Pershendetje. te githe besojen se pas vdekjes do te shkoje ne parajs apo ferr. Ku mendoni se do te perfundoni e shkoni ju??? nga vedoset se ku do te perfundosh?? e ka falje? Si e parafytyroni e mendoni e parashikoni parajesn?? po ferrin?? Pse duhet e kete edhe ne boten tjeter Ferr e Parajese?? tham se kjo jete ishte nje test e pastaj cdo gje dote shkoje normalisht? Pse duhet bere ku test e kesaj jetes se ketushem? kush eshte arsyeje e meria ndaj keti testi, qe ca te shkojne ne ferr e ca ne parajes. po ka njerez qe ma kan parajsen qe ketu ne kete bote privizore. pastaj zoti si mund te na denoje me perjete ne ferr, kur ai na ka krijuar e dertuar? ne jemi cafer ai na ka bere e kerijuar pse duhet ne te denohemi per cfare te tjeret na kan krijuar e bere, ne nuk kemi gje ne dore, dikush tjeter na ka sjellur ketu e na ka bere ashtu sic na ka bere.... pse ka njerz qe si ne kete bote edhe ne boten tjeter do ta ken ferr..?? e ca vetem vaje??? ku eshte drejtesia ketu?? ku eshte e drejta e zotit ne kete mess???
me shume respekt
eda
berat96
23-06-2002, 17:54
HYRJE
=======
Keto jane disa karakteristika te Perendise: dashuria, meshira, shenjteria, drejtesia.
Perendia nuk mund te hedhi poshte nje karakteristike te tij per hir te nje karakteristike tjeter. Pra, kur Perendia tregon dashuri apo meshire, Ai nuk mohon drejtesine dhe shenjterine e tij.
Ne fillim Perendia krijoi njeriun, Adamin dhe Even. Njeriu u krijua nga dashuria e Perendise dhe per te jetuar ne pranine e Perendise e per te adhuruar Perendine. Nuk ka gje me te bukur sesa te jetosh ne pranine e Perendise, ta kesh Perendine thelle ne zemer. Asnje lloj lumturie apo gezimi nuk mund te krahasohet me kete. Perendia e krijoi njeriun me vullnet te lire. Kjo eshte shume e rendesishme. Nese nuk do te kishim vullnetin e lire, atehere do te ishim si roboter, do t'i bindeshim programimit dhe dashuria jone per Perendine nuk do te ishte dashuri e vertete. Keshtu, njeriu i krijuar me vullnet te lire mund te zgjedhi nese do qe ta jetoje jeten e tij per Perendine ose jo. Nuk ka rruge te mesme: ose je me Perendine, ose je kundra tij.
Adami dhe Eva te genjyer nga Djalli rebeluan ndaj Perendise. Si rrjedhoje, mekatuan. Si pasoje natyra njerezore u korruptua, dhe cdo njeri lind me mekat. Pra, edhe femijet e porsalindur nga natyra jane me mekat. (Per me shume lexoni shkrimet e Deshmuesit tek tema Mesima nga Bibla, Tradita dhe Shkrimet.)
Mekati eshte dicka qe bie ne kundershtim me karakterin e Perendise, me natyren e tij. Mekati apo njeriu mekatar nuk mund te jetojne ne pranine e Perendise, pasi Perendia eshte i shenjte dhe ne shenjterine e tij nuk ka vend per mekat.
Dukeqene se Perendia eshte i drejte ai nuk mund te bej nje sy qorr e nje vesh shurdh ne lidhje me mekatet tona. Mekati nenjefare menyre mund te mendohet si nje borxh qe krijojme. Nese nuk i paguajme Perendise borxhin, nuk mund te jetojme ne pranine e tij. Por ky borxh eshte kaq i larte, sa cdogje qe ne mund te ofrojme nuk eshte e mjaftueshme per te lare borxhin.
Mirepo, Perendia eshte plot dashuri dhe meshire. Per hirin tone, Ai dergoi Jezus Krishtin. Krishti erdhi qe te paguaje borxhin tone. Si e pagoi Krishti borxhin tone? Ai jetoi ne toke nje jete pa mekat, i vetmi, dhe vuajti denimin per mekatet tona. Ne Bibel thuhet se pagesa e mekatit eshte vdekja. Dhe Jezus Krishti, pa mekat, per hir te mekateve tona, u kryqezua dhe u ringjall. Keshtu, Ai pagoi borxhin qe ne i kemi Perendise.
PERGJIGJE
============
Do te vije nje dite qe Perendia do te gjykoje cdo njeri. Gjykimi eshte shume i thjeshte. Kushdo qe e ka paguar borxhin e mekatit do te jetoje ne pranine e Perendise, te tjeret do te ndahen nga prania e Perendise.
nga vedoset se ku do te perfundosh?
Keshtu, nese ne pranojme Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpetmitarin tone, nese pranojme vepren e tij ne kryq, borxhi yne eshte i paguar. Kjo eshte edhe e vetmja menyre. Ne Bibel thuhet: "Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme."
Jezusi vete tha: "Une jam rruga, e verteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati vecse nepermjet meje."
Duhet te kuptojme se jo cdo rruge e veshur me petkun e fese te con tek Perendia. Ka vecse nje rruge te tille, Jezus Krishti.
a ka falje?
Po, pra. Falja qendron ne Jezus Krishtin, dhe vetem ne te.
Si e parafytyroni e mendoni e parashikoni parajesn?
Parajsa s'eshte gje tjeter vecse te jetuarit ne pranine e Perendise. Eshte jashtezakonisht e mrekullueshme, s'mund ta imagjinojme sesa mire eshte te jetosh ne pranine e Perendise. Perendia eshte i mrekullueshem, dhe do te jemi ne gjendje te shohim mrekulline e tij plotesisht. Do ta duam dhe do te ndjejme dashurine e tij plotesisht. Nuk ka fjale qe mund te pershkruajne pranine e Perendise.
Po ferrin?
Ferri eshte te mos jetuarit ne pranine e Perendise. Pra, ata qe do te shkojne ne ferr do te jene te vecuar nga Prania e Perendise. Perendia eshte dashuri, keshtu ne ferr nuk ka dashuri. Perendia eshte gezim, keshtu ne ferr nuk ka gezim. Perendia eshte lumturi, keshtu ne ferr nuk ka lumturi. Dhimbja, vuajtja, merzia, deshperimi etj. qe do te jene ne ferr jane si rezultat i mospranise se Perendise. Si nje ilustrim, erresira eshte mungesa e drites.
Pse duhet e kete edhe ne boten tjeter Ferr e Parajese?
Sic e thame, parajsa eshte te jetuarit ne pranine e Perendise, dhe ferri te jetuarit larg Perendise. Perendia eshte i drejte, dhe ne pranine e tij nuk ka vend per mekat. Keshtu, kushdo qe nuk e ka paguar mekatin duke pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e tij, nuk mund te jetoje ne pranine e Perendise, pasi eshte ende borxhli.
Thame se kjo jete ishte nje test e pastaj cdo gje dote shkoje normalisht? Pse duhet bere ky test e kesaj jetes se ketushem?
Sepse Perendia e krijoi njeriun me vullnet te lire. Njeriu duhet te zgjedhe nese deshiron qe te jetoje ne pranine e Perendise apo jo. Duke pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e tij, njeriu i thote "po" Perendise. Perndryshe, pergjigja eshte "jo."
Po ka njerez qe ma kan parajsen qe ketu ne kete bote privizore?
Ne jeten e tanishme ne nuk e njohim Perendine plotesisht, dhe nuk e shikojme madheshtin e tij plotesisht. Ndersa ne parajse do ta njohim dhe do ta shijojme dashurine, miresine, madheshtine e Perendise plotesisht. Nese e ke fjalen per te mirat materiale dhe nje jete pa vuajtje apo probleme, duhet te dish se, nje gje e tille nuk eshte parajsa.
Pastaj zoti si mund te na denoje me perjete ne ferr, kur ai na ka krijuar e dertuar?
Nuk eshte Zoti qe po te denon, por vete njeriu me veprimet e tij zgjodhi qe te largohej nga Perendia. Dhe Ferri nuk eshte gje tjeter vecse te mosjetuarit ne pranine e Perendise, pra te jetuarit larg Perendise. Perendia nuk mund te lejoje dike me mekat qe te jetoje ne pranine e tij. Kjo do te binte ne kundershtim me shenjterine e tij.
ne jemi cafer ai na ka bere e kerijuar pse duhet ne te denohemi per cfare te tjeret na kan krijuar e bere, ne nuk kemi gje ne dore, dikush tjeter na ka sjellur ketu e na ka bere ashtu sic na ka bere? .... pse ka njerz qe si ne kete bote edhe ne boten tjeter do ta ken ferr..?? e ca vetem vaje??? ku eshte drejtesia ketu?? ku eshte e drejta e zotit ne kete mess???
Nje justifikim i tille nuk eshte i bazuar. Perendia na krijoi me vullnet te lire. Pra, kemi mundesine per te zgjedhur Perendine ose jo. Keshtu, jemi pergjegjes per zgjedhjen qe bejme.
Cfare duhet te bej qe une te shpetohem?
Beso ne Zotin Jezu Krisht.
Me respekt,
Berat96.
deshmuesi
23-06-2002, 23:29
Mendoj se Berati te ka dhene nje pergjigje teper te qarte dhe te kthjellet , por nese me lejon une desha te shtonja vetem disa gjera, qe te kesh nje kuptim me te drejte ne lidhje mbi Mekatin dhe Perendine, per kete po te jap nje shembull.
Raporti midis Mekatit dhe Perendise , eshte si raporti midis benzines dhe Zjarrit. Eshte e pamndur qe Zjarri dhe benzina te bashkejetojne, e vetmja menyre per ti ruajtur njerin nga tjetri eshte , ti vecojme, prandaj benzinen e mbajm te izoluar ne shishe dhe lark pranise se Zjarrit
Po keshtu edhe Mekati nuk mund te qendroje ne prani te Perendise sepse ai "konsumohet" ploteisht. Prandaj njeriu eshte i "VECUAR" nga Perendia, per shkak te Mekatit. Qe njeriu te vije tek Perendia, me patjeter qe duhet te jete i pamketatshem , pra si shishja pa benzine ne prani te zjarrit . E njejta gje ndodh edhe me driten. A mund te kete vend erresira ne prani te drites? Nese hap driten erresira "konsumohet". Erresira nuk ka epersi ndaj drites, por drita ka epersi ndaj erresires. Ne fizike , drita eshte "energji", ndersa erresira jo.
Nuk kam se cfare ti shtoj shpjegimit biblik qe Berati ka bere.
Gjeja qe do te ftoja ishte: Te besosh tek Krishti , nuk do shkolle te larter, kulture te gjere ,apo te tjera gjera njerezore, besimi tek Krishti eshte fare i thjeshte: Hape zemren para tij dhe ftoje ate ne jeten tende qe te te drejtoje , dhe me pas ke per te pare nese ato qe thote bibla jane te verteta apo jo. Nuke eshte zgjuarsi qe te flasesh per gjerat qe nuk i di. Te gjithe ata qe nuk e njohin Jezus Krishtin, nuk bejene gje tjeter vecse pohojne dhe deshmojne paditurine e tyre. Ju mund te pyesni: Perese del ne kete konkluzion? Une dal ne kete konkluzion sepse, te flasesh per nje gje qe nuk e njeh dhe nuk ke dituri, do te htote te deshmosh marzine dhe jo te verteten. Nje i krishtere deshmon ate qe sheh, ate qe njeh, ate qe ka ne zemer, pra , shpetimtarine tij Zotin Krisht.
E vetmja rruge per te gjetur dhe njohur Jezus Krishtin eshte : nepermejt BESIMIT. Cdo rruge tjeter do te te nxjere tek Djalli , i cili perpiqet qe tu refehet njerezve qe nuk besojne,si Jezusi.
Me lejo te te jap vetem nje fakt.
Sot bota eshte e trazuar dhe shihet se, e keqja perparon cdo dite, pra shkurtimisht , bota po shkon drejt prishjes totale. Arsyeja e vetme , te cilen naj tregon vetem bibla , eshte MEKATI. Pra veprat e botes cfare tregojne? Ato vertetojne katerciperisht se Satani eshte ne zemer te njerjiut , dmth. ne thellb te qenies se tij. A nuk e verteton bibla kete fakt ? A nuk thote Bibla se njeriu lind nen Mekat , dmth i pushtuar nga djalli?
Vete veprat e botes vertetojne deshmine biblike. Nga fruti njihet pema, sepse ferrat nuk mund te bejne rrush , dhe une te ftoj ty dhe te gjithe ata qe duan te njohin te Verteten , te shohin "frutin" e botes , ne menrye qe te percaktojne"Pemen". Nese "FRUTI" eshte Mekat, cfare do te jete "Pema"?
Por cfare ndodh me njeriun qe nuk beson tek Jezus Krishti?
Ai per te gjitha keto "FRUTA" te liga te botes , fajson Perendine. A ka vend kjo llogjike? Eshte pikerkerisht Perendia ai qe deshmon dhe i tregon njeriut se "Fruti" i Botes, eshte Mekati dhe "Pema" eshte Satani. Jezusi tha se, mua kerkojne te me vrasin sepse une deshmoj se VEPRAT e botes jane te keqija.
Njeriu nuk mund ta njohe dot mekatin , sepse jeton dhe leviz ne te. Ndersa kur ai pranon Jezusin si shpetimtarin e tij , gjeja e pare qe Perendia i jep njeriut eshte : te shohe MEKATIN, ne menyre qe ai te kuptoje gjendjen e tij te vdekshme, dhe pasi njeriu e pranon kete fakt , ai ka premisa qe te kerkoje paqe me Perendine , duke e lejuar Jezusin qe ta shpetoje nga mekati . A nuk na fton ne te njejten menyre edhe llogjika ? Qe njeriu te beje te miren , duhet te njohe gabimin . Pa njohur gabimin nuk mund te arrish te besh te miren. Pa njohur Mekatin nuk mund te arrish besh DRejtesine.
Me kaq po e mbyll duke te ftuar qe te tregohesh vetemm njehere e zgjuar, te pranosh Jezusin si shpetimtarin e jetes tende, dhe do te shohesh se per shume pyejte qe ke , te cilat i kam patur edhe une me pare, do te maresh pergjigje.
Deshmuesi i Krishtit.
Seminarist
24-06-2002, 08:22
Bejen mire qe talesh, se jane pelote ata qe marren uryshin e te pergjegjurit.
Nejse kaq kisha edhe une.., shume pietje te ineteresorante..
C'te beshe.. ika jeta keto prapesira..
Eda H
25-06-2002, 10:25
Pershendetje. nga ca pergjigje nenkuptoje qe po pranove Jezusin e ke parajesn e ngaratuar. po pse keshtu qenka po pranove nje nga ata te lartet e ke te sgurar vendin??? po nuk ka rendesi se cafe ben ti me jeten e se si e jeton ti ate, rendesi ka qe te thuash kam pranuar jezusin e je i lire e mire??? po ata qe kan pranuar vetem zotin cfare behet me ta??? po ata qe nuk e besojen e nuk e kan ne fe besimin e Jezusin cfare bhet me keta?? ku do te perfundojen sipas rregullit qe pra no jezusin e ke vizen e pashaporten e marr per te shkuar ne parajese??? Po nje person ku ka vrare e prer e bere te gjitha poshtersite e mujat e fundit te jetes se tij na pranon jezusin ne jeten e tij a falet ku?? a ka per te perfunduar ne parajs pavarsisht nga jeta qe ka bere e krimet??
me shume respekt
eda
berat96
25-06-2002, 13:37
Pranimi i Jezusit si Zot dhe Shpetimtar nuk eshte nje fjale goje. Kush pranon Jezusin e jeton jeten e tij per Jezusin dhe sipas tij. Ne radhe te pare duhet te pendohesh, dhe te pendohesh vertete, jo me fjale goje.
Falja qe gjendet ne Jezus Krishtit eshte per cdo njeri. Ne syte e Perendise te gjithe kane mekatuar dhe te gjithe kane nevoje per shpagim. Pasoja e mekatit eshte ndarja nga Perendia, ndersa falja ne Krishtin te sjell prane Perendise. Sido qe te jete mekati , efekti i tij eshte i njejte:ndarja nga Perendia. Si ai qe vjedh 100 leke, si ai qe thote nje genjeshter, si ai qe vret, si ai qe nuk beson, per shkak te mekatit, eshte i ndare nga Perendia.
Gjaku qe derdhi Krishti eshte aq i cmuar sa ka force te laje cdo mekat. Keshtu, shpresa eshte per te gjithe dhe per te gjithe njesoj.
Ata qe nuk e njohin Jezusin nuk e njohin Perendine. "Perendia" i tyre nuk eshte Perendia i vertete. Jezusi vete tha: "Nese ju nuk besoni ne mua, nuk besoni ne Atin."
Gjithashtu Jezusi tha: "Kush hedh poshte Birin, hedh poshte edhe Atin."
Si mund te pretendosh se beson ne Perendine, kur hedh poshte Jezusin i cili na tregoi, jo me fjale, por me veper se c'eshte dashuria.
Ndaj, kush nuk kalon nepermjet Jezus Krishtit nuk eshte duke shkuar tek Perendia, por larg tij.
Mos e hidhni poshte Fjalen e Perendise, sepse ditet jane te mbrapshta dhe jeta eshte vecse nje flluske sapuni. Neser mund te jete shume vone. Sot eshte dita e shpetimit.
antitheos
02-07-2002, 08:43
njeriut edhe deshirat ia determinojne mendimin.njeriu normal as qe mundet te imagjinoje ndonje gje tjeter por qe do te egzistoje pas vdekjes.vetem e vetem se jemi qeja e dyte per nga persosshmeria .deshira jone me me latre eshte ajo te jemi dhe pasi ne muk mund ta hudhnim poshte e shpikem nje parajse dhe nje ferr ku do te ndahen njerezit qofte edhe burri me gruan e tij.
e dua parajsen por me shume e dua te verteten
BluPower_blu
02-07-2002, 08:56
E tha Berati po tjetri apo ai apo ky apo Jezusi apo Isa a.s. nuk eshte me rendesi fare kjo pune sepse gjith kan qene dhe jemi vetem rober dhe asgje tjeter.
E tha Zoti kete.
Kjo eshte thelbi dhe kete duhet cmuar se vetem Zotit i mbeshtetemi dhe fuqis se tij duhet frikuar dhe rreptesis se tij duhet frikuar dhe duhet mbeshtetur.
Ferri dhe parajsa jane nje lloj si gruri i fshatarit .
E fshatari thot : Cdo te mbjellesh do te korresh.
Zoti kerkon te deshmojm se Ai eshte 1 dhe ska Zot tjeter dhe Muhammedi eshte i derguari i tij.
Me kete i shpeton ferrit te perjetshem. Por mekatet cka i ke dhe borxhet e Namazit , Zeqatit etj. ato i lan me denim ne Xhehenem.
Ju ?
Ju nuk jeni ne gjendje te definoni ate vendin sepse sjeni e sjemi asgje as nje hic.
Paqa e Zotit qoft mbi tegjith ne edhe ishalla me shpres se Eda H nuk do te jet e denuar per kete nxitje ne kete drejtim me pyetje provokative.
Me respekt per tegjith
Seminarist
02-07-2002, 11:33
Antitheos...shume bukur...Ti e kupton qe formulimet e tua jane hipoteza te bukura, te cilat me te njejten logjike dhe parim qe ti i sjell, po me keto mund te kundershtohen dhe te thuhet e kunderta!
Pra s'kane themel, jane vetem abuzime fjalesh!
Psh nuk me thua: Deshira per te pikturuar, kenduar, filosofuar vijne si nje shpikje e thjeshte e jashteme e mendjes njerezore, apo jane shprehje te asaj cka fshehim ne boten psiqike ose shpirterore! Po deshira per besim, perse te mos jete nje shprehje e asaj qe kemi thelle ne shpirt, qofte edhe ne menyre te pavetedijshme? Prandaj edhe u krijuam ne ngjashmeri dhe imazh te Zotit, sepse keto na bejne te mendojme per burimin jetesor, edhe pse shpesh ne menyre te gabuar, sikurse paganet dhe fete e rreme. Edhe keta nga e njejta shtyse nisen!
Pra njeriu eshte ne gjurmim te asaj qe ka qene para rrenies! Abuzimi me i madh qe mund ti behet ketij gjurmimi, qe eshte dhe pakti me i madh djallezor eshte mohimi direkt i ketij burimi jetesor, Zotit!
Eda H
29-07-2002, 20:19
PERSHENDETJE; NUK KA ME MIRE SIKUR TE KET PARAJS E FERR SE CDO NJERI DO TE MERRITONTE E DO TE SHKONTE NE VENDIN E TIJ...... POR KAM NJE FRIK SE MOS NDODH KY FENOMINI I KETUSHME NE KETE BOTE E JETE QE TE GJITHA GJERAT NDODHIN PADRJETESISHT E JO CDO GJE SHKON NE VEND TE VET..... PO TE JET KESHTU AI QE KA FERR KETU DO TA KET FERR EDHE ATJE; AI QA MA KA PRAJS KETU DO TE MA KETE PRAJS EDHE ATJE NE ATE DYNJA..... BOTA QENKA SHUME E PA DRJET.....
antitheos
29-07-2002, 20:27
a do te ishte e logjikshme per nje test me kohe kohe te caktuar ,te merren vendime per fatin e tyre ne perjetesi?
Sweet Brunettee
30-07-2002, 00:33
Rruga per ne Parajse, kalon permes mekatit..
i krishteri
04-08-2002, 17:30
Gjoni 3:16-18
"Sepse Perendia e deshi aq shume boten sa qe dha birin e tij te vetemlindur qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jeten e perjeteshme.
Sepse Perendia nuk e dergoj birin e vet qe ta denoj boten por qe bota te shpetohet nepermjet Tij.
Tani mesazhe eshte ky, kush ka Birin e Perendise ka jeten kush nuk ka birin e Perendise nuk ka jeten."!!!
Zoti ju dhente kaparin e ketij shkrimi!!!
Shėn Albani
04-08-2002, 18:51
TE themi se vertete ekziston parrajsi, po cili njeri do te deshironte te jetoje miliarda vjet.
Une jo!
i krishteri
05-08-2002, 10:22
dje po flisja me nje djale edhe po thonim; sa bukur eshte kur dikush jeton per disa ēaste me nje engjell(eshte nje engjell edhe nuk e harron prezencen e tij) edhe ndihet shume i gezuar, po te jetoj me Perendine qe eshte krijuesi i engjejve, ose me qarte eshte krijuesi i universit, si do te jete jeta???
nqs jeton disa ēaste me nje engjell je i gezuar edhe nuk harrohet, te jetosh me Perendine eshte shume here me mire.
Arsyeja qe ti thua keshtu eshte se ti nuk ke kuptuar qellimin e jetes. Perse ke ardhur ne kete bote ose me qarte pse rron njeriu?
a ke pare njerezit qe(per ty nuk e di) kane nje semundje edhe nuk kane shprese jetese, por kur vjen dikush edhe i thote se eshte nje mundesi per te bere nje operacion edhe te sherohet, sipas teje si mund te ndihet per kete lajme ky person? Ja pra nqs nje person ben ē'eshte e mundur per te jetuar edhe pak dite ne kete jete me semundje, vuajtje, rrezik jete, ēfare do te bente nqs i thone qe ti do te jetosh ne perjetesi pa keto probleme, i lumtur i gezuar i qeshur, do te jetosh me Perendine.
Vertet ty te trembe fakti sepse ti nuk njeh Perendine edhe nuk ja ke haberin fare per Perendine. pastaj ti je i kapur pas materjalizmit ketu ne toke prandaj ke frike per jeten e perjeteshme qe Perendia ka premtuar!!!
Une i dashur alban te keshilloj qe te njohesh Perendine edhe pastaj do te shikosh se sa e bukur eshte te ketosh ne perjetesi me te(vetem ta shikosh Perendine nuk do te te ndahet nga mendja, po te jetosh me te, a eshte me e madhe?)!!
Zoti te hapte syte!!! :) :) :)
Shėn Albani
06-08-2002, 10:03
Une e njoh Perendine, por jo ashtu si eshte sjellur , ne koherat primitive....
Edhe nese jetohet me PErendine, miliarda vjet jetese eshte e pakuptimte, me thuaj si duket parrajsi ne aspektin fetar ?
BluPower_blu
04-05-2003, 10:28
Pretendimi per te marr ne dor kompetencat te te Plotfuqishmit eshte nje shkatrrim i pa fund
Kujdes me punet e cilit merreni.
Kujdes me vobekesin tuaj te te menduarit sepse mund te pesoni diku ne ndonje skut me te pa deshiruar se Parajsa
Me repsekt
unreal
04-05-2003, 14:29
Per ferrin dhe parajsen munde te lexojme cdo dite,te i shiqojme cdo dite,dhe edhe ti provojme (mvaret nga fati) nganjehere!
Shembull i ferrit po marrim Afriken,sa foshnjet vdesin nga uria,semundjet e ndryshme etj?
A nuk eshte ky ferr qe njerzimi po e perjeton?!
Si shembull te parajses po e marr nje banese ne qytetin e New York-ut,ku renti mujore kalon shifren e 1 milion dollaresh,kjo eshte parajsa per ate qe ka kushte te tilla.
Ku eshte Zoti?
BluPower_blu
05-05-2003, 08:41
Zoti eshte :
(Sure: NISA Ajeti:55.) Krijesat mė tė dėmshme te All-llahu janė ata qė mohuan, nuk pritet qė ata tė besojnė;
(Sure: ALi-Imran Ajeti10) Ėshtė e vertetė se atyre qė nuk besuan nuk do t`u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata vetė janė lėndė e zjarrit.
Sure: BEKARE Ajtetet ne vijim
11. E kur atyre u thuhet: Mos bėni ērregullira nė tokė! Ata thonė: Ne jemi vetėm paqėsues!
12. A nuk janė vėrtet ata ērregulluesit?; Por nuk kuptojnė!
13. Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerėzit! Ata thonė: A tė besojmė ashtu siē besuan mendjelehtit? A nuk janė vėrtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinė.
14. E kur i takojnė ata qė besuan thonė: Ne besojmė! por kur veēohen me djajt e vet u thonė: Ne jemi me ju, ne vetėm jemi tallur.
15. All-llahu tallet me ta, dhe ua shton tė kėqiat duke i lėnė tė bredhin.
16. Tė tillėt janė ata qė blenė lajthitjen me udhėzimin, pra nuk pati fitim tregėtia e tyre dhe ata nuk qenė tė udhėzuar.
17. Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i atij qė ndezė njė zjarr dhe posa ai ndriēon vendin pėrreth tij, All-llahu ua shuan dritėn atyre dhe i lė nė errėsira, (dhe aty) nuk shohin.
_________________________
Kujdes kur pyet
kujdes kur flet
kujdes kur flen
kujdes me veten tende
Vdekja vjen , sot apo neser nuk eshte me rendesi por vjen
unreal
05-05-2003, 09:34
Postuar mė parė nga Studenti_blu
15. All-llahu tallet me ta, dhe ua shton tė kėqiat duke i lėnė tė bredhin.
_________________________
Kujdes kur pyet
kujdes kur flet
kujdes kur flen
kujdes me veten tende
Vdekja vjen , sot apo neser nuk eshte me rendesi por vjen [/B]
Tallet me ta !!!!
Po sa cinik na qenka ai burre bote!
(me ate qe une ndertoj apo krijoi nuk tallem,sepse po te beja nje gje te tille,tallem me veteveten).