Edhe kjo ndodhi! [Arkiva] - Forumi Shqiptar

View Full Version : Edhe kjo ndodhi!


ILovePejaa
07-05-2002, 13:50
Njė person i armatosur duke tentuar tė rrėmbejė njė vajzė nė familjen Lala pėr qėllime prostitucioni vrau katėr persona

Divjakė - Shqipėri, 7 maj - Tentativat pėr rrėmbimin e njė vajze me sa duket pėr qėllime prostitucioni janė bėr shkas i tragjedisė pėr familjen Lala nė Divjakė tė Shqipėrisė. Nė mesnatėn e ditės sė dielė njė 21 vjeēar vrau me armė zjarri njė person, bashkėpunėtorin e tij, dy bashkėshortėt Lala si dhe plagosi rėndė vajzėn e tyre.

----------------------------------------------------------------

Cka duhet te bejme ne te ndalojme gjera te ketilla?

Skampini
07-05-2002, 14:20
Mendimi im eshte per te vendosur ligje me te rrepta si per personat qe merren me prostitucion,por edhe per gjyqtaret e
korruptuar.Sepse edhe nese policia i arreston,korrupsioni
i gjykates i nxjerr te pafajshem ,ose te pandergjegjshem,etj.
Gjykatesit tane nuk mendojne se duke bere gabime te tilla ne te
ardhme do te vuajne vete nga keto dukuri te tilla.
Mendim personal:keta njerez extrameritojne denim kapital.

Niko D'Angelo
07-05-2002, 16:07
Aman mos perdorni fjalen e me dy pika lart se del si hieroglife ne kompjuter
THX

Tal Aga
08-05-2002, 02:43
O niko, s'kemi faj ne tė tjerėt qė ty tė dalin hieroglife, duhet t'ia ndėrrosh "kostumin" kompjutorit tėnd. (mėsoje tė lexojė shqip).
Pastaj, kjo "e me dy pika" ėshtė shkronjė e jo fjalė.

Tung.

Jetimi
08-05-2002, 06:57
Fjala e urte thote :"Ruaje punen pa u be,se kur te behet nuk te vyen me".POrandaj keto gjera ne trojet tona po ndodhin,do te ndodhin perderisa pushteti eshte aq i korruptuar,aq i prishur ne shpirt sa nuk qane koen fare per qytetaret.Te gjitha keto vin nga lart sepse edhe vet pushtetaret jane ne nje situate te tille,do te shohesh lideret me dy gra,me dy dashnore po pse edhe kriminelet mos te veprojne ne kete aspekt edhe me prostitucion edhe me kriminalietet edhe me cdo gje qe nuk i perket shqipetarit dhe qe nuk eshte shqipetare.
Por eshte edhe nje e keqe e madhe keto jane sipas mendimit tim te importuara nga vendet me "Demokraci te zhvilluar".

ILovePejaa
08-05-2002, 10:51
Jetim deri dikund jam dakort me ju por sa i perket gjerave qe jane ardhe nga vendet perendimore nuk mendoj ashtu por Shqiptaret e kan kuptuar ndryshe demokracine dhe kur ndodhin gjera te tilla Shqiptaret mendojne se edhe ne vendet perendimore ndodhin, cka nuk eshte e vertete.

Psh: Ne USA qeveritaret duhen te jete moralishte te paster per te marre funksione zyrtare neper zyra federale apo per President, Senatore, Representatues etj.

Neqofse ju keni bere nje krim te rend (vrase etj) atehere ne shume shtete te USA-es te pret karika elektrike apo ingjeksioni qe per 10 minuta ta nxjere shpirtin. Sa eshte e drejt kjo nuk eshte vendi te diskutojme ne kete teme.

Shpresoj qe ne te ardhmen te mos ndodhin gjera te tilla.

bursa33
08-05-2002, 14:26
Nje ngjarje e tille te duket si dicka e pare ne filma amerikan te tipit B ,si pune 'road movies" ku asnje nga personazhet se ka idene c`ben e ku do te perfundoje.

Realisht duhet te jemi te bindur se gjera te tilla ndodhin kudo,ne Amerike ,Azi apo Europe - te cilat shfaqen ne menyre sporadike,pasqyrohen gjeresisht ne media e shpesh kane ndikim (ku me shume e ku me pak ) ne jeten e shoqerise e ne reflektimin e politikes.Duke shprehur ne fillim simpatine per familjen e viktimes,me duhet te them qe duket sikur shteti ka kapitulluar ne kete drejtim.

Sado qe opioni shqiptar duket tashme i imunizuar e ne media duhet te jete krimi sa me spektakolar,qe te dale per dite te tera,vihet re nje fare kapitullimi,e nje ndjenje pafuqishmerie ne te gjitha instancat shteterore.

Si fillim duhet thene qe ne nje forme a nje tjeter,eshte teper e veshtire te parandalosh nje individ i cili,si 'arme" te fundit ka vete-shkaterrimin,por ka shume gjera te cilat mund te behen.

Eshte i papranueshem fakti qe akoma pa u raportuar ngjarja,sensacioni te perdoret per kapital politik.Njeri thote se do e trafikonin ,e tjetri se do e fejonin.
Kjo pervec diletantizmit te politikaneve e te gazetareve,eshte keq -informim ne rastin me te mire, e sjellje e papergjegjshme ndaj viktimes e tragjedise aktuale.

Nuk justifikohet fakti qe drejtori i policise,e eksponente te tjere te ngrene duart lart duke thene qe nuk parandalohet dot krimi ne familje,duke pohuar qe kjo eshte e pamunur.
Duke shkuar me kete llogjike asgje nuk mund te behet e roli i shtetit o venitej teresisht.

Ka shume per tu bere nedaj krimit ne familje ;
1.Kjo fillon nga ekonomia,pasi varferia eshte shkaku baze per zenie,hasmerie e marredhenie te tendosura ne mes te individeve.Pra shteti te beje ate qe cdo shtet duhet te beje,te kujdeset per individet e tij,te hape vende pune,te mbeshtese komunitetin.Te zhvilloje nje politike e te hapur e korrekte sociale.Ku asnje te mos ndjehet i tepert apo i harruar nga shteti.

2.Individi te komunikoje me komunitetin e te krijoje lidhje me te.Se bashku me biznesmenin,juristin,mesuesin e doktorin ,oficeri i policise duhet te jete nje nga shtyllat e komunitetit,pike referimi i tij e shkalla e pare e nderhyrjes ne cdo rast.

3.Media vertet ka detyre ,e po pasqyron raste te tilla si ,biri vret nenen,burri i pret koken gruas,tjetri digjet me benzine i gjalle ne mes te qytetit,dhendri vret nusen (e ndare ) e te gjithe familjen e tij - e ne nje menyre perverse e makabre keto krime duket sikur rivalizojne me njeri-tjerin per me shume pasqyrim,emocion e spektakel.
Aqsa nuk merret me vendi i para pa vrare mbi tre vete e pa plagosur 6 te tjere.
Asaj i takon (medias) qe me agresivitet ,pervec pasqyrimit -te ndeze furine e opinionit e tua beje te padurueshme jeten politikaneve per tu perqendruar ne kete drejtim.

Asaj i takon te pasqyroje vepra qofte dhe te vogla e jo sensacionale ne aparence te policise shqiptare,ku jete njerezish shpetohen,ku krimi goditet e parandalohet.Pasi jam e bindur se ka plot te tille.Asaj i takon ta godase policine por dhe ta mbroje me ashpersi ate-nga levizjet e politikes e nga interesat meskine.

4.Policia si segment i vecante i shtetit duhet te jete gjithmone ne permiresim,te tranjohet e te fitoje dinjitetin qe i takon me pune ,njohuri e profesionalizem.
Pasi kontakti i perditshem me publikun e shpesh me pjesen me te keqe te tij e ekspozon jo vetem ndaj rrezikut por dhe deficiencave te saj.

Nuk pranohet qe pas cdo krimi ne familje ka interviste te drejtuesve te policise te cilet ngene supet- Ah krim ne familje,s`kemi c`bejme.Ky eshte kapitullim e shmangje pergjegjesie.

Publikut i lind e drejta si taksepagues te pyese - a ka me lloje te tjera krimesh qe ju nuk mund ti parandaloni?
A ka krim qe kemi ci bejme dhe atij qe s`kemi c`ti bejme ?
A nuk nxisin deklarata te tilla disfatizem,lene vend per vete gjygjesi,e individi ta quaje "pjesen domestike" si prone te tij-pa llogaritur pasojat ?!

Jane shume gjera te cilat duhet te fillohen menjehere pas ngjarjeve te tilla,te cilat kane tronditur shtete me te konsoliduar dhe i bejne te eksplorojne mundesira te ndryshme,shpesh dhe jo konvencionale.Disa nga keto ngjarje dhe mund te mos parandalohen,por shumica e tyre po.Kur burri shuan nje familje,kjo nuk ndodh ne 5 sekonda por me pare ka pasur sherre e rrahje e probleme te cilat duhen hetuar qe ne rrenje.Inividi duhet ta dije qe nuk mund te tolerohet rrahja apo abuzimi nga segmentet shteterore,policia e para,pasi kudo eshte nje shkak,eshte nje thirrje per ndihme he se fundmi nese nuk nderhyhet eshte dhe nje PASOJE.

Shpresoj qe nje krim i tille,ne dukje e faktikisht i paparashikuar,i pamundur qe te ndalohej, te jete nje shtyrje per ndryshime.

illiriani
09-05-2002, 02:38
VETĖM DĖNIMI ME VDEKJE NDALON VRASJET!

Pėrderisa nuk vėhet ė fuqi dėnimi me vdekje - me njė thirrje gjithkombetare nga te gjitha nivelet - vrasjet nuk ndalen!

Kisha propozuar qė secili shqiptar, nė tė gjitha format e mundshme organizative dhe individuale, tė protestojmė kundėr kėsaj vrasje makabre, nėpėr tė gjitha institucionet shtetėrore, mediat informative, organizatave, partive politike...dhe tė bėhen miliona protesta nga gjithė bota shqitare, pėrmes e-mailit, postės dhe nė tė gjitha format - qė urgjentisht, tė hyjė nė fuqi DĖNIMI ME VDEKJE PĖR ĒDO VLLAVRASJE! Protestat tė bėhen pėrēdo ditė pa ndėrpremje deri nė fuqizimin ligjor!

Le tė mbetėt kjo vllavrasja e fundi shqiptare!

post skript: mundėsisht, kush mundet tė japi adresa (e-maila etj.) ku tė drejtohen tė gjithė shqiptarėt, nga sot! Ēdo veprim tjetėr ėshtė i kotė! Le tė mėsohemi edhe ne tė bėhemi komb i madh! Dhe asnjė krahasim nuk vlen nė kėto momente!

Tė fillojmė urgjentisht, qe nga presidenca e deri nė institucionet mė tė ulta shtetėrore, me nėnshkrime sa mė tė shumėta individuale e grupive organizative!

Tė mbetet kjo vllavrasja e fundit!

Brari
09-05-2002, 02:44
merren vete me prostitucion..


Ja cfare thote Shekulli sot..

--------
Pranga policit pėr prostitucion.

TIRANĖ- Njė oficer policie ėshtė arrestuar nėn akuzėn e trafikut pėr qėllime prostitucioni, gjatė njė aksioni tė organizuar paraditen e djeshme, nga agjentėt e Antitrafikut nė Tiranė.
Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė kryeqytetit mėsohet se oficeri Eduart Kamberi ėshtė denoncuar nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, pasi nė bashkėpunim me dy persona tė tjerė kanė mashtruar njė 18-vjeēare, duke e dėrguar mė pas nė trotuaret italiane.
Planin e rrėmbimit oficeri i policisė e ka bėrė me vėllanė e tij, Lulzim Kamberi, si dhe mikun e tyre, Altin Gjetani. Tre personat kanė mashtruar 18-vjeēaren B.Xh, lindur dhe banuese nė Tiranė, duke e ēuar mė pas nė Itali pėr qėllime prostitucioni.
Vajza e re i ka denoncuar nė polici tre tutorėt nga Tirana, njėri prej tė cilėve edhe efektiv i Policisė sė Shtetit. Menjėherė pas kėtij denoncimi, agjentėt e zyrės rajonale tė luftės kundėr trafiqeve kanė bėrė tė mundur arrestimin e oficerit Eduart Kamberi, i cili pasi ėshtė prangosur ėshtė dėrguar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.
31- vjeēari Kamberi ėshtė marrė nė pyetje nga inspektorėt e Zyrės Antitrafik, tė ngritur kohėt e fundit nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės.
Ndėrsa sot pritet qė ai tė dalė para gjykatės, ku do t'i komunikohet masa e arrestit pėr veprėn penale tė mashtrimit, pėr qėllime prostitucioni. Gjatė katėr muajve janė arrestuar 8 punonjės tė policisė, pėr implikime nė trafiqe tė paligjshme. A.Bogdani
------------------------------------------------

Karatisti-Al
09-05-2002, 02:47
DĖNIMI ME VDEKJE PĖR ĒDO VLLAVRASJE DHE PROSTUTICION!

Une do kisha pasur dėshirė qė tė mbledhemi dhe tė fillojm disa peticione drejtuar Qeverisė sė Shqipėrisė, Kosovės etj.

Tjera herė do shkruaj mė shumė!

Le tė mbetėt kjo vllavrasja e fundi shqiptare!

Reiart
09-05-2002, 19:00
Nga te gjitha ato qe u thane me siper dhe nga ato qe po shikojme realisht te ndodhim ka vetem nje pergjigje: peshku qelbet nga koka.
Dhe shembulli duhet te behet me ata ne fillim, koken apo kokat.
Denimin me vdekje e meritojne te gjithe ata qe bejne krime.