti barrėn kryesore pėr parandalimin e pasojave tė paparashikuara. Pra, nuk u bė. Pse? Vėshtirė ėshtė qė tė gjesh psenė e saj. Por, analiza profesionale e asaj ngjarjeje do tė evidentonte shkaqet e vėrteta, tė cilat do tė shėrbenin jo vetėm pėr pėrvojėn e policisė, por edhe pėr pasqyrimin me objektivitet tė sė vėrtetės para opinionit qė tė mos u linte shteg dashakeqėve tė keqinterpretonin dhe tė disinformonin brenda dhe jashtė vendit.

U diskutua mė vonė pėr 2 Korrikun?
Pėr herė tė parė pėr 2 Korrikun u diskutua nė takimin qė bėri Ramiz Alia mė 6 gusht 1990 me disa intelektualė tė njonur tė Tiranės. Por, nė auditore tė tilla jo profesionale, ėshte e vėshtirė tė bėnen analiza reale, pėrveē se tė jepen opinione tė pėrgjithshme. Kjo, sepse tė pranishmit nuk kishin njohuri tė drejtpėrdrejta dhe tė mjaftueshme, si pėr rrjedhėn e ngjarjeve para 2 Korrikut, edhe pas tij. Trajtimi i asaj ndodhie u bė sipas thashethemeve, hamendjeve vetjake dhe mashtrimeve. Madje, u arrit deri atje sa dikush nga tė pranishmit tha se gjatė 2 Korrikut ishin vrarė nga policia aq shumė njerėz, sa qė ishte mbushur Mali me Gropa. Ēfarė nuk u tha, deri dhe nė stacione “serioze” tė informacionit publik dhe zyrtar. Pėr pyetjet apo mendimet e tė pranishmėve, Ramiz Alia bėri sqarimet e nevojshme, duke argumentuar, pėr aq sa i kishte njohuritė, duke pasqyruar mė mirė tė vėrtetėn. Ndėrsa shkrimtari Ismail Kadare, nė fjalėn e tij, bėri objekt diskutimi drejtorin e Policisė, pėr tė cilin vuri nė dukje se vėrtet qė ai ishte liruar nga detyra, por “atė unė kam pasur rastin ta shikoj vetė, qė qytetarėt e pėrshėndesin sikur tė jetė ndonjė militant nė Tiranė, kur ai duhet ndėshkuar se populli kėnaqet” etj., etj., fjalė pa pergjegjėsi. Ndoshta, nė periudhėn fillestare pas 2 Korrikut, lajthitje tė tilla edhe mund tė justifikoheshin. Kjo, edhe pėr faktin se informacione tė sakta pėr rrjedhėn reale tė ngjarjeve tė qershor-korrikut, ende nuk ishin dhėnė, as nga mjetet e inrormacionit dhe as nga organet shtetėrore. Por, ėshtė pėr tė ardhur keq qė “lajthitje” tė tilla vazhduan edhe mė vonė. Disa gazetarė, bashkė me gazeta partiake, sindikaliste apo tė “pavarura”, e frynė aq fiktivisht situatėn e 2 Korrikut, sa qė krijuan idenė se nė Tiranė ishte bėrė luftė civile me fronte tė armatosura. Por, kush i mbolli dhe fabrikoi shpifje tė tilla? Ishin nga ata njerėz, qė pėr vetė karakterin e tyre tė dobėt, donin t’u shisnin mend tė tjerėve, sikur ata dinin me hollėsi edhe “probleme” nga mė sekretet, qė nuk i njihnin tė tjerėt. Tipa tė tillė kėnaqen kur tė tjerėt i besojnė, qoftė edhe pjesėrishit, apo kur shohin se mbjellja e dyshimeve tė tyre, sadopak ēorodit opinionin. Tė tjerė janė nga ata qė kanė motive mė tė dobėta, sepse pėrhapin “lajme” tė rėnda familjare e shoqėrore e deri shtetėrore, mbi bazėn e njė ngjarjeje qė ka ndodhur, por qė nga “specialistė” tė tillė, pėrpunohen e fabrikohen, duke e bėrė qimen tra dhe mizėn buall. Edhe kur agumentohej se mė 2 Korrik 1990, nuk pati pasoja pėr shėndetin dhe jetėn e njerėzve, pėrsėri mendja e tyre e ēakėrdisur, nuk pranonte tė largohej nga ato qė kishte fantazuar. Nė kėtė periudhė, dolėn edhe njė kategori personash, tė cilėt morėn pozicion qitjeje nga “poligonet” e opozitės. Kėta tipa menduan se me “faktet” e fabrikuara mund tė fitonin pushtet, mund tė rrėmbenin karrige e kolltuqe nė shtet. Kėta tipa qė u morėn me trajtimin e mbrapshtė tė 2 Korrikut, ku mė shumė e ku mė pak, nė fazėn e fillimit, ia arritėn qėllimit, krijuan njė ēoroditje tė pėrkohshme. Tjetėr ėshtė fantazia dhe tjetėr ėshtė e vėrteta. Shpifjet, mashtrimet e fabrikimet, siē zėnė vend shpejt, po aq shpejt edhe harrohen. Pėr mė tepėr, mendoj se nė kėtė kuadėr duhet vėnė nė punė, sidomos logjika e fortė larg emocioneve tė ēastit. Tė gjithė ne jemi dėshmitarė qė pas vitit 1992 e nė vazhdim, u bėnė me qindra gėrmime e zhvarrosje tė njerėzve qė diktatura komuniste (pėr turp tė saj) i pati ekzekutuar grykave apo honeve. Atėherė, si mundet tė njiheshin “kufomat” e dy viteve mė parė (pra, nė korrikun e vitit 1990) Si mundet tė kėrkohej nė Malin me Gropa, rreth 20 kilometra larg Tiranės, dhe tė mos gjendej asnjė kufomė. Si nuk u thirr asnjė polic i thjeshtė, oficer policie, madje, njė shofer furgoni qė tė dėshmonte pėr ketė “masakėr”? Rezultati ishte ky: tė gjithė sbqiptarėt qė patėn hyrė nė ambasada, ishin shėndoshė e mirė, pa pėrjashtim. Ata do tė fillonin jetėn e tyre tė re (ashtu siē e zgjodhėn vetė), ndėrsa mjergulla e Malit me Gropa, do tė davaritej pėrfundimisht.



Historia e fotos

Kur hynė 34 veta nė ambasadėn gjermane me makinė, pasi e ēanė murin e saj, Dilaver Bengasi shkon nė vendngjarje. Atje gjen zbuluesin gjerman, tė cilin e pyet nėse e kishte parė policin e shėrbimit. Gjermani i pėrgjigjet se brenda territorit tė ambasadės nuk kishte asnjė polic. Bengasi i thotė se po pranonin nė ambasadė njerėz me precedente penale qė, sipas tij, mund tė ishin tė rrezikshėm edhe pėr Trupin Diplomatik aty. Zbuluesi qėndroi ftohtė dhe nuk tha asnjė fjalė, por kėrkoi qė Bengasi tė largohet. Ministri i Jashtėm gjerman, Gensher, nė takimin qė pati me disa persona qė kishin hyrė nė ambasadėn gjermane, Ylli Bodinakun etj, ndėrsa i falenderoi pėr veprimin, u jep atyre foton duke u thėnė: “Ja drejtori i Policisė Shqiptare, me diplomatin tonė”

skuthi_vogel
29-06-2004, 09:58
... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...

ALBA
29-06-2004, 10:15
... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...

Hidhe pjesen tjeter ne e mban mend , se dhe une e kerkova dhe u habita pse eshte vetem gjysma ne gazete , sepse ne fakt duhet te vazhdonte .....

skuthi_vogel
29-06-2004, 10:41
... me vjen keq, por nuk e mbaj mend, pasi ka shume kohe qe e kam lexuar. Nese do te me kujtohej do ta kisha hedhur direkt ...